Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Sekretet e errëta të Niksonit”

Shko poshtë

“Sekretet e errëta të Niksonit” Empty “Sekretet e errëta të Niksonit”

Mesazh nga Rifat Mon Mar 12, 2012 9:13 am


“Sekretet e errëta të Niksonit”


“Sekretet e errëta të Niksonit” Presidenti-Nikson-dhe-Rebozo-n%C3%AB-Florida

Presidenti Nikson dhe Rebozo në Florida

Riçard Nikson, i njohur në historinë amerikane për skandalin “Wotergate”, shakatë mizore në Shtëpinë e Bardhë, dhe betejat e pashpirta me hile ndaj konkurrentëve, duket se ka fshehur edhe një sekret më të madh. I emërtuar si presidenti më i errët i Amerikës, Nikson është bërë “heroi” i një libri të ri biografik të shkruar nga Don Fulsom, një reporter veteran në Uashington, i cili ka mbuluar presidencën e Niksonit.

Në librin “Sekretet e errëta të Niksonit”, ai sugjeron se Presidenti i 37-të i SHBA-ve kishte probleme serioze me alkoolin, rrihte gruan e tij dhe prej dy dekadash kishte lidhje të forta me mafien, përfshirë kumbarin e Nju Orleansit, Karlos Marçelo, në atë kohë mafiozi më i fuqishëm në Amerikë. Por këto nuk janë sekreti më i madh që zbulon libri.

Aty deklarohet se Niksoni homofobik mund të kishte qenë vetë gei. Fulsom argumenton se Nikson mund të kishte një lidhje me mikun e tij më të besuar, një person të lidhur me mafien, të quajtur Çarls “Bebe” Rebozo. Bebe Rebozo ishte një biznesmen kubano-amerikan i shkurtër, zeshkan, simpatik, me një histori marrëdhëniesh të dështuara me femrat dhe me aleanca të forta me krerët e mafies në Majami.

Fulsom paraqet dokumente dhe dëshmi, përfshirë agjentë të FBI-së, të cilët hedhin një dritë të re mbi dyshimet e stafit të Shtëpisë së Bardhë, se Nikson mund ta kishte diçka më shumë sesa shok të mirë Rebozon.

Nikson e rrihte gruan e tij dhe e quante atë në sy të të gjithëve “k…. e pistë”. Ata nuk flinin kurrë në të njëjtën dhomë. As kur shkonin me pushime. Sidoqoftë, në shtëpinë ngjitur me ta pushonte Rebozo, i cili kishte një dhomë edhe në Shtëpinë e Bardhë.

Një ish-këshilltar ushtarak i Niksonit ka rrëfyer se i ka mësuar Presidentit se si të puthte gruan, në mënyrë që të dukeshin në foto si një çift bindës. Libri “Sekretet e errëta të Niksonit”ka dal në tregjet botërore qe më 31 janar 2012.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi