Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Antisemitizmi, urrejtja më e vjetër në botë

Shko poshtë

Antisemitizmi, urrejtja më e vjetër në botë Empty Antisemitizmi, urrejtja më e vjetër në botë

Mesazh nga Rifat Sun Mar 04, 2012 6:54 pm


Antisemitizmi, urrejtja më e vjetër në botë



Antisemitizmi, urrejtja më e vjetër në botë Belsen01

Antisemitizmi është forma më e vjetër dhe më e përhapur e fanatizmit në botë. Ai ka ekzistuar për mijëra vjet, ngre kokë në kohët e krizave ekonomike dhe prosperitetit. Del në sipërfaqe në vendet ku ka shumë pak ose aspak hebrenj.

Me kalimin e viteve, ndyrësia e Holokaustit sikur po zbehet nga kujtesa kolektive. Një nga manifestimet moderne të anti-semitizmit sot është mohimi i Holokaustit, apo minimizimi i ndikimit të tij.

Nga ana tjetër, presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, vazhdimisht ka premtuar një Holokaust të dytë, duke u kërcënuar të zhdukë shtetin e Izraelit.

Megjithatë, historia tragjike e përvojës së hebrenjve dhe sfidat që burojnë nga antisemitizmi, nuk i kanë zbrapsur ata që janë të përkushtuar ta luftojnë. Disa dhjetëra aktivistë të të drejtave të njeriut, historianë dhe përfaqësues të qeverive, u tubuan më 23 dhe 24 mars në Pragë, në konferencën e OSBE-së, me temën “Luftimi i Antisemitizmit në Diskursin Publik”.

Tubimi që u mbajt në Ministrinë e Jashtme të Çekisë u organizua nga Lituania, kryesuese e radhës e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

“Është turp që duhet të merremi me antisemitizmin 66 vjet pas disfatës së Gjermanisë Naziste”, tha zëvendësministri i Jashtëm çek, Jirzhi Shnajder, në hapje të konferencës. Ai e krahasoi antisemitizmin modern si “helm të vjetër në shishe të reja”.

Hana Rozental, e dërguara e posaçme e Shteteve të Bashkuara për monitorimin dhe luftimin e antisemitizmit, tha se në vitet e fundit, në Evropë ka pasur rritje të incidenteve antisemite.

Sondazhet e bëra para krizës financiare tregojnë se rreth 40 për qind e njerëzve besojnë se hebrenjtë “kanë tepër pushtet në biznes”.

“Unë kryesisht fokusohem në Evropë. Evropa ka histori të keqe me nacionalizmin dhe antisemitizmin. Shohim një valë të re të nacionalizmit dhe kuptohet se shohim edhe rritje të antisemitizmit”, tha Rozental.

Shkollarët vërejtën se vendet evropiane kanë bërë mjaft për ta pranuar kompleksitetin e së kaluarës në Holokaustin, por në një ekspozitë në konferencë u apostrofua përvoja e hebrenjve të Lituanisë.

Antisemitizmi, urrejtja më e vjetër në botë 6921_a3407d532106b6bfb3031bd7c4b1dc46

Konstanti Gebert, kolumnist i së përditshmes polake “Gazeta Viborça”, tha se ekspozita e minimizon bashkëpunimin e lituanezëve gjatë Holokaustit, ku u vranë rreth 90% e hebrenjve të Lituanisë.

Gubert gjithashtu tha se ekspozita ka dështuar ta pranojë ndihmën që komuniteti mysliman i Lituanisë ua ka ofruar hebrenjve.

“Është e vërtetë se shumica e atyre që i shpëtuan hebrenjtë, ishin të krishterë. Por, fatkeqësisht është gjithashtu e vërtetë se shumica e atyre që i vranë hebrenjtë, ishin të krishterë. Ajo që nuk përmendet janë komunistët dhe myslimanët lituanezë që në mënyrë aktive shpëtuan hebrenj gjatë luftës”, tha Gubert.


Shqipëria ndryshon mendjen e imamëve

Në botën arabe dhe myslimane, antisemitizmi është më i përhapur se kudo tjetër. Atje, klerikë prominentë dhe madje zyrtarë të qeverive zyrtarisht i mbështesin mesazhet që bëjnë thirrje për një Holokaust të dytë.

“Glorifikimi i Holokaustit është më e dhimbshmja për të gjithë ne. Shohim se si në Lindjen e Mesme, klerikët, duke parë në kamerë, respektivisht në sytë e dhjetëra miliona ithtarëve, thonë: ‘Hitleri ishte i madh, Holokausti ishte i mrekullueshëm dhe me dëshirën e Zotit, ne do të mund të jemi në gjendje ta mbarojmë punën”, tha Rozental.

Për ta luftuar antisemitizmin e përhapur në botën myslimane, kohë më parë Rozental solli tetë imamë në Aushvic. Dy prej tyre ishin mohues të zëshëm të Holokaustit.

“Ishin pesë ditë torturuese për mua, ishte sfida më e madhe që e kisha pasur në jetë”, u shpreh Rozental.

Imamët nuk e dinin se Shqipëria, një vend kryesisht mysliman, i kishte shpëtuar të gjithë hebrenjtë e saj gjatë Holokaustit.

Rozental mendon se ky leksion i historisë i bëri imamët që të mendojnë më ndryshe për antisemitizmin, që u ishte ngulitur nga lindja.

Pas vizitës, disa klerikë nënshkruan një deklaratë ku e dënojnë mohimin e Holokaustit dhe antisemitizmin në të gjitha format. Rozental shpreson ta përsërisë këtë taktikë edhe në të ardhmen

burimi...Radio Evropa e Lire
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi