Beteja per fshehtesi
Faqja 1 e 1
Beteja per fshehtesi
Beteja per fshehtesi
Te perfshin edhe ty!
A ke zgjidhur ndonjehere ndonje anagram?A ke blere ndonjehere nepermjet internetit ose ke perdorur nje kompjuter per te pare te dhenat e tua bankare?Nese po,atehere ke hyre ne nje bote kodesh,shifrash te fshehta,enkriptimesh dhe dekriptimesh.
Deri para pak kohesh,kodet e fshehta i perdornin zakonisht qeverite,ambasadoret,spiunet dhe ushtrite.Por kohet kan ndryshuar.Me shpikjen e kompjuterit dhe internetit,shpesh te dhenat e vlefshme mbahen te fshehta nga nje numer elementesh,nder te cilat jane fjalekalimet,qe verifikohen sa here qe perdoruesi hyn per te pare te dhenat e tij.Vertet,kurre me pare fshehtesia nuk ka luajtur rol kaq te rendesishem ne jeten e perditshme.
Prandaj,me te drejte mund te pyesim veten;sa te sigurta jane te dhenat e mia konfidenciale?C'mund te beje per te rritur sigurine?Por le te shohim rrugen dhe betejen e gjate mes atyre qe shpiknin kodet dhe atyre qe i zberthenin ato,nje konflikt qe eshte pothuajse aq i vjeter sa edhe shkrimi.
Shkrimet e fshehta
Nje forme e shkrimit te fshehte,qe ka nje histori te gjate,quhet steganografi ose shkrim i mbuluar.Synimi i saj eshte te fshehe vete ekzistencen e mesazhit.Historiani i lashte Herodoti shkroi per nje grek te larguar nga vendi,qe pa se Persia po pergatitej te sulmonte atdheun e tij.Duke dashur te paralajmeronte popullin e tij,ai shkroi mesazhe ne pllaka druri dhe i leu me dyll per ta fshehur tekstin,nje marifet qe e perdornin edhe romaket e lashte.Sipas Herodotit,per shkak te hiles te thjeshte te atij greku,sulmi i mbretit pers Kserksit nuk ishte i befasishem,si rrjedhoje,ushtria e tij u shpartallua.
Nder format e sotme te steganografise futet perdorimi i mikrofotografise dhe i letres e figurave me filigram per te mbrojtur te drejten e autorit.Gjate Luftes se II Boterore,u perdoren fotografite e minimizuara ne permasat e nje pike.Marresit thjesht i duhej te zmadhonte piken.Sot,nje koncept te ngjashem e perdorin edhe ata qe bejne kontrabande me materiale pornografike.Me ndihmen e programeve kompjuterike,ata fshehin fotografi neper dokumente dixhitale me imazhe,tekste ose tinguj,qe pendryshe do te ishin te pademshme.
Ngaqe vete ekzistenca e mesazhit mbahet e fshehte,steganografia nuk e terheq vemendjen as ndaj derguesit,as ndaj marresit.Ne anen tjeter,nese mesazhi zbulohet,mund te lexohet,pervecse kur eshte edhe i enkriptuar ose i koduar.
Fshehja e kuptimit
Kriptologjia ose fjale e fshehte eshte shkenca e mbajtjes konfidenciale te informacioneve duke fshehur jo vete mesazhin,por kuptimin e tij.Procesi perfshin ngaterimin dhe zberthimin e te dhenave sipas nje sistemi rregullash te paracaktuar.Keshtu,vetem ata qe kane celesin e deshifrimit,kane mundesi te deshifrojne mesazhin.
Spartanet e lashte i enkriptonin mesazhet me ane te nje paisjeje te thjeshte mekanike,te quajtur skitali (shkop).Ai qe shkruante kodin,merrte nje shirit lekure ose pergameni,e mbeshtillte fort ne form spiraleje rreth nje shkopi,pastaj shkruante mesazhin ne gjatesine e shkopit.Kur c'mbeshtillej,shiriti i lekures dukej sikur kishte vetem shkronja te pakuptimta.Po kur marresi e mbeshtillte prap shiritin rreth nje shkopi me te njejtin diameter si origjinali,mund ta lexonte tekstin.Nganjehere mbartesi i mesazhit,me njefare steganografie,e maskonte shiritin si rrip mesi dhe shkronjat i vendoste nga brenda.
Thuhet se Jul Cezari i fshihte mesazhet qe dergonte nga fusha e betejes me ane te shifrimit te thjeshte me zevendesim,domethene cdo shkronje e zevendesonte me nje tjeter qe ishte,per shembull,tri vende me pas ne alfabet.Keshtu,a-ne e shkruante c,b-ne me d,e keshtu me rradhe.
Rilindja europiane solli perparime me te sofistikuara ne kriptografi.Nje nga njerezit qe e zhvilluan me tej kete fushe,ishte Blez de Vigeneri,nje diplomat francez i lindur me 1523.Vigeneri propozoi nje metode shifrimi,te shpikur me heret,qe perfshinte kalimin neper nje alfabet te shumefishuar gjate shifrimit.Metoda e tij,qe mendohej e pathyeshme,u mbiquajt ''shifrimi i padeshifrueshem''(Le chiffe indechiffrable).Megjithate,perparimi ne shpikjen e kodeve solli edhe perparimin ne zberthimin e tyre.
(Sipas termave teknike,shifrimi ndryshon nga kodimi.Gjate shifrimit cdo shkronje zevendesohet me shkronja te tjera ose me numra,kurse kodimi perfshin zevendesimin e fjaleve ose frazave me fjale e fraza te tjera ose me numra.Megjithate mund te kete edhe ngjashmeri.)
Per shembull,kur studiuesit islamike analizuan Kuranin,te shkruar ne arabisht,vune re se disa shkronja haseshin me shpesh,tipar ky i zakonshem edhe ne gjuhe te tjera.Kjo coi ne zhvillimin e nje metode te rendesishme kriptografike te quajtur analiza e shpeshtesise,ku identiteti i fshehur i disa shkronjave dhe grupeve te shkronjave ne nje tekst te shifruar mund te zbulohet duke numeruar sa here hasen ato.
Kur hyri shekulli i 15-te,kriptografia po behej mjet i zakonshem per diplomatet europiane.Por jo gjithnje garantonte sigurine.Per shembull,francezi Fransua Viet arriti te zbertheje kodet e oborrit mbreteror spanjoll.Aq i zoti ishte saqe,i shkurajuar,mbreti Filip II tha se Vieti kishte bere mareveshje me djallin dhe propozoi ta gjykonte nje gjykate katolike.
Hyn ne valle teknologjia
Shekulli i 20-te e sidomos dy lufterat boterore,e cuan kriptografine ne nivele te reja te sofistikuara,duke perdorur makina te nderlikuara koduese si ''Enigma'' (foto lart) gjermane,qe ngjante me nje makine shkrimi.Kur operatori shtypte tekstin normal,disa rotore te lidhur ne menyre elektronike e enkriptonin mesazhin.Teksti i enkriptuar dergohej pastaj me kod mors dhe dekriptohej nga nje makine tjeter ''Enigma''.Gjithsesi,gabimet dhe pakujdesia e operatoreve te tejlodhur u jepnin te dhena te rendesishme atyre qe zberthenin kodet,duke bere te mundur te dekriptonin mesazhet.
Ne boten e sotme dixhitale,aktivitetet bankare,transfertat e parave dhe pagesat e ndryshme,si dhe te dhenat mjekesore,te korporatave dhe qeverive,sigurohen me enkriptime te nderlikuara.Me pas,tekstin e enkriptuar e lexojne ata qe kane celesin e dekriptimit qe duhet per ti rikthyer te dhenat ne formen origjinale.
Celesi i zakonshem prej metali ka disa dhembezime,kurse celesi dixhital perbehet nga nje varg zerosh dhe njeshash (secili quhet nje bit),ne kombinime te ndryshme.Celesat me te gjate kane me teper kombinime,prandaj jane me te veshtire per tu zberthyer.Per shembull,celesi me 8 bite ka 256 kombinime te mundshme ose permutacione,kurse celesi me 56 bite ka mbi 72.000 bilione kombinime te mundeshme.Standarti aktual per lundrimin e kodifikuar ne Internet jane celesat me 128 bite,qe kane 4.700 kuatrilione here me teper kombinime se celesat me 56 bite.(Bilioni eshte 1 me 12 zero pas,kurse kuatrilioni eshte 1 me 18 zero pas.)
Gjithsesi,ende ka thyerje te sigurise.Per shembull,ne vitin 2008,prokuroret federale ne SHBA,akuzuan 11 burra per ate qe mendohet se eshte ceshtja me e madhe e vjedhjes se identitetit.Sipas akuzave,grupi perdorte kompjuter portative,teknologji qe punon me ane te valeve dhe programe te vecanta kompjuteri per te kapur numra nga kartat e kreditit e te debitit qe perdoreshin per pagesat ne kase.
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi