Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dating online,algoritmi i dashurise

Shko poshtë

Dating online,algoritmi i dashurise Empty Dating online,algoritmi i dashurise

Mesazh nga Rifat Mon Mar 12, 2012 5:53 pm


Dating online,algoritmi i dashurise



Dating online,algoritmi i dashurise Dating-online

Që kur qeniet njerëzore kanë filluar të takohen me njëri-tjetrin, gjithmonë ka ekzistuar diçka që është përpjekur të ndërhyjë mes tyre. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një familjar, prift, apo një mik, motivi ka qenë gjithmonë i njëjtë: kishin bindjen se ishin më të zotë se të tjerët në kombinimin e çifteve. Por sot, në qytet është një tjetër Kupid: interneti.

Qëllimi i tij i vetëm është çiftëzimi i shpirtrave të vetmuar. Kështu sajtet e internetit “dating online” premtojnë dy gjëra, që as miqtë dhe as takimet e rastësishme nuk mund t’ua ofrojnë: oferta pafund dhe një “metodë shkencore” për të rritur mundësitë që historia të ketë një fund të lumtur.

Zgjedhja është e sigurt, po metoda a është vërtet shkencore? Kjo pyetje i është bërë një grupi psikologësh që udhëhiqeshin nga Eli Finken, studiues në universitetin “Northwestern” në Ilinois, pasi shqyrtuan disa studime të realizuara që nga sajti i parë i takimeve “Match.com”, i krijuar në vitin 1995.

Finkel dhe kolegët e tij janë shumë skeptikë për industrinë multimiliardere të takimeve online, sidomos sepse këto sajte nuk e shpjegojnë qartë mënyrën se si funksionojnë algoritmet e përdorura për të çiftëzuar personat. Nuk ka asnjë provë shkencore që mund të ketë shkëndija. Megjithatë sot është e mundur që të bëhen teste për të kuptuar nëse është i vërtetë fakti që lidhin njerëzit me karaktere të ngjashme.

Për këtë të fundit nuk do të ketë dyshime, duke parë edhe numrin e pyetjeve që të anketuarit duhet t’u përgjigjen, që ndërkohë duhet edhe të regjistrohen. Gjithçka ka nisur nga hamendësimi se çiftet që ngjajnë mes tyre, kanë më shumë mundësi të funksionojnë në krahasim me ata që kanë karaktere të ndryshme.

Për të analizuar këtë pohim, profesor Finkel citon një studim të publikuar në vitin 2010 nga Portia Dyrenforth. Ky i fundit intervistoi mbi dy mijë persona për të studiuar personalitetin e tyre dhe jetën në çift. Në fakt, nga përfundimet e studimit u vërejt se çiftet me personalitete të njëjta ishin më të lumtur në krahasim me ata me karaktere të ndryshme, por diferenca ishte minimale: 0,5%.

“Është e gabuar të thuash se këto sajte përdorin një algoritëm që rrit mundësinë e krijimit të një lidhjeje të qëndrueshme dhe mbi të gjitha nuk është e vërtetë që ndihmojnë personat e vetmuar në gjetjen e shpirtit binjak”, thotë profesor Finkel.

Gjithsesi, mundësitë për të gjetur dashurinë rriten falë karakteristikave të tjera që këto sajte ofrojnë: pafundësi zgjedhjesh. Disa algoritme lënë klientin që të vendosë se çfarë po kërkon dhe në bazë të kritereve të treguara, të gjithë ofrojnë profilet e disponueshme. Problemi është se nëse ajo që duan koincidon me atë që ata kanë vërtet nevojë. Edhe në këtë rast, si kudo, të dhënat tregojnë se njerëzit nuk e dinë çfarë duan. Për shembull, një nga studimet e bëra nga profesor Finkel, tregon se kur njerëzit kanë të bëjnë me sajtin “speed dating” preferencat e deklaruara nga personat nuk përputhen me ato që këtyre individëve u pëlqejnë vërtet.

Po ashtu, problem mund të jetë edhe numri i madh i zgjedhjeve. Të vendosësh mes gjashtë çokollatave të ndryshme është shumë herë më e lehtë sesa mes tridhjetë të tillave. Ndodh që një sajt takimesh mund të lidhë shumë mijëra çifte perfekte. Për sa i përket sajtit “speed dating”, Finkel ka gjetur studime që tregojnë se si njerëzit përballë një zgjedhjeje të vështirë, përqendrohen pak mbi aspektet që përfshijnë logjikën e bashkëbisedimin dhe i kushtojnë më shumë vëmendje pamjes së jashtme.

Përfundimi i analizës së Finkelit është që edhe në internet dashuria është e vështirë për t’u gjetur. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që interneti nuk mund të përdoret, por mundësitë për të gjetur shpirtin binjak në lokalin pas shtëpisë ose kur ndalon për të folur me një të panjohur dhe shikimi kryqëzohet me njeriun e ëndrrave janë të njëjtat me ato të klikimeve të mausit. Kështu që nuk u mbetet gjë tjetër veçse të shpresoni që një ditë Kupidi të lëshojë shigjetën e tij drejt jush.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dating online,algoritmi i dashurise Empty Re: Dating online,algoritmi i dashurise

Mesazh nga Vizitor Mon Mar 12, 2012 6:05 pm

Po c'lidhje ka kupidi me konspiracionin mor aman????

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dating online,algoritmi i dashurise Empty Re: Dating online,algoritmi i dashurise

Mesazh nga Rifat Mon Mar 12, 2012 6:51 pm

ILIRA shkruajti:Po c'lidhje ka kupidi me konspiracionin mor aman????
Teknologjia ne tersi eshte shfrytezuar dhe shfrytezohet per qellime konspirative,mos valle nuk e kupton,se indirekt mjetet e rrjeteve sociale kane per qellim edhe shthurjen teresore te brezit te ri,per te mos e pasur mendjen tek ''dragojt''e politikes dhe shfrytezuesve te popujve..?
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dating online,algoritmi i dashurise Empty Re: Dating online,algoritmi i dashurise

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi