Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

GJIGANDËT - kane populluar Token me te vertete?!

Shko poshtë

GJIGANDËT - kane populluar Token me te vertete?! Empty GJIGANDËT - kane populluar Token me te vertete?!

Mesazh nga Gon! Wed Feb 15, 2012 1:33 pm

Gjurme te gjigandeve dhe fakte interesante nga vende te ndryshme te botes

GJIGANDËT - kane populluar Token me te vertete?! Serapeum

Legjendat neper te gjithe boten flasin per gjigandet qe kane ekzistuar mijera vjet me pare ne Toke: qe nga India, Tailanda, Amerika; edhe Maya-te flisnin per disa gjigande Quinatezmin. Provat per ekzistencen e gjigandeve jane gjetur ne te gjithe boten.

GJIGANDËT - kane populluar Token me te vertete?! 6144549

Ne vitin 1577 ne Willisau, Lucerna te Zvicres u zbulua nje skelet i permasave shume te medha. Komisioni i eksperteve i kryesuar nga anatomisti i famshem zvicerian Felix Plater ne Basilea, mori ne studim rastin pavaresisht permasave gjigande. Keshtu u rindertua ne argjile “gjigandi i Lucerna-s” dhe eshtrat e tij u ekspozuan ne bashkine e qytetit.

Ne vitin 1810 ne Kaliforni u gjet nje skelet gjigand me 6 gishta dhe nje kafke shume te madhe. Ne legjendat e fiseve lekure-kuq te Omahas trashegohet legjenda e Mu-a-lusha, qenie gjigande qe kishin mberritur aty mijera vjet me pare nga Oqeani Paqesor dhe ne vitin 1870 ne ate zone u gjeten disa kafka me diameter rreth 60 cm. Edhe ne ishujt Aleutine jane gjetur skelete me permasa gjigande.

Per gjigandet flasin edhe disa legjenda te popujve qe jetojne perreth liqenit Titicaca qe ndodhet ne mallet e Andeve ne kufirin midis Peru-se dhe Bolivi-se. Ne kete legjende thuhet se fiset e gjigandeve migruan ne jug e paraardhesit e tyre kishin populluar Patagonine, aty ku i takoi dhe pershkroi Magelani: “Ishin njerez kaq te gjate saqe kokat e anetareve te ekuipazhit mezi arrinin deri te beli i tyre dhe zeri i tyre ishte si ai i demit.”

Ne cdo vend te botes jane zbuluar keto skelete te pabesueshme: ne Gargayan te ishujve Filipine eshte zbuluar nje skelet 5.18 m i gjate; ne ishullin Ceylon/ Java jane zbuluar disa skelete 4 m te gjate; ne Pakistan skeletet ishin 3.5 m te gjate.

Dhembe njerezish gjigande jane gjetur ne Peru, Kine (ku jane quajtur ‘dhembe dragoi’) dhe ne Itali. Ne vitin 1925 ne Glozel te Frances eshte gjetur “Kampi i te vdekurve”, rreth 3000 objekte te ndryshme: bizhuteri, qeramike dhe objekte te tjera prej kocke dhe druri qe datojne ne vitet 15 – 17 000 para eres sone.

Le te sjellim nder mend se sipas historise zyrtare, sistemi i pare i shkrimit te dokumentuar eshte ai sumero- akadiane qe daton rreth mijevjecarit te IV para eres sone. Objektet prej qeramike paraqesin nje sens artistike shume te rafinuar dhe shume shprehese aq sa ajo kulture eshte quajtur “qyteterimi i heshtur”. Pervec gjithe ketyre ornamenteve jane gjetur edhe eshtra njerezish rreth 5 m te gjate.

E mbylim kete pasqyrim me gjetjen e vitit 1663 ne qytezen Tiriolo, Catanzaro te Italise, ku ne disa germime ka dale ne drite nje varr me dimensione gjigande dhe brenda tij nje skelet tejet i madh.

Duke gjykuar nga gjetjet, vihet re nje vazhdimesi midis races antike dhe races sone. Ndoshta u detyrohemi atyre per te gjitha njohurite antike qe kemi si dhe per monumentet antike ciklope qe ekzistojne edhe sot neper te gjithe boten dhe na mrekullojne me mjeshterine me te cilen jane ndertuar.
Gon!
Gon!

Numri i postimeve : 57
Points : 93
Reputation : 0
Join date : 30/01/2012

http://www.explorerkosova.the-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GJIGANDËT - kane populluar Token me te vertete?! Empty Re: GJIGANDËT - kane populluar Token me te vertete?!

Mesazh nga Gon! Thu Feb 16, 2012 9:08 am

Edhe disa fakte rreth Gjigandeve

GJIGANDËT - kane populluar Token me te vertete?! Gjigandet

Per te apasionuarit e mistereve nuk eshte e re te degjojne te flitet per gjigande qe jetonin ne Toke para milona vitesh. Disa besojne ne kete teori magjepsese e te tjere jo. Por ne fakt gjetja e skeleteve te qenieve humanoid me dimensione me te medha se sa njerezit e sotem, ka qene e shpeshte dhe e dokumentuar, cka e bent e veshtire skepticizmin dhe rrit kuriozitetin.

Edhe bibla, ashtu si librat e tjere te shenjte te besimeve te tjera fetare (sidomos ato orientale) flet per disa gjigande, ne vecanti ne librin e gjashte te gjenezes:

“Kur njerezit ne Toke filluan te shumohen dhe linden vajzat e tyre, djemte e Zotit pane se vajzat e njerezve ishin te bukura dhe i moren per gra ato qe deshironin. Atehere Zoti tha: -Shpirti im nuk do te jete gjithmone me njeriun sepse ai eshte prej mishi dhe jeta e tij do te jete 120 vjecare.”

Ne ate kohe ekzistonin gjigandet ne toke, por edhe me vone. Kur bijte e Zotit u bashkuan me vajzat e njerezve linden femijet e tyre: keta jane pikerisht heronjte e antikitetit. Shume studiues shprehen te bindur per faktin se veprat gjigande te se shkuares jane vepra te ketyre qenieve gjigande.

Me ne fund u arrit te shpjegohej menyra e ndertimit te kesaj trashegime nga e kaluara: Tempulli Serapeum, monumenti gjigand Stonehenge, qyteti magjepses Machu Picchu, etj.

Ndersa ateistet tregohen skeptik ndaj Bibles kur aty gjejne qe thuhet se njeriu kishte jetuar 900 vite. Atyre iu duket absurde dhe nuk mund ta imagjinojne fare nje gje te tille.


Gon!
Gon!

Numri i postimeve : 57
Points : 93
Reputation : 0
Join date : 30/01/2012

http://www.explorerkosova.the-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GJIGANDËT - kane populluar Token me te vertete?! Empty Re: GJIGANDËT - kane populluar Token me te vertete?!

Mesazh nga Gon! Thu Feb 16, 2012 10:39 am

Gjigandet ne Kuran, ndertuesit e piramidave

GJIGANDËT - kane populluar Token me te vertete?! 6144549

Historina e popullit te Adit, e cila percillet ne Kuranin Famelarte.

GJIGANDËT - kane populluar Token me te vertete?! Images?q=tbn:ANd9GcTPcPK9nLsbCABoQfN_bBBsU6n9JioDf1eJA66TWalRaZO0vKY3tF91XlJ-PA

Ata jane pasuesit e Nuhut pas ngjarjes se tufanit: “Perkujtoni kur Ai ju beri mekembes pas popullit te Nuhut dhe ua shtoi fuqine fizike.” (A’raf; 69). Aty permendet se ata perfaqesonin civilizimin me te forte ne historine njerezore pa perjashtim: “Sa i perket Adit, ata pa pasur kurrfare te drejte, u treguan mendjemedhenj ndaj banoreve ne toke dhe thane: “Kush ka fuqi me te madhe se ne?” A nuk e diten ata se Allahu, i Cili i krijoi, ka fuqi me te madhe se ata?! Por ata i mohuan argumentet tona.” (Fus-silet 15). Gjithashtu, ata dalloheshin per trupin e tyre te madh, sa qe njeri prej tyre ishte sa nje palme (hurme arabe) ne krahasim me trupin tone sot, Zoti i pershkruan trupat e tyre pas denimit ne kete forme: “…si te ishin trupa hurmash te shkulura” (Kamer 20) apo “…si te ishin trupa hurmash te zgaveruara” (Hakka 7). Kur Allahu e zhduku popullin e Adit, i ruajti banesat e tyre: “…ashtu qe nuk shihej tjeter pervec banesave te tyre” (Ahkaf 25) ne menyre qe te ishin mesim per te tjeret pas tyre. Gjithashtu, Allahu a.xh. i la banesat e tyre te dukshme dhe te shikueshme nga syte: “…e venbanimet e tyre jane te qarta per ju” (Ankebut 38) per te qene nje mesim per ata qe do te vinin pas tyre, se Allahu i zhduku ata njerez qe ishin me te fuqishem dhe i perkisnin nje civilizimi me te zhvilluar se ata: “A nuk udhetuan ata neper toke e te shikojne sesi perfunduan ata qe ishin me pare, te cilet ishin edhe me te forte per nga forca e ndikimi ne toke, por ajo qe fituan nuk i ndihmoi per asgjë” (Gafir 82.)

GJIGANDËT - kane populluar Token me te vertete?! Images?q=tbn:ANd9GcTfBhariorw7BpS74SSf89y_PGms-qdzcK7gzdPbi59YEuQRhJN_daTuXJdqw

Allahu xh.sh i zhduku vetem nepermjet eres: “Ndersa Adi eshte shkaterruar me nje ere te forte, te pakufishme” (Hakka 6), ne menyre qe te gjithe ta kishin te qarte se askush nuk mund te thyeje Allahun: “…e ju nuk mund ta pengoni Ate.” (El En’am 134.)

Pavaresisht kesaj, Faraonet banuan ne shtepite e tyre pa marre asnje mesim: “Dhe ju u vendoset ne vendbanimet e atyre qe e demtuan vetveten (e Ne i shkaterruam) dhe e kishit te qarte sesi vepruam Ne me ta dhe ju sollem shembuj edhe juve.” (Ibrahim 45).

Pa patur dijeni nga ana e tyre versioni qe mbrojne keta shkencetare perendimore perputhet me historinë e popullit te Adit tek ne ne Kuranin Famelarte. E vetmja gje e cila u mungon atyre eshte njohja e shkakut te paqarte te forces se atij civilizimi te madh, i cili konsiderohet si civilizimi me i dhunshem nder civilizimet e tjera per shkak te trupave te medhenj te ketij populli.

Nuk ka ekzistuar asnje perparim teknologjik qe te mund te ndertonte keto banesa prej guri dhe as nuk ekziston asnje gjurmë e ndonje mjeti, metali apo lende te cuditshme. Ishte pikerisht forca e trupave te tyre ajo qe u dha atyre mundesine qe te skalitnin, te transportonin, te ngrinin dhe te vendosnin keta gure te stermedhenj. Provat per kete jane te shumta:

Shikoni me kujdes madhesine e perberesve te ndertesave prej guri te stermadh. Cdo ndertese duhet te ndertohet nepermjet disa perberesve me te cilet mund te merresh dhe t’i perdoresh me lehtesi.

Muret e gatshme nuk jane perdorur vetem ne ndertimin modern ku nese vinci prishet, ndertimi ndalon. Ndertuesit e piramidave nuk kane qene aq budallenj sa te prisnin gure ne ato permasa qe t’i pengonin ata nga ndertimi dhe t’i lodhnin. Kjo do te thote se perberesit e medhenj pershtaten shume mire me trupat e tyre. Keta gure te stermedhenj per ne, nuk ishin vecse blloqe balte ne krahasim me trupat e popullit te Adit. Shikojini me kujdes dritaret gjigante ne tempullin e Saidit dhe kujtoni madhesine e idhujve gjigante ne forma njerezish, dashi apo zogu. Civilizimet tona sot ndertojne idhuj gjigande per t’i madheruar ata, por perberesit e ndertimit mbeten te vogla ne krahasim me madhesine tone. Nderkaq madhesia e stermadhe e idhujve egjiptiane nuk ishin per t’u adhuruar, por korrespondojne me madhesine e trupave te tyre.

Argument per kete eshte madhesia e gureve qe jane perdorur per t’i ndertuar keto statuja. Ketu po bejme nje pyetje te thjeshte:

Ku jane ndertesat e popullit te Adit, te cilat Allahu xh.sh. na i la per te marre mesim? A eshte e logjikshme qe ato te varrosen ne rere apo te prishen dhe te shfaqen ndertesa te tjera me te thjeshta ne te gjitha anet e botes? Kurani tregon per mbetjen e tyre ne menyre te qarte: : “…e vendbanimet e tyre jane te qarta per ju”
(Ankebur 38) dhe “…ashtu qe nuk shihej tjeter pervec banesave te tyre” (Ahkaf 25).

Nga kerkimet e thella, te paanshme na behet e qarte se piramidat dhe tempujt egjiptiane jane me te vertete ndertesat e popullit te Adit, sot te ashtuquajturve "Gjigand".

Po keshtu edhe statujat gjigante, obelisket dhe personalitetet.

Allahu xh.sh. thote: “A nuk e di ti se c’bëri Zoti yt me Adin? Me banoret e Iremit me ndertesa te larta? Qe si ato nuk jane krijuar askund ne toke!” (Fexhr 6-8) Kjo do te thote: se Adet (Gjigandet), jane ndertuesit e piramidave dhe zoteruesit e shtyllave (obelisqeve),ndertime keto, qe nuk jane ndertuar askund ne bote nga popuj te tjere.

Gon!
Gon!

Numri i postimeve : 57
Points : 93
Reputation : 0
Join date : 30/01/2012

http://www.explorerkosova.the-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

GJIGANDËT - kane populluar Token me te vertete?! Empty Re: GJIGANDËT - kane populluar Token me te vertete?!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi