Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekretet e femijes mumje

Shko poshtë

Sekretet e femijes mumje Empty Sekretet e femijes mumje

Mesazh nga Rifat Sun Mar 11, 2012 9:26 am


Sekretet e femijes mumje


Sekretet e femijes mumje 3462396669_c58ab3da20_0

Çfarë sekretesh mban Rosalia Lombardo, "Bukuroshja e Fjetur" ne katakombet e Palermos,e cila konsiderohet me të drejtë mumja më e bukur në botë? Çfarë Alkimie eshte perdorur qe ka lejuar ruajtjen e përsosur të trupit te një fëmije dy vjecare, gati një shekull pas vdekjes së saj? Kush ka qene faktori baze përgjegjës?

Këto pyetje kane mbetur te pazgjidhura për një kohë të gjatë,por më në fund u gjet një përgjigje fale kerkuesit paleopatholog Dario Piombino-Mascali.Ai beri një rindërtim te tregimit të mrekullueshme që lidh Rosalia Lombardo me Alfredo Salafia, ballsamues në Palermo dhe shpikësi i perbersve te ilacit për balsamimin e kufomave njerëzore.

Sekretet e femijes mumje 175px-alfredo_salafia

Alfredo Salafia

Fokusi i vëmendjes së shkencëtarit ishte mumja e Rosalia Lombardos, e cili vdiq në 1920 në moshën dy vjecare dhe u balsamos nga balsamuesi i kafshëve Alfredo Salafia, sicilian, i cili në vitin 1899 kish marrë leje për të provuar te rejat shkencore ne balsamim, ne kufomat njerzore në Shkollën anatomike Randaccio, e cila më vonë u prezantuan me sukses ne'Eclectic Medical College, New York

Vajza e vogël prezantohet si një engjëll i vogël duke fjetur,ku një rreze drite në errësirën e botës së pertejme, me nje tufe balukesh te artë që i qendrojne mbi ballin e saj, te jep pamjen që të duket në mënyrë autentike si e gjallë, por e zhytur në një gjumë të thellë.

Sekretet e femijes mumje Palermo-rosalia-lombardo

Por si ishte e mundur për të ndaluar çastin e vdekjes? Kërkimi i panderprere me në fund i dha frytet e tij, kur Mascali arriti Annen, mbesen e madhe te Salafias:ku pas tetë viteve të kerkimit, jep dorëshkrimin me formulën e cmuar kimike që i kishte mundësuar Salafias të balsamoste kufomat e njerzve të shquar si ato të Francesco Crispit,nje burrë shteti.

"Behet fjale për një injeksion nga një përzierje e farmalinës, alkoolit, glicerinës, kripëra zinku, dhe oksid salicilik, të cilave dikush mund të shtojë parafine te tretur në eter, për të ruajtur një pamje të fytyrës,si te gjallë dhe sa me gjate" shpjegon Dario Piombino-Mascali.

Gjatë hulumtimit është menduar edhe për të,se si ti siguronin ruajtjen e trupit të Rosalia Lombardos. "Tani që ne e dimë metodën e balsamimit ku trupi ka vdekur, eshte iniciuar një studim konservativ, për të mbrojtur mumjen nga degradimi i mëtejshëm", shpjegon Albert Zink, drejtor i EURAC.

Po kush eshte historia e Rosalia Lombardos..? Rosalia Lombardo ishte një vogëlushe e bukur që vdiq në vitin 1920, në moshën dy vjeçare nga një infeksion i traktit respirator, në Palermo të Siçilisë. Në këtë qytet të vjetër të Italisë Jugore, praktikohej procesi i balsamimit të trupave të vdekur dhe vendosja e tyre në katakombet e manastirit nga murgët Cappuccini. Sot, manastiri në fjalë, përbën muzeun më makabër në botë. Mikroklima në dhomën e nëndheshme kujdesej për ruajtjen e kufomave në gjendje të shkëlqyer.

I ati i Rosalisë, gjenerali Mario Lombardo, ngaqë nuk e duronte dot qëndrimin larg së bijës, i bindi murgët që t’i siguronin një vend për atë, në dhomën e nëndheshme, në mënyrë që ta vizitonte sa herë të donte. Gjithashtu, për ruajtjen e bukurisë së saj ai kërkoi ndihmën e balsamuesit më të shquar të asaj kohe, Alfredo Salafia.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi