KREU I PARË : BANKAT DHE BANKIERËT
Faqja 1 e 1
KREU I PARË : BANKAT DHE BANKIERËT
[You must be registered and logged in to see this link.]A e dini se çka nuk mundet asnjëherë të kënaqet?
-Syri i pangopur - të gjitha bankat botërore nuk mund t’i plotësojnë dëshirat e tij.
Fjalë e urtë persiane
Sistemi bankar e ka nismën e tij në Babilon para rreth 3 mijë vjetësh. Shkaktar për zbulimin e tij
është ari. Pasi që ata të cilët kanë poseduar arin nuk kanë mund ta bajnë me vete metalin e rëndë, e
kanë lënë nën kujdesjen e ndonjë miku te i cili kanë pasur besim. Ndërsa ai u ka dhënë një copë
pergament ose lëkurë me nënshkrimin ose vulën e tij. Më vonë, çdonjëri që ia ka sjellë atë
vërtetim ruajtësit ka mund ta marrë arin. Gjatë kohës ky sistem bëhet i njohur. Njerëzit specialë e
gjithë më profesionalë bëhen ruajtës të arit dhe ata fillojnë t’i ruajnë arkat e shumë njerëzve të
pasur. Në participimet e tyre tregtare, pronarët e arit më vonë fillojnë që ata vërtetime t’i
ndërrojnë në mes veti, kështu që nuk ishte patjetër që ari të merrej prej ruajtësit. Bëheshin vetëm
ndërrime të pronarëve. Në këtë mënyrë te ruajtësi grumbullohej ari dhe gjërat e çmueshme. Edhe pse ky metal i shtrenjtë nuk ishte i tyre, ruajtësit fillojnë t’ua japin hua tregtarëve tjerë, të cilët iu
paguanin një përqindje për shfrytëzimin e tij. Më vonë këta ruajtës të arit dhe të gjërave të
çmueshme bëhen të njohur me emrin fajdexhinj.
Në shekullin e mesëm fajdeja u ndalua. Pak më vonë, në kohën e marshimeve kryqtare shumë u
rrit tregtia në Evropë, gjë që krijoi kushte për formimin e bankës së parë ndërkombëtare.
Aty kah gjysma e shekullit të XV Kosimo de Mediqi e themeloi një bankë ndërkombëtare me seli
në Firencë. Kjo ndoshta është banka e parë më e përkryer në atë kohë me përfaqësitë e saj në
qytetet e tjera italiane, si dhe në Avinjon dhe Londër. Në filialën romake banka i ruante llogaritë
dhe avoaret e papës. Fajdeja që e fitonte banka ishte 10 përqind.
Në shekullin XVI importohen prej Amerikës Jugore në Spanjë sasi të mëdha të arit, gjë që jep
idenë dhe mundësinë për kreditim. Gjatë këtij shekulli themelohen edhe bankat e para moderne,
prej të cilave disa ekzistojnë edhe sot e kësaj dite: Banko di Santo Spirito në Romë, Monte de
Peata në Napoli dhe Banko di Palermo në Sicili.
Këta banka e kanë finansuar tregtinë ndërkombëtare, grumbullojnë fitime të mëdha prej fajdeve
dhe më shumë prej dallimit të valutës. Faza më e rëndësishme në zhvillimin e bankave paraqitet
në momentin kur ata fillojnë të shërbehen me paratë e huaja dhe kur fillojnë t’i shfrytëzojnë
deponimet dhe kursimet e njerëzve. Ata iu paguajnë deponuesve njëfarë dhurate minimale, kurse
paratë e tyre ua japin njerëzve të tjerë, organizatave dhe shteteve me kamata shumë më të mëdha.
Shfrytëzohen mashtrime të ndryshme që përkojnë me emrat e bankave. Disa prej tyre janë
quajtur “Banka nacionale” për të qenë më bindëse dhe më stabile. Banka e parë e këtij lloji në
vitin 1674 e mori emrin Banka nacionale suedeze. Pas saj vijon Banka nacionale angleze në vitin 1694, kur një grup tregtarësh bënë marrëveshje që t’ia japin 1.200 milionë funta hua mbretit
Vilhelm III me 8 përqind kamatë. Përveç kësaj ata fitojnë edhe të drejtën e monopolit për të
botuar banknota dhe të pranojnë depozit.
Kah mesi i shekullit XVII Rothshildi sjell një sistem shumë më modern dhe më të përkryer
bankar. Ai i dërgon pesë djemtë e tij në kryeqytetet financiare të Evropës: në Paris, Vjenë, Napol,
Frankfurt dhe Londër.
Rothshildi formon edhe sistemin më të shpejtë komunikativ me pëllumba, korierë dhe agjentë të
vet.
Njëri ndër faktorët më të rëndësishëm për suksesin e Rothshildit është informimi i tij i gjerë i
jashtëzakonshëm politik dhe ekonomik. Ai i pari informohet për fitoren te Vaterloja, gjë që i
mundëson që nëpërmjet manipulimeve të mundshme tregtare të grumbullojë pasuri të mëdha.
Djemtë e tij bëhen bankierë privatë të kalibrit ndërkombëtar, financojnë hekurudha, shoqëri për
sigurime dhe projekte ndërkombëtare. Në atë kohë Rothshildët tashmë bëhen të zotët dhe
mësuesit e kapitalizmit ndërkombëtar.
“Paratë janë Zot të kohës sonë”, thotë filozofi Hajne, “kurse Rothshildi dhe djemtë e tij janë profetët e tij”.
Shumë shtete dhe qeveri evropiane kanë qenë të mvarur prej bankave të Rothshildit, posaçërisht
anglezët. Në vitin 1847 Rothshildët i japin para hua Irlandës për shkak të urisë së madhe që e
kishte përfshirë atë; e financojnë luftën e Krimesë dhe i japin mjete Anglisë që ta blejë gjysmën e
Kanalit të Suezit prej Egjiptit në vitin 1876.
Kreditanshtallt Banka në Vjenë e udhëhequr nga Solomon Rothshildi bëhet banka kryesore
depozitore e Austro-Hungarisë. Banka britanike e Rothshildit i financon minierat e arit në
Amerikën Jugore.
Prej mbarimit të luftërave të Napoleonit, në vitin 1815 e deri në fillim të shekullit XX, Londra ka
qenë qendër botërore financiare dhe qyteti më i pasur. Nga e tërë bota arrinin pasuri dhe para në
Londër, sepse konsiderohej se ai është vendi më i sigurtë dhe më i dobishëm për t’i deponuar
paratë, si dhe për të marrë hua. Në atë kohë depoziti në bankat e Londrës ishte 120 milionë funta,
përkundër atij në Nju-Jork i cili ishte 40 milionë funta, në Paris 13 milionë dhe në Gjermani 8
milionë.
Në atë kohë bankierët në Londër gëzonin respekt më të lartë. Zakonisht krediti dhe besimi
dorëzoheshin sipas trashëgimisë prej babës në djalin. Ndër bankierët dhe tregtarët që u vendosën
në Londër ishin edhe dy djemtë e tregtarit të njohur gjerman me rrobe Johan Beringut. Djali i tij,
Francisi, u bë i famshëm si një ndër bankierët më të mëdhenj në kohën e tij. Pas vdekjes, në vitin
1910, ai la pas veti një pasuri prej rreth shtatë milionë funta. Familja Beringovët, njësoj sikur
Rothshildët, ka pasur të drejtë të hyjë në qeverinë britanike, të cilën e kanë financuar. Përderisa
Rothshildët u orientuan nga Evropa, Beringovët u drejtuan nga bota e re - Amerika. Ata e
financuan bankën e Njujorkut në vitin 1823, shtetin e Luizianës dhe shumë të tjerë, i ndihmuan
hekurudhat amerikane dhe u bënë kreditorët më të mëdhenj amerikanë.
Rreth vitit 1880 të ardhurat e Beringovëve kanë qenë më të vogla se të Rothshildëve, por besimi i
njerëzve ndaj firmës ka qenë më i madh. Beringovët i japin shumë hua Argjentinës e cila kah viti
1880 shumë shpejt lulëzoi ekonomikisht dhe tërhoqi shumë emigrantë dhe kapital nga Evropa. Megjithatë, kah viti 1890 qeveria e korruptuar argjentinase e sjell vendin në një gjendje të
mjerueshme. Deponuesit dhe kursimtarët e humbën besimin e tyre. Filloi katastrofa financiare
dhe Beringovët bankrotuan. Kjo krizë la gjurmë në tërë botën, por më shumë humbën
investitorët e Londrës.
Kahmoti ari ka filluar të luajë rolin e dorës së parë në jetën ekonomike të shteteve. Baza e artë e
parave ka vlerë shumë të madhe. Vlera e metalit të verdhë është caktuar nga tregu i lirë, do të
thotë nga parimi i kërkesës dhe ofertës. Tash, megjithatë, gjendja krejtësisht ka ndryshuar. Vlera e
arit nuk caktohet më nga tregu i lirë, por nga pesë tregtarët më të mëdhenj botëror me ari. Dy
herë në ditë në Londër, në kabinetin e “Rothshildit dhe dijve të tij” tubohen ata pesë magnatë
dhe e caktojnë çmimin e arit me të cilin atë ditë ai do të shitet dhe do të blehet.
Pasi që ari ka qenë dhe gjendet në sasi shumë të kufizuara, në arka pothuajse është e
pamundshme të bëhen keqpërdorime me të.
E gjithë ajo që paramendoi njeriu mund të jetë shumë e çmueshme dhe e dobishme, po qe se
shfrytëzohet drejtë, por mund të bëhet edhe përbindësh.
Shumë magacionerë të pandershëm, bile edhe sundimtarë, kanë menduar se si ta shfrytëzojnë atë.
Një rast klasik në lidhje me këtë ka ndodhur midis viteve 1716 dhe 1722 në Francë. Kjo është
nisma e të gjitha manipulimeve financiare që ekzistojnë dhe shfrytëzohen deri më sot.
Pas vdekjes së “Mbretit diell” Luj XIV në vitin 1715, Franca u gjet para bankrotimit të
tërësishëm. Ky mbret i Francës për dallim nga të tjerët nuk synoi të arrijë famë me anë të
luftërave. Ai ka pasur për qëllim që të mbahet mend sundimi i tij me madhështi dhe shkëlqim, të shquhet si udhëheqës i klasicizmit francez. Ai me të vërtetë arriti ta bëjë një gjë të tillë duke e
ngritur jashtëzakonisht shumë prestigjin e Francës në çdo aspekt jo vetëm si fuqi politike, por
edhe si një ndër kombet më të kulturuara. Megjithatë, ai të gjithë këtë e arriti me shkatërrimin
ekonomik dhe financiar. Pas tij Franca mbeti borxh 3 miliardë funta (përafërsisht aq franka të
sotshme).
Një irlandez i gjykuar për vrasje arrinë të strehohet në Francë dhe ta bindë qeverinë franceze se
është në gjendje ta shpëtojë ekonominë e saj. Në atë kohë bankat private e kontrollonin
furnizimin e vendit me para në të cilat ishin të deponuara sasi të nevojshme të arit. Ari ka qenë i
kufizuar dhe nuk ka pasur mundësi të lëshohen më shumë para se sa kanë pasur mbulesë ari.
Irlandezi i cili quhej Zhan Lou fiton të drejtë ekskluzive me dekret mbretëror që ta furnizojë
shtetin me para. Ai lëshoi në qarkullim më shumë para se sa kishin mbulesë të vërtetë ari dhe në
këtë mënyrë për një kohë të shkurtër i lau borxhet e shtetit. Të gjithë e lavdonin si gjeni të
ekonomisë pa e pasur të qartë se çka do të ndodh më vonë. Teprica e parave që i lëshoi ai në
qarkullim e zvogëloi si tërësi vlerën e vërtetë të parave. Sundimtarët, si dhe Zhan Lou, shashtisen
dhe e rritin mjaft dallimin e parave, gjë që shkakton rritjen e çmimeve të mallrave, të shërbimeve
dhe të gjërave tjera në përgjithësi. Si rrjedhojë e saj paraqitet inflacioni dhe kriza ekonomike.
Zhan Lou ikë nga Franca, kurse shteti e ndalë lëshimin e rrejshëm të parave në qarkullim.
Mënyra tjetër nga e cila janë dëmtuar njerëzit janë edhe monedhat e arta dhe të argjendta.
Përderisa metalet e çmueshme janë deponuar në monedha të vlerës së njëjtë, njerëzit nuk janë
dëmtuar. Mirëpo, bankat private dhe ato që kanë pasur dhe kanë monopol mbi paratë fillojnë që arit t’i shtojnë përzierje të ndryshme si bakër dhe metale tjera të padobishme, gjë që e zvoglon
vlerën e vërtetë të parave dhe në këtë mënyrë bankat pasurohen pa masë në llogari të njerëzve.
Perandoria e hershme romake e ka praktikuar sistemin e njëjtë. Monedhat e tyre të para kanë
përmbajtur 60 përqind argjend të pastër, pas kësaj gjatë 60 vjetëve të ardhshëm në shenjat e
monedhave të tyre ka vetëm mbeturina të argjendit. Ata hyjnë në qarkullim dhe i zëvendësojnë
paratë.
Mënyra tjetër e inflacionit shkaktohet atëherë kur shteti i mbledh të gjitha monedhat e arta dhe të
argjendta dhe i ndërron me monedha të ndonjë metali më të lirë, siç është bakri, alumini, etj. I
tillë është rasti në SHBA në kohën e administratës së Lindon Xhonsonit. Njësoj është edhe me
banknotat të cilat, ashtu sikur edhe monedhat, nuk kanë kurrfarë mbështetje ari.
Shtetet e Bashkuara kanë pasur mbështetje ari të parave deri në prill të vitit 1933, kur kryetari
Ruzvelt jep urdhër që të gjithë amerikanët ta dorëzojnë arin e vet dhe monedhat e arta të
Rezervës federale, e cila i paguan me banknota të letrës. Ligji për mosdorëzimin e arit në banka ka
paraparë 10 mijë dollarë dënim dhe 10 vjet burgim. Pasi që pjesa më e madhe e arit u tubua, në të
njëjtin vit kryetari Ruzvelt bën devalvimin e dollarit duke thënë se shteti duhet ta blejë arin e
njëjtë prej Rezervës shtetërore me çmime më të larta. Kjo do të thotë se banknotat të cilat njrëzit
sapo i morën tashmë u ra vlera përreth 30 përqind, kurse “Rezerva federale” me ndihmën e
kryetarit vetëm për pesë muaj fiton sasi të mëdha të pasurisë. Njësoj veprohet edhe me argjendin.
Ruzvelti e dyfishoi vlerën e tij dhe ndihmësi i tij Bernard Baruhi, i cili kontrollonte një të tretën e
furnizimit botëror me argjend, e shfrytëzoi mirë këtë shërbim të kryetarit. Motiv i kësaj ka qenë
që të ndihmohen minierat e argjendit në Amerikë. Kryetari i komitetit bankar, Luis Mak Fadeni, në kongres e akuzoi oficialisht marrjen e arit si një
aksion i përgatitur në mënyrë speciale në favor të bankave ndërkombëtare. Pasi që kongresmeni
ka qenë mjaft autoritativ dhe me ndikim për ta asgjësuar këtë veprim, pas dy orvatjeve të
pasuksesshme për ta vrarë, ditën e debatimit në Kongres ai në foltore bie dhe vdes,
paramendohet - prej helmimit.
Nuk është e preferueshme që të investohet në ari, sepse shteti gjithmonë mund ta marrë atë në
mënyrë të plotë ligjore. Në SHBA, si dhe në shumë shtete tjera, ekzistojnë ligje të cilët i japin të
drejtë shtetit që në rast nevoje ta mbledhë arin prej qytetarëve.
Shteti po ashtu ka fuqi që të shkaktojë hiperinflacion, duke lëshuar në qarkullim në mënyrë të
jashtëzakonshme një numër të madh të parave të letrës. Rast i këtillë ka ndodhur në Gjermani pas
Luftës së Parë Botërore. Gjermania duke shtypur sasi të mëdha të banknotave e asgjësoi vlerën e
markës. Shkak kryesor i kësaj kanë qenë riparimet e imponuara nga kontrata e Versajit - 269
miliardë marka është dashur të paguhen për katërdhjetë e dyvjeç pagesa.
Në vitin 1923 Rajhbanka lëshoi në qarkullim 93 kvintilionë marka të letrës. Kjo shkaktoi rritjen
astronomike të çmimeve të tregut: një vezë arrinë çmimin 80 miliardë marka, kurse një kilogram
patate - 100 miliardë marka.
Ky inflacion i tmerrshëm e solli edhe Hitlerin në pushtet. Populli, i cili kishte rënë në një gjendje
shumë të vështirë, kërkonte rrugëdalje. Hitleri, njëri ndër kandidatët e mundshëm për pushtet,
premtoi se menjëherë do ta ndalë inflacionin dhe se do t’i përmbush reparimet e imponuara nga
kontrata e Versajit.
Hiperinflacioni në Gjermani pothuajse e zhduku klasën e mesme e cila paraqitte shumicën e
popullatës. Pikërisht ajo e përkrahu ardhjen e Hitlerit në pushtet më shumë për shkak të
premtimeve të tij.
Në fillim të shekullit tonë një punëtor amerikan paguan shumë më pak tatime dhe jeton pothuajse
pa borxhe. Momentalisht tatimet dhe borxhet e tij janë pothuajse tre të katërtat e të ardhurave të
tij. Kur është fjala për amerikanët dhe për njerëzit e vendeve perëndimore, fantazia është e
madhe. Kështu ka qenë edhe jeta ime, kështu është edhe e shumicës së njerëzve që jetojnë në
vendet lindore. Megjithatë, realiteti është ndryshe, edhe atë shumë më i dhembshëm. Secili lufton
që të zë orë plotësuese pas orarit të punës. Fëmijët ende pa arritur moshën e pjekurisë punojnë si
shpërndarës të gazetave ose nëpër farma bujqësore. Nxënësit dhe studentët punojnë dhe
përmbahen vetë. Nuk kam takuar ndonjë amerikan i cili nuk ka marrë borxh qoftë për automobil,
për shtëpi ose për kartëkreditore. E gjithë kjo është borxh i sistemit ekzistues kreditor me para.
Në të vërtetë çka paraqet ky sistem?
Paratë i bën njeriu. Prej asgjëje bëhet diçka. Një copë letër pothuajse pa kurrfarë vlere shtypet me
numra të ndryshëm. Kjo na jep mundësi të blejmë automobil, bile edhe shtëpi mvarësisht prej
madhësisë së numrave të shtypur. Ata të cilët i prodhojnë paratë në fakt fitojmë shumë më shumë
në krahasim me amerikanin e rëndomtë, fitimi mesatar ose të ardhurat neto të të cilit arrinë rreth
5 përqind, përderisa fitimi i prodhuesve të parave është i pakufizuar. Vlera prodhuese e një
banknote (letra dhe shtypja) prej një dollari ose prej 10 mijë dollarësh nuk është më tepër se 1-2
centë.
Sistemi i parave jo që është shumë i domosdoshëm, por edhe i pazëvendësueshëm për një shoqëri
njerëzore që të jetojë pa të.
Çfarëdo industrie qoftë do të ishte e pamundshme që të zhvillohet pa para. Ekonomitë bujqësore,
familjet ose individët e veçanë do të jetonon rreptësisht të kufizuar, do të prodhonin pasuri vetëm
për vete. Askush nuk do të prodhonte më tepër, sepse nuk do të kishte çka t’i bënte. Nuk do të
mund të mendohej funksionimi i çfarëdo administrate qoftë. Pa sistem të parave do të duhej të
kthehemi mijëra vjet mbrapa dhe të jetojmë ashtu siç kanë jetuar fiset më parë. Paratë janë
potencial i shoqërisë së civilizuar. Po qe se paratë eleminohen ose zvogëlohet qarkullimi i tyre,
rezultatet do të jenë katastrofale. Fitohet depresion. Një depresion i tillë ka qenë krijuar
artificialisht në Shtetet e Bashkuara në vitin 1930 prej bankierëve. Në atë kohë në SHBA asgjë
nuk iu ka munguar. Industria ka qenë në një nivel shumë të lartë, ka pasur farma frytdhënëse,
sistem të mrekullueshëm hekurudhor, ka ekzistuar sistemi më i mirë komunikativ në botë, i cili ka
shfrytëzuar telefonin, teleprinterin, radion dhe sistemin postal shtetëror i cili funksiononte shumë
mirë i paprekur prej shkatërrimeve luftarake.
E vetmja gjë që iu mungonte SHBA-ve në vitin 1930 ka qenë furnizimi i rregullt dhe i
mjaftueshëm me para që ishin të domosdoshme për ndërrim dhe tregti. Pasi që bankat i tubojnë
të gjitha paratë dhe nuk i lëshojnë në qarkullim, e gjithë tregtia bllokohet. Fubrikat nuk janë në
gjendje t’i shesin prodhimet, sepse konsumatorët nuk kanë kurrfarë parash. Punëtorët lirohen nga
puna, kështu që paraqitet papunësia më e madhe që mbajnë mend Shtetet e Bashkuara. Përgjigjja
dhe arsyetimi i bankierëve ishte: “Kohërat janë të vështira dhe nuk ka para”.
Mbasi njerëzit nuk e kuptojnë këtë sistem eksploatimi, ata lejojnë të grabiten egërsisht. Bankat
bënë ekspropriacionin e mijëra tokave të farmerëve, për shkak se ata nuk qenë në gjendje t’i
paguajnë këstet e mara hua. Shumë njerëz i humbën të gjithë mallërat dhe kursimet.
Të njëjtat banka të cilat vetë i shtypnin paratë, e pohonin se nuk ka para, pas vetëm disa vitesh
lëshuan në qarkullim miliarda dollarë dhe e përgatitën Luftën e Dytë Botërore.
Vetëm për disa vjet SHBA-të kalojnë prej njërit ekstremitet në tjetrin, prej papunësisë dhe
bllokimit të tërësishëm - në kapacitet të plotë të prodhimtarisë luftarake. Përderisa farmat nuk
kanë mundur të prodhojnë ushqim për popullatën, fabrikat kanë filluar të prodhojnë në sasi të
mëdha uniforma dhe rezerva luftarake. Lëshuarja e papritur e parave në qarkullim rrënjësisht e
ndryshon jetën. Farmerët fillojnë t’i shesin prodhimet e tyre, fabrikat e organizojnë punën e tyre
me ndërrime, sërish fillojnë të punojnë minierat. Depresioni merr fund. E vërteta del në shesh -
mungesa e parave që e shkaktuan bankat e shkaktoi depresionin.
Ky dhe shumë shembuj tjerë dëshmojnë se paratë duhet të prodhohen dhe të kontrollohen vetëm
nga shteti i cili i mbron interesat e banorëve të vet.
Në SHBA rasti është krejtësisht i kundërt. Paratë prodhohen dhe kontrollohen prej Rezervës
federale e cila nuk është asgjë tjetër, por vetëm një organizatë private.

Lupi- Vip Forumi
- Numri i postimeve : 20
Points : 110
Reputation : 0
Join date : 10/12/2011
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi