Legjenda e perbindeshit qe perpinte femije
Faqja 1 e 1
Legjenda e perbindeshit qe perpinte femije
Legjenda e perbindeshit qe perpinte femije
Mitologjia Greke është aq e larmishme, aq domethënëse sa do të nevojiteshin vite me rradhë për të skicuar profilin e çdo personazhi në veçanti. Mirë po pa përçmuar vlerën e asnjërës prej tyre, disa mite dallojnë vetë-vetiu, pra, të ngjallin/krijojnë një interes të veçantë për t’i pare më në thellësi.
Edhe pse miti konsiderohet si diçka e pavërtetë ose e ekzagjiruar, gjithmonë përcjellë një mesazh të caktuar dhe përshkruan një gjendje që nuk është shumë larg realitetit që jetojmë sot. Pavarësisht nga rrjedha e kohës, e cila shoqërohet me avancime shumëfushore, një gjë mbetet konstante: bota e brendshme shpirtërore e njeriut dhe reagimi i tij karshi çdo fyerjeje apo situate që mund ta sjellë në pozicion të vështirë.
Për shembull, sa do tolerant apo i kulturuar që të jesh përpara tradhëtisë apo padrejtësisë nuk mund të qëndrosh dot gjakftohtë apo moskokëçarrës. Ekzistojnë pra, disa situata ku akoma edhe më të fuqishmit… thyhen.
Dhe kur ndihesh i nënvlerësuar, hakmarrja hyn në plan të parë. Siç është e njohur, hakmarrja nuk ka kufijë apo mëshirë. Dhe mbaron vetëm kur njeriu që e shkakton atë… VDES, pra veç vdekja mund të “lehtësojë” një zemër të lënduar.
Vuajtja asnjëherë nuk mund të konsiderohet ndëshkim i mjaftueshëm. Kështu, në rastin e mëposhtëm hasim një pasqyrë të të lartpërmendurave, një botë të trazuar ndjenjash, një shpirt /trup imoral dhe një reagim EKSTREM (deri diku i justifikuar).
Historia filloi disi kështu:
Lamia ishte një përbindësh mitik në shërbim të Hekatit. Nga mesi e lart ishte një grua e bukur, ndërsa nga mesi e poshtë zvarranike. Lamia ishte e bija e Belusit dhe Libisë. Bukuria e saj kishte manhitur shumë meshkuj, nuk ishin të paktë ata që ishin dashuruar pas saj, madje njëri prej tyre ishte vetë kryezoti… ZEUS.
Dashuria e paligjshme e tyre shkaktoi orgjinë e Herës (pavarësisht se ishte hynji, nuk ndalte së qenuri GRUA, dhe si çdo grua që respektonte vetveten – kërkonte qëndrim analog edhe nga partneri që kishte në krah). E verbuar nga xhelozia, hynjia jo vetëm vrau të gjithë fëmijët e Lamias, (përveç Skilës) dhe e dënoi që të lindte fëmijë të vdekur, por i hoqi gjithashtu gjumin dhe e shndërroi në Përbindësh.
Çmimi i imoralitetit të saj ishte tejet i ashpër, brenda një nate humbi gjithë ç’kishte. Duke mos i mbetur asgjë tjetër veç trishtimit të pafund, ishte shumë e lehtë të shndërrohej në Përbindësh të Vërtëtë.
Fakti që nënat e tjera kishin përkrah fëmijët e tyre, e therrte në shpirt. Shumë shpejt, vendosi të zhyste edhe nënat e tjera në dhembje. U përpinte fëmijët nga djepet ku flinin, edhe pse kurrë nuk u kap në flagrancë, pasi shfaqej veç natën nga shëmtia që e kishte përfshirë, të gjithë e dinin se ajo përgjegjësohej për të gjitha. Madje, disa mendonin se në qoftë se i hapnin barkun do të çlironin prej andej fëmijët e gëlltitur nga ajo.
Zeusi i fali dhuntinë të hiqte sytë e saj dhe t’i rivendoste për të shpëtuar nga tortura e pagjumësisë që i kishte përcaktuar Hera.
Sipas disa burimeve të tjera të shek III e.s., përmendet se në mitologji ekzistonte edhe një përsonazh tjetër me të njëjtin emër. Lamia, një krijesë e rrezikshme që frekuentonte shkretëtirat, atje, thuhej se joshte udhëtarët e rinj me një fërshëllimë të mrekullueshme, ndërsa në vazhdim, pasi i përqeshte dhe u pinte gjakun, u hante organet e brendshme, njëlloj si Empusa.
Ndërsa një variant tjetër i Delfëve referon se Lamia ishte Hynji Burimesh. Dhe se Lamia ose siç njihej ndryshe Sibaris ishte një kafshë e madhe që jetonte brenda një shpelle pranë Fokidës. Thuhej se egërsia e saj nuk kishte kufijë, gllabëronte çdo gjë që i dilte përpara, qoftë njerëz apo kafshë. Duke dashur t’i jepte fund kësaj situate tmerruese, qyteti i Delfëve vendosi të dërgonte një djalosh që ta ekzekutonte.
Sipas shortit të hedhur, u zgjodh Alkioneusi, të cilin e zëvendësoi me dëshirën e tij Euribatusi. I guximishëm dhe me vendosmëri të plotë, Euribatusi hyri në shpellë, e rrëmbeu (Lamian) dhe e flaku larg drejt shkëmbinjve, ku dhe u copëtua. Pikërisht në atë vend rrodhi një burim që u quajt Sibaris.
Similar topics
» Nënat që deshironin të kishin fëmijë...
» Legjenda e Idhulladhuruesit
» Legjenda e Fetones.
» Legjenda e Trojes...!?
» Legjenda e Ogopogos..
» Legjenda e Idhulladhuruesit
» Legjenda e Fetones.
» Legjenda e Trojes...!?
» Legjenda e Ogopogos..
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi