Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeriu me misterioz i koheve moderne

Shko poshtë

Njeriu me misterioz i koheve moderne Empty Njeriu me misterioz i koheve moderne

Mesazh nga Rifat Wed Feb 22, 2012 8:57 pm




Njeriu me misterioz i koheve moderne


Njeriu me misterioz i koheve moderne Arts-graphics-2008_1185533a


Avokati francez Zhak Verges, i lindur me 5 mars 1925 ne Ubon Ratchathani,Siam te Tailandes , ka mbrojtur kriminelët e shekullit XX. Pasioni i tij është të gjejë dhe të nxjerrë në pah grimcën e fundit të njerëzillëkut të "monstrave".Ai është i famshëm, jo aq për aftësinë profesionale, se sa për klientët e tij, që pakkush në vend të tij do të kishte pranuar t‘i "zinte me dorë". Po përse ka bërë zgjedhje të tilla profesionale. Ja përgjigjja.

Zhak Verges qëndron i qetë në zyrën e tij parisiene. Sapo ka ndezur një puro kubane dhe kujton listën e klientëve të tij më famëkëqij. Gjatë karrierës si avokat ka mbrojtur kriminelin nazist të luftës, Klaus Barbie, i ka dhënë këshilla mbrojtjeje Sllobodan Millosheviçit, apo ka ndihmuar terroristin Karlos Çakallin.

Në tryezën e punës mban një bust të Budës, që ia kanë falur disa bashkëpunëtorë të regjimit gjakatar të Khmerëve të Kuq të Kamboxhias. Kur e pyesin nëse do të kishte pranuar të mbronte edhe Adolf Hitlerin, ai buzë dhe përgjigjet: "Do të mbroja edhe Bushin po të donte, me kusht që të pranonte se ishte fajtor".

Verges është në Francë një nga avokatët më kontradiktorë dhe më të çuditshëm. Është një 83-vjeçar, që ruan ende sharmin e rinisë dhe përvojën e 50 viteve punë. Jeta e tij është ndër më të çuditshmet: ra në dashuri me një grua vrasëse, të cilës i doli në mbrojtje në gjyq, ka fërkuar shpatullat e gjithë monstrave, që nga Pol Poti, shoku Mao, apo Che Guevara.

Shërbimi Sekret Francez u mundua që ta hiqte qafe në vitin 1950. Në vitin 1970 u zhduk nga faqja e dheut për 8 vjet dhe kur u rishfaq të gjithë nisën ta thërrisnin: "avokati i djallit". Askush si ai nuk ka mundur të kalojë e të rikthehet nga bota e errët e plot hije e diktatorëve, vrasësve e kriminelëve të tjerë.

E nisi karrierën si një pasionant antikolonialist, që i doli në mbrojtje luftëtarëve algjerianë, të cilët kërkonin pavarësi nga Franca. Më pas i doli në mbrojtje të ashtuquajturit Barbie, ose "kasapi i Lionit", si dhe një numri të madh personazhesh shumë të dyshimtë afrikanë.

Punën e tij Zhak e ka lidhur gjithmonë me atë të Shekspirit: "Unë prezantoj personazhe të ndryshme në gjykatë dhe përpiqem që të bëj simpatik tek publiku, "juria", edhe vrasësin më të pamëshirshëm, duke kërkuar që të zgjoj te njerëzit një ndjenjë mëshire edhe për më monstruozin.

Përpiqem që të jap një justifikim për krimet e tyre, pavarësisht llojit të krimit". Por, personazhi më interesant është vetë avokati. Në Francë pritet të dalë një dokumentar për të këto ditë dhe ky fakt ka ngjallur shumë kuriozitet. Titulli i dokumentarit është: "Avokati i terrorizmit".

Pjesën më të madhe të kohës e kalon në Paris, në zyrën e tij të mbushur me kuti shahu, tapete persiane, libra, skulptura e dhurata të vyera të bëra nga klientë të ndryshëm. Për sa i përket filmit, ai thotë se do të shkojë vjedhurazi dhe fshehurazi në kinema të ndryshme dhe nuk do të sodisë filmin, por reagimet e njerëzve ndaj tij.

Është shumë kuriozë të dijë se çfarë mendojnë ata realisht për jetën dhe karrierën e tij. Një nga pikat më të errëta të karrierës është edhe fakti që ai ka mbrojtur një numër të madh maniakësh dhe monstrash, që kanë bërë krime epokale. Ai vetë nuk preferon që t‘i cilësojë klientët e tij si "monstra".

I gjithë thelbi i punës së tij për mbrojtjen e kriminelit nazist, Klaus Barbie në vitin 1987, ishte që të nxirrte në pah, edhe pse me shumë vështirësi, anën njerëzore të të akuzuarit. "Unë i thashë Klausit: dua që të të paraqes në dimensionin tënd njerëzor.

Ti nuk je një monstër. Nuk je i pafajshëm, por nuk mund të quhesh as monstër. Ti je një oficer i një ushtrie pushtuese në një vend që bëri rezistencë. Nuk je as më i miri dhe as më i keq nga ushtarët francezë që vranë e prenë në Algjeri, apo nga një oficer amerikan në Vietnam, apo ndonjë koleg rus në Kabul".

Sipas Zhakut, kur e trajton një të akuzuar si monstër, ke hequr dorë nga përpjekja për ta kuptuar atë dhe atë çfarë ka ndodhur. Nëse nuk tenton që të kuptosh se çfarë ka ndodhur e privon veten nga çdo lloj reflektimi dhe marrje mase parandaluese për të ardhmen, në mënyrë që krimet të mos përsëriten.

Avokati thotë se nëse amerikanët do të kishin reflektuar nga krimet e Vietnamit, apo francezët për krimet e bëra në Algjeri, atëherë me siguri rasti i turpshëm i burgut irakian të Abu Ghrabit nuk do të kishte ndodhur. Për sa i takon vetes, ai pranon se ka pasur një personalitet të dyzuar, të ndarë mes botës në zhvillim dhe Evropës.

Ka lindur në Tailandë dhe është biri i një mjeku francez dhe një gruaje vietnameze. I ati e la postin e tij si konsull i Francës, pasi martesat mes racave të ndryshme nuk lejoheshin nga autoritetet franceze të kohës dhe kështu avokati i ardhshëm u rrit në Reunion, ishull francez në Oqeanin Indian.

E ëma e la të vogël, ndërroi jetë kur ai ishte vetëm 3 vjeç. Prej saj trashëgoi një sens të fortë antikolonialist dhe drejtësie. Kur mbushi 17 vjeç doli vullnetar dhe shërbeu në forcat e Francës së Lirë të gjeneralit De Gaulle, periudhë gjatë së cilës fitoi reputacionin e një heroi.

Më pas, në Sorbonë ai u bashkua, për një periudhë të shkurtër kohe, me Partinë Komuniste dhe ishte drejtues i një lëvizjeje antikolonialiste studentore. Kur ishte student u njoh me Pol Potin, i cili më pas u bë lideri i Khmerëve të Kuq në Kamboxhia dhe zhduku me politikën e tij të egër thuajse gjysmën e popullsisë së vendit të tij.

Edhe Zhak ishte si studentët e tjerë kamboxhianë: shumë i heshtur, shumë i sjellshëm, karizmatik dhe me shumë edukatë. Në vitin 1957 bëri emër pas mbrojtjes që i bëri Frontit Algjerian për Çlirim Kombëtar, ose ushtrisë algjeriane të luftëtarëve të lirisë, që luftonin kundër kolonialistëve francezë. Ata vendosnin bomba në kafenetë e Francës, në restorante e vende publike dhe ishin të parët që nisën epokën e terrorizmit, 50 vjet më parë.

Gjatë kësaj periudhe ai ra në dashuri me klienten e tij, Djamila Bouhired, një terroriste bukuroshe dhe ikonë e revolucionit, e cila, pasi u kap, u torturua dhe u dënua me vdekje. Por kur pas shumë përpjekjesh ajo u lirua, të dy arritën të realizonin ëndrrën e tyre dhe të vinin kurorë.

Teknika e tij e mbrojtjes ishte që ta kthente sallën e gjyqit në një sallë debati mes palëve. Ai e sfidonte legjitimitetin e trupit gjykues dhe i bënte të gjithë që të shihnin përtej krimit, apo kriminelit, e të gjykonin për shkaqet e vërteta të tragjedive, në mënyrë që ato të parandaloheshin.

Pas gjyqeve të para të bujshme që e bënë të falshëm, ai do të vazhdonte me mbrojtjen e anëtarëve të tjerë të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës dhe të ashtuquajturës Ushtria e Kuqe Gjermane. Më pas, në vitin 1970, u zhduk nga qarkullimi.

Gruas dhe fëmijëve u tha se do të shkonte në Spanjë dhe që nga dita që doli nga dera e shtëpisë nuk u bë i gjallë për 8 vjet me rradhë. Një ditë të bukur e shohin sërish në Paris dhe sërish ai shfaqet në pozicionin e avokatit, duke e vazhduar gjithçka aty ku e kishte lënë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Për sa i përket filmit ai merret edhe me teoritë në lidhje me zhdukjen e Zhakut. Ku ishte? Me kë jetoi? Çfarë bëri? Si u rikthye dhe rinisi gjithçka nga e para? Këtyre pyetjeve vetë Zhak u përgjigjet shumë shkurtimisht: "Isha me pushime".

A mos vallë ishte në Kamboxhia për të konsultuar dhe këshilluar Pol Potin? Apo kishte shkuar në një trajnim të gjatë me KGB-në dhe kishte punuar për ta si agjent i fshehtë në Gjermaninë Lindore gjatë viteve të Luftës të Ftohtë?

Mos vallë kishte qenë agjent kinez në Kamboxhia dhe përfundoi për një kohë të gjatë në burg? Sipas një teorie, ai gjatë 8 viteve të zhdukjes ka qenë në kampet e stërvitjes së palestinezëve në Libi, Jemen e Jordani. Ka njerëz që thonë se e kanë parë të qarkullojë në Paris gjatë periudhës së zhdukjes së tij, por vetë avokati nuk pranon të japë asnjë detaj në lidhje me vitet e mbetura mister, apo me ato që ai i quan "pushimet e mia".

Ai nuk çuditet që askush deri më tani nuk ka mundur që ta zbulojë vendndodhjen e tij. "Ky është veçanërisht një dështim i madh për shërbimet tona të fshehta. Nuk e kuptoj ku e kanë profesionalizmin, pasi dikur kanë qenë shumë më të zotë".

Në vitin 1982, Zhak i doli në mbrojtje Magdalena Kopp të Grupit të Ushtrisë së Kuqe Gjermane, e cila ishte kapur në Paris me një sasi të madhe eksplozivi me vete. Ajo ishte e dashura e Karlos Çakallit - Iliç Ramirez Sançez, venezueliani që bëri karrierë duke vënë bomba, duke grabitur e marrë peng njerëz në emër të kauzave të ndryshme.

Sipas asaj që shfaqet në dokumentar, Zhak u dashurua edhe me klienten e tij gjermane, të cilën ai e vizitonte në burg çdo javë për t‘u marrë vesh për gjyqin, por edhe për të konsumuar lidhjen. Megjithatë, vetë avokati nuk e pohon një fakt të tillë, por thotë: "Mes meje dhe Kopp kishte shumë miqësi të thellë dhe gjithmonë miqësia mes një burri dhe një gruaje është diçka shumë e veçantë.

Por duhet ta kuptosh se nga vjen ajo miqësi. Kopp qëndroi në burg për 4 vjet rresht. Unë e vizitoja çdo javë, sepse ajo nuk dinte të fliste frëngjisht dhe në një burg femrash ka shumë më pak respekt për politikën se sa në një burg meshkujsh, ku gangsterët respektojnë terroristët.

Unë isha për të një ajër i pastër, që vinte nga bota me të cilën ajo i kishte shkëputur lidhjet. Një relatë e tillë krijon lidhje shumë të forta, lidhje që shkojnë përtej çdo lloj marrëdhënieje që lind dhe kultivohet në kushte lirie", thotë avokati. Kur më në fund gjermania fitoi lirinë, u rikthye te Karlos, i cili në vitin 1994 u mor peng në Sudan nga agjentët e fshehtë francezë dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Zhak thotë se ai ishte avokati i Karlosit për 5 muaj. Kur e akuzojnë për lidhje të mundshme e të fshehta me grupe të ndryshme terroriste, ai thotë se askush asnjëherë nuk ka mundur të provojë dyshime të tilla. Ai mohon edhe faktin që gjithçka që e ka bërë e ka bërë për para dhe se madje ka marrë sasira të konsiderueshme të hollash, sidomos për mbrojtjen që u ka bërë disa prej figurave më të korruptuara të kontinentit afrikan.

Mohon kategorikisht se është i interesuar vetëm për paratë, duke thënë se nuk ka në pronësi asnjë banesë të vetën dhe se fiksimi i vetëm që ka janë cigaret kubane dhe kostumet prej linoje. "Një avokat duhet të jetë i besueshëm dhe të jetë vetvetja.

Nëse nazisti Klaus Barbie do të më kishte kërkuar që ta mbroja për tezën e superioritetit të racës ariane ndaj racave të tjera, do t‘i isha përgjigjur pa ngurruar ‘jo‘, sepse në këtë mënyrë do të kisha hequr dorë nga parimet e mia. Kodi im moral ka të bëjë me dinjitetin dhe nderin njerëzor. Ka gjëra që një burrë që beson në nder nuk mund t‘i bëjë.

Kur më jepet një letër për ta dorëzuar, unë nuk e hap kurrë", thotë avokati. Ndër të tjera, ai thotë se është thjesht një njeri që njihet në shumë rrethe shoqërore franceze e më gjerë dhe nuk është një VIP i rëndomtë. Për sa i përket filmit dokumentar, ai është një film që kënaq gustot e të pasionuarve pas sekreteve dhe mistereve.

Në të avokati flet shumë për vetveten, por, nga ana tjetër, ka edhe shumë intervista të personave që ai ka mbrojtur. Edhe ata japin këndvështrimin e tyre për Zhakun dhe kështu tentohet të jepet një portret sa më i plotë i tij dhe të hidhet dritë në qoshet e errëta të një personaliteti dhe të disa fakteve jetike. Për kë e ka parë, Zhak në fund të filmit del shumë herë më misterioz dhe më i errët se sa në fillim të tij.

Ai është jashtëzakonisht i zgjuar, një manipulator i vërtetë i shpirtrave njerëzorë dhe i situatave të koklavitura. Në fund, ajo që të befason te një personazh si Zhak Verges, nuk është fakti që ai e kaloi jetën e tij duke mbrojtur diktatorë e kriminelë, por fakti i ndryshimit të tij rrënjësor nga një person idealist e kurajoz, në një person misterioz dhe me shumë të fshehta të errëta.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi