Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

C'eshte Sufizmi ?

Shko poshtë

C'eshte Sufizmi ? Empty C'eshte Sufizmi ?

Mesazh nga Rifat Sun Feb 05, 2012 6:12 pm


C'eshte Sufizmi ?


Fjala Tesewuf dhe Sufije nuk kanë qenë të njohura gjatë gjeneratës së parë Islame. Madje, këto qenë prezantuar në të [islam] vetëm pasi që u përvetësuan në Islam nga popujt tjerë.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, tha në Mexhmu-ul-Fetaua:"Përsa i përket termit Sufije [Sufizëm], kjo s'ka qenë e njohur gjatë tre gjeneratave të para të Islamit. Dhe, të folurit rreth kësaj u bë e njohur vetëm pas tre gjeneratave të para. Disa imamë dhe dijetarë folën rreth kësaj më pas, siç ishte imam Ahmed bin Hanbel, Ebu Sulejman ed-Darani dhe të tjerë. Po ashtu është transmetuar nga Sufjan eth-Theuri të ketë folur rreth kësaj. Disa nga ata po ashtu përmendën këtë në autoritetin e el-Hasan el-Basrit. Ata dalluan në pikëpamjet e tyre mbi domethënien se çkaje ia atribuon veten një Sufi, meqë fjala 'Sufi' është një emër që tregon një atribuim, siç është el-Kurshi, el-Medini dhe kështu me radhë.

Thuhet se ky është një atribuim ndaj Ehlus-Suffeh[1], por kjo është gabim, meqë po të ishte kështu, ata do ta quanin veten Sufij. Po ashtu është thënë se kjo është atribuim ndaj Saff [radhës] e cila është me e shquara para Allahut, por edhe kjo është gabim, meqë po të ishte kështu, ata do ta quanin veten Saffij. Po ashtu është thënë se kjo është atribuim ndaj sefweh [më të mirës] nga krijimi i Allahut. Por, edhe kjo po ashtu është gabim, meqë po të ishte kështu, ata do ta quanin veten Safwij.

Është thënë poashtu se kjo është atribuim ndaj Sufeh bin Bishr bin Udd bin Tabikheh, një fis Arab që gjindej pranë Mekes në të kaluarën, të cilit ia atribuonin veten asketët. Ndonëse atribuimi i Sufi-t është në pajtim me emrin e këtij personi [Sufeh] nga pikëpamja gramatikore, ky poashtu është opinion i pasaktë, meqë këta njerëz nuk kanë qenë të njohur mirë për shumicën e asketëve dhe për shkak se po t'iu atribuoheshin asketikët atyre, do të kishte qenë e mundshme që ata t'ia atribuonin veten atyre gjatë epokës së Sahabëve, Tabi'inëve dhe Atba' et-Tabi'inëve [por nuk e kanë bërë këtë].

Po ashtu kjo është për shkak se shumica e atyre që flasin ne emër të Sufive s'janë të vetëdijshëm për ekzistencën e këtij fisi dhe ata nuk e pëlqejnë që t'i atribuohen një fisi të Ditëve të Injorancës [xhahilijeh], i cili nuk ekzistonte gjatë epokës Islame. Poashtu është thënë që ky është opinioni më i mirënjohur: se Sufi është një atribuim ndaj suf [leshit, rrobës së leshtë]. Kjo meqë hera e parë kur Sufitë u shfaqën ishte në Basra, Irak.

Njerëzit e parë që vendosën rolin e Sufizmit kanë qenë disa shoqërues të Abdul-Uahid bin Zejd. Abdul-Uahid ka qenë një nga shoqëruesit e el-Hasan el-Basrit i cili jetonte në Basra, dhe aq shumë zhytej në asketizëm [zuhd], adhurim [ibadet], frikë ndaj Allahut [khauf] dhe kështu me radhë, saqë një shembull i tillë nuk mund të gjindej në banorët e vendeve tjera.

Ebush-Shejh el-Esbehani transmetoi me një zinxhir transmetimi të lidhur me Muhamed ibn Sirinin, se i ka mbërri atij që një grup njerëzish parapëlqenin të vishnin rrobe të leshta, kështu që ai tha:'Janë disa njerëz që parapëlqejnë të veshin rrobe të leshta duke pohuar se i gjasojnë Mesisë, të birit të Merjemes. Mirëpo, udhëzimi i pejgamberit tonë [salallahu alejhi ue selam] është më i dashur për ne, dhe ai [salallahu alejhi ue selam] mbartte rroba të pambukut dhe të tjera lloje të rrobes'. Apo është shprehur ngjashëm me këtë".

Pas kësaj, Ibn Tejmije tha:"Këta njerëz ia atribuojnë veten rrobeve të jashtme, e cila në këtë rast është rrobë e leshtë [suf]. Kështu që mund të thuhet për ndonjërin nga ata se është një Sufi. Mirëpo, metodologjia e tyrë s'është e kufizuar vetëm në mbartjen e rrobës së leshtë, e as që e bëjnë të detyrueshme këtë për ndonjë. Ata i atribuohen kësaj për shkak të qenit të kësaj gjendje e jashtme".

Pastaj ai tha:"Pra, kjo është origjina e Sufizmit. Pas kësaj, Sufizmi u degëzua dhe u shumëfishua."[2]

Fjalët e Ibn Tejmijes, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, tregojnë që Sufizmi zuri fill në tokat Islame nga disa adhurues shumë të devotshëm nga Basra si rezultat i thellimit të tyre në asketizëm dhe adhurim. Pas kësaj, Sufizmi evuloi dhe ndryshoi.

Përfundimi të cilin e kanë nxjerrë disa autorë modernë – se Sufizmi u zvarrit brenda në vendet Islame nga fetë tjera si Hinduizmi dhe monasticizmi i Krishterë – është pranuar bazuar në atë çfarë transmetoi Ibn Tejmie nga Muhamed Ibn Sirini te ketë thënë:"Janë disa njerëz që parapëlqejnë të veshin rroba të leshta duke pohuar se i gjasojnë Mesisë, të birit të Merjemes. Mirëpo, udhëzimi i pejgamberit tonë [salallahu alejhi ue sleam] është më i dashur për ne!" Kjo tregon që Sufizmi ka një lidhje me fenë e të Krishterëve!!

Dr.Sabir et-Tu'eimeh tha në librin e tij "Sufizmi – Besimet dhe Metodologjitë e tij": "Me sa duket Sufizmi u shfaq nga ndikimi i monasticizmit të Krishterë, në të cilin murgjit mbartnin rrobe të leshta dhe jetonin në manastiret e tyre. Kishte shumë nga ata që praktikonin këtë gjithandej vendeve të cilat Islami i çliroi me anë të Teuhidit..."[3]

Shejh Ihsan Ilahi Dhahir, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, ka thënë në librin e tij "Sufizmi – Burimi dhe Origjina e Tij": "Kur shikojmë thellë në mësimet e Sufijve të parë dhe të vonshëm dhe thëniet që kanë qenë cituar dhe transmetuar nga ata në librat Sufite të vjetra dhe ato të sotshmet, ne shohim një dallim të madh mes kësaj dhe mësimeve të Kur'anit dhe Sunetit. Njëlloj, ne s'i gjejmë rrënjët apo farat e tij në historinë e udhëheqësit të të gjitha krijesave [pejgamberit Muhamed, salallahu alejhi ue selam] e as në të Shoqëruesve bujarë të tij, të cilët janë ndër krijesat më të mira të Allahut. Madje, në kundërshtim me këtë, ne shohim që Sufizmi është përftuar dhe mësuar nga monasticizmi i Krishter, Brahmanizmi, Hinduizmi, devocioni fetar i Judaizmit dhe asketizmi i Budizmit".[4]

Shejh Abdur-Rahman el-Uekil, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, ka thënë në hyrjen e librit "Rënia e Sufizmit": "Vërtet, Sufizmi është makinacioni më i ulët dhe më i ndyrë, të cilin e ka shpikur Dreqi në mënyrë që robërit e Allahut të mund të përqeshin dhe qësendisin së bashku me të në luftën e tij kundër Allahut dhe të dërguarve të Tij. Kjo është vello e Zjarrputistëve [Mexhusëve], e cila lë përshtypjen se është hyjnore. Madje, kjo është maskë e çdo armiku të fesë së vërtetë. Këqyrni atë dhe do të gjeni në të Brahmanizëm, Budizëm, Zoroastrianizëm, dhe bësimet Manikiane. Ju do të gjeni Platonizëm në të. Madje mund të gjeni edhe Judaizëm, Krishterizëm, dhe idhujtari të ditëve të Injorancës".[5]

Nëpërmjet prezantimit të pikëpamjeve të këtyre shkrimtarëve modernë lidhur me Sufizmin, dhe poashtu edhe shumë shkrimtarëve të tjerë që s'po i përmendim këtu e të cilët kanë pikëpamje të njëjta, na bëhet e qartë se Sufizmi është një koncept i huaj që është futur në Islam. Kjo tregohet me praktikat e atyre që ia atribuojnë veten Sufizmit; praktika të cilat janë të huaja për Islamin dhe janë shumë larg nga udhëzimi i tij. Me këtë ne mendojmë në ithtarët e vonë të Sufizmit, iluzionet mistike dhe fantazitë e të cilëve janë bërë të shumta dhe të mëdha.

Por, përsa u përket paraardhësve të kaluar si el-Fudejl bin Ijad, el-Xhunejd, Ibrahim bin Adham dhe të tjerëve, ata kanë qenë mesatarë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

C'eshte Sufizmi ? Empty A është Sufizmi Religjion? Kult Okultist? Mënyrë e jetesës?

Mesazh nga Rifat Sun Feb 05, 2012 6:21 pm


A është Sufizmi Religjion? Kult Okultist? Mënyrë e jetesës?


A është Sufizmi Religjion? Kult Okultist? Mënyrë e jetesës? Krejt çka u tha kjo është pjesërisht dhe asënjëra nga to. Në mesin e më shumë se 400 e më tepër milionë idhëtarëve të Islamit, Tesavufin e udhëheqë një Fuqi , të cilën asnjë shoqëri politike dhe ekonomike nuk e udhëheqë më mirë në botë.

Ku janë burimet e këtij kulti të quditshëm? Hulumtuesit bashkohorë edhe tani Tesavufin-Sufizmin e konsiderojnë si fuqij më të madhe të lindjes së Mesme. Megjithatë ka shumë literaturë në botë për Sufizmin, por thuaja ka pakë ose hiqë matrial të besueshëm në lidhje me këtë kultë. Historianët e Sufizmit e përshkruajnë se themelimin bazë të Sufizmit e ka formuar profeti Muhamed ( nga pesë aliaba:profeti Muhamed, e shejta Fatime, i shejti Ali, imam Hasani dhe imam Hyseni. Pastaj vijnë 12 imamët. Imami i parë ka qenë imam Alija dhe i fundit ka qenë Al- Mahdi-a. Besohet se i shejti Mahdi nuk është dukur fare në popull dhe gjithashtu dhe është zhdukur plotësisht nga dheu me tërë trupin e tij fizikë dhe ka me u kthyrë më vonë.

Ka shum teori në bot ne lidhje me kthimin e Imamit te 12 Al- Mahdi-a, disa thojn se ai ka me u kthyr (në Mekë me gjith trup dhe prej atij momenti ka me filluar besimi në tërë botën në një Zotë- islamizëm të vërtetë).

Une jam plotsisht i bindur se imami i 12 Al- Mahdi-a- që do të thot: Me dije-Medija (fjal Ilire). Ai gjendet tash ne Kosovë ku po pregadit qe ta qes ne dritë dijen ma të lartë Hyjnora që ne këtë Epokë njerzimi ende nuk e ka pasur, dije e cila shpejt do ta shof driten ku ter njerzimi do te shpëton prej errsirës së vërtetë dhe e tërë bota edhe nji herë do të bëhet Ilire siq ka qen para kesaj Epoke dhe do ta ket vetem nje gjuh dhe ajo gjuhë do të quhet gjuha Ilire. Me dijen Hyjnore njerzit nuk do të jenë profet po do ta kanë dijen e profetit.

TESAVUFI

Tesavufi është menquri e mësheft, dije, njohuri dhe dije hyjnore, është rrugë dhe lidhe, (besnikri ose ai i cili është dhanë shumë pas kësaj rruge) ata të cilët plotsisht anojn kah kjo rrugë dhe vetin ja kan kushtuar plotsisht gjendjes shpirtrore nëpërmes gjendjes dhe dashurisë për Zotin të lartmdhërishëm dhe pejgamerit Muhamet a.s. Tesavufi është themel i të gjitha Tarikateve të larta. Në Keshful Mahgjubu thuhet se azreti ( i shejti) Ebu Bekr është udhëheqsi (Imami) i tërë botës në rrugën e Tesavufit .

NJOHJA E VEHTES DHE LARGIMI I TË KËQIJAVe

El-Munavi thot: “Shehi Iben Arabi ka thanë: “Shejhet tanë me vetvehten janë llogaritur më të gjitha fjalët, me të gjitha veprat e veta dhe sjelljet e veta të ditës. Të gjitha këto të i kanë shkruar në fletoret e tyre atëher kur ka ardhur mbramjadhe këte pasë namazit të jacisë dhe mu atëherë i kanë bërë llogaritë me vetvehten. Pastai i kan marrur fletoret e tyre dhe e kan shiquar të gjitha ato vepra që i kanë bërë tërë ditën atë ditë, çka kanë folur, vepruar apo menduar. Për çdo vepër të keqe e kan kthyrë me mendime në të kundërtën dhe ate në të mirë. Për veprat apo fjalët apo mendimet e këqija i kan kërkuar falje Zotit. Pra kanë kërkuar pendim për ato vepra që është dashur me u kërkuar pendim, i kanë bërë faliminderim Zotit për ato vepra që është dashur të bëhet faliminderimi, e atëher pasë kësaj kanë ra me fjetur. Pra këta sheh jo vetëm që i kanë shkruar vetem fjalët dhe veprat e ditës , por ata i kan hulumtuar detalisht edhe mendimet e ditës si të mira dhe të këqija, ku mendimet e këqija i kanë njohur dhe i kanë eliminuar.

Lutje e pendimit- lutja e zemrës

O Zot më i mëshirshmi, pendohemi për të gjitha mëkatet tona, për çdo mendim që ka qenë i rrejshëm, i pa arsyeshëm, i pa pastër; për çdo fjalë që është folur dhe e cila nuk është guxuar të flitet, për çdo vepër që është bërë dhe e cila nuk është dashur të bëhet.
Pendohem për të gjitha veprat, fjalët dhe mendimet që janë me urrejtje dhe egoizëm.
Posaqërisht pendohem për çdo mendim të epshit dhe për çdo veprim epsharak, për çdo gënjeshtër, për çdo dyftyrsi, për çdo mosplotësim të premtimit, për çdo intrigë(fitme) dhe shpifje.
Veqënarisht pendohem për çdo veprim i cili ju ka pru shkatrrim të tjerve, për të gjitha fjalët e veprat të cilat ju ka shkaktuar dhimtë të tjerve, dhe për çdo dëshirë që të tjerve ju ka shkaktuar dhimtë.
Në mëshirën tënde të pa kufishme, o Zot të lutëm të na falish për të gjitha këto mëkate që i kemi bërë, dhe të na falish për mos sukseset e gjithnjëshme që të mendojmë, të folim dhe të veprojmë në harmoni në vullnetin Tënd.

Avatar-Resulullah- Meher Baba


ADHURUESIT E IDOLËVE DHE QABJA - (KAABA)

(Shkrun Osho)

Deri edhe muslimanët të cilët kanë qenë kundra çdo adhurimi të idoleve(adhurim i zotnave prej gurit si statu apo objekteve të ndryshme - përkthyesi), i kan formuar adhurimin e idolëve personale. Si po duket mendja e njeriut nuk mundet të i largohet provokimit apo thirrjes. Tash Qabja(Kaaba)me Gurin e Zi është bërë idol. Njerzit shkojn në Qabe(Kaaba) në hagj (haj) hagjillëk. Njerzit e mjerë tërë jetën mbledhin pare që të shkojnë vetëm një herë që ta puthin Gurin e Zi. E çka është kjo pra? Kjo është idoletrerij (adhurim i idoleve) e çka tjeter?
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

C'eshte Sufizmi ? Empty A është Sufizmi Religjion? Kult Okultist? Mënyrë e jetesës?

Mesazh nga Rifat Sun Feb 05, 2012 7:11 pm



TREGIMI MBI SHIBLIJEN - MËSUESI SHPIRTROR SUFIST

[You must be registered and logged in to see this image.]


Tregimi mbi Shiblijen është shumë i bukur. Ai është një nga mësuesat shpirtzror të njohur. Dua të ua tregoi këte tregim(Osho).

Emri i Shiblijes për të parën herë përmendet kur Mistiku shum i lart Hillaj Mansoor-i(Mensur) ka qenë vrarë. Shiblija ka qen mik i Mansoorit. Shum njerz jan vrarë në të kaluarën prej njerëzve të ashtuqujtur religjioz. Isa apo Jezusi njejt ka qen i vrar. Po kurr nuk ka ndodhur aso vrasje si me al – Hillajen. Ajo vrasje e tij është më mizorja që njifet. Jesusin e kan gozhdu në kryq, por al – Hillja nuk ka qen vetem i gozhduar. Së pari ia kan pre këmbët, pastai duert, po prap ka qen gjallë. Me të vërtetë e kan munduar. Pas kësaj ia kan prerë gjuhen dhe ia kan nxjerur syt, por ai prap ka mbet gjallë. Atëher ia kan pre kokën dhe e kan pre në copa copa.

Atëherë për të parën her është ndëgju për Shiblijën. Jan mbledhur me qindra vet që të hedhin gur mbi Mansoorin dhe që ta ndëshkojn me fymje dhe pshtymje. Po, qfar të keqe ai ka bërë? Çfar mëkati ky ka bërë. Nuk ka bër kurfar krimi, asë që e ka bërë ndonjë mëkat. Të vetmin krim që ka bërë është atë që e ka than: „Ana`l Haq“(Anal Hak), që don me than: „Une jam e Vërteta, une jam Zot“. Sikur të jetonte në Indij, njerzit e kishin nderuar me shekuj. Të gjith ata që i studjojn Upanishadet (libër i shenjt si Kurani) deklarojn: „Aham Brahmasi“ – Une jam Brahma, qenja më e lartë! Ana`l Haq në të vërtet në përkthim don me than Aham Brahmasi. Pra muslimanet kët nuk kan muajtur kursesi me toleruar.

Te tri religjionet të cilat kan lindur në përëndim jan shum jotolerante. Izraeltet apo çifutet jan shum jotoleran. Dhe për ket e kan gozhduar Jesusin në kryq. Muslimanet gadi jan të verbërt prej jotolerimit. Krishteret gjithnjë flasin për tolerimin, por kjo është vetem prrallë. Aspak nuk jan tolerant. Deri edhe në tolerim gjendet jotolerimi i thellë. Dhe te tri këti religjione janë vrasëse, dhunuese dhe agresive. I vetmi argument i tyre është tiranija, sikur që dikend mund ta bind vetem nëse e vret.

Mansoori është një sufi i madh. Askush nuk mundet me u krahasuar me te në tradicionet e sufizmit. Ka qen i vrarë. Njerzit në te kan hedhur gur. Shiblia ka qendruar në masë. Mansuri ka qeshur dhe asht kënaqur. Kur ia kan pre kamt, e ka marr gjakin me duer dhe me te i ka ly këmbët. Në të njejtën mënyrë muslimanet i lajn durt me ujë(namaz) kur shkojn në lutje nëpër gjamija. Kjo quhet wazu. Dhe dikush prej masës e ka pyetur. „Çka po bën Mansoor?“ Dhe ai i thot „Si mund të bëni Wazu me uij? Si mund të lahi me uij kur keni bër krim me gjakun tuaj? – keni bër mëkat me gjak, pra si mund të pastrohi me uij? Vetem me ujë mund të pastrohi. Une po i laj duert e mija dhe po pregaditna për lutje.“

Dikush ka qeshur dhe ka than: „Ti je i qmendur! Po pregaditesh për lutje apo që të vritesh?“
Mansoori ka qeshur dhe ka than: „Mu në kët është lutja – në vdekje. Ju po më ndihmoni mu te lutja e ime e fundit. Asgjë ma mirë nuk mund të bëhet me këtë trup. Ky trup nuk mund të shfrytzohet në mënyrë më të mirë. Po më bëni kurban në altar të hyjnive. Kjo ka me qenë lutja ime e fundit në këtë botë.“

Kur kan filluar me ja shkurtu durt, ka than: „ Vetem pak. Më lejoni që të un të lutem sepse kur mi preni durt ka me qen pak vështir.“ Dhe ka shiquar kah qielli, dhe ju ka lutur Zotit dhe ka thanë: „Ua falë gabimet këtyre njerzve se këta nuk jan duke e ditur se qka jan duke bërë.“ Kurse Zotit i thot: „Nuk mundesh mem mashtru, ti mashtrues i madh. Po te shof në të gjith këta njerz që jan këtu. Po mundohesh mem mashtru apo? Ke ardh si vrasës, si armik apo? Po të them, ti mu nuk mund të më mashtrosh. Pa marrë parasyshë se në cilën formë ke ardhë, une kam met njohur – mu për ate që të kam njohur në vete. Nuk ka shans mem mashtruar.“

Njerzit gjunin gur dhe shanin, kurse Shiblija qendronte në atë masë njerzish. Mansoori qeshte dhe buzëqeshte. Përnjëher filloi të qaj dhe të rënkoi sepse Shiblia e hedhi një drandafil mbi te. Kur i kan hedhur gur Mansoorit ka qeshur, dhe kur është hedhur drandafili, ka filluar me qajt dhe të rënkoi. Dikush e ka pyetur: „Për çka është puna? Kur po të hedhin gur po qesh. A je qmendur? Shiblija e ka hedhur drandafilin. Pse po qanë dhe vajton?“ Mansoori thot: „Njerzit të cilët po gjujn gur mbi mua nuk jan duke e ditur çka po bëjnë, por Shiblija e din. Këtij ka me i qenë vështirë me marrë falje prej Zotit.“ Shiblija ka qen dijetar. I ka njohur shkrimet e shejta. Ka qenë njeri i dijes. Mansoori thot: „Të tjerve ka me ju falur sepse keto po i bëjnë prej mosdijës.

Nuk mund të ju ndihmohet. Çka do që bëjnë, në rregull është. Në verbësin e tyre kjo është e tëra çka munden. Prej tyre ma nuk pritet. Dhe nuk mund të pritet. Por, Shiblija, njeriu i cili din, njeriu me dije, këti vështir është të i falet gabimi. Për shkak tina po qaj dhe po vajtoi. Ai i vetmi din të bëj mëkat. Ai kët e din, për këtë po qai.“ Këtë duhet me e kuptuar. Nuk mundesh me bër mëkat nëse nuk je i dishem.

Si mund të bësh mëkat nëse nuk je i dishem? Përgjegjsija nuk qendron në ty. Por ku ke dije, atëher je përgjegjës. Dija është përgjegjsija më e madhe. Dija të bën përgjegjës. Kjo thanje e Mansoorit plotsisht e ka ndrruar Shiblijen. Ai është bërë plotsisht tjetër. E ka gjujtur Kuranin, shkrimet e shejta dhe ka than: „ Ato nuk kan muajtur mem mësuar asë që ta kuptoi që e tërë dija është e pa vlefshme. Tash dua të hulumtoi për dijen e vërtetë.“

Më von, kur i kan kërkuar që ta komentoi deklaratat e Mansoorit: „Ku është puna? Pse e ke gjuajt lulen?“, Shiblija thot: „Kam qendruar në masë të njerzve dhe jam friguar. Nëse nuk hedhi asgjë, masa ka me menduar që i takoi grupes së Mansoorit. Masa kishte me muajtur me besuar se jam mik i tina dhe ata kishin me muajtur me sulmuar me dhunë ndaj meje.

Nuk kam muajtur me hedhur gur sepse e kam ditur që Mansoori është i pa fajshëm. Por nuk kam pasur trimri që mos të gjuaj mbi te asgjë. Për këte kam gjuajtur lule. Kjo ka qen kompromis. Dhe Mansoori ka pasë të drejt që ka qajtur. Ka qajtur për shkak të frigës time, frigen time të mjerë. Ka qajtur sepse e tërë dija ime që tër jetes time e kam arritur ka qenë e kotë sepse kam bërë kompromis me masen e njerzve.“

Të gjith njerzit e shkolluar bëjn kompromis me masën. Të gjithë panditet bëjnë kompromisë me masën. Për këtë kurrë nuk keni ndëgjuar që aso njeriu është gozhduar në kryq. Ata e ndjekin masën. Gjithmonë bëjnë kompromise. Dhe kompromiset e tyre jan që vazhdojnë. Kur shkojnë te Buddha apo Mansoori, i përkulen, por njejt i përkulen edhe masës. Ata jan shumë njerëz dhelpnak.

Por Shiblia plotsisht është ndrruar. Ai e ka kuptuar. Çka Mansoori ka ndij për te dhe për çka ka qajtur për te, e ka transformuar. Më von vet Shiblija është bër Mësues shpirtror. Ju kan nevoitur 20 vjet. Ka bredhur si lyps, endacak. Dhe njerzit e kan pyetur: „Pse je bër endacak rrugaq? Qka po hulumton“, sepse Shiblia tër kohes si endacak i ka ra gjoksit dhe ka qajtur. Kur hynte në gjami ka qajtur dhe ka vajtuar ashtu që tër fshati është mbledhur. Vaji i tij aqë mallëngjyes dhe aqë vajtues ka qenë ku njerzit e kan pyetur: „Qka po bën? Qfar mëkati ke bërë?“ Kurse ai ju ka thanë: „E kam mbytur Mansoorin.

Askush tjetër nuk ka qenë përgjegjës. Vetem une kam muajtur me e kuptuar dhe i kam hedhur lule mbi atë njeri. Kamë bërë kompromis me masen e njerzve. Une kam qenë masa e njerzve. Kam muajtur me e pshtuar ate, por e kam lshuar atë moment. Dhe për këtë tash po pendohem.“

Tër jetën Shiblia është penduar. Pendimi mundet me qenë gjë shumë me rëndësij, nëse e kuptoni këtë përgjegjësij. Atëherë edhe imtësija më e vogël, nëse bëhet pendim dhe kjo jo vetem verbalisht dhe sipërfaqësisht – nëse ky pendim mbërrinë deri te rrënjet tuaja dhe nëse pendohi prej thellsisë së shpirtit, nëse tërë qenja e juaj shkundet, dhe dridhet e qanë dhe lotët rrjedhin jo vetëm prej syve por edhe prej çdo stacion të trupit tënd – vetem atëherë pendimi mund të te bjen deri te transformimi. E till është domethanja kur Jesusi gjithnjë e ka përsëritur: „Pendohuni“.

Mësuesi i Jesusit Ivan Kristiteli, nuk ka pasur shum fjalë. Porosija e tij e tërë ka qenë: „Pendohuni sepse mbretrija Hyjnore është afër. Ajo vjen, e ju pendohuni para se mbretrija hyjnore të vjen.“

Pendimi, jo vetem mentalisht po shpirtrisht plotsisht pastron dhe ripastron. Asgjë nuk mundet me ju pastruar se sa kjo mënyrë. Ky është zjarri i cili shkatron të tërë bërllogun në ju.

Pendimi i Mansoorit e ka ndjekur Shiblijen tër jetës dhe ate a ka qenë zgjut apo fjetur, lotët e Mansoorit pa ndërpre e kan ndjekur ku ka shkuar. Dhe kjo e ka pru te transformimi. Një gjë të tillë vetem mësuesit e mëdhenjë mund ta bëjnë. Kurse Mansori këtë e ka bërë. Deri edhe sa ka vdekur, e ka ndrruar njeriun siq ka qenë Shiblia. Deri edhe sa ka vdekur, e ka shfrytzuar vdekjen e vet që ta ndrroi atë njeri. Mësuesi kurr nuk ndalet. I gjall apo i vdekur, apo gadi i vdekur. Mësuesi e shfrytzon çdo rast që ti transferoi dhe ti ndrroi njerzit.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

C'eshte Sufizmi ? Empty Re: C'eshte Sufizmi ?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi