Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Univers No Limit

3 posters

Shko poshtë

Univers No Limit Empty Univers No Limit

Mesazh nga Gon! Thu Feb 09, 2012 10:00 am

Në Mars zbulohen gjurmë oqeanesh!

Univers No Limit Marsi1

Studimet dy vjeçare të realizuara nga sateliti zbulues i njohur si “Mars Express” kanë dhënë rezultatet e para. Bazuar në të dhënat e fundit në sipërfaqen e Marsit janë zbuluar precipitate. Studiuesit që kanë zbuluar këto precipitate me përmbajtje akulli tani bëjnë pyetjen: “Nga ka shkuar gjithë ai ujë?”.

Sateliti “Mars Express” i Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA) ka mbledhur të dhëna rreth dy oqeaneve të mëdha që kanë ekzistuar miliarda vite më parë në planetin e kuq. Radari jonosferik (MARSIS) i lidhur me satelitin “Mars Express” që nga viti 2005 ka zbuluar precipitate në fund të zonës e cila më parë ishte përcaktuar si oqean. Shkencëtarët nga universiteti i Kalifornisë të SHBA dhe Insituti Astrofizik dhe Planetar “Grenoble” në Francë kanë analizuar këto precipitate.

Sipas studimit i cili ka zgjatur dy vjet, njëri nga oqeanet ka ekzistuar 4 miliardë vite më pare ndërsa tjetri 3 miliardë vite më parë në sipërfaqen e Marsit. “Ne mendojmë se këto precipitate përmbajnë akull. Të dhënat e përftuara na tregojnë se këtu më parë ka pasur oqean”, shprehet Jeremie Mouginot, një nga shkencëtarët e pranishëm në studim.

Ndërsa lideri i ekipit IPAG, Wlodek Kofman, shprehet kështu: "MARSIS, ka analizuar sipërfaqen e Marsit deri në thellësinë 60-80 metra. Brenda kësaj shtrese kemi gjetur materiale dhe lëndë të cilat mund t’i përkasin vetëm një oqeani”.

Pyetja që parashtrojnë shkencëtarët është se ku ka shkuar gjithë ky ujë. Mendohet se uji mund të ketë mbetur nën tokë pas një periudhe 1 milion vjeçare ngrice ose të ketë avulluar në atmosferë. Sateliti “Mars Express” i hedhur në hapësirë në vitin 2003 planifikohet të përdoret për studime deri në vitin 2014.



Edituar për herë të fundit nga Gon! në Tue Feb 14, 2012 11:00 am, edituar 1 herë gjithsej
Gon!
Gon!

Numri i postimeve : 57
Points : 93
Reputation : 0
Join date : 30/01/2012

http://www.explorerkosova.the-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers No Limit Empty Re: Univers No Limit

Mesazh nga Gon! Mon Feb 13, 2012 1:25 pm

Sa satelitë ka në hapësirë?

Univers No Limit Satelite_ne_hapesire1

Megjithëse në hapësirë gjenden afërsisht 2 500 - 3 000 satelitë të gatshëm për përdorim, mund të themi se ka edhe dhjetë herë më shumë satelite të cilët e kanë kryer detyrën e tyre apo qarkullojnë kot si raketa të copëtuara.

Problemi i mbetjeve hapësinore do të vazhdojë të rritet me zhvillimin e teknologjisë dhe hedhjen në hapësirë të sa më shumë satelitëve.

Bazuar në një lajm të revistës “BBC Focus” bëhet e ditur se tani për tani rreth Tokës gjenden afërsisht 25 mijë pjesë që sillen kot rreth saj. Ato janë të përmasave disa centimetërshe. Rrjeti Vëzhgues Hapësinor amerikan (Space Surveillance Network - SSN) po ndjek këto objekte të cilat sillen afër Tokës dhe janë disa centimetra.

I krijuar gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Rrjeti Vëzhgues Hapësinor (SSN) deri sot po ndjek afërsisht 25 mijë objekte. Ky rrjet zotëron një katalog të gatshëm të përbërë nga afërsisht 22 mijë objekte. Në mes këtyre objekteve zënë vend nga ato më të voglat deri tek satelitët e mëdhenj dhe Stacionet Hapësinore Ndërkombëtare.

Ndërkohë që gjenden rreth 2500-3000 satelitë në orbitë, të gatshëm për përdorim, Rrjeti Vëzhgues ndjek objektet të cilët mund të rrezikojnë Tokën me stacionet e tyre të radarit dhe sensorët. Nëse njëri prej mund të rrezikojë Tokën apo anijet e tjera kozmike, sistemi ndez alarmin. Krahas kësaj sistemi mund të parashikojë se ku dhe kur një objekt do të hyjë përsëri në atmosferë.
Gon!
Gon!

Numri i postimeve : 57
Points : 93
Reputation : 0
Join date : 30/01/2012

http://www.explorerkosova.the-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers No Limit Empty Re: Univers No Limit

Mesazh nga Gon! Tue Feb 14, 2012 11:00 am

NASA synon anulimin e planeve për mision në Mars

Univers No Limit F1_14nasa1329215817

NASA thotë se synon anulimin e planeve që Shtetet e Bashkuara t’i bashkohen Evropës në misionin e marrjes së mostrave në Mars, që konsiderohet i rëndësishëm për të mësuar nëse ka jetë jashtë Tokës, transmeton REL njoftimin e agjencive.

Agjencia e gjithësisë e Shteteve të Bashkuara (NASA), po ballafaqohet me kufizime financiare, pasi buxheti për vitin 2013 është 17.7 miliardë dollarë, i njejtë me atë të këtij viti.

Anulimi i agjencisë NASA e ka lënë Evropën pa partnerin kryesor për misionin e propozuar me dy anije kozmike për të mbledhur mostra të sipërfaqes së Marsit dhe për t’i kthyer ato për analiza në Tokë.

Misioni i ashtuquajtur Eksobiologji në Mars ose EksoMars, parashihej për vitin 2016 dhe 2018.
Gon!
Gon!

Numri i postimeve : 57
Points : 93
Reputation : 0
Join date : 30/01/2012

http://www.explorerkosova.the-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers No Limit Empty Re: Univers No Limit

Mesazh nga Gon! Wed Feb 15, 2012 8:56 am

Shkencëtarët gjetën meteoritin nga marsi

Univers No Limit Thumbnail.php?file=meteor_445811224

Shkencëtarët nga Muzeu Natyror në Londër e prekën planetin e Marsit. Copa aq e dëshiruar e planetit të Kuq, që disa miliona vjet udhëtonte drejt planetit tonë, më në fund është në duart e ekipeve të ekspertëve. Derisa dr. Kerolain Smit, me kujdes e çel meteoritin e mbështjellë, që peshon rreth një kilogram, tregon se cila është mundësia që një pjesë e sipërfaqes së Marsit të bjerë në Tokë.

"Kjo është pjesa më interesante e meteorit, që gjatë 100 viteve të fundit ka rënë në Tokë. Prejardhjen e ka nga Marsi. Rreth 0.15 për qind e meteoritëve që vijnë në planetin tonë kanë prejardhje nga Marsi. Ata janë më interesante dhe paraqesin një bazë për të kuptuar strukturën e këtij planeti", deklaroi Dr Kerolain Smit, Muzeu Natyror, Londër.

Meteoritët janë një dukuri e shpeshtë në hapësirë. Shumica prej tyre për shkak të nxehtit të madh që lirohet derisa lëvizin drejt Tokës digjen tërësisht. Deri në sipërfaqe arrijnë rreth 40 mijë copë në vit, prej të cilave më shumë se 60 copë mund të kenë prejardhje nga sipërfaqja e Marsit. Ky ekzemplar është gjetur disa ditë më parë në Marok.

Shpresojmë që ky takim i afërt do t’iu ndihmojë shkencëtarëve që të japin përgjigjen në pyetjen që e shtrojnë për çdo ditë, a ka pasur ndonjëherë jetë në Mars?
Gon!
Gon!

Numri i postimeve : 57
Points : 93
Reputation : 0
Join date : 30/01/2012

http://www.explorerkosova.the-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers No Limit Empty Mikrovale misterioze nga qendra e Rruges se Qumeshtit

Mesazh nga piperka Thu Feb 16, 2012 7:49 am

Mikrovale misterioze nga qendra e Rruges se Qumeshtit



Univers No Limit Microonde

Observatori Hapësinor ​​Planck ka nxjerrë në pah kohët e fundit se galaktika jonë, Rruga e Qumështit, është përshkuar nga një "gumëzhimë" e vazhdueshme dhe e fuqishme mikrovalësh , burimi i cili mbetet krejtësisht i panjohur tani për tani.

Observatori Planck orbital eshte hedhur në orbitë nga ESA, ndërtuar dhe zhvilluar për të punuar së bashku me observatorin e Mikrovalëve Anisotropy Wilkinson.Eshtë projektuar për të kapur rrezatimin e sfondit kozmik, i cili do të ishte emetuese i rrezatimit te mikrovalëve të mbetura nga Big Bang.

Observatori Planck, nuk është i kufizuar vetëm për të studiuar rrezatimin e sfondit kozmik, por gjithashtu është duke përfunduar hartën e mikrovalëve te galaktikës sonë. Për ta bërë këtë dhe për të marrë disa të dhëna të mirë mbi të cilin do të punojë, observatori Planck ka si detyre kryesore perzgjedhjen nga sfondi kozmik i mikrovalë sa të jetë e mundur nga të gjitha burimet e mikrovalëve në Rrugën e Qumështit.

"Gjatë këtij regjistrimit te kesaj ''gumezhime'',shkencëtarët e misionit Planck kanë zbuluar praninë e një" reje " mikrovalësh rreth qendrës së galaktikës sonë. "Imazhet zbulojnë dy aspekte shumë emocionuese te galaksisë në të cilën jetojmë," thotë Krzysztof M. Gorski i laboratorit Propulsioni - Jet . "Ata tregojnë një re rreth qendrës galaktike, gaz i ftohtë qe kurrë nuk eshtë parë më parë."

Reja e mikrovalëve (e quajtur "re", sepse ajo ka pamjen e nje mjegulle, të marra nga Planck) eshtë krijuar nga një burim rrezatimi i vendosur në afërsi të qendrës së galaktikës. Asgjë e pazakontë, ju mund të thoni, përveç se sasia dhe lloji i këtyre mikrovalëve janë shoqëruar përgjithësisht me aktivitetin e një supernova, e cila nuk është zbuluar deri tani në pozicionin ku parashikohej se ndodhej..

Mikrovalët e regjistruara nga instrumentat kanë një spektër jashtëzakonisht energjie, spekter që kurre me pare nuk eshte pare në anen tjetër të galaksisë sonë. Ky rrezatim ka disa pika të përbashkëta emetimi ne kozmos dhe kur grimcat energjitike gjatë ndërveprimit me fusha të fuqishme magnetike,leshojne zhurmen karakteristike gumezhitese.

Eshte përjashtuar mundesia qe keto zhurma mund te cijne nga dielli yne,qe ndodhet ne pozicion lundrues ne qender te Rruges se Qumeshtit.

"Studiuesit kane vënë ne studim një numër të lartë të supernovave, erërat galaktike, apo edhe stopimi i grimcave të antimateries",thotë Greg Dobler, kontribues i projektit Planck dhe studiues në Universitetin e Kalifornisë.

piperka
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 25
Points : 56
Reputation : 2
Join date : 10/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers No Limit Empty Re: Univers No Limit

Mesazh nga Rifat Thu Feb 16, 2012 9:42 am



Vrima e zezë që “gëlltit” asteroide dhe kometa!


Univers No Limit 0209-blackhole-asteroid_full_600


Një zbulim tejet interesant dhe befasues bënë shkencëtarët e NASA-s. Konstatuan se pranë vrimës së zezë që ndodhet në qendër të galaktikës sonë gjendet një re gjigande asteroidesh dhe kometash. Sipas studiuesve në re ka triliona shkëmbinj të vegjël e të mëdhenj të cilët shpesh ushqejnë vrimën e zezë. Sa herë që vrima e zezë gëlltit asteroide dhe kometa prodhohen shkëndija rrezesh X që janë 100 herë më të fuqishme se ato që lëshon vrima e zezë e galaktikës sonë.

Zbulimi i fenomenit që u bë përmes teleskopit hapësinor Chandra është i rëndësishëm sepse i përgjigjet një pyetjeje shumëvjeçare të komunitetit shkencor. Shkencëtarët donin të mësonin se nëse në një mjedis me kushte të tilla ekstreme si ai afër vrimave të zeza është e mundur të krijohen asteroide dhe kometa. Dhe me sa duket jo vetëm është e mundur, por mund të arrihet akoma dhe prodhim masiv i tyre.

Sipas studiuesve, asteroidet që i afrohen vrimës së zezë së Galaktikës në një distancë prej 117 milionë km (distanca mes Tokës dhe Diellit) bëhen pre e saj. Vrima e zezë i kap shkëmbinjtë hapësinor që i afrohen duke u ndërprerë jo vetëm rrugën por akoma dhe “jetën’ e tyre. Sipas studiuesve shkëndijat e fuqishme të rrezeve X prodhohen kur vrima e zezë gëlltit asteroide dhe kometa që kanë rreze më të madhe se 10 km.

Shigjetari A* (ky është emri që shkencëtarët i kanë vënë vrimës së zezë së Galaktikës) është rreth 27 000 vjet dritë larg Tokës dhe ka masë 4 milionë herë më të madhe se ajo e Diellit.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers No Limit Empty Re: Univers No Limit

Mesazh nga Rifat Fri Feb 17, 2012 11:58 am



Venusi ka ullur shpejtesine e rrotullimit ne 6 min per 16 vjetë




Univers No Limit Venere_rotazione
Në fillim të viteve '90,harta e sipërfaqes se planetit Venus ishte hedhur për 98 për qind të spierfaqes se saj,nga sonda Magellan i NASA-s. Gjatë mbledhjes së të dhënave, nga sonda Magellan,formacioni i grumbulluar në lidhje me tërheqje gravitacionale te planetit,kishte llogaritur pikërisht periudhën e rotacionit vjetor te Venusit per 243015 ditë tokësore, bazuar në shpejtësinë e lëvizjes se male dhe luginave të sipërfaqes se Venus.

20 vjet pas misionit Magellan, Express Venus i Agjencisë Hapësinore Evropiane ka ribere hartën e sipërfaqes se Venusit me një saktësi,e cila ishte e pamundur deri një dekadë më parë. Harta e re përdor të dhënat e mbledhura nga misioni i mëparshëm Magellan për të riprecizuar me hollësi disa nga tiparet më interesante të planetit.

Gjatë këtyre operacioneve per hedhjen e hartes,,ekipi shkencor i Express Venus, ka vërejtur se elementet e njëjta,si p.sh. vendi ku u nisen perllogaritjet e përdorura nga ana e sondës Magellan për të llogaritur shpejtësinë e rrotullimit të Venus,tashti ai pozicion vendor eshte rreth 20 km larg nga vendi ku duhej te ishte per ti pare ato.

Përkthyer në gjuhën e thjeshtë, Venus rrotullohet më ngadalë se shpejtesia e 16 vjeteve më parë, duke harxhauar 6, 5 minuta kohe më pak për të përfunduar një rreth të plotë.

"Fillimisht menduan se ishte një gabim në llogaritje tona,mbasi e dinim se Magellan ka matur shpejtësinë e rrotullimit të Venusit në një saktësi precize", thotë Nils Müller,studiuesi gjerman i Qendres se Hapësirës ​​ajrore DLR. "Por ne kontrolluam çdo gabim të mundshëm te imagjinueshëm dhe rezultati ishte i njenjte,."

Atehere cfarë mund të ngadalësojë rrotullimin e planetit si Venus? Në rrotullimin e një planeti përfshihen disa elemente,si atmosferën dhe lëvizjet e saj më shumë ose më pak e dhunshëme. Siç ndodh në Tokë, edhe në erërat Venusit në shpejtësi të lartë dhe dendësia e atmosferës mund të ndryshojë shpejtësinë e rrotullimit planetare, në planetin Toke ky ndryshim ndodh në përmasa shumë më të vogla sesa që vërehet në Venus.

Falë një shtrese të trashë të dioksidit të karbonit, presioni sipërfaqjes se Venusit është 90 herë më e madhe se ajo e Tokës, dhe retë e acidit sulfurik që popullojne atmosferën e sipërme të planetit, udhëton me një shpejtësi konstante që mund të arrijë 300 km / h .

Univers No Limit Venus-rotation-slowing_48703_600x450

Erërat pranë sipërfaqes lëvizin shumë ngadalë, në vetëm disa kilometra në orë, por duke pasur parasysh densitetin e lartë të atmosferës Venusiane, këto erëra ushtrojnë presion të konsiderueshëm në çdo objekt te sipërfaqes, duke përfshirë shkëmbinjte dhe sistemin e vargmaleve.

Ndryshimi në shpejtësi i erërave që fryjnë në shtresën e ulet,me ato të larta në atmosferën e planetit, mund të jetë çelësi për të shpjeguar misterin e rrotullimit të ngadalshëm të Venusit. Erërat e lartësise janë në 60% më të shpejtë se shpejtësia e rrotullimit të planetit, ndërsa më e ulta të ushtrojë një ndikim të vazhdueshëm në gjeologjine e sipërfaqes.

Misteri u zgjidh? Jo tamam: Ndryshimi në shpejtësine rrotulluese,i ndikuar nga ererat,nuk mund të jenë faktore te vetem që të justifikohet ky ngalsim.

Këto dinamika atmosferike, në fakt, kanë qenë të njohur për më shumë se 16 vjet, dhe karakterizojnë planetin Venus, kush e di sa miliona vjet. Vetëm një ndryshim i papritur në klimën mund të ndryshojë atmosferën e zakonshme dhe mekanizmat Venusiane në mënyrë që të ndryshoi periudhën e rrotacionit te planetit


http://news.nationalgeographic.com/news/2012/02/120214-venus-planets-slower-spin-esa-space-science/


Edituar për herë të fundit nga Estilen në Sat Feb 18, 2012 2:23 pm, edituar 1 herë gjithsej
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers No Limit Empty Re: Univers No Limit

Mesazh nga Rifat Sat Feb 18, 2012 2:21 pm


Harta e sistemit tone diellor ne perfundim



Univers No Limit Solar_system_map_2

Thuajse nje pamje te tille fotografoi anija hapesinore MESSENGER, e cila ndodhet ne orbite rreth Diellit ne nje distance saç eshte dhe Hermesi.
Te gjithe planetet e Diellit, shfaqen si objekte te ndritshme, ku me te afermit te dallojne per nje shkelqim me te theksuar.

Te gjithe planetet duken sikur levizin per ne nje drejtim te perbashket dhe jane (thuajse) te kufizuar ne te njejtin cikel te madh, rreth qiellit -niveli ekliptike. Hermesi, Aferdita, Toka, Marsi, Jupiteri dhe Saturni jane te gjithe te dukshem ne imazhin se siper-paraqitur horizontalisht, ndersa pozicionet e Uranit dhe te Neptunit, etiketohen edhe pse ata jane shume te dobet per t’u pare.

Plutoni, i cili e ka humbur titullin planetit, thuajse nuk dallohet fare. Hena e Tokes, eshte e dukshme ashtu siç edhe dukej “Hena” e Galileut tek Jupiteri. Imazhi i mesiperm, eshte fiks e kunderta e nje pamjeje te meparshme, e kapur nja ana e jashtme e Sistemit tone Diellore ne 1990-en nga Voyager 1.

Por anija hapesinore, MESSENGER, pasi kreu xhiron rreth orbites se Hermesit tre here, tashme ka hyre ne orbiten e planetit me te thelle te Sistemit tone Diellore.

(Marre nga The Daily Galaxy.com)
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers No Limit Empty Re: Univers No Limit

Mesazh nga Gon! Sat Feb 18, 2012 7:52 pm

Rusët për herë të parë për këtë vit dolën në kozmos të hapur

Univers No Limit F1_17kozmo1329475248

Kozmonautët rusë për herë të parë për këtë vit dolën në kozmos të hapur. Oleg Kononenko dhe Anton Shkaplerov zhvendosën mekanizmin e lidhjes nga kompartimenti ankorues “Pirs” në modulin e vogël kërkimoro-shkencor, njofton ZRnews. Siç njoftuan në Qendrën ruse të Drejtimit të Fluturimeve në periferitë e Moskës, ky operacion është i nevojshëm për shkak se kompartimenti ankorues “Pirs” me kalimin e kohës do të largohet nga orbita. Prandaj është e domosdoshme tani që nga ai të çmontohen aparaturat e kushtueshme, të cilat do të vendosen në sipërfaqe të tjera të jashtme të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SNK).

Më pas kozmonautët, sipas planit, do të duhet të vendosin panele suplementare mbrojtëse nga meteorët në kompantimentin e punës të modulit të shërbimit “Zvezda” (“Ylli”).
Gon!
Gon!

Numri i postimeve : 57
Points : 93
Reputation : 0
Join date : 30/01/2012

http://www.explorerkosova.the-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers No Limit Empty Re: Univers No Limit

Mesazh nga Gon! Sat Feb 18, 2012 8:21 pm

NASA filmon tornadot e rralla mbi Diell

Univers No Limit Tornado_ne_diell1

Mjeti hapësinor i Zyrës Kombëtare Hapësinore Amerikane (NASA) ka regjistruar pamje të mahnitshme të tornadove, gjigante por tepër të rralla, mbi sipërfaqen e Diellit. Disa prej tyre janë të së njëjtës madhësi me ato në Tokë.

Gjatë periudhës prej 30 sek të vëzhgimit në datat 7 dhe 8 shkurt, mjeti i cili analizon dinamikat e Diellit (SDO) ka qenë dëshmitar i kërcimit të shpërthimeve plazma super të nxehta të ngjashme me vorbullat (tornadot) e erës.

Shkencëtarët e SDO-së pohojnë se në të kundërt të vorbullave të krijuara nën efektin e erës në Tokë, vorbullat e shpërthimit plazma në Diell formohen nga fusha e forte magnetike e yllit.

“Disa prej këtyre vorbullave kanë të njëjtat përmasa me vorbullat e erës në planetin tonë. Lëvizin me një shpejtësi 483 km në orë. Nëse do të na duhej të bënim një krahasim edhe vorbullat më të mëdha dhe shkatërruese në Tokë mund të arrijnë shpejtësinë 482 km në orë”, u shpreh Terry Kucera nga Qendra e Fluturimit Hapësinor Goddard e NASA-s.

Sateliti hapësinor i hedhur në hapësirë në Shkurt të vitit 2010 planifikohet të përdoret edhe 5 vite të tjera në studimet rreth Diellit.


Gon!
Gon!

Numri i postimeve : 57
Points : 93
Reputation : 0
Join date : 30/01/2012

http://www.explorerkosova.the-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers No Limit Empty Re: Univers No Limit

Mesazh nga Rifat Sat Mar 03, 2012 12:46 pm

Kenaquni me pamjet e planeteve



Univers No Limit Spacer

Univers No Limit 43669_1

Nga 1-7 mars edhe planetët mund të shihen me sy të lirë Nuk ka ndodhur për gati një dekadë, por këtë javë duhet ti mbani sytë nga qielli, pasi do të mund të shihni me sy të lirë pesë planetë. Kjo ngjarje e jashtëzakonshme do të mund të dhurohet për disa netë të muajit Mars.

Nga data 1 deri më 7 mars, Mërkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Saturni do të mund të shihen me lehtësi pa ndihmën e instrumenteve optike, një fakt i njohur që nga antikiteti.

Megjithatë, nuk ka ndodhur që nga viti 2004 që të gjithë planetët të ishin të dukshme në qiell në të njëjtën kohë.

Astronomët amerikanë sqarojnë se edhe Hëna bashkë me 7 planetët e ndritshmëm, të gjithë do të jenë të dukshëm gjatë një nate të vetme, por jo gjatë orëve të njëjta ose në të njëjta rajone të qiellit.

Univers No Limit 51905

(Nëse shihni me kujdes foton, e cila është kryer një orë pasi dielli ka perënduar do vini re vendosjen e planetëve, në qiell gjatë kësaj jave. Nga e majta duke vështruar në drejtim të perëndimit dhe jug perëndimit dhe më pas nga e djathta në drejtim të lindjes do vini re si do duken planetët me sy të lirë)
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers No Limit Empty Re: Univers No Limit

Mesazh nga Rifat Fri Mar 09, 2012 10:11 am



"Nje stuhi diellore po vjen drejt tokës,me e forta e ketryre 5 vjeteve te fundit



Univers No Limit Solartsunami

Nje stuhi e fortë gjeomagnetike, më "intensivja në 5 vitet e fundit, është duke lëvizur drejt Tokës nga dielli dhe me ardhjen e saj, pritet qe mund të ndikojë në rrjetet e energjisë,linjat ajrore dhe hapësinore,dhe sistemet e navigimit satelitor. Stuhia, një re e madhe e grimcave të ngarkuara, nxirret nga dielli me nje shpejtesi rreth 7, 2 milion kilometra në orë.

Kjo është ndoshta ngjarja më e "fortë'' e 5 viteve te fundit, thote Joseph Kunches, një specialist i meteorologjise se Hapësirës dhe ​​Oqeanisë ne Administraten Kombëtare dhe Administratën Atmosferike te Shteteve të Bashkuara (NOAA,akronim në anglisht).

Sipas Kunches, kjo është një ngjarje qe zhvillohet në tri faza, por ne na interesojne ato qe mund te prekin Tokën.Gjate fazes se pare kane ndodhur shpërthime diellore që kanë lëvizur pothuajse me shpejtësinë 'e dritës dhe qe kane arritur në Tokë të martën në mbrëmje. Faza e dytë: rrezatimi diellor ka prekur fushën magnetike te Tokës të mërkurën, të cilat kanë ndikuar jo pak në trafikun ajror,ne siustemin satelitor sidomos në afërsi të poleve,ku astronautet jane duke kryer një udhetim studimi ne keto zona. Kjo fazë mund të 'të zgjasë për disa ditë.

Univers No Limit Immagine-da-web85

Hapi i fundit:reja plazmike e shkaktuar nga erupsionet e mases se kurorës diellore,kanë arritur në Tokë në mëngjesin e së enjtes ". Ky hap i tretë mund të "ndikojë gate ne kohe rrjetet elektrike,ne sistemet satelitore me saktesi të lartë te GPS,qe përdoren në shpimet për naftë, si dhe disa aktivitete topografike ne fermat bujqesore.

Sistemi GPS qe përdoret për funksione më pak të sofistikuara, të tilla si ato qe përdoren në navagimin e automobilave të shumte, nuk do te të ndikohen,kjo sipas ekspertit NOAA, Doug Biesiecker. Kunches shtoi se komponenti i stuhise gjeomagnetike mund të arrijë më herët se ç'pritej, për shkak se ajo po ndjek një stuhi që ka ndodhur të dielën e kaluar ne diell e që tashti është duke goditur magnetosferën Tokën .
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Univers No Limit Empty Re: Univers No Limit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi