Kompjuteri dhe shpikesi i tij i pare
Faqja 1 e 1
Kompjuteri dhe shpikesi i tij i pare
Kompjuteri dhe shpikesi i tij i pare
Kush eshte shpikesi i pare i Kompjuterit..?
Nëse dikush ju ka shfaqur dhe ju ka pyetur “Kush e ka zbuluar kompjuterin”, si përgjigjeni ju? Bill Gates? Steve Jobs? Al Gore? Apo thoni se jeni më të thellë në histori dhe përgjigjeni me emra si Alan Turing? Konrad Zuse? Turing është personi që në vitin 1930, ka vënë gurëthemelin për shkencën kompjuterike, kurse Zuse, në pothuajse të njëjtën kohë, ka krijuar diçka të quajtur “Z1”, dhe që në përgjithësi njihet si “kompjuteri i parë miqësor i programueshëm”.
Dhe pavarësisht kësaj që të gjithë emrat e përmendur mund të jenë të gabuar, varësisht prej asaj se çfarë do të sjelli në skenë rezultatet e një ekipi hulumtues nga Britania dhe miliona dollarët e tyre të investuar në këtë gjë gjatë dekadës së ardhshme.
Pyetja e ekipit, e nisur nga New York Times: “A e ka zbuluar një matematicient ekscentrik me emrin Charles Babbage, kompjuterin e parë të programueshëm në vitin 1830, një qind vjet para se ideja e tij të jetë vënë në vepër në formën moderne nga Alan Turing?”
Charles Babbage? Ai është lindur në vitin 1791, dhe ka vdekur në vitin 1871?Kush ka tentuar të krijojë diçka të quajtur “Motori Diferencues” gjatë gjysmës së parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, një lloj kalkulatori mekanik të dizajnuar për të llogaritur bashkësi të ndryshme të numrave? Disa thonë se ai, e jo Turing apo Zune, është baba i vërtetë i kompjuterit modern.
Unë kam punuar për një kompani që ka pasur emrin e tij në vitin 1994. Babbages, zinxhiri i qendrave tregtare që më vonë u bashkua me Software Etc. Dhe para se kompania amë të bankrotoj, ajo ishte marr nga Leonard Riggio prej Barnes & Noble’s, dhe më vonë iu bashkua rrjetit ekzistues të GameStop. Më kujtohet sesi dyqani jonë ka pasur një pllakat të agjentë në pjesën e përparme të saj ku shkruante Babbages dhe një përshkrim shpjegues që detajonte se kush ishte ai dhe pse një emër i tillë i çuditshëm përshtatej me një dyqan që në atë kohë, shiste kryesisht produkte me bazë në PC.
Babbage kurrë nuk ndërtoi “Motorin Diferencues” – një kalkulator mekanik me mijëra pjesë – për shkak të kostove të jashtëzakonshme dhe mosmarrëveshjeve politike, por novatori la si trashëgimi planet e tija për tu kompletuar, dhe në vitin 1991, Muzeu Shkencor në Londër në fakt e ndërtoi atë (pjesa e printimit u përfundua në vitin 2000). Dhe siç është pritur, kalkulatori punon.
Por Motori Diferencues mund të bënte vetëm kalkulime rutinë dhe nuk ishte në gjendje të kontrolloj rezultatet për të ndryshuar rrugën. Babbage si rezultat i kësaj kishte plane më të mëdha për të krijuar diçka të quajtur “Motor Analitik”, një makinë monstrume me madhësinë e një dhome dhe me CPU’n e vet, memorien dhe me aftësinë për tu programuar me kartelat shpuese, të cilën ai e imagjinoi për nuk e ndërtoi asnjëherë përtej një cope testuese, para se të vdes. Problemi: Aty ku planet e Motorit Diferencues ishin përfunduar, ato për Motorin Analitik ishin ende në përpunim e sipër.
Muzeu Shkencor në Londër, që planifikon të ndërtojë Motorin Analitik të Babbages , një shekull e gjysmë më vonë, është duke planifikuar të sjellë online edhe planet në lidhje me të gjatë vitit të ardhshëm ku edhe të tjerët mund të vendosin mendimet e tyre. Një prej pyetjeve kryesore që projekti dëshiron ta përgjigj është nëse Babbage do të kishte qenë në gjendje ta ndërtojë tërë Motorin.
Nëse përgjigja është po, “kjo do të mund të sfidojë besimin akademik se Alan Turing, jo Babbage, ka dizajnuar kompjuterin e parë për përdorim të përgjithshëm. Dhe gjersa pyetja në ditët e sotme është ende tërësisht akademike, ndërtimi i makinës, duke supozuar se është i mundshëm, do të vërtetojë disa gjëra fascinuese”
Artikulli është përkthyer nga time.com, ku është botuar nga Matt Peckham i cili është reporter për Time.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi