Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pornografia,aq e vjeter sa njeriu i lashtesise

Shko poshtë

Pornografia,aq e vjeter sa njeriu i lashtesise Empty Pornografia,aq e vjeter sa njeriu i lashtesise

Mesazh nga Rifat Thu Feb 16, 2012 10:52 am



Pornografia,aq e vjeter sa njeriu i lashtesise


[You must be registered and logged in to see this image.]

S’besoj të ketë njeri në këtë botë që të mos ketë parë qoftë dhe vetëm një herë filma pornografikë. Pornografia është një temë që na intereson të gjithëve, pa dallim gjinie, ngjyre apo statusi social. Sapo dëgjojmë pornografi pësojmë një “dridhje gjunjësh”, e konsiderojmë të turpshme, të fajshme dhe “të ndaluar”. A është vërtet kështu? Cilat janë anët pozitive dhe negative të këtyre materialeve?

Dicka me specifike; Imazhi mund të të rris fantazinë, të të zgjojë ndjenja të veçanta, të të çlirojë nga tabutë e ndryshme, pse jo të luajë dhe një rol “edukativ”.

Në jetën e çifteve, materiali pornografik mund të jetë një stimul që rrit eksitimin seksual, një lojë dashurie, apo dhe një burim prej të cilit partnerët mësojnë gjëra të reja, që ka si qëllim eksperimentimin, testimin dhe rinovimin e praktikave të tyre seksuale.

Çfarë është ajo që na bën t’i japim rëndësi pornografisë? Çdo gjë e ndryshme, e re apo e paparë na bën irritues ndaj saj. Ndoshta shumë prej nesh do donim t’i bënim realitet. Jo të gjithë praktikojmë të njëjtat metoda në shtratin tonë, shpesh herë, turpi, ndrojtja, injoranca dhe vetëbesimi i ulët lidhur me trupin na frenojnë të bëjmë një gjë të tillë. Pra, monitorimi i skenave që për arsye të ndryshme nuk realizuam dot në jetë shndërrohet në një lloj “ngushëllimi” dhe realizim i fantazive të fshehta…

Raporti i njeriut me pornografinë është shumë i vjetër, i ka rrënjët e veta qysh në lashtësi. Përshkrimi i skenave seksuale në punime të ndryshme si piktura, gdhendje guri apo skulptura në Greqinë e Lashtë, në Romë, Indi dhe Japoni ishte më se i ligjshëm dhe i pranuar si art. Sot, duke kërkuar raportin midis artit dhe pornografisë, shohim se pornografia në të kundërt me artin u trajtua si shthurje absolute e normave morale nga disa regjime pseudo-moraliste.

Pas shumë studimeve të kryera, shkencëtarët arritën në përfundimin e shpjegimit biologjik të raportit njerëzor me pornografinë. Sipas tyre stimulimi seksual që shkaktohet te njeriu nga materiali pornografik ka të bëjë me disa neurone të veçanta të trurit.

Gjithashtu studime të tjera kanë treguar se burrat janë më të dhënë pas materialeve të tilla, dhe kjo ndodh sepse ata irritohen më lehtë nga perceptimi vizual. Më konkretisht, truri i burrit është i ndërtuar në mënyrë të tillë, që çdo imazh provokues mund ta eksitojë fare lehtë.

Kur pornografia shihet thjesht si lojë apo mjet për rritjen e stimulit midis dy partnerëve kjo mund të jetë interesante dhe e këndshme, por në rast se shndërrohet në parakusht të nevojshëm për zgjimin dhe kontaktin seksual, atëherë kemi të bëjmë me një problem serioz i cili shumë shpejt mund të përhapet në epidemi të quajtur “autizëm seksual”.

Në këto raste, njohja midis tyre e trupave njerëzorë, zëvendësohet nga imazhi, si rezultat i kësaj dëshira ideale fillestare për seks dhe kënaqësi të pafund pasohet nga një shpërfillje e kontaktit fizik. Kështu, njeriu zgjedh rrugën e vetë-kënaqësisë seksuale.

Thelbësisht, ndjekja e rregullt e materialeve pornografike jo vetëm heq autonominë e fantazisë njerëzore seksuale, por mund ta shndërrojë njeriun në “lodër të udhëhequr”, në këtë mënyrë njeriu largohet gjithnjëe më shumë nga modeli klasik i seksit duke u varësuar pas seksit vizual të “parafabrikuar”.

Raportet më të shumta erotike janë përmbytur nga stresi dhe pasiguria e jetesës perëndimore, duke ndjekur besnikërisht përditshmërimë tonë, në të kundërt me realitetin e parashikuar të pornografisë.

Si përfundim do shtoja: Nuk është pornografia ajo që dëmton raportin erotik, por çdo gjë që zëvendëson kontaktin e vërtetë seksual . Mos harroni kënaqësia që krijohet nga bashkimi i dy trupave është e patjetërsueshme dhe s’mund të mbulohet nga asnjë mjet tjetër seksual.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi