Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bimet magjepsese

2 posters

Shko poshtë

Bimet magjepsese Empty Bimet magjepsese

Mesazh nga SHKELBA Thu Feb 02, 2012 10:02 pm


Bimet magjepese

Bimet magjepsese 1294216632
''Lulet me te mrekullueshme qe kam pare.''
''Dhurata me e bukur per nje mik te dashur.''
''Nje menyre per te thene:Dikush te ka per zemer.''


Ndoshta edhe ju jeni dakort me keto fjale.Nga te gjitha bimet me lule,si ato qe rriten ne natyre edhe ato qe kultivohen nga njeriu,ndoshta asnjera nuk ka marre me shume levdata anembane botes sesa trendafili.Per shekuj me radhe ai ka pushtuar imagjinaten e njeriut.Ka frymezuar vargjet e poeteve dhe shpesh dhe veprat e piktoreve e te skulptoreve.Shekspiri e madheroi ate me vargjet e famshme te tragjedise Romeo dhe Xhulieta:''Po c'far permban nje emer?Trendafili do kish te njejten ere me cdo emer.''Fale trendafilit jane krijuar dhe forcuar miqesi te reja,jane riperterire maredhenie te acaruara dhe shume te semure jane ngritur shpirterisht.

Pervec sa thame me lart,trendafili ka vlere te madhe ekonomike.Ne shume vende ku klima favorizon kultivimin e luleve,trendafili eshte nje nga burimet me te medha te valutes se huaj.Per shembull,ne Kenia,nga miliona lulke te eksportuara gjate njerit prej viteve te fundit,mbi 70 % ishin trendafila,duke e bere kete vend nje nga kultivuesit me te medhenj te trendafilave ne bote.

Ne te kaluaren,para se njerezit te zbulonin vetite e tij magjepsese,trendafilat e eger rriteshin me bollek ne natyre.Sot duke ndjekur me kujdes metoda hibridizimi artificial,disa nga me shume se 100 llojet e trendafilave te eger jane kryqezuar qe te japin ato mijera varietete trendafilash qe njihen sot.Si rrjedhoje,kjo lule eshte bere e njohur ne mbare boten dhe gjendfet pothuajse ne cdo skaj.Me te famshmit dhe me te kultivuarit jane trendafilat hibride pa arome.

Nga fidanishtja ne vazo

Shume njerez i blejne trendafilat ne dyqanet e luleve ose ne ndonje supermarket.Keto lule rriten per tregti ne fidanishte te medha dhe kerkojne shume me teper kujdes sesa trendafilat qe rriten ne oborr.Per te pare se sa pune duhet per trendafilat,kete fare mire e tregojne kultivuesit e Kenias.

Si ngado ne Kenia,edhe ketu,fidanishtet e trendafilave i dallon kollaj,mjafton te shohesh serrat komplekse me plastmase.Keto serra sherbejne per disa qellime.Trendafilat e saposhartuar jane te brishte dhe duhen mbrojtur nga moti i ashper.Rrebeshet,era ose drita e drejteperdrejte e diellit mund ti demtoje shume.Per te mbajtur nje temperature konstante duhet qe ajri i fresket te hyje kollaj ne serre dhe ajri i ngrohte te nxiret jashte.

Ne serra ka rreshta me fidane ne faza te ndryshme rritjeje.Ne kete fidanishte kultivohen lloje te ndryshme trendafilash,duke filuar nga me te famshmit trendafila hibride pa arome,qe priten kur arrijne pak me shume se 70 cm,deri te nje varietet i tyre i vecante qe pritet kur arrin 35 cm.Ne nje siperfaqe prej rreth 1 hektar mund te kete rreth 70.000 bime.

Si i marrin trendafilat lendet ushqyese?Nuk perdoret dhe i zakonshem.Ngastra ku mbillen lulet pergatiten me shtuf [shkembinj vullkanik] te shtruara mbi plastmase.Kjo metode preferohet,pasi shkembinjte jane te paster nga shume semundje qe vine nga dheu.Per bimet perdoret ujitja me pikim.Me kete metode,tuba te vegjel drejtohen te ngastrat me lule dhe e cojne ujin dhe lendet e tjera ushqyese ne sasi te percaktuara.Meqe eshte poroz,materiali vullkanik lejon qe uji te kulloje nga baza plastike.Pastaj ai mblidhet dhe perdoret serish.
Pavarsisht nga kujdesi i specializuar,trendafilat mund te infektohen me lloj-lloj semundjesh,sidomos nga kerpudhat.Ketu perfshihet Botrytis cinerea dhe bloza,qe godasin gjethet dhe kercellin e bimeve.Po te mos luftohen,keto semundje mund te demtojne cilesine e lules.Per kete ndihmon perdorimi i fungicideve.

Ndersa koha kalon,shfaqen disa ngjyra te ndezura,nje shenje e qarte se trendafilat jane gati per tu keputur.Lulet priten me kujdes kur jane ende gonxhe te mbyllura.Po te keputen ne kete faze,kur petalet nuk jan hapur ende,lulet rrojne me gjate dhe e ruajne me mirre ngjyren.Megjithate koha e keputjes mund tye ndryshoje disi nga njeri varietet ne tjetrin.Eshte e rendesishme ti keputesh lulet ne mengjes ose ne muzg kur lageshtia eshte e larte dhe fishkja eshte me e ngadalte.

Pastaj lulet e keputura i cojne ne nje dhome te ftohte qe ti freskojne paraprakisht.Edhe kjo ben te mundur qe trendafilat te mbeten te fresket per nje kohe me te gjate.
Lulet duhen te kalojne edhe nje faze tjeter te rendesishme,ne fazen e klasifikimit.Ne kete faze ndahen sipas ngjyres dhe madhesise.Ambalazhimi behet sipas kerkesave te bleresve.Nga fidanishtja transportohen drejt aeroportit te Najrobit e qe andej eksportohen ne Europe,mijera k.m. larg,per te arritur brenda 24 oreve nga keputja.

A do te kete ndonjehere trendafila te kalter?

Trendafili ka bere nje rruge te gjate deri me sot.Gjithsesi udhetimit te tij nuk i ka ardhur fundi.Ne kete fushe po perdoren shume teknika te reja kryqezimi dhe kultivimi.Jane te pakta lulet qe mund te japin nuancat e ndryshme qe japin trendafilat.Cila ngjyre ju peqen me shume?Trendafili i bardhe,i verdhe,roze,i kuq i mbyllur apo ngjyre hide?Shumica e ketyre perftohen duke perdorur metoda te ndryshme kryqezimi.

Per shembull,a e dini qe,ndonese njerezit flasin per trendafilat e kuq,lulet vertet te kuqe nuk ekzistonin ne familjen e trendafilave?Kjo familje nuk e ka genin qe jep pigmenin e kuq.E kuqja e ndezur erdhi nga nje mutacion gjenetik, qe ndodhi rreth vitit 1930.Si perfundim,kjo solli nuancat e kuqe te shndritshme qe shohim te trendafilat sot.

Megjithate,ne te gjitha varietetet e trendafilave,nje ngjyre mungoi per nje kohe te gjate:e kaltra.Geni qe jep ngjyren e kalter,pra pigmentin delfinidine,nuk gjendet ne familjen e trendafilave.Megjithate,pas vite kerkimesh,nje shoqeri australiane ne bashkepunim me nje shoqeri japoneze,krijuan ne vitin 2004 nje trendafil te Kalter.Kjo u arrit fale inxhinierise gjenetike.Gjithsesi ka ende pune per te arritur nuanca me te mbyllura te se kaltres.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bimet magjepsese Empty Re: Bimet magjepsese

Mesazh nga Rifat Mon Feb 06, 2012 11:18 am



Pema me misterioze ne Bote !!!...



Bimet magjepsese 110

Në Nalgonda të Indisë gjendet një pemë tepër misterioze, trupi i së cilës është skalitur në mënyrë të mahnitshme dhe njëkohësishtë edhe të pabesueshme me kafshë të ndryshme, si: Gjarpër, Krokodil, Majmun, Merimangë, Flutur etj, etj...

Fakti që e bën këtë pemë si të pabesushme nga shumë njerëz është se: Trupat e kafshëve që gjenden të skalitur aq bukur në trupin dhe degët e kësaj peme, nuk janë gdhendur nga dora e njeriut, por janë të krijuara nga vete Mrekullia e Natyrës!!!

Bimet magjepsese 210

Bimet magjepsese 510

Bimet magjepsese 610

Bimet magjepsese 710


Bimet magjepsese 910


Bimet magjepsese 1010


Bimet magjepsese 1110


Bimet magjepsese 1210
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bimet magjepsese Empty Re: Bimet magjepsese

Mesazh nga SHKELBA Tue Feb 07, 2012 10:31 pm

Bimet magjepsese Australia-boab-trees_6619_600x450

Baobabi


Bimet magjepsese ADAuniPL03

Te jete vertet Peme?



Bullafiq dhe ulur kembekryq ne nje terren te ashper e te thate,boabi australian,ose sic quhet ndryshe druri shishe,mund te duket i cuditshem,madje i shemtuar.Gjate stines se thate kur eshte zhveshur nga gjethet,me shume se nje peme,boabi i rritur mund te duket si krijese e cuditshme me tentakula qe zgjaten drejt qiellit.Nje gojedhene aborigjene thote se pema ishte mallkuar dhe ishte kthyer kokeposhte.

Kur eshte e re,kjo peme eshte pak a shume trupholle dhe terheqese.Por duke u rritur,trungu i saj ngjyre gri rrumbullakoset si qepe,plasaritet dhe mbushet tere vraga.Boabi ''ngjan si i semure''-shkroi eksploruesi Xhorxh Grei ne vitin 1837.Pse boabi eshte kaq i ndryshem nga pjesa me e madhe e pemeve te tjera dhe pse banoret e shkretetires australiane,perfshire edhe aborigjenet,e cmojne dhe e duan shume.

Sa me i shkurter,aq me mire

Boabi rritet vetvetiu ne Afrike,Madagaskar dhe ne veriperendim te Australise.Ne mjaft vende ai quhet baobab,por australianet kane kohe qe e quajne boab.Bushmeneve (sic quhen vendasit) u pelqente ti shkurtonin emrat,se mos gelltitnin ndonje mize qe ishte gjithmon verdalle,sic thone disa me shaka.Keshtu,e shkurtuan nga baobab ne boab,dhe emri i ri zuri rrenje shume shpejt ne gjuhen e tyre.
Boabi quhet edhe pema e minjeve te ngordhur.Pse ky emer aspak i kendshem>Kur shihen nga larg,bocet e farave ne forme bishtaje qe varen nga pema,ngjajne si minj te ngordhur te kapur nga bishti.Gjithashtu,kur lulet demtohen,fermentohen shpejt dhe leshojne ere te qelbur si mish i prishur.Por,kur jane te shendetshme,lulet jane te medha,te bardha e me arome te kendshme.

Projektuar per kushte ekstreme

Bimet magjepsese ADAuniPL02
Boabi rritet me shumice ne viset e thella te Kimberlise,ne Australine Perendimore,dhe ne shtetin fqinj te Territorit Verior.Atje ka dy stine,ajo e lagesht,stina relativisht e shkurter e shirave te rrembyeshem te musoneve,dhe stina e thate.
Boabi eshte i famshem per aftesite e tij perteritese.Zakonisht jeton per shekuj te tere.''Edhe i zgavruar nga zjarri ose plotesisht i zhvokshur,boabi ne pergjithesi mbijeton,dhe pasi perterin demin,vazhdon rritjen''-thote fiziologu i bimeve D. A. Hern.Me pas shton:''Kjo peme eshte aq e forte,sa po ti shpetoje shkaterimit te plote,vazhdon rritjen gati-gati normalisht.''I vendosur te mbijetoje,nje boab i futur ne nje arke ambalazhi qe priste te transportohej pertej detit,leshoi rrenje neper te carat e arkes dhe i futi ne toke.

Boabi rritet ne shtreterit gurore te perrenjve,ne rrepira shkembore ose ne fusha ranore dhe shpesh eshte me i larte se pemet perreth.Ne Rrafshnalten e Kimberlise,rriten disa boabe qe arrijne deri ne 25 metra lartesi ose me shume dhe pothuaj te njejtin perimeter.
Sekreti i permasave te boabit qendron tek uji.Ashtu si sfungjeri,druri i boabit eshte i bute,fijezor dhe i afte te mbaje nje sasi shume te madhe uji.Pasi thith ujin e shiut te musoneve,trungu i boabit fryhet dukshem.Gjate stines te thate,pema kthehet dalangadale ne permasat e saj te meparshme.

Ne muajt e ashper te dimrit,druret gjetherenes mbijetojne duke rrezuar gjethet.Boabit kjo i ndodh gjate stines se thate e te gjate.
Nga fundi i stines se thate dalin lulet dhe shperthen gjethnaja.Perderisa ky eshte nje sinjal i dukshem qe lajmeron afrimin e stines se lagesht,ndonjehere vendesit e quajne boabin pema kalendar.

Lulet celin vetem naten,zgjatin vec pak ore dhe zene e fishken pas lindjes se diellit.Ato piqen dhe formojne kokrra te medha plot far,ose boce,qe bien pertoke,cahen dhe shperndajne farat.

Bimet magjepsese Adansonia_grandidieri_fleur

Pema e jetes

Aborigjenet e Kimberlise prej kohesh i kane cmuar si burime te rendesishme ushqimi farat,gjethet ,rreshiren dhe rrenjet e boabit.Para se te thahen,farat kan nje si tul te bardhe e te bute me shije te mire.Ne kohe thatesire,aborigjenet pertypnin drurin fijezor dhe rrenjet e kesaj peme per te marre lengun e saj aq te cmuar.Gjate stineve shume te lageshta,vendesit nganjehere gjenin uje neper zgavrat e pemes dhe ne pjeset ku bashkohet dega me trungun.

Bimet magjepsese Images?q=tbn:ANd9GcT8N_JuvJ8snW-nRcX_vMdlqY1xCQM2S2FJ86kLEsq4xZsLxzWA
farat e baobabit

Ne vitin 1856,disa anetare te ekspedites se August Gregorit ne Rrafshnalten e Kimberlise u semuren nga skorbuti dhe zien palcen e kokrrave te boabit per te bere nje marmelate te shijshme.Duke qene i pasur me vitamine C,tuli i sheroi shume shpejt.

Bimet magjepsese Images?q=tbn:ANd9GcT4q7TRsT8VEjYNGPwo4tEXpxrLwXU9vqqQM4vHbsjluTuW3i2B
fruti i baobait

Hedhin drite mbi te kaluaren

Ne te kaluaren,boabet sherbenin si tabela ku linin mesazhe aborigjenet dhe europianet.Ne vitin 1820,anija kerkimore Sirena doli per riparime ne brigjet e Kimberlise.Duke iu bindur udhezimeve te marines per te lene ndonje shenje te pagabueshme qe provonte se ata kishin qene atje,kapiteni Filip Parker King gdhendi ne trungun e nje boabi te madh mbishkrimin ''HMC SIRENA 1820.''
Asokohe,perimetri i Pemes se Sirenes,sic u quajt me pas,ishte 8,8 metra.Sot,perimetri i saj eshte me shume se 12,2 metra.Ndonese tani me pak i qarte,ai mbishkrim vazhdon te jete perkujtimore e atyre eksploruesve te hershem.Gdhendjet e thella ne disa boabe te vjeter vazhdojne te jene te lexueshme edhe sot e kesaj dite,dhe i kane par turiste nga e gjithe bota.
Kur arriten ne Rrafshnalten e Kimberlise te shperngulurit nga Europa,boabet e stermedhenj u bene tabela rrugore,vende takimi e kampesh ne nje toke te panjohur.Lopcare shtegtues i linin gjellet te pushonin poshte boabeve ku ishin skalitur emra mjaft grishes,si Hotel Oriental,Hotel Klub ose Hotel Mbreteror.
Kur aborigjenet agresive vodhen anijen e kolonizatorit gjerman August Lukani,ne 1886-en,grupi qe udhetonte me te beri 100 k.m. rruge te veshtire per ne qytetin e Uindemit.Rruges i pritnin lumenj dhe perrenj plot krokodile.Me vone,Lukani shkroi se ai dhe grupi qe ishte me te,dinin nga ditari i nje eksploruesi me te hershem ''se kishte groposur disa vegla zdrukthi afer Pit Springsit nen nje boab te madh,ku ishin gdhendur inicialet e tij.'' Per habi ata i gjeten pemen dhe veglat.Pastaj,prene nje boab te madh e te mire dhe brenda pese diteve ndertuan nje kanoe.Ajo pluskonte mbi uje pa problem dhe te gjithe u kthyen ne shtepi shendoshe e mire.
Dy nga boabet me te famshem jane ai qe quhet Pema e Burgut te Derbit dhe Pema e Burgut te Uindemit,qe e kane marre emrin nga qytetet aty prane.Shume njerez besojne se keta gjigante te zgavert,brenda te cileve mund te strehohen disa njerezsherbenin si burgje ne shekullin e 19-te.Megjithate,disa historiane te sotem i ven ne dyshim keto pohime.Sidoqofte,keto peme jane specie te mahnitshme e mjaft te njohura per turistet.


Bimet magjepsese CareeningBay
Bimet magjepsese 1.1273949886.gregory-boab-tree

Arti i boabit

Dikur njerezit gdhendnin figura dhe mesazhe ne trungjet e ketyre pemeve.Kurse sot,artistet ne thellesi te vendit i kursejne ato dhe shpalosin talentin duke gdhendur kokrrat e tyre vezake qe mund te arrijne deri ne 25 c.m. te gjata dhe 15 c.m. te gjera.
Pasi keput nga pema nje kokerr te pershtatshme,artisti gdhend figura mbi levozhgen ngjyre kafe me nje thike xhepi.Figurat me te pelqyera jane kafshet e atyre viseve,skena gjuetie nga aborigjenet,fytyra dhe pamje njeriu.Punimet me te bukura shpesh kerkohen nga koleksionistet.Bleres te tjere jan turistet dhe dyqanet rreth e qark.
Vertet,boabi mund te mos jete i madh sa sekuoja,i hijshem si plepi ose plot ngjyra si panja ne vjeshte.Por prapeseprape,kjo peme e forte dhe e paepur eshte nje thesar i pashoq per vendesit.
Bimet magjepsese Boab_tree


Edituar për herë të fundit nga SHKELBA në Thu Feb 09, 2012 11:31 pm, edituar 1 herë gjithsej
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bimet magjepsese Empty Vanilja,bima e perendise.

Mesazh nga Rifat Wed Feb 08, 2012 10:57 am


Vanilja,bima e perendise.


Bimet magjepsese Vanil07Bimet magjepsese Vanil08

Vanilla ose planifolia Andr. (gjithashtu njihet edhe si fragrans vanilje) i takon familjes Orchidaceae, një bime madhështore autoktone në Meksikë dhe Amerikën Qendrore dhe është kultivuar për prodhimin e vaniljes.

Ka shumë specie të tjera që mund të përdoren për këtë qëllim dhe janë Vanilla tahitiensis e cila është gjetur në Tahiti dhe Vanilla pompona e cila është gjetur në West Indies.

Unike e saj është se ajo prodhon vetëm një fletë në çdo nyje së bashku me nje rrënjë të forte me të cilat ajo fiksohet ne pemë.

Është një bimë që rritet me rreth 20 cm ne dite dhe nuk lulëzon deri sa ka arritur të paktën 3 m gjatësi.

Bimet magjepsese 1vanilla_planifolia2

Lulet orkide te vaniljes nuk janë shumë të mëdha (4x6 cm) e verdhë-gjelbër. Normalisht ne nje dite hapet vetem një lule dhe i gjithë procesi i lulezimit perfundon për rreth një muaj. Karakteristikë është se lulet e hapura në mëngjes mbyllen në orët e mbremjes dhe nuk rihapur përsëri.

Nëse nje lule nuk pollenohet gjatë kësaj dite qe lulezon,ato menjëherë bien. Keto lule te vaniljes nuk jane vetë-pjalmuese,per kete aresye ato polenizohen me ndihmën e një agjenti të jashtëm e cila është një flutur në natyrë, ndërsa për prodhimin komercial plenimi bëhet me dorë nga punetore te specializuar dhe kjo përfaqëson rreth 50 për qind të kostos së saj të prodhimit.

Bimet magjepsese Vanilla

Pasi lulja është pollenuar ajo formon frutin e saj,nje bishtale, se ciles i duhen disa muaj për tu pjekur dhe të arrijë madhësinë mesatare prej 20 cm. Në fillim ajo është e gjelbër dhe ka aromë karakteristike. Për të prodhuar vaniljen kjo ka nevojë për një proces të saktë dhe që zgjat disa muaj.


Vaniljes i perdoren per prodhimin e aromatizuesit bishtajat e saja,qe jane ende te pa pjekura plotesisht,jeshile dhe pa shije.Pastaj fillon një proces i gjatë që merr rreth tre muaj,me nje procedure ku zhyten bishtajat në ujë për disa minuta dhe pastaj thahen në diell, ndërs natën ata mbyllen ne kontenierë për të parandaluar largimin e metejshem te lagështise,pra në mënyrë që ata të ruajne lagështine qe ka ngelur nga ajo e pastharjes ne diell.. Kjo përsëritet deri sa bishtaja behet fleksibil dhe merr ngjyre kafe të errët (proces qe mund të zgjasë 3 muaj).






Bimet magjepsese 1stecca\

Me këtë sistem perpunimi te vanilies, përbërësit aktiv aromatizues kristalizohen si hala shumë të vogla dhe bishtaja erresohen dhe duken sikur eshte mbuluar mbuluar me kristale akulli dhe fiton aromen e saj karakteristike.

Per një kilogram vanilje perpunohen rreth 7 kg bishtaja te gjelbëra.

Vanilja është një hardhi e bukur orkidea që mund të arrijnë një gjatësi prej 30 m dhe gjithashtu ka veçantinë që ajo shumezohet ne saje te një insekti që jeton vetëm në Meksikë. Charles Morren ka zbuluar dhe fekondimin atificial. Kjo do të thoshte se kultivimi i saj mund te përhapej në shumë vende të tjera të botës,ku sot ajo rritet me sukses në New Guinea, Papua dhe Madagaskar.

Vanilla është specie e vetme e orkidas që ofron një fryt te perdorshen nga njerzimi.

Janë duke u zhvilluar disa studime për të ripërtërirë e përmirësuar teknikat e kultivimit dhe shumimit dhe rritur interesin për këtë aromatizues.

Përdorimi i vanilje si një nuancë aromatike daton qe në kohët e hershme.Dimë me siguri se popujt e lashte Totonachi (Meksikë) e përdoren atë si një aromatizues me nderime të medha, duke e konsideruar atë një dhuratë nga perënditë. Cortés ishte ai që e ka sjellë vaniljen në Evropë në fillim dhe është përdorur vetëm në kombinim me kakaon. Shumë vite më vonë ajo filloi të përdoret vetëm si një aromatizues dhe qe ketu filloi të përhapej në të gjithë botën.

Bimet magjepsese 1vaniglia
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bimet magjepsese Empty Zbulohet gjallesa bime me e vjeter ne Toke

Mesazh nga Rifat Wed Feb 08, 2012 1:39 pm



Zbulohet gjallesa bime me e vjeter ne Toke


Bimet magjepsese Posidonia-oceanica

Shkencetaret australiane kane analizuar AND-ne e disa bimeve te medhaja detare Poseidonia, ne thellesine 40 m, ne nje hapesire te gjere nga Spanja deri ne Qipro.

Analizat kane treguar se bima eshte rreth 12 000 – 200 000 vjecare, mesatarisht 100 000 vjecare. Kjo moshe eshte shume me e vjeter sesa specia me e vjeter e njohur deri tani, nje bime ne Tasmani qe mendohet te jete 43 000 vjecare.


Profesor Carlos Duarte nga Universiteti i Australise Perendimore tha se bima ka arritur nje moshe te tille per arsye se ajo mund te riprodhohet ne menyre joseksuale dhe gjeneron klone te vetat. Organizmat qe prodhohen vetem ne menyre seksuale e humbin gjeneraten e tyre.


“Ato vazhdimisht prodhojne dege te reja. Ato perhapen shume ngadale dhe mbulojne nje zone shume te madhe duke krijuar hapesire per tu perhapur. Me pas ato i ruajne lendet ushqyese brenda degeve te tyre duke u pergatitur keshtu per periudha te veshtira” –tha prof. Duarte.


Fashat e ndara te bimesise ne Mesdhe perhapen pothuaj ne 10 milje gjeresi, me shume se 6 000 tone. Por prof.Duarte tha se nderkohe qe kjo bime detare eshte nje nga organizmat me te riperteritshme ne bote, ajo ka filluar qe te dobesohet si pasoje e zhvillimeve bregdetare dhe ngrohjes globale. “Nese ndryshimet klimatike vazhdojne me kete ritem, e ardhmja e kesaj specieje eshte shume e keqe” –tha ai.

Bimet magjepsese Poseidonia+2

Kjo bime, e quajtur ndryshe edhe ‘bari i detit’ po kalon nje gjendje te veshtire per shkak te ndertimeve ne bregdete dhe perkeqesimit te cilesise se ujerave. Me ngrohjen e ujit, keto organizma levizin me ngadale ne gjeresite me te medha. Deti Mesdhe eshte i mbyllur ne anen veriore nga kontinenti Europian, keshtu qe bimet nuk mund te levizin. Gjendja duket shume e rende!
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bimet magjepsese Empty Re: Bimet magjepsese

Mesazh nga Rifat Thu Feb 16, 2012 10:38 am



Pija magjike e Harry Potter-it



Bimet magjepsese Pija-magjike-e-harry-potter-albstroka

Lëng kungulli. Kjo ishte pija magjike e nxënësve të shkollës Hogwarts dhe jo pa të drejtë, pasi vlera ushqyese e kungullit është mëse magjike për shëndetin tonë. E vërteta është se tradicionalisht, gjyshet e përdornin kungullin kryesisht për bërje byreku. Në ditët e sotme, kungulli ka “nderim” të veçantë për shkak të vlerës së lartë ushqyese që ai ka.

Vlera ushqyese e pijes është e madhe, pasi përbërësi kryesor i saj është kungulli i zier ose i papërpunuar gjithashtu, dhe lëngu i mollës. Preferoje, pra, këtë lëng frutash në qoftë se të pëlqen shija e pjepërit, pasi është shumë e ngjashme me atë.

Së fundi, guxoni të shtoni në gjellën tuaj copëza kungulli të kuq në fasule bashkë me pak hithër. Jep shije të freskët.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bimet magjepsese Empty Re: Bimet magjepsese

Mesazh nga Rifat Thu Feb 16, 2012 12:47 pm



Kakao, "ushqimi i perëndive"



Bimet magjepsese 20090215-1.%20Cocoa.Tris

Kakao është një bimë e familjes Theobromacee, në fakt emri i saj shkencor është Theobroma kakao (Theobroma përkthehet chocolatl,nga Azteket, që do të thotë "ushqim i perëndive").Bimë rritet në klimën ekuatorial, dhe në rastin e kultivimit të bimëve të vjetra, si ato të Kakao arriba Ekuador, mund të arrijnë lartësi lartesi dhjetë metra.

Bimet magjepsese Pianta-del-cacao
bime kakao

Sot, për arsye të lehtesise se mbledhjes se produktit, bimët janë të shkurtuara për jo më shumë se katër metra.Veçanti e pemës kakao është se fruitifikon dy herë në vit dhe jo në mënyrë uniforme. Në fakt, momentet e korrjes jane te ndara pothuajse në të dymbëdhjetë muajt e vitit, edhe pse në maj dhe shtator, mbledhja është më e rëndësishme.


Bimet magjepsese Carbossa-e-frutto-cacao
fryti dhe fare e kakao

Gjëja e çuditshme në lidhje me këtë ''fabrikë'' është se frutat nuk do të rritet vetem në degë, por dhe trungun kryesor, menjëherë pas rrenjeve, në fakt, frutifikimi eshte i shperndare ne keto raporte neper peme, 30 për qind në trup,60% ne degët kryesore dhe 10% ne degët periferike.

Frytet, që quhen ''pods kakao'', mund të jenë të llojeve të ndryshme: që kane marrë emrat si amelonado ose angoleta dhe janë klasifikuar sipas formës, llojit te kakao (e cila mund të jetë Criollo, Forastero ose Trinitario (origjinale nga Trinitad Tobago) dhe së fundi lloj hibridi ose klone te pjesëve e kategorive të mëparshme.

Bimet magjepsese Vari-tipi-cacao
lloje të ndryshme të kakao

Worldwide ose'' bota e eger'' ka mbi 2000 lloje kakao: një numër i rëndësishëm që e bën të vështirë për të zgjedhur, dhe që kërkon një njohuri të veçantë per prodhimin. Kjo është arsyeja pse eshte vendosur për të tregetuar, pak nga pak të gjithë prodhimin e kakaos se vendeve te ndryshme, në mënyrë që të sigurojë klientët të qëndrueshme dhe një produkt më të mirë më të kërkuar ,me vetëdijen se kakao është nje artikull qe pelqehet e shijohet nga e gjithe bota,si ushqim i perendive.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bimet magjepsese Empty Re: Bimet magjepsese

Mesazh nga Rifat Thu Feb 23, 2012 12:38 pm



Lulja e ''perjetsise''



Bimet magjepsese Selaginella%20lepidophylla-1-600


U shfaqë për herë të parë në Europë rreth 1000 vjet më parë nga Kryqtarët, të cilët e konsideronin bimë të shenjtë. “Lulja e Marisë”, vjen nga shkretëtira e Izraelit dhe Jordanisë, vendasit besojnë se ajo sjellë fat, shëndet të mirë dhe se ka të bëjë me fenë e krishterë.

I përket familjes së Selaginella lepidophylla dhe njihet ndryshe si “Lulja e Ringjalljes” (thuhet se lulja në fjalë shoqëronte Marinë gjatë udhëtimit të saj për në Egjipt dhe se “hapej” vetëm për atë).

Është një bimë që mund të rezistojnë në kushte të vështira dhe se nuk “vdesë” kurrë. E çuditshmja me atë është se mund të mbijetojë gjatë në gjendje të thatë deri sa të gjallërohet dhe gjelbërohet nga uji që do t’i hidhni (qoftë edhe i nxehtë).

Më konkretisht, kur kushtet nuk janë të përshtatshme (domethënë ka thatësirë në mjedisin natyror) ajo mbledh rrënjët, degëzat e saj dhe merr formë “topi” të thatë ngjyrë kafe.

Bimet magjepsese Selaginella-lepidophylla

Sapo gjendet në mjedis të lagësht “transformohet” në bimë të mrekullueshme që ruhet në këtë gjendje për ca kohë, madje mund të lulëzojë, ndërkohë që ky cikël jete përsëritet për vite me rradhë. Procesi i gjelbërimit është i thjeshtë dhe i lehtë, e vetmja gjë që nevojitet të bëni është ta lagni të gjithën me ujë dhe pastaj ta vendosni në një enë të cekët, të tjerat i bën vetë ajo…

Brenda disa orëve bëhet krejt e gjelbërt, dhe në fazën finale merr formë “trëndafili të hapur” ngjyrë jeshil. Sapo mbaron uji, bima mblidhet përsëri dhe thahet. Sa herë që t’i hidhni ujë, ajo do të nis të njëjtin proces nga e para. Nuk janë të paktë ata që thonë se lulja/ bima në fjalë konsiderohet simbol-përjetësie, jetëgjatësie, dhe shpirti të pavdekshëm…
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bimet magjepsese Empty Re: Bimet magjepsese

Mesazh nga Rifat Thu Feb 23, 2012 7:48 pm



Bima qe ka percjellur dhjetra breza njerzore



Bimet magjepsese Jpg_wel7


Welwitschia mirabilis rritet në Namibi dhe është mjaft unike në llojin e vet. Përbëhet vetëm nga gjethe (që ngjajnë me shirita të dredhura). Në fakt është vetëm një pemë, edhe pse në shikim të parë nuk duket kështu. Arrin deri në 2 m lartësi dhe 8 m gjerësi, ndërsa jeton nga 400 deri në 1.500 vjet duke formuar një fosil të gjallë. Edhe pse ndonjëherë Welwitschia ngjan me një grumbull të madh mbeturinash… braktisur në mes të shkretëtirës, pasi gjethet e saj janë të vendosura njëra mbi tjetrën në mënyrë të parregullt.

Bimet magjepsese Welwmes

Vendasit e njohin me emrin Kharos ose Khurub, gjethet e saj i përdorin në shumë gjellëra të kuzhinës lokale, të cilat kanë shije qepe. Gjithashtu, mund të përdoren edhe për mbyllje plagësh. Bima u zbulua për herë të parë në vitin 1859 nga botanisti Austriak, Friederich Welwitsch, prandaj dhe mori emrin e tij.

Bimet magjepsese 30safari-doro-nawas-camp-600

Ajo lulëzon në shkretëtirë, duke qenë tepër rezistente ndaj kushteve të vështira të motit, pasi nevojat e saj për ujë janë minimale. Welwitschia mirabilis mund të lulëzojë akoma dhe në mjedise urbane, brenda vazove, mjafton të ketë shumë dritë dhe pak ujë. Rritet ngadalë dhe sigurisht nëse ka kujdesin e duhur – do të jetojë më gjatë se ju…
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bimet magjepsese Empty Re: Bimet magjepsese

Mesazh nga Rifat Thu Apr 05, 2012 6:08 am


Arra Makadamia,frut i shijshem i Australise



Bimet magjepsese Macadamia_integrifolia

Botanisti Valter Hill po e shihte te tmerruar ndihmesin e tij te ri ne moshe.Djaloshi sapo kishte ngrene arra nga nje lloj peme,qe e kishin zbuluar para oak kohesh e qe rritej ne pyjet subtropikale te shiut ne juglindje te Kuinslandit,Australi.Hilli kishte degjuar se keto arra ishin helmuese.Por djali as u semur e as vdiq.Madje,i pelqeu shume shija e tyre.Prandaj,Hilli provoi edhe vete nje arre dhe pa se djaloshi kishte te drejte.Pa kaluar shume kohe,ai filloi tu dergonte fidane te arrave makadamia miqve dhe botanisteve anembane botes.

(Vite me pare,eksploruesi Kaningam (1828) dhe Likhart (1843) mblodhen arra makadamia,por keta ekzemplare u vendosen ne depo dhe nuk u emertuan.Ne 1857,nje koleg i Hillit,Frdinand fon Muelleri,botanist ne Melburn,e quajti arren e kesaj gjinie Makadamia sipas emrit te mikut te tij dr. Xhon Makadamit.)

Sot,rreth 150 vjet me vone,arrat makadamia njihen ne te gjithe boten,dhe jo me kot.Gazeta CHRONICA HORTICULTURAE shpjegon.''Makadamia konsiderohet nje nga arrat me te kerkuara ne bote pasi ka shije delikate dhe unike,eshte krokante e me ngjyre kremi.''Arra makadamia eshte nje prej prodhimeve me te suksesshme te Australise.

E veshtire per tu care

Pemet e makadamias blerojne gjithe vitin pergjate bregut lindor subtropikal te Australise.Dy nga nente llojet e kesaj peme prodhojne fruta te nrenshme,qe perbehen nga mbuloja e jashtme fijezore,levozhga e rrubullaket me ngjyre kafe dhe thelbi ngjyre kremi sa nje lajthi.

Megjithate,levozhga e forte eshte e veshtire per tu care.
(Levozhga e thermuar e arres makadamia eshte aq e ashper sa mund te perdoret mjaft mire ne industri si lende smerile.)

Aborigjenet perdornin gure per ti care.Nje nder pemetaret e pare,Xhon Uolldroni,perdori cekic dhe kudher.Ne fa,per 50 vjet,me keto mjete te thjeshte ai cau rreth 8 milion arra.A mund ta benin makinerite kete pune?Makinerite e hershme ishin te padobishme,sepse shpesh demtonin thelbin.Gjithsesi,me kalimin e kohes,u ndertuan makineri me te efektshme.

Nje problem tjeter kishte te bente me shtimin e pemeve te makadamias.Arrat qe merreshin nga peme te buta,kur mbilleshin,shpesh dilnin peme te egra.Dhe perpjekjet per ti shartuar deshtonin.Perballe ketyre veshtiresive,kultivimi per qellime tregtare u ndal,derisa ceshtjen e moren ne dore banoret e Havait te ciet arriten te gjenin zgjidhjen e duhur.Si rezultat,shume shpejt ishin ne gjendje te mbulonin 90% te tregut te arrave makadamia ne te gjithe boten.

Ja perse filluan te quheshin arra havajane.Me vone,ne vitet 60 te shekullit te 20-te,australianet e moren seriozisht kultivimin e makadamias per qellime tregtare,duke zbatuar ato mesime qe kishin marre ne Havai.Si rezultat,kjo lloj industrie lulezoi deri ne ate pike sa sot Australia prodhon rreth 50% te arrave makadamia ne bote.Ato rriten edhe ne Afrike,Azi dhe ne Ameriken Qendrore.

Vizite ne nje ferme australiane

Shkrimtari i ketij artikulli vizitoi Andrean,i cili ka nje ferme me arra makadamia prane qytetit te Lizmorit,ne Uellsin e Ri Jugor.''Ne mbjedhim varietete te ndryshme te makadamias ne cdo pak rreshta per te mundesuar pjalmimin e kryqezuar,''-shpjegon Andrea. 80% e miliona pemeve te mbjedha ne Australi,jane varietete te mira qe i kane zgjedhur kultivuesit havajane.Megjithate,sot kultivuesit australiane po perdorin materiale gjenetike te makadamiave te egra per te prodhuar varietete vendase me te mira.

Duke vezhguar pemet ,sheh qindra kokrra arrash qe varen si toptha te vegjel mes gjetheve te dendura.Arrat piqen per me shume se gjashte muaj dhe pastaj bien ne toke.Disa nga keto arra qe kane rene,kan vrima.''Minjte -thot Andrea-mund ta brejne nje levozhge per tete sekonda.Edhe derrat e eger vdesim per arrat makadamia''.Me tutje pergjat rreshtit,Andrea ndalon e gjuan me kembe nje arre gjysem te zhytur ne dhe per ta nxjerre qe andej.Shume fermere i mbledhin arrat me ane te nje makinerie te posacme qe ka nje paisje cilindrike dhe gishta te shkurter kaucuku qe marrin arrat e rena.Pastaj,ne ferme arrave u heqin mbulojat dhe i seleksionojne.Me pas cohen ne fabrike per tu qeruar,kategorizohen sipas cilesise dhe transportohen per te bleresi.

Te shijshme dhe te shendetshme

Shija e tyre unikale si krem eshte e mrekullueshme dhe te ben te lepish gishtat.Por a jane te shendetshme arrat makadamia?Sipas nje raporti te qeverise per kultivimin e arres makadamia,permbajtja e tyre vajore (qe perbehet kryesisht nga yndyrnat mono-te-pangopura ose yndyra te mira) ''zakonisht e kalon 72%-shin,dhe kjo eshte perqindja me e larte nga te gjitha arrat me permbajtje vajore''.Sipas studimeve te fundit,konsumimi me karar i tyre,mund te pakesoje kolesterolin e demshem me dendesi te ulet,trigliceridet dhe mund te ule tensionin e larte te gjakut.
Disave u pelqejne arrat makadamia ne cokollate,biskota ose akullore.Jane te prferueshme te pjekura me kripe ose thjesht sic i nxjerrin nga levozhgat.

Levozhgat prodhojne energji

Levozhgat e forta si gur te makadamias kane vlera kalorike ose djegese te peraferta me ato te qymyrit me ngjyre kafe te erret.Prandaj nje central energjie ne Australi,po perdor levozhgat per te prodhuar elektricitet si per fabriken ku perpunohen arrat ashtu edhe per konsumatore te tjere.Kjo eshte perpjekja e pare per te kthyer mbeturinat ne energji dhe sasia e energjise qe prodhohet do te rritet jashte mase ndersa me shume kultivues sigurojne kete lende djegese.

Reduce this image
Bimet magjepsese MacNut2


Kjo teme eshte postusr SHKELBA
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bimet magjepsese Empty Re: Bimet magjepsese

Mesazh nga Rifat Sun Apr 22, 2012 1:10 pm


Sherebela,nje nga bimët më shëruese në botë

Bimet magjepsese 1salvia_officinalis2

Sherebela ishte e njohur qe ne kohet e lashta.Egjyptianet e lashtesise dhe romaket antik,e konsideronin ate si nje bime,qe eshte e afte per te kuruar cdo lloi semundje...Sherebela eshte e njohur si bime e shenjte ne te gjithe Greqine..Atje thuhej,bime e mencur,sheron zogjtë.

Sherebela, ose latinisht Salvia officinalis (nga fjala salvare, që do të thotë të shpëtosh apo të shërosh) që nga lashtësia përdoret për shërimin e gati çdo sëmundjeje. Shkenca moderne ka dëshmuar që sherebela ka veprim antibakterial dhe antikërpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën të dobishme tek diabeti.


Bimet magjepsese 1salvia_officinalis

Në kohët e fundi është dëshmuar që sherebela përmirëson kujtesën dhe ndikon kundër sëmundjes së Alzheimerit.

Praktika ka treguar që në mënyrë të shkëlqyeshme pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon mirë tek nxjerrja e sekrecionit nga organizmi. Në mënyrë pozitive ndikon në qarkullim, kundër gjakderdhjes dhe inflamacioneve.

Për shkak të veprimit të vet antiseptik, përdoret në shërimin e aftit, erës së pakëndshme, problemeve me fyt dhe bajame, kariesit dhe qelbëzimit të mishit të dhëmbëve. Nëse keni probleme të tilla, pini çaj nga sherebela.

Sherebela ndikon kundër të vjellave dhe diarresë së shpeshtuar, ndërsa më mirë se çdo bimë tjetër ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut.

Në mënyrë të favorshme ndikon në problemet femërore. Përmirëson tonusin e mitrës, ka efekt antikërpudhor, ndihmon tek rregullimi i menstruacioneve, vendos ekuilibrin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzës.

Mjekët popullorë e lavdërojnë sherebelën duke e konsideruar si një nga bimët më shëruese në botë duke e kategorizuar si një ndër ilaçet më të mira.

Sherbela ndihmon edhe në punën e veshkave dhe parandalon formimin e edemave në to.
Ja pse Sherebela e meriton emrin që i kanë vënë mjekët popullorë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bimet magjepsese Empty Re: Bimet magjepsese

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi