Rendi i ri ekonomik europian
2 posters
Faqja 1 e 1
Rendi i ri ekonomik europian
Rendi i ri ekonomik europian
[You must be registered and logged in to see this link.]
Krizat ekonomike janë një domosdoshmëri për rigjallërimin dhe ristrukturimin e ekonomisë dhe politikës. Janë si update-imet e software-ve dhe reboot-et që ne u bëjmë vazhdimisht kompjuterëve tanë. Kriza më e madhe ekonomike e shekullit XX – Depresioni i Madh i viteve ’29-’30, solli një produkt shumë pozitiv në ekonominë botërore.
Ai solli, “de-facto”, rënien e sistemit të pastër kapitalist “lasses-faire” (free market), të inspiruar që në 1680-n nga ministri francez i Financave, René de Voyer dhe detyroi me dhunë ekonomike ripozicionimin e sistemeve ekonomike drejt qendrës. Pavarësisht se Keynes e paralajmëroi që në vitin 1926 në librin “Fundi i Laissez-Faire”, vetëm Depresioni i Madh e bëri këtë realitet.
Si pasojë e krizës u ndërtuan sisteme ekonomike më eficiente dhe më njerëzore, që nga “New Deal” i Roosvelt apo korporatizmi italian i viteve ’30 apo dirigjizmi francez i pas Luftës së Dytë Botërore apo sistemet korporatiste të shumë shteteve të fuqishme të Azisë Juglindore, që funksionojnë me një sukses absolut dhe sot që flasim. Këto sisteme, që sot i thërrasin sipas Wilhelm Röpkes e Harold Macmillan – “The Third Way” (Rruga e Tretë), sollën zhvillime të shpejta dhe të qëndrueshme ekonomike.
Baza ideologjike e përbashkët e gjithë këtij sistemi me emra të ndryshëm erdhi nga doktrina katolike e bashkëpunimit, dhe jo e luftës midis klasave apo nga pjekuria mijëravjeçare e kulturave aziatike. Për zbatimin e këtij sistemi hibrid midis kapitalizmit klasik e socializmin klasik në vende të ndryshme u përdorën mekanizma ekonomikë e politikë të ndryshëm: p.sh., në SHBA, Roosvelt themeloi Federal Deposit Insurance Corporation, Federal Housing Administration, Social Security System, Securities and Exchange Commission, Fannie Mae etj.
Në Itali, Mussolini mekanizmin kryesor të rimëkëmbjes ekonomike kishte “Istituto per la Ricostruzione Industriale” (IRI). Dirigjizmi francez arriti suksese ekonomike duke përdorur “teknokracinë meritokratike” në një seri institucionesh, të cilat bënë që Franca të përjetonte një boom ekonomik 30- vjeçar (1945-1975) me një rritje vjetore ekonomike nga 4,5%.
Por ç’të mirë po na sjell kriza e sotme ekonomike?
Për mua, drita në fund të tunelit tregon dy gjëra shumë pozitive:
a – RENDIN E RI EKONOMIK EUROPIAN
b – LIDERIN E RI TE EUROPES
A – Kriza e tanishme ekonomike zbuloi shumë defekte të shumë ekonomive, që nga ajo amerikane, deri te pikat e dobëta të ekonomive europiane, si mekanizmi i euros dhe mospërputhje të tij me gjendjet e ndryshme të ekonomive europiane e kryesisht të vendeve të ashtuquajtura “PIGS” (Derrat) – Portugalia, Italia, Greqia dhe Spanja.
Kjo krizë në Europë tregoi nevojën e një ridizajnimi të sistemit, një lloji të ri inxhinierie financiare të përshtatshme për kushtet e Europës me shumë shtete. Dhe me ç’po shikojmë, kjo po bëhet realitet. Rrugëzgjidhja e krizës greke e vërteton këtë.
Në konceptin klasik, rrugëzgjidhja më e mirë ekonomike për Greqinë do të ishte dalja nga euroja, falimentimi dhe rimëkëmbja e ekonomisë greke sipas mundësive të saj fiziologjike, e jo me “serumet” e paketës së ndihmës europiane. Këtë rrugëzgjidhje do ta përzgjidhnin që nga studentët deri te më ekspertët e ekonomisë. Madje këtë gjë e kuptojnë fare mirë edhe zjarrvënësit e sheshit “Sintagma”.
Por, Merkel e Sarkozy mendojnë ndryshe. Jo vetëm si ekonomistë, por dhe si strategë me vizion. Me masat qindra miliardëshe të shpëtimit të euros, ata nuk po shpëtojnë Greqinë, por euron – instrumentin bazë të rendit të ri ekonomik europian. Nuk arrij ta kuptoj saktë inxhinierinë e tyre ekonomike, mbase dhe ata vetë nuk e kanë përfunduar dizajnimin, por në thelb e kuptoj që euroja është instrumenti më perfekt për të bashkuar realisht Europën e idealeve të De Gasperit, Monnet, Schumman, Adenauer, Mitterand, Kohl etj.
Nuk besoj që unifikimi i Europës mund të arrihet nga ana kulturore. Madje, për mua, kjo do të qe tragjike. Do të qe një mekdonaldizim i Europës. Bukuria e Europës qëndron te diversiteti kulturor. Europa s’do të ishte më e bukur nëse italianët do të silleshin si gjermanë, apo gjermanët si grekë.
Elementi bazë strategjik unifikues – euroja është emëruesi i përbashkët i çdo veprimtarie ekonomike europiane ose interesi bazë i çdo europiani. Mirëqeverisja e euros do të thotë mirëqeverisje e Europës.
Por, duke vendosur protokolle të sakta për menaxhimin e euros, arkitektët e sistemit të ri europian vendosin standarde më të larta ekonomike, politike, legjislative, ekologjike, disiplinë financiare, kulturë pune, mekanizma kontrolli e plane kursimi për vendet pjesëmarrëse dhe kandidate në euro.
Nevojën e vendosjes së këtyre standardeve e tregoi më së miri kjo krizë ekonomike e politike, ku shtete si Italia, Greqia, Spanja, qenë të detyruara që të largonin nga drejtimi i tyre drejtues populistë, profanë apo dhe sharlatanë dhe t’ua dorëzonin timonin “teknokracisë meritokratike” me njerëz seriozë të shkencës, si Monti e Papadhimos, që kanë integritetin dhe dijenitë e nevojshme mbi mekanizmat ekonomikë.
Besoj se vetëm nëpërmjet mekanizmit – euro vendet më të zhvilluara të Europës mund të nxisin vendet më pak të zhvilluara të Europës, jo vetëm në përmirësimet ekonomike, por dhe ato politike e sociale. Moslënia e Greqisë të falimentojë sipas mënyrës klasike, korrektimet e politikave monetare të Italisë, Spanjës, Portugalisë, por dhe të vendeve jashtë euros, si Hungaria, tregon që “de-facto” mekanizmi i ri unifikues euro po vepron aktivisht. Ky është një zhvillim shumë pozitiv.
Nga ana e arkitekturës, euro është një platformë e hapur shumë demokratike konkurrimi midis ekonomive të vendeve të Europës, por dhe shumë impenjative. Kjo platformë është njësia bazë e një lloji të ri inxhinierie ekonomike me prerje sipas kushteve të Europës, që e forcon shumë ndikimin e institucioneve europiane në ekonominë e Europës dhe rrit nga ana strategjike konkurrueshmërinë e ekonomisë europiane globalisht.
B – Kriza nga pikëpamja e menaxhimit të Europës zbuloi dhe nevojën e një udhëheqjeje të fortë të saj, ndryshe nga tradita e saj me institucione “kolegjiale” jo shumë të forta.
Aleanca funksionale franko-gjermane dhe lidershipi serioz gjerman mbi euron janë faktorë themelorë stabiliteti të euros dhe të Europës. Kjo garanton që Europa po kalon në një maturi të re politike dhe ekonomike me një “software” të ri. Po kalon në rendin e ri ekonomik europian të udhëhequr nga Gjermania.
Dhe ja sa qartë e përkufizon këtë nevojë lidershipi, ministri i Jashtëm polak, Radek Sikorski (gjatë vizitës në Gjermani):
“Unë kërkoj nga Gjermania që për interes të saj dhe tonin të ndihmojë eurozonën të mbijetojë dhe të pasurohet. Ju e dini fort mirë që askush tjetër përveç jush s’mund ta bëjë këtë. Unë mund të jem ndoshta i pari ministër i Jashtëm polak që e them këtë, por ja po jua them: unë i druhem më pak fuqisë gjermane, sesa i druhem mosveprimit gjerman. Gjermania është kombi pa të cilin Europa nuk bën dot”.
Këto fjalë risiguruese nga një rival tradicional i Gjermanisë, tregojnë rëndësinë e lidershipit gjerman dhe besueshmërinë e partnerëve europianë ndaj saj.
Kam bindjen që kriza ekonomike po sjell zhvillime shumë pozitive në sistem dhe në drejtim për Europën e Bashkuar, por dhe për ne afër saj.
G.Selenica
Re: Rendi i ri ekonomik europian
Banka Qendrore Evropiane
[You must be registered and logged in to see this link.]
Nje nga shtyllat per ndertimin e rendit te ri Europian eshte edhe Banka Qendrore.Me poshte pak histori per kete banke..
Banka Qendrore Evropiane (ECB) (ang: European Central Bank) është një nga bankat qendrore më të rëndësishme në botë, përgjegjëse për politikat monetare për 16 vendet anëtare të Eurozonës. Ajo u themelua nga Bashkimi Evropian (BE) më 1998 me qendër në Frankfurt, Gjermani.
Paraardhëse e BQE-së ishte Instituti Monetar Evropian (IME). Ai u themelua në fillimin e fazës së dytë të Unionit Ekonomik dhe Monetar të Bashkimit Evropian (UEM) për t'u marrë me çështjet tranzicionale të vendeve që do të adopting euron dhe për të përgatitur krijimin e BQE-së dhe Sistemit Evropian të Bankave Qendrore (SEBQ). Vetë IME-ja mori përsipër nga Fondi Evropian i Bashkëpunimit Monetar (FEBM).
BQE-ja e zëvendësoi formalisht IME-në më 1 Qershor 1998 nga virtyti i Traktatit të Maastrichtit, sidoqoftë ajo nuk i ushtroi të gjitha fuqitë deri në prezantimin e euros më 1 Janar 1999, duke sinjalizuar fazën e tretë të UME-së. Kjo bankë ishte institucioni i fundit i nevojitur për UME-në, siç përshkruhej nga raportimet e Pierre Werner dhe Presidenti Jacques Delors.Ajo u themelua më 1 Qershor 1998.
Presidenti i parë i Bankës ishte Wim Duisenberg, ish-presidenti i Bankës Qendrore Holandeze dhe Institutit Monetar Evropian. Përderisa Duisenberg kishte qen kreu i IME-së (pas Alexandre Lamfalussyit nga Belgjika) pak para se BQE-ja të krijohej, Qeveria franceze dëshironte që Jean-Claude Trichet, ish kreu i Bankës Qendrore Franceze, të bëhej presidenti i parë i BQE-së.
Francezët thoshnin se, meqë BQE-ja do të vendosej në Gjermani, presidenti i saj duhet të ishte francez. Kjo u kundërshtua nga qeveritë gjermane, holandeze dhe belge që e shihnin Duisenbergun si garantues të një euroje të fortë. Tensionet u parandaluan nga një marrëveshje xhentelmenësh sipsas së cilës Duisenberg do të tërhiqej para përfundimit të mandatit të tij, për tu zëvendësuar nga Trichet. Ngjarje që ndodhi në Nëntor 2003.
Ka pasur tensione edhe lidhur me këshillin ekzekutiv të BQE-së, ndërsa Britania e madhe kërkonte një ulëse megjithëse nuk e kishte adoptuar valutën e përbashkët. Nën presionin e Francës, këto ulëse iu caktuan tri anëtarëve kryesorë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Spanja kërkoi të njëjtin trajtim dhe iu plotësua ndërsa ulësja e fundit iu dha Finlandës. Megjithë këtë sistem caktimi, bordi u pavarësua shpejt në rezistimin e thirrjeve për shkallë më lartë interesi dhe kandidatë të ardhshëm në të.
Kur u krijua, BQE-ja mbulonte një Eurozonë prej njëmbëdhjetë anëtarësh, qysh atëherë, Greqia u anëtarësua në Janar 2001, Slovenia në Janar 2007, Qipro dhe Malta në Janar 2008, dhe Sllovakia në Janar 2009, duke e zgjeruar përfshirjen e bankës.
Sot kjo banke ne aparence po luan nje rol per mbajtjen e Greqise ne Eurozone,duke dhene paketa financiare te herpashersheme,por me sa duket udheheqesit e rinj greke e kane kuptuar se kjo banke se bashku me disa institucione te tjera legale e jo legale europiane,jane per ta mbajtur Greqine ne ''kthetrat'' e tyre dhe per skllaverimin e metejshem te saj,si financiarisht ashtu dhe politikisht.Te shohim se si do te rrjedhin ngjarjet me shtetin Grek,i cili eshte prova e pare per arritjen e sundimit te rendit te ri,sipas pervojes Merkel-Sarkozi.
Ererat e ndryshimeve kane filluar,popujt e kane kuptuar rolin ''ndihmes per rimekembje'' te bankave,mbasi ata e dine shume mire se kush fshihet pas fuqise ekonomike te kesaj banke dhe te shume bankave te tjera.Oligarkia boterore financiare e cila perben 2% te popullsise se botes zoteron 80% te pasurive boterore dhe 95% e popullse zoteron vetem 20% te pasurive boterore.
Elita boterore per sundim perdor ''kamarieret'' e saj,pra politikanet ,te cilet dine te adoptohen per mrekulli me kete rend te ri boteror,biles jane aq te devotshem ne zbatimin e planet te elites,sa qe jane te gatshem te shtypin cdo levizje popullore me cdo mjet represiv.

Albani-Explorer- Webmaster
- Numri i postimeve : 46
Points : 68
Reputation : 2
Join date : 11/02/2012
Re: Rendi i ri ekonomik europian
Euro do të varroset prej historisë
A do të arrijë Euro t’i mbijetojë stuhisë që e ka mbërthyer në vitet e fundit dhe që ende nuk është qetësuar? Optimizmi dhe pesimizmi vazhdojnë të variojnë teksa luhatjet vazhdojnë të jenë të rrezikshme, ashtu sikurse dhe pasiguritë e qeverive të paafta për të zgjedhur një drejtim të qartë.
Në mesin e furtunës, dy ekonomistë amerikanë, Nouriel Roubini dhe Arnab Das kishin arritur në konkluzionin që, në mungesë të masave radikale, evropianët duhej të dorëzoheshin përpara një “të vërete historike të papëlqyeshme: asnjë union monetar nuk ka mbijetuar pa një union politik dhe fiskal”. Këto masa nuk janë marrë dhe Euro vazhdon të ecë drejt buzës së greminës.
Referimi i përvojës historike është veçanërisht domethënës. Tentativa e parë për union monetar u nis në vitin 1857 mes Austrisë dhe Zollvereinit, tregu i përbashkët i krijuar në vitin 1834 nga shtetet gjermanë, ku do të merrte pjesë dhe Austria për të shtrirë hegjemoninë. Prusia arriti të frenojë orekset e Vienës, por në fund pati një afrim të motivuar prej interesave të përbashkët që në 1853 rezultuan në një traktat, i cili fliste për një bashkëpunim monetar jo shumë qartë të përcaktuar
. Në këtë pikë, diskutimet zgjatën deri në 1856 kur u mblodh në Vienë konferenca që dekrtoi lindjen e një unioni monetar të rregulluar me norma veçanërisht të ndërlikuara. Marrëveshja zgjati vetëm gjysmë dite: Nga njëra anë, Viena nuk respektoi kufizimet monetarë të vendosur nga traktati, nga ana tjetër ushtrisë së saj iu kundërvunë prusianët në 1866 dhe ishte tashmë e pamendueshme që dy rivalët do të mund të bashkëjetonin në të njëjtin union që në fakt u zgjidh vetëm në vit më vonë.
Por, vështirësitë që kish hasur Austria dhe Prusia nuk dekurajuan Napoleonin III, i cili kish përkëdhelur idenë e krijimit në Evropë të një zone monetare të ankoruar tek franga franceze. Në vitin 1865 perandori thirri në Paris një konferencë që i dha jetë unionit monetar latin, i konsideruar si hapi i parë drejt një monedhe universale.
Brenda një muaji, katër vendet pjesëmarrës, Franca, Belgjika, Italia dhe Zvicra ranë dakord për të lejuar qarkullimin e lirë të monedhave të tyre të arit dhe argjendit. Në fund të vitit, “The Economist” përshëndeti marrëveshjen e Parisit me një koment entuziast: “Nëse qytetërimi duhet t’i dhurojë të gjithë njerëzve të planetit Tokë një monedhë të vetme, atëherë ky do të ishte një hap i rëndësishëm për t’i bindur se ata i përkasin një specieje të vetme”.
Marrëveshja hyri në fuqi më 1 gusht 1866 dhe në vitet që pasuan aderuan në unionin monetar edhe Spanja, Greqia, Rumania, Austria Bullgaria, Serbia dhe shtete të tjerë të vegjël (në fund ishin 32). Presidenti i parë, Felix Esquirou de Parieu e konsideronte unionin si “preludin e federatave paqësore në të ardhmen”. Megjithatë, promotorët entuziastë nuk kishin bërë llogaritë me kundërshtitë e anglezëve, që shihnin tek propozimi i Napoleonit III një përpjekje për të marrë avantazhin ndaj City-t apo për të kufizuar fuqinë.
Anglezët kaluan menjëherë në kundërsulm. Valter Bagehot, autori i famshëm i Lombard Street përgatiti një plan alternativ që parashikonte një aleancë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Për të rezultuar më bindës, anglezët njoftuan se qarkullimi i lirë i monedhave në brendësi të Unionit do të vinte në rrezik stabilitetin e tyre. Dhe në mbështetje të mendimit të tyre, ata kishin një shembull elokuent.
Në vitin 1866, Italia ishte shtrënguar që të shpallte kursin e detyruar të financimit të luftës kundër Austrisë. Monedha “e keqe” e letrës kishte ndjekur monedhën “e mirë” të argjendit që kishte përfunduar për më tepër në Francë. Brenda pak kohe, gjashtëkëndëshi kishte parë rritjen e masës monetare (16% e monedhave në qarkullim ishin italiane) dhe ishin shfaqur kështu shkëndijat e para të inflacionit.
Kundërshtimi anglez nuk arriti megjithatë t’i priste rrugë projektit dhe, ndonëse pas shumë përshtatjeve, unioni monetar latin i mbijetoi luftës franko-gjermane, krizës së 1907, Luftës së Parë Botërore, por nuk doli i paprekur nga turbullirat e viteve njëzetë. Në fund të 1925, Belgjika denoncoi Konventë e Parisit dhe unioni u shkri përfundimisht më 1 janar 1927.
Sovranitet kombëtar
Leksionet e historisë janë joshës, por analogjitë duhet të jenë të pranueshme e të besueshme dhe jo gjithmonë ato janë të tilla. Unioni monetar latin mbijetoi për një kohë të gjatë jo për shkak të forcës së tij, por prej dobësisë së tij. Politikat ekonomike, monetare dhe fiskale mbetën në duart e shteteve dhe unioni, që nuk ishte asgjë më shumë se sa një fasadë, nuk tërhoqi ndonjë farë interesi. Unioni monetar evropian u diktua nga arsye më detyruese, nga vetëdija se vetëm me një monedhë të përbashkët do të kish qenë e mundur të shmangej shpërbërja e tregut të përbashkët dhe të shpëtohej projekti i unifikimit të Evropës.
Për këtë arsye sot është e vështirë të braktiset euro në fatin e saj. Për ta shpëtuar ka dy alternativa: të ndihmohen vendet në vështirësi, por kjo do të mbetej gjithmonë një zgjidhje provizore; apo ndoshta të çohej drejt përmbylljes projekti evropian me një union të fortë politik.
Një zgjidhje që përmbahej në refleksionet e Albert Janssen në vitin 1911. Ministri i ardhshëm belg i Financave atëherë shkruante: “Padyshim ka dicka që josh shpirtërat dhe që godet imagjinatën në bashkimin vëllazëror të popujve në terrenin monetar…
Në kushtet aktuale regjimi monetar duhet t’i paraprijë komunitetit monetar”. Pra, nuk thonë asgjë të re ekonomistët dhe komentatorët më të ndriçuar, kur thonë se mungesa e një shteti evropian është shkaku i vërtetë i vështirësive dhe risqeve ku ka hyrë eurozona. Problemi është konstruksioni i saj. Dhe këtu nisin, siç e vërejmë përditë, vështirësitë sepse askush nuk do që të heqë dorë nga sovraniteti i vet, sado iluzor që është ai.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi