Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enver Hoxha jo vetem bardhezi

2 posters

Shko poshtë

Enver Hoxha jo vetem bardhezi Empty Enver Hoxha jo vetem bardhezi

Mesazh nga Rifat Sat Mar 10, 2012 5:40 pm


Enver Hoxha jo vetem bardhezi



Enver Hoxha jo vetem bardhezi 255kultur_blndi___nvr_hoxha_605637393

Shqipëria e Enver Hoxhës ishte ndër shtetet më të zhvilluara në botë
(e jo më e varfëra sipas Blendi Ziut)

Shkrim nga 13 aut. ish-jugosllavë dhe një autore ruse.

Jugosllavia cilësohej fuqi e shtatë e botës, Serbia ishte më e madhja dhe më e zhvilluara e cila kishte 55.968 km2 kurse Shqipëria kishte 28.748 km2. Serbia kishte 5.618.000 banorë ndërsa Shqipëria kishte 3.138.100 ban. Serbia të punësuar kishte 1.713.428 ndërsa Shqipëria 1.457.644 të punësuar. (1988)

Harilla Goga, Komuniteti Evropian, TPE-Tiranë 1992 f.79 ... Me propozimin e përfaqësuesit gjerman në OECD, më 1988, Shqipëria me të ardhuart vjetore për frym rreth 800 dollarë u përfshi në këtë listë si vend në zhvillim. (këtë e pranojnë edhe këta autorë serbo-sllav, shih më poshtë)

Millço Balevski, Shqipëria pas Enver Hoxhës, Shkup 1988 f.179-181 ...((Militari Ballans) allmanak i Institutit Ndërkombëtar për Studime Stragjike në Londër (IISS)... jep edhe të dhëna për rritjen e të ardhurave kombetare në RPS të Shqipërise për disa vjet të fundit... Bruto prodhimi kombëtar i RPS të Shqipërisë në vitin 1982 ishte 2 miliardë e 550 milion lekë (2.580.000.000 dollarë sipas kursin zyrtar)...

Pariteti real i lekut ndaj dollarit është: në vitin 1981, 1 dollarë baras me 5,0 lekë,... Ndër mineralet më të rëndësishme: kromi (ndër prodhuesit kryesorë në Evropë, pas Afrikës Jugore, edhe prodhuesi më i madhi në botë), mangani, nafta, remi, nikeli, hekuri, thëngjilli, argjendi, ari, kripa, boksiti, bitumeni, gazi natyror etj... Prodhimi i thëngjillit në vitin 1985 ka qenë 540 herë më i madh se ai në vitin 1938, 79 herë më i madh se ai i realizuar në vitin 1960,... Në vitin 1984 prodhimi industrial në RPS të Shqipërisë është arritur 6,3 herë më shkallë mesatare vjetore 78% (prodhimi i mjeteve të prodhimit është rritur 8,3 herë, kurse prodhimi i produkteve për konsum të gjërë është rritur 4,4 herë)...

Që nga 25 tetori1975 RPS e Shqipërisë arriti t'elektrifikojë të gjitha vendbanimet dhe fshatrat... Një faktor tejet i rëndësishëm në zhvillim ishte ndihma jashtëzakonisht e madhe dhe e rëndësishme materiale-teknike, kadrovike dhe financiare e disa vendeve me BRSS-ën prej vitit1949 deri në vitin 1960 dhe me RP të Kinës prej vitit1961 deri më vitin 1978, periudhë kjo kur ndihma për nga vëllimi dhe intensiteti ishte më e madhe. f.183-188 ... Ajo paguan me të holla të gatshme gjithqka që blen...

Artikuj eksportues kryesorë të RPS të Shqipërisë janë kromi, nikli, nafta, energjia elektrike dhe lloje të ndryshme të produkteve bujqësore dhe zejtare,... Shkëmbimi i përgjithshëm i tregisë së jashtme i saj sillet diku rreth 700 milionë dollarëve... Sot në këtë vend punojnë më se 50 miniera në të cilat ekspluatohet pasuri e nduarshme mineralogjike... Vlerësohet së deri në vitin 1980 gjat një viti prodhoheshin 2,5-3 milionë tonë naftë e papërpunuar,... Nafta dhe derivatet e saj përbëjnë 27% të eksportit të saj... Kapacitetet përpunuese të industrisë metalike janë ngritur në më shumë qytete të Shqipërisë, e posaqërisht në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe qytete te tjera.

Në Elbasan, me ndihmën e konsiderueshme teknike-teknologjike, kadrovike dhe financiare të RP të Kinës, është ndërtuar kombinati i madh metalurgjik "Çeliku i partisë" për prodhimin e 800 mijë tonëve,... Industria kimike mbështetet kryesisht në rezervat e naftës, gazit natyror, thëngjillit, kripës, drurit etj. Kapacitetet më të mëdha përpunuese të kësaj industrie gjenden në Tiranë, Durrës, Fier, Vlore, Laçi dhe në qytete të tjera, ndërsa kapacitetet kryesore të industrisë së drurit gjenden në Elbasan, TIranë, Shkodër, Laçi, Kavajë, Lushnjë etj. ...

Në shumë qendra të Shqipërisë zhvillohej industria e përpunimit të ushqimit. Qendrat më të rëndësishme të kësaj industrie gjenden në Tiranë, Korçë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Sarandë dhe në disa vende të tjera. Industria e tekstilit është mjaft e zhvilluar. Kapacitetet më të mëdha gjenden në Tiranë, Shkodër, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe në shumë vende të tjera. Shtresat e remit shtrihen në një brez të gjërë të Shqipërisë Veriore e veçanërisht në rajonet e Kuksit, Rubikut, Shkodrës dhe të disa vendeve të tjera. Në këto qytete janë ndërtuar edhe kapacitetet përpunuese (në Rubik shkrietorja me rafinerinë e remit, kurse në Shkodër fabrika e kabllove dhe e prodhimeve të tjera të remit...) ...

Në vitet e pasluftës janë ndërtuar shumë rrugë të reja urbane,... ka më se 3.000 km. rrugë të përshtatshme për qarkullim të automjeteve. Hekurudha e parë në Shqipëri është ndërtuar në vitin 1947, ndërmjet Durrësit dhe Peçinit 43km.
Më vonë u ndërtuan edhe vija të tjera hekurudhore: Durrës-Elbasan, Rogozin-Fier, Tiranë-Laçi-Shkodër, Elbasan-Librazhd-Prenjas dhe Fier-Vlorë, lidhjet hekurudhore me Pogradecin, me rafinerinë e naftës në Balshë, Shkodër-Hani i Hotit etj, Në një gjatësi prej 450 km...

Me 3 dhjetor 1985 Shqipëria u bë anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare Hekurudhore dhe nënshkruese e konventës ndërkombëtare për transportimin hekurudhor të mallrave... f.191 ... Në shumë vise të Shqipërisë Jugore, Lindore dhe Çëndrore janë ngritur shumë plantacione pemësh, vreshtash, agrumesh dhe kulturash të tjera industriale... f.193 Drejtori i përgjithshëm i OKB-së për Bujqësi dhe Ushqim (FAO) Eduard Sauma dhe funksionar të tjerë të shquar të kësaj organizate gjat majit të vitit 1986 qëndruan në Shqipëri, më çrast u takuan me kryetarin e Presidiumit, Ramiz Alinë dhe me udhëheqës të tjerë shqiptarë dhe vizituan disa kooperativa më të zhvilluara bujqësore dhe organizata shkencore-hulumtuese nga sfera e bujqësisë ne rrethet e Lushnjës, Beratit, Fierit etj., ku patën mundësi të njihen me rezultatet në zhvillimin dhe përparimin e bujqësisë dhe të blegtorisë.

Në fund të vizitës, drejtori i përgjithshëm i FAO tha: Jam i entuziazmuar nga niveli i lartë i bujqësisë në Shqipëri. Të kulturat bujqësore shënoni rendimente shumë të larta për një hektar... f.206 Që në vitin 1976 RPS e Shqipërisë i plotësoi krejtësisht nëvojat e veta për grurë dhe produkte të tjera bujqësore për ushqimin e popullsisë së vet... f.208-9 ... Shkëmbimi i përgjithshëm tregtar në vitin 1982 kapte shumën prej 812 milionë dollarë në të dy drejtimet... Në vitin 1984-5 RPS e Shqipërisë me mallëra të specializuara morri pjesë në panairet ndërkombëtare të Barcelonës, Selanikut, Izmirit, Geteborgut, Hanoverit, Parisit, Milanos, Izmirit, Selanikut, Lisbonës, Mallmës, Kairos, Kazabllankës dhe të Lajpcigut...

Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, Tiranë 2004 f.325-6 …Gjatë vizitës së parë zyrtare në Moskë të delegacionit qeveritar të RPSH-së , të kryesuar nga E. Hoxha, në korrik të vitit 1947… Shqiptarët u larguan me një marrëvshje me kushte fort të pëlqyeshme për një kredi prej 6 milion dollarësh amerikanë, që për kohën ishte e përmasave kolosale… f.357-9 …Shqipëria morri pjësë aktive në veprimtarinë e KNER-it dhe të Komitetit Politik Këshillimor të vendeve pjesëmarrës të Traktatit të Varshavës.

Faktori i jashtëm kryesor politik, që ndihmoi zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishte Bashkimi Sovjetik dhe kreditë e tij. Si rregull, furnizimi i mallrave dhe pajisjeve realizohej mbi bazën e kredive afatgjata me kushte lehtësuese… Paketa më e madhe e marrëveshjeve ekonomiko-tregtare midis BRSS-së dhe Shqipërisë u nënshkrua në Moskë, në prill të vitit 1957 gjatë vizitës së delegacionit partiako-qeveritar të kryesuar nga E.Hoxha. Qeveria sovjetike e çliroi Shqipërinë nga detyrimet për të shlyer kreditë, shuma e të cilave, në atë kohë, ishte 422 milion rubla.

Sipas kërkesës së delegacionit shqiptarë, qeveria sovjetike dha kredi shtesë për nevojat e zhvillimit të ekonomisë shqiptare në vitet 1958-9 e po ashtu, mjete financiare shtesë e mallra ushqimore, ... BRSS-ja e ndihmoi Shqipërinë për të krijuar ngrehinën e industrisë, duke dhënë 93% të të gjitha pajisjeve për industrinë ë naftës dhe degëve të industrisë minerare, rreth 90% të kamioneve më shumë se 80% të traktorëve dhe 65% të makinerive të tjera bujqësore. Nga BRSS-ja erdhën bagëti race, fara të zgjedhura drithërash dhe kulturash teknike, plehra etj... Shqipëria i zgjeroi në mënyre të dukshme lidhjet e jashtme politike.

Ajo eksportonte kryesisht në vendet e bashkësisë socialiste mineral kromi dhe hekuri, naftë, bitum, bakër, komposto, duhan e prodhime duhani, lëkurë, ullinj, konserva frutash e peshku. Vendin kryesor në importet e zinin pajisjet për industrinë e naftës, e atë minerare, materialet elektrike, automobilat, traktorët, makinat bujqësore, kimikatet dhe prodhime të tjera industriale... Në vitin 1960 Shqipëria kishte marrëdhënie diplomatike me të gjitha vendet e kampit socialist me 10 vende kapitaliste dhe qe anëtare e 18 organizatave ndërkombëtare, nga të cilat më të rëndësishme qenë Komisioni Ekonomik Europian i OKB-së, Organozata Ndërkombëtare e Punës, Organizata Botërore e Shëndetësisë, UNESKO etj.... f.399 ... Ishin mbresëlënëse shumat e kredive, prej të cilave ekonomia shqiptare deri në vitin 1978 kishte thithur 75%. Ndërsa, ndihma ushtarake kishte qenë dy herë më e madhe nga ajo ekonmike. Numri i ''kallashnikovëve'' të prodhimit kinez kishte qenë kaq i madh, sa mjaftoi që në vitin 1997 të armatoseshin të gjith bandat brenda vendit dhe pjesërisht ushria çlirimtare e Kosovës... f.409 ... Në fund të viteve 80-të, Shqipëria kishte marrëdhënie me më shumë se 100 shtete dhe merrte pjesë aktive në punimet e një sërë organizatash...

Grup aut. (12) serbosllav, Shqipëria e Enver Hoxhës, Beograd 1981 f.24-5 ... ''Në Shqipëri askush nuk paguan tatim, e qeveria jonë komuniste ka mjaft para''... Prej revolucionit deri më sot, Shqipëria përparoi bukur shumë, ... Analfabetizmi është çrrënjosur plotësisht, të gjithë qytetarët janë të siguruar në pikëpamje shëndetësore dhe sociale, prodhimtaria industriale, e cila startoi gati nga zeroja, u shtua rreth 80 herë... Raporti i lekut ndaj dinarit tonë është 1;4,5, që do të thotë se rrogat sillen prej 2.250 deri në 5.625 dinarë. Çmimet e bukës, qumështit dhe perimeve janë të ulta, ... f.167-174 ...

Shqipëria ekonomikisht është sot vend me zhvillim në Evropë... Enver Hoxha pohon se Shqipëria nuk pranon kredi, e çdo miqesi në 36 vjetët e kaluara e shfrytëzoi pikërisht për marrjen e kredive... deri në vitin 1960, u ndërtuan objekte të rëndëshishme industriale, ... U hapën miniera të reja të hekurit, kromit, nikelit, bakrit dhe thengjillit. U ndërtuan disa hidrocentrale, u montuan rreth 400 km. largpërçues, e prodhimi i naftës së papërpunuar u shtua në më se një milionë tonë. Në atë kohë vendet socialiste i dhanë ndihmë bukur te madhe Shqipërisë dhe i akorduan kredi bukur të mëdha. Ju dhanë gjithsejt 226 milionë rubla në formë të kredive të volitshme, e prej këtyre BRSS dha 89 milionë, Çekosllovakia 34.4 milionë, Hungaria 24, RD Gjermane 22.9 milionë, Rumania 22.5 milionë, Polonia 18.9 milionë dhe Bullgaria 15 milionë rubla. Këto kredi filluan të kthehen vetëm në vitet e vona të 60-ta... Qysh në vitin 1971 pjesëmarrja e industrisë dhe xehtarisë në 40,8%... Sa u përket të ardhurave kombëtare për krye banori në vit, tani vlerësohen në afro 750 dollarë...

Me ndihmën e Kinës, gjatë atyre e disa viteve u ndërtuan... nja njëqind objekte ekonomike... sigurisht më të mëdhatë, ... Ndihma e përgjithshme kineze vlerësohet në afro 3 miliardë dollarë ose 150 në vitë për një banorë... Prej vitit 1951 deri më 1980 prodhimtaria industriale shënoi shtimin prej 12% në vit... Rezultate e arritura në bujqësi do të thotë shumë për vendin që zhvillimin e vet e filloi mu prej zeros... Gjatë disa viteve të fundit Shqipërinë e vizitojnë në vit rreth 6000 turistë të huaj, ...

Vitin e kaluar vlera e tregtisë së jashtme të Shqipërisë ishte 662 milion dollarë, prej të cilave vetëm Jugosllavisë i përkisnin 16.3%, vendeve të KNER-it 41,9 dhe vendeve të tjera 41,30%. Përveq Jugosllavisë, partnerët më të rëndësishëm në tregtinë e jashtme të Shqipërisë janë Çekosllovakia, Italia, Hungaria, Greqia, Franca, Austria, Rumania, Polonia, Libia dhe disa vende arabe. Prodhimet kryesore eksportuese janë xehet, bitumeni, nafta e papërpunuar, prodhimet e tekstilit, çimentoja, prodhimet bujqësore etj. Shqipëria importon më së shumti makina, prodhime kimike, mjete transporti. Ajo sot mban marrëdhënie të tregtisë së jashtme me afro 50 vende. Shqipëria zhvillon tregti edhe me vende me të cilat nuk ka marrëdhënie diplomatike (SHBA, Britania e Madhe, Pakistani)...

Eksportimi i prodhimeve finale sot përbën 70% të eksportit të përgjithshëm. Shqipëria në pikëpamje energjetike është e pavarur. Brenda një viti prodhon më se 2 milion ton naftë, ... afro 2 milion kilovatorë rrymë,... prodhon më se 550.000 tonë grur dhe 450.000 tonë misër. f.182-3 ... U pranua edhe kërkesa e Tiranës që me kontrartën mbi lidhjen e sistemit elektroenergjetik të dy vendeve të lidhej me anë të KSA të Kosovës. Megjithëse me ligjin tonë është rregulluar se vetëm JUGEL-i mund t'i nënshkruaj kontratat e këtilla, elektroekonomia e Kosovës është bartëse e këtij bashkëpunimi me Shqipërinë... kështu që shkëmbimi i mallrave midis dy vendeve, në vitin 1980 arriti vleften prej 115 milion dollarësh. Këtu RSFJ ndër partnerët kryesor me tregtinë e jashtme të Shqipërisë e zuri vendin e parë...

Ragip Megjuani

Prishtinë, 6 shkurt 2012
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enver Hoxha jo vetem bardhezi Empty Re: Enver Hoxha jo vetem bardhezi

Mesazh nga Nikolaos Wed Oct 17, 2012 4:28 pm

Shtëpia botuese “Bota shqiptare” nxori në dritë librin e autorit, Peter Lukas “Misioni Amerikan në Shqipëri”, përkthyer në gjuhën shqipe.
Enver Hoxha jo vetem bardhezi 41987710
“Edhe autorët e tjerë e kanë portretizuar Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, dy figurat qendrore në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, por askush nuk ka arritur t’i portretizojë ata me realizmin dhe plotësinë e Peter Lukasit, në këtë libër. Përshkrimet e tij kombinohen me saktësinë e mijëra dokumenteve origjinale që janë ruajtur në Arkivat Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, si dhe me rrëfimet personale të shumë individëve që kanë njohur Hoxhën dhe Shehun gjatë luftës, njerëz që Lukasi i ka intervistuar për librin e tij.” (Fatos Tarifa, ish ambasador i Shqipërisë në Shtetet e bashkuara të Amerikës)

Libri me përmbajtje historike dhe i dokumentuar me të dhëna tejet të besueshme, i gazetarit veteran, amerikanit, Peter Lukas, “Misioni Amerikan në Shqipëri” është njëra ndër veprat e rralla të decenies së fundit që ndriçon shumë aspekte, sidomos të operacioneve sekrete të OSS-it dhe bashkëpunimit të agjentëve amerikanë me Enver Hoxhën dhe partizanët e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Literatura e sotme është e mbushur me komente e libra të shumtë të njëanshëm të shkruara kundër Enver Hoxhës, ashtu sikur ishin shkruar libra të shumë për Enver Hoxhën në kohën e sundimit të tij në Shqipëri, por edhe pas vdekjes së tij.
Enver Hoxha vazhdon të jetë kryepersonazh i historisë sonë më të re, duke e paraqitur bardhezi, ndërsa vepra të cilën e kemi marrë në shqyrtim, figurën e Enver Hoxhës nuk e paraqet bardhezi, por me të gjitha ngjyrat, pa përjashtuar, të bardhën, as të zezën.
Libri “Misioni Amerikan në Shqipëri...” i mbështetur në një literaturë të besueshme dhe të bollshme, qoftë në Arkivat Kombëtare të Shtetit, në shkrimet dhe dërgesat sekrete të misionarëve amerikanë gjatë luftës, qoftë në shtypin e kohës së Luftës së Dytë Botërore, në intervistat dhe reportazhet që ka sajuar autori, është një libër, që të lë përshtypje, në radhë të parë për një realizëm të thellë e të theksuar dhe për paanshmëri në interpretimin e të dhënave dhe ngjarjeve të bujshme, që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Autori, me njohurinë e gazetarit veteran dhe me qasjen realiste, që iu ka bërë raporteve të misionit amerikan dhe anglez në Shqipëri ka zbërthyer disa fakte e të vërteta të keqinterpretuara nga shumë studiues si në kohën e regjimit komunist të Enver Hoxhës, ashtu edhe aktualisht nga kundërshtarët e tij, jo vetëm në Shqipëri por edhe në shumë vende të botës.

Autori nuk ka treguar ndonjë simpati për gjeneralin Enver Hoxha, por as urrejtje dhe paragjykime të mbështetura në pikëpamjet ideologjike. Ai, duke i qëndruar besnik profesionit dhe etikës së tij krijuese ka ballafaquar fakte të shumta, krejtësisht realiste, të cilat na japim të kuptojmë se Enver Hoxha nuk piku nga qielli, as ishte origjina e tij marksiste leniniste, por ishte një shqiptar, përfaqësues tipik i kohës dhe kundërthënieve shoqërore, të cilat e kishin krijuar dhe në rrethana të tilla ishte mbajtur në pushtet prej krijimit të PKSH-së në vitin 1941, e deri në prill të vitit 1985, kur edhe vdiq.
Ky fenomen është parë dhe është studiuar herë në mënyrë konkave herë konvekse, por gati asnjëherë nuk është parë në pasqyrën e vërtetë.
Autori i këtij libri, duke u mbështetur në fakte relevante shkencore, në mos më shumë ka arritur të na zbulojë Enver Hoxhën të tillë sikur ishte Një komunist i bindur dhe nacionalist i flakët. Veç kësaj Hoxha tërbohej sidomos kur SOE organizonte operacione kundër gjermanëve pa dijeninë e tij dhe pa llogaritur më parë dëmet që mund të pësoheshin. Pengjet e pafajshëm civilë që kapeshin e mbyteshin nuk ishin anglezë.. Ata ishin shqiptarë. Fshatrat që shkatërroheshin dhe digjeshin nuk ishin fshatra britanike, por fshatra shqiptare... (Misioni...faqe 45 )

Lënda shkrimore e afishuar nga të dhënat dhe rrëfimet e diplomatëve dhe pjesëtarëve të Misionin Amerikan në Shqipëri: Hari Fulc, Dejl Mekadu, Kapiten Thoma Stefani, kapiten, Xhejms Hudson, kapiten, Sterlin Hajdn, pastaj togeri, Nik Kukiç, togeri, Xhon’O Kifi, Stefen Peters, Kosta Ruci, Gjenerali Dejvis, majori, Bill Maklin, majori, Antoni Kuejl, dhe nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Ismail Karapici, Xhelil Çela e Abaz Kupi, paraqesin një tërësi të shkëlqyer në pasqyrimin dhe ballafaqimin e shumë fakteve, nga të cilat zbulohen argumente, që nuk janë të njohura sa duhet për opinionin tonë.
Kjo vepër monumentale dhe e jashtëzakonshme për mendimin tim, është e para që ka thyer akullin shumë të dendur, i cili është krijuar lidhur me figurën e Enver Hoxhës, figurë kjo që nuk ka nevojë të mbrohet nga askush, por ka nevojë të studiohet dhe të prezantohet shtruar, me gjuhën e fakteve, me argumente, qoftë edhe nga kundërshtarët e dikurshëm e të sotëm, me qëllim për ta kuptuar tërë kompleksitetin e çështjes, sepse është gabim i madh, kur për figurat historike flitet e shkruhet vetëm bardh apo vetëm zi. Kjo teknikë e pasqyrimit të realiteti ka ndikuar në fryrjen tejmase të dy kaheve kundërshtare, dy taborëve, të cilat janë pozicionuar për dhe kundër.
Qasja joparimore që bëhet në mediet shqiptare, sidomos në Shqipëri kundër Enver Hoxhës, është një luftë e karakterit të gjuajtjes së shtrigave, që nuk mbështetet në të vërtetat relevante historike, por mbështetet në pozicionet partiake e ideologjike, mbështetet vetëm në lëshimet, devijimet dhe dobësitë, por jo edhe esencën e pasqyrimit real të kësaj historie.
Figura e Enver Hoxhës, e parë me sytë e pjesëtarëve të misionit Amerikan në Shqipëri, del ndryshe, del realisht shumë më ndryshe sesa këtë e koncepton literatura e sotme e bollshme, e shkruar kundër tij për qëllime të caktuara politike.
Faktet e shumta, që sjellë ky libër, na njoftojnë si ishin pikërisht pjesëtarët e Misionit anglez, që nuk e duronin Enver Hoxhën, as përkrahnin forcat partizane. Anglezët u munduan gjatë tërë luftës ta bindin Ballin Kombëtar të luftonte italianët e gjermanët, por ata nuk arritën këtë. Duke parë se luftën e vërtetë kundër pushtuesve e bënin komunistët dhe partizanët e Enver Hoxhës anglezët doemos se bashkëpunuan edhe me Hoxhën, por me shumë rezerva dhe në të gjitha rastet, me hile, madje krejt ashiqare. Këtë hile të skajshme e kishin vërejtur pjesëtarët e Misionit Amerikan dhe shumë prej tyre kishin paraqitur edhe mospëlqimet e hapura në këtë drejtim.
Enver Hoxha bënte dallim të madh mes pjesëtarëve të Misionit Amerikan dhe atyre anglezë, të cilët armatosnin Abaz Kupin dhe ballistët e tjerë, që premtuan luftë kundër fashistëve gjermanë, por nuk e shkrepën as edhe njëherë. Për më keq, ata ndihmuan gjermanët në luftën e tyre kundër partizanëve shqiptarë, madje duke bërë edhe krime të shëmtuara.

Pavarësisht nga kjo, anglezët nuk hoqën dorë asnjëherë nga Balli dhe nuk e përkrahën asnjëherë sa duhet forcën e vërtetë antifashiste në Shqipëri. Enver Hoxha iu frikësohej anglezëve, meqë ata mendonin ta ndanin Shqipërinë pas luftës. Pjesën e jugut do t’ ia bashkonin Greqisë, ndërsa veriu do të mund të vetëqeverisej me përkrahjen angleze, por duke u mbështetur vetëm në forcat e Ballit dhe të Legaliteti. Këto fakte argumentohen nga të gjithë pjesëtarët e misionit amerikan, të cilët në shumicë ishin me origjinë shqiptare dhe kishin simpati për Hoxhën edhe pse si agjentë ata vepronin sipas direktivave të diplomacisë amerikane.

Libri “Misioni Amerikan në Shqipëri” zbërthen për mrekulli nyjën gordiane të historisë sonë më të re.

Nën ndikimin e misionit anglez, pjesëtarët e Misionit amerikan shpeshherë ishin gjendur në situatë të palakmueshme, meqë misioni i tyre nuk ishte sa duhet i shtrirë në Shqipëri, aq sa ishte misioni anglez, por gëzonte respekt të fortë nga Enver Hoxha, i cili kishte admirim të posaçëm për Amerikën, meqë në dy çastet vendimtare historike kishte mbrojtur nga shpërbërja Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Mirënjohja e tij ishte e thellë, aq sa ai vepronte në drejtim që misionin amerikan ta ndante nga ai anglez, por duke parë se ata ishin të varur, jo vetëm njëherë edhe i kishte qesëndisur.
Hileja kundër Hoxhës nuk kishte munguar as nga pjesëtarët e misionit amerikan, të cilët përmes Hari Fulcit merrnin direktiva shpeshherë edhe skandaloze. Jo vetëm njëherë majori Kukiç kishte bërë përpjekje ta orientonte kundër Hoxhës, Mehmet Shehun, i cili konsiderohej komandanti kryesor i luftës antifashiste së bashku me Myslim Pezën. Mehmet Sheu i kishte mbyllur gojën Kukiçit, por ky në çdo rast kishte biseduar me të në katër sy, meqë Shehu ishte i prerë, ai thoshte politikën e ka Enveri, unë luftën.

Në Memorandumin drejtuar Filip Adamsit në Uashington, më 22 shkurt të vitit 1944, Hari Fulci thotë se gjermanëve iu duheshin pesë divizione për ta pushtuar Shqipërinë, Por meqë ballistët dhe Zogistët nuk u përfshinë në luftë, gjermanët reduktuan 50 për qind të forcave të tyre. Ndoshta divizionet që mungojnë në Shqipëri sot janë duke luftuar në Ançio të Italisë, si forcë kryesore për të vrarë amerikanë dhe anglezë, ndërsa ne përpiqemi të gjejmë mënyrën sesi t’iu japim një leksion të mirë partizanëve kokëfortë... E vetmja rezistencë kundër gjermanëve në Shqipëri është ajo që po bëhet nga partizanët thotë Fulci... (Misioni... f. 101-102).
Hari Fulci, drejtori i Shkollës teknike Amerikane në Shqipëri, gjatë kohës së regjimit të Zogu, nuk kishte simpati për komunistët, por duke parë se ata po e drejtonin dhe po e udhëheqin me sukses luftën Antifashiste dhe ishin bërë pjesë e koalicionit antifashist, u munda me çdo kusht që përkrahja amerikane të mos anashkalonte partizanët, mirëpo nuk arriti të ushtonte ndonjë ndikim të veçantë në këtë drejtim.
Duke pasqyruar hilenë, oficeri amerikan O Kifi i shkruante Fullcit: Partizanët po vuajnë në mungesë ushqimi, veshmbathjeje dhe në mungesë të armëve...Edhe pse të gjithë amerikanët mirëpriten nga shqiptarët, ne nuk i furnizojmë ata... I kam parë të vuajnë nga plagët, prej të cilave njeriu i rëndomtë do të vdiste. Nëse ata do të kenë pajisjet, për të cilat kanë nevojë dhe i meritojnë, kam bindjen se gjermanët do të jenë jashtë Shqipërisë shumë më shpejtë”.
Në këtë mënyrë jo vetëm anglezët të cilët vazhdimisht e injoronin Enver Hoxhën, por edhe amerikanët, meqë ishin shumë të lidhur me anglezët, luftën partizane e mbështetën me rezervë. Enveri i kishte nuhatur të gjitha dhe bënte dallim mes dy misioneve, edhe pse e kishte kuptuar me kohë se amerikanët në Shqipëri ishin krejtësisht të varur nga komanda angleze, e cila asnjëherë nuk hoqi dorë nga Balli Kombëtar, edhe pse asnjëherë nuk arriti t’ i bind të luftojnë kundër gjermanëve.

Një segment tjetër shumë i rëndësishëm, të cilin na e zbulon Peter Lukas në veprën e tij Misioni Amerikan në Shqipëri, është edhe përpjekja që bënë të gjithë oficerët anglezë, por edhe disa oficerë amerikanë për ta ndezur konfliktin brenda radhëve partizane. Anglezët dhe amerikanët e dinin se komandanti, që udhëhiqte luftën në frontet më të përgjakshme kundër gjermanëve, ishte Mehmet Shehu, të cilin mundoheshin me çdo kusht ta nxitnin kundër Enver Hoxhës. Ata madje e lajkatonin, ia potenconin meritat e tij të luftës së Spanjë dhe gradën e vërtetë të gjeneralit. Mirëpo Shehu ishte treguar tejet besnik dhe shumë i prerë. Ai me një rast i kishte thënë oficerit amerikan Kukiç: Mos m’i përmend kurrë më këto gjëra ( Misioni... f. 212). Niko mos bisedo me mua për këto gjëra. Politika është zanat i Hoxhës, jo i imi. Larg meje Niko! (Misioni... f. 233) Mirëpo Kukiçi vazhdimisht kishte mbajtur kontakte me Mehmet Shehun dhe kurdoherë kishte biseduar me te në katër sy.
Përpjekjet e anglezëve për ta anashkaluar Hoxhën, madje edhe për ta likuiduar me çdo kusht nuk kanë reshtur asnjëherë. Ata me urrejtjen dhe mospërfilljen e tyre, në mbështetjen e njëanshme të ballistëve e zogistëve dëshironin që ta fusnin Shqipërinë në një luftë civile, të tillë sikur edhe e cilësuan edhe pse ajo realisht ishte dhe mbeti vetëm një luftë Antifashiste Nacionalçlirimtare, ashtu sikurse ishte edhe në tërë kampin botëror antifashist.
Nga leximi i kujdesshëm i të dhënave relevante që pasqyron libri, shihet qëndrimi i tyre të fortë dhe pakompromis kundër luftës partizane. Në këtë mënyrë, anglezët më shumë, e amerikanët më pak e shtynë Enver Hoxhën të orientohej drejt kampit komunist të lindjes, edhe pse asnjë ushtar rus nuk ndodhej në Shqipëri, as ishte Shqipëria e asaj kohe aleate e sovjetikëve.

Lufta e partizanëve në Shqipëri ishte luftë autentike çlirimtare

Një kapitull me rëndësi në këtë vepër është edhe përshkrimi i luftës për çlirimin e Tiranës, të cilën e kishte komanduar dhe e kishte çliruar Mehmet Shehu me forcat e bashkërenditura partizane, duke hartuar një plan të përkryer strategjik, të cilin u detyruan ta pranojnë amerikanët por edhe angleze, që po ashtu kishin marrë pjesë në luftime nga ajri. Gjeneral Shehu kishte caktuar 18 ditë afat për çlirimin e Tiranës dhe në ditën e 19-të forcat partizane kishin çliruar kryeqytetin. Kjo luftë vendosi edhe fitoren definitive të partizanëve shqiptarë në krye me Enver Hoxhën si komandant i Përgjithshëm dhe Mehmet Shehun si figurën qendrore ushtarake, i cili gëzonte simpatinë e anglezëve dhe amerikanëve. As pas fitores, aleatët nuk ia zgjatën dorën Hoxhës, përkundrazi vazhduan ta mbrojnë Ballin Kombëtar duke e nxitur për luftë. Kreu i Ballit dhe të gjitha ata që kishin bërë krime kishin ikur për në Itali, ndërsa ata që ndodheshin në Shqipëri nuk ishin më të sigurt, meqë Hoxha i kishte shpallur tradhtarë dhe bashkëpunëtorë të regjimit dhe kishte filluar dënimi e ndëshkimi kundër tyre, ashtu sikur ndodhi edhe në Rusi, Bullgari, Jugosllavi madje edhe në Itali ku forcat partizane vranë Musolinin dhe shumë nga bashkëpunëtorët e tij.
Amerika dhe Anglia nuk e njohën botërisht shtetin shqiptar dhe vazhduan të ushtrojnë presion me qëllim që pushtetin ta merrnin forcat bashkëpunëtore të okupatorit. Kjo bërë që Hoxha definitivisht të orientohej nga lindja, meqë në Konferencën e Jaltës as ishte përmendur fara e lufta dhe sakrifica e partizanëve të Enver Hoxhës, të cilët me forcat e veta dhe pa ndihmë ushtarake nga jashtë e kishin çliruar Shqipërinë. Hoxha Bezdisej edhe me faktin se të gjitha meritat e dy divizioneve shqiptare që po luftonin në Sanxhak dhe në Bosnje, po i përshkruheshin Titos nga aleatët dhe nuk përmendeshin fare partizanët shqiptarë, të cilët po luftonin me një heroizëm të pashembullt dhe qindra prej të cilëve kishin rënë në luftë kundër gjermanëve.
Në këtë vepër Peter Lukas me gjuhën e fakteve ka zbuluar edhe rolin tradhtar të Koçi Xoxës i cili kishte vrarë mijëra shqiptarë.( Misioni...f. 319)

Për Shqipërinë mezi ishte folur në Jaltë. Ndërsa tre të mëdhenjtë e ndanë Evropën midis tyre, Shqipëria nuk ishte përmendur. Ajo mbeti nën sferën angleze të interesave, edhe pse partizanët kishin formuar Qeverinë e tyre. Për t’i shtuar fyerjes një fyerje tjetër, Shqipëria nuk ishte ftuar të merrte pjesë në Mbledhjen e prillit të kombeve të Bashkuara, e cila u mbajt në San Francisko. Çfarë mund të bëhet më shumë për ta fyer popullin shqiptar, i tha Petersit një zyrtar shqiptar, sesa të ftosh në konferencë vende si Liberia, Egjipti dhe Turqia që nuk kanë humbur asnjë njeri në këtë luftë, e të injorosh tërësisht Shqipërinë, e cila ka humbur mijëra njerëz. Vendet e ftuara në konferencë si Haiti, Hondurasi, Kosta Rika, nuk kishin dhënë asnjë kontribut për thyerjen e Hitlerit. Kjo do të thoshte se edhe Amerika ashtu sikur Anglia kishin vendosur t’ia kthenin krahët Shqipërisë dhe Qeverisë së saj. (Misioni... f. 278 – 279)
Libri Misioni Amerikan në Shqipëri, zbulon shumë të vërteta të hidhura për fatin e kombit shqiptar në përgjithësi, e në veçanti për përpjekjet e Shqipërisë për të mbijetuar në kushte dhe rrethana, jo vetëm të një injorimi të tmerrshëm nga vendet aleate, por edhe i kurdisjes së planeve nga Beogradi dhe Athina për ta ndarë dhe për ta copëtuar atë. Enver Hoxha kishte zbuluar të gjitha prapaskenat e zeza, që po i kurdiseshin Shqipërisë dhe kishte arritur ra ruante të paprekur sovranitetin e asaj pjese të Shqipërisë, jashtë së cilës kishte mbetur më shumë se gjysma e trojeve të saj nën robërinë e Jugosllavisë dhe të Greqisë.
Peter Lukas me këtë libër ka dhënë shembullin fenomenal të gazetarit veteran, të paanshëm, insistues, njohës të shkëlqyer të rrethanave e mbi të gjitha tejet i zellshëm për të gjurmuar të vërtetën, pavarësisht se ajo e vërtetë ishte e hidhur, madje shpeshherë edhe lemëritëse. Urrejtja dhe kursi antiamerikan dhe antianlgez i Enver Hoxhës dalin si shkak pasojë. Për lënien në mëshirën e botës të Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi, Amerika dhe Anglia ishin kujtuar prej fillimit të viteve 90 të shekullit të kaluar. Amerikanët dhe Anglezët ndihmuan Shqipërinë dhe shumë më tepër ndihmuan Kosovën për t’u çliruar nga kthetrat e barbarisë sllave. Duket se diplomacia amerikane dhe angleze më në fund e kishte kuptuar se duhej riparuar diçka nga e kaluara e tmerrshme e pozitës së Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi. Ky libër është një kontribut i pazëvendësueshëm për të mësuar sesi duhet analizuar ngjarjet dhe historinë e së kaluarës, duke pasur moto të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, e mbi të gjitha të vërtetën. Peter Lukas në këtë drejtim ka prekur majat. Populli shqiptar i ka borxh këtij gazetari, humanisti dhe miku të madh.

Marrë nga Radio Kosova e Lirë
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi