Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

C'jane magjite...magjia e bardhe dhe e zeze

Shko poshtë

C'jane magjite...magjia e bardhe dhe e zeze Empty C'jane magjite...magjia e bardhe dhe e zeze

Mesazh nga Rifat Wed Dec 14, 2011 8:42 am


C'eshte Magjia ..?

[You must be registered and logged in to see this link.]

Magji do të thotë: mrekulli, çudi, aftësi e jashtëzakonshme që ka dikush për të ndikuar tek tjetri etj., e sipas Franc Bardonit, ajo konsiderohet edhe si shkencë e shenjtë

Ky nocion, që ka një të kaluar shumë të largët e që përdoret edhe sot e kësaj dite në mbarë rruzullin tokësor, interpretohet në mënyra nga më të ndryshmet dhe zakonisht merret si sinonim i së keqes, por që në fakt nuk është plotësisht e vërtetë.

Magji do të thotë: mrekulli, çudi, aftësi e jashtëzakonshme që ka dikush, për të ndikuar tek tjetri etj., e sipas Franc Bardonit, ajo konsiderohet edhe si shkencë e shenjtë.

Siç dihet, në natyrë gjithçka rrezaton. Njeriu si qenie me komplekse ka llojin e veçantë të rrezatimit. Rrezatimi, sipas parimit të përgjithshëm të antipolaritetit, mund të jetë pozitiv ose negativ, tërheqës ose dëbues, i mirë ose i keq etj. Gjithashtu, rrezatimet varen edhe nga shkalla e zhvillimit të jetës shpirtërore të personit.

Mendimet, dëshirat, ndjenjat tona paraqesin burim shumë të madh të energjisë rrezatuese. Në qoftë se jeta jonë shpirtërore ka një drejtim të caktuar, atëherë edhe rrezatimet përkatëse kanë karakterin e vet të caktuar. E në qoftë se në të kundërtën, u nënshtrohen labiliteteve të ndryshme, atëherë edhe rrezatimet pasuese do t'u nënshtrohen oscilimeve të përhershme dhe dobësimit të tyre.

Drejtimi i caktuar i mendimeve (energjisë psikike), i drejtuar qoftë për të mirë, qoftë për të keq, në qoftë se ka karakter stabël, formon rrymë të fortë psikike, e cila rrezaton në rreth dhe formon tek rrethi ndjenjën e simpatisë ose antipatisë, dashurisë ose urrejtjes etj.

Kjo energji psikike është sikurse çdo lloj tjetër i energjisë, neutrale: as e mirë as e keqe, i mirë ose i keq është përdorimi i saj. Të dy këto komponentë e ndjekin njëri-tjetrin. Sikurse nata, që në mënyrë të pashmangshme ndjek ditën, po kështu edhe e mira zëvendëson të keqen në çdo hap. Dallimi qëndron vetëm në kuptimet individuale, sepse derisa diçka në sytë e dikujt është e mirë, për tjetrin ajo mund të ketë kuptim negativ.

Parimi i përgjithshëm natyror formohet nga e mira, ndërsa e keqja është prodhim i mospranimit të së mirës. Këtu pra, qëndron edhe esenca e magjisë. Në fushën e "Magjisë së Bardhë", vihen në dukje në rend të parë, lutjet e ndryshme, në të cilat: dëshira, besimi, dashuria dhe shpresa e koncentruar veprojnë në mënyrë magjike.

Kështu pra, secili mendim, në qoftë se është i pastër, intensiv dhe stabël, ka tendenca që të realizohet. Në qoftë se në këtë bindje ekziston edhe besimi i patundur se ajo do të plotësohet dhe se dëshira e caktuar do të realizohet, atëherë veç janë të plotësuara kushtet kryesore që të vijë gjer te realizimi i qëllimit.

"Magjinë e Bardhë" mund ta aplikojë vetëm ai individ, që ka arritur ta njohë vetveten, i cili ka transparent mendimin dhe esencën e jetës, si dhe me ushtrime të gjata dhe të mundimshme, ka arritur të koncentrojë gjithë forcën e vet psikike dhe ta përkryejë deri në atë masë mendimin sa që qëllimisht dhe vetëdijshëm ta përdorë me qëllim që t'i shërbejë së mirës.

Pra, "Magjia e Bardhë" vjen si rezultat i produktit të së mirës dhe operimet e saj janë: shërimet psikike, lutjet, largimet e vetive të paqendrueshme të karakterit, zhvillimin e aftësive mentale etj.

Ndërsa, për dallim nga kjo, "Magjia e Zezë" si rezultat ka produktin e së keqes. "Magjia e Zezë" ka për qëllim që të prishë dhe të shkatërrojë gjithçka që është lartësuar si e bukur dhe si e mirë, ashtu që e keqja të triumfojë mbi të mirën.

Veprimet e individit që zbaton "Magjinë e Zezë" janë të lidhura ngushtë me interesat materiale dhe plotësimin e motiveve nga sferat më të ulëta shpirtërore e sidomos ajo seksuale, nëpërmjet së cilës instiktet e shëmtuara dhe nervat e topitura duhet të gjejnë kënaqësi. I lidhur për këto veprime të llojit më të ulët, ai gjen kulmin e kënaqësisë në dhimbjet e huaja. Nderi, dinjiteti, dhembshuria, keqardhja janë ndjenja, të cilat qysh në fillim i shuan në vete.

Për lexuesin e rëndomtë kjo gjendje është e vështirë të kuptohet, sepse ajo është transcendentale, një gjendje e cila shumë vështirë kapet nëpërmjet pesë shqisave që i pranon shkenca bashkëkohore. Si krahasim mund të merret orgazma ku humbin kufijtë midis objektives dhe subjektives.

Në kohën e sotme, kur shkenca ka arritur përparime të mëdha në kërkimet teknike, industri, mjekësi etj, njeriu modern vështirë edhe pajtohet me këtë dukuri, që në biseda formale vlerësohet si marrëzi supersticioze (besim i kot), por, prapëseprapë në thellësitë e shpirtit të tij fshihet një dozë e misteriozitetit.

Lind pyetja përse?

Sepse gati të gjitha arritjet shkencore i plotësojnë vetëm nevojat tona materiale, fizike etj.! Po shpirti (psika) ku mbeti?

Ai mbeti në prapavijë. Gjithashtu, në prapavijë mbeti edhe ana etike e njeriu! Pra, shkenca harroi se pranë kauzalitetit fizik, ekziston edhe ai psikik dhe ai është shumë më i rëndësishëm për jetën e njeriut (këtë e vërtetojnë edhe kërkimet më të reja në lidhje me trurin, nga të cilat rezulton se truri i njeriut është një gjigant i fjetur dhe se kapaciteti i tij shfrytëzohet vetëm 4%).

Njeriu modern mashtrohet kur mendon se shkenca e kompjuterizimit do t'i zgjidhë të gjitha dilemat tona. Ajo me të vërtetë lehtëson jetën tonë elementare, por nuk i zgjidh dot të gjitha mungesat, përkundrazi, ajo na bën që t'i ndiejmë edhe më qartë ato...!

Por, edhe përkundër këtij mosbesimi, njeriut modern nuk i pengon që edhe sot, si para disa mijëra vjetësh, të lidhet ngushtë me disa dukuri për të cilat pikërisht ai shpreh dyshim, e në anën tjetër ato i ruan me xhelozi, si: bartjen e unazës në gisht, zinxhirit, shamisë etj. (si dhuratë nga më e dashura, nga miku, shoku etj.), për t'i sjellë, kujtim, fat, disponim, dashuri etj.

Po të shikohen zakonet e popullit, do të vërejmë se ato janë të mbushura me rituale magjike, të cilave ju përmbahet edhe ai, pra, njeriu modern. Në ato rituale dihet saktësisht secili veprim dhe kush duhet ta bëjë. Të gjitha këto veprime në të shumtën e rasteve kanë karakter pozitiv. Mirëpo, sikurse "Magjia e Bardhë", që disponon me veprime të shumëllojshme dhe shumëdrejtimëshme, ashtu edhe "Magjia e Zezë" operon me shumëllojshmëri ceremonish, rrjedhash e kahjesh për orientimin e mendimeve.

Për rituale magjike zakonisht përdoren pjesë të trupit dhe të rrobave. Duhet të vëmë re se të gjitha sekrecionet, si: jashtëqitja, urina, djersa, por edhe thonjtë, flokët, dhëmbët e sidomos gjaku e sperma, pas ndarjes, mbesin në gjendje okultike në raport me trupin, nga i cili e kanë prejardhjen, pasi ato përmbajnë energjinë rrezatuese të po atij trupi.

E siç e pamë edhe më lart, energjia e gjithmbarëshme natyrore përshkon në masë më të madhe ose më të vogël gjithçka që ndodhet në natyrë, pavarësisht se a janë qenie të gjalla apo të vdekura. Pasi që të gjitha këto gjëra (edhe njeriu me gjithë përbërjen e tij), u nënshtrohen këtyre lëvizjeve të pandërprera të grimcave, ato e pranojnë këtë energji, e absorbojnë, e transformojnë dhe në raste të caktuara, siç ndodh tek rastet e operacioneve magjike, edhe e emetojnë atë.

Këto operime magjike, të cilat në esencën e vet bazohen në aktivizimin e energjisë, nuk duhet të na çudisin, e sidomos sot, në kohën e zbulimeve të mëdha elektronike. Në mënyrë të njëjtë sikurse energjia e emetuar nëpërmjet radio-valëve, që bartet nëpër eter, që në radioaparatet pranuese të shndërrohet në zë ose fotografi, po kështu edhe energjia e pjesëve të ndryshme të trupit, e sidomos ajo psikike mund të shërbejë si detektor ose indikator.

Duhet të theksojmë se të gjitha dëshirat dhe mendimet tona paraqesin energjinë, e cila aq sa është e fortë, po aq nxit ndjeshmëri të pastër dhe të fortë. Gjithashtu, suksesi i ritualit është i lidhur ngushtë me kualifikimin moral, si të personit që operon me këtë lloj energjie, ashtu edhe të atij kundër të cilit është drejtuar ajo.

Sikurse te radio-valët, mendimi mund të rrezatojë më fortë ose më dobët, varësisht nga fuqia e energjisë me të cilën është i përcjellë. Në qoftë se emetimi është më i fuqishëm, edhe radio-valët do të transmetohen më larg, edhe pranimi i tyre do të jetë më i mirë. Kështu pra, edhe mendimi kur është më intensiv, veprimi i tij do të jetë më i fuqishëm...

Dhe së fundi dua të theksoj se, pavarësisht nga tempoja e jetës në shoqëritë e sotme ku ne jetojmë, e cila është aq e shpejtë, dinamike, automatike dhe e ngarkuar me mendime materialiste (sidomos në perëndim), synim themelor i secilës qenie njerëzore duhet të mbetet kultivimi i mendimeve dhe veprimeve pozitive.

Forca krijuese e njeriut, qoftë psikike apo fizike, është e pakufishme. Jeta e tij është shesh ku zhvillohen procese të panumërta emocionale, mendore e trupore, prandaj varet plotësisht prej tij se çfarë fare do të hedhë në kopshtin shpirtëror.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi