Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gafa qe cuan ne Lufte Boterore

Shko poshtë

Gafa qe cuan ne Lufte Boterore Empty Gafa qe cuan ne Lufte Boterore

Mesazh nga SHKELBA Mon Mar 12, 2012 11:58 pm

Gafa qe cuan ne Lufte Boterore ?q=arkiduka+franc+ferdinant&ctid=CT2790392&SearchSource=49&FollowOn=true&PageSource=ImagePreview&SSPV=&start=0&pos=18

Gafa qe cuan ne Lufte Boterore



Gafa qe cuan ne Lufte Boterore Ww2-2

A mund te filloje nje lufte e trete boterore pa dashje?A mund te ndodhe qe burra shteti dhe keshilltaret e tyre ushtarake te mos i marrin parasysh mire rreziqet e te shkaktojne vdekjen e miliona njerezve?

Dicka e tille ka ndodhur nje shekull me pare.Udheheqesit europiane i zhyten kombet e tyre ne Luften e Madhe,qe me vone u quajt Lufta I Boterore,pa vetedije per tere ato tmerre qe do te ndodhnin.''As vete se kuptuam si u ngateruam ne lufte,''-pranoi Dejvid Llojd Xhorxhi,kryeminister britanik ne vitet 1916-1922.Ja disa ngjarje kryesore qe cuan ne ate masaker te pergjakshme.

Historiani Alan Xh.P. Tejlor shkroi:''Asnje nga burrat e shtetit sdonte lufte me permasa te medha,por donin te kercenonin dhe te fitonin njekohesisht.''Cari i Rusise mendonte se duhej bere cdo gje e mundshme qe te ruhej paqja.Ai nuk donte te behej pergjegjes per nje masaker te perbindshme.Gjithsesi,duke filluar me dy te shtena te kobshme rreth ores 11.15 te 28 qershorit 1914,ngjarjet dolen jasht kontrollit.

Dy te shtena qe ndryshuan boten

Kur hyri viti 1914,marredheniet mes fuqive europiane tashme ishin tendosur nga rivalitetet e kahershme,qe sollen si pasoje dy aleanca kundershtare.Aleanca Trepaleshe (Boshti Qendror) mes Austro-Hungarise,Italise e Gjermanise dhe Marreveshja Trepaleshe (Antanta) mes Britanise,Frances e Rusise.Per me teper,keto kombe kishin lidhje politike dhe ekonomike me disa vende te tjera,duke perfshire edhe vendet ballkanike.

Ne te kohe,Ballkani ishte nje rajon i paqendrueshem politikisht qe spo e duronte dot me sundimin e fuqive te medha,dhe ziente nga shoqerite e fshehta qe benin plane per pavarsi.Nje grup i vogel te rinjsh kompllotuan te vritnin arkiduken Franc Ferdinant gjate vizites qe do te bente me 28 qershor ne Sarajeve,kryeqyteti i Bosnjes.Punen ua lehtesoi numri i vogel i forcave policore ne vend.

Mirepo,atentatoret nuk ishin eksperte.Njeri nga te rinjte hodhi nje bombe dore,por nuk qelloi ne shenje,kurse te tjeret nuk vepruan ne kohe.Atentatori qe ia doli mbane te vriste arkiduken ishte Gavrilio Principi,por edhe ai e arriti kete krejt rastesisht.

Kur pa se arkiduka i kaloi prane i pademtuar nga bomba,Principi u perpoq ti afrohej makines,por me kot.I merzitur,kaloi rrugen dhe hyri ne nje kafene.Nderkohe,i zemeruar per atentatin me bombe,arkiduka vendosi te nderronte rrugen.Por shoferi i tij se dinte kete ndryshim te planit,prandaj morri drejtimin e gabuar dhe iu desh ta kthente mbrapsht makinen.Pikerisht ne ate cast,Principi doli nga kafeneja dhe u gjend perballe me arkiduken,qe po udhetonte ne makinen e hapur,as 3 metra larg.Iu afrua makines dhe gjuajti dy here,duke vrare arkiduken dhe te shoqen.Me kete akt,ai nacionalist serb nuk e kishte idene se cortek kishte vene ne levizje,por sishte vetem ky shkaku.
Gafa qe cuan ne Lufte Boterore ?q=arkiduka+franc+ferdinant&ctid=CT2790392&SearchSource=49&FollowOn=true&PageSource=ImagePreview&SSPV=&start=0&pos=14
Gati per lufte

Gafa qe cuan ne Lufte Boterore Lufta-e-pare-boterore

Para vitit 1914,shumica e europianeve kishin pikepamje idealiste per lufte.U dukej dicka e dobishme,fisnike dhe e lavdishme,pavarsisht pohimit se ishin te krishtere.Madje disa burra shteti mendonin se lufta do te nxiste bashkimin e kombit dhe do ti gjalleronte popujt.Per me teper,disa gjenerale i siguruan udheheqesit e tyre se kjo lufte do te fitohej shpejt dhe ne menyre perfundimtare.''Brenda dy javeve do ta mundim Francen,''- u mburr nje gjeneral gjerman.Askujt nuk i shkonte ndermend se miliona burra do te kalonin vite te tera te zhytur neper llogoret e luftes.

Vec kesaj,sic thote libri Bashkepunim nen anarki (anglisht),ne vitet para luftes,''Europen e kishte perfshire nje vale gjigante nacionalizmi ekstrem.Shkollat,universitetet,shtypi dhe politikanet u bashkuan ne kete histeri te nacionalizmit ekstrem dhe te lartesimit te vetes.''
Udheheqesit fetare nuk bene shume per tiu kundervene ketij qendrimi te shemtuar.Historiani Pol Xhonson thote.''Ne njeren ane ishin rreshtuar Gjermania protestante,Austria katolike,Bullgaria ortodokse dhe Turqia myslimane.Ne anen tjeter ishin Britania protestante,Franca e Italia katolike dhe Rusia ortodokse.''Ai shton se shumica e klerikeve ''e vuri krishterimin ne nje plan me patriotizmin.Ushtaret e krishtere te te gjitha sekteve u nxiten te vritnin njeri-tjetrin ne emer te Shpetimtarit te tyre.

''U mobilizuan madje edhe prifterinjte e murgeshat,dhe mijera prej tyre me vone u vrane gjat luftimeve.Aleancat europiane,qe u krijuan me synimin per te parandaluar nje lufte te madhe,faktikisht e nxiti ate.Ne cmenyre?Libri Bashkepunim nen anarki thote.''Siguria e nje fuqie europiane ishte shume e nderthurur me ate te fuqive te tjera.Cdo fuqi mendonte se siguria e saj varej nga ajo e aleateve te vet,prandaj ndihej e detyruar te vraponte ne mbrojtje te aleateve,edhe kur ishin keta qe i kishin provokuar sulmuesit.''

Nje element tjeter i rrezikshem ishte Plani gjerman Shlifen,i emertuar sipas ish-shefit te shtabit te pergjithshem gjerman,gjeneralit Alfred fon Shlifen.Plani perfshinte nje sulm rrufe dhe u hartua me idene se Gjermania duhej te luftonte edhe kunder Frances,edhe kunder Rusise.Prandaj,sunimi ishte te arrihej nje fitore e shpejt mbi Francen,nderkohe qe Rusia mobilizohej me ritme te ngadalta,e pastaj te sulmohej Rusia.World Book Encyclopedia thote.''Me tu vene ne levizje plani [i Shlifenit],sistemi i aleancave ushtarake e beri pothuaj te sigurt nje lufte te pergjithshme europiane.''

Nis orteku

Ndonese nje hetim zyrtar nuk gjeti asnje prove per te akuzuar qeverine serbe per vrasjen e arkidukes,Austria ishte e vendosur tu jepte fund njeher e mire trazirave sllave brenda perandorise.Ajo donte me cdo kusht,ti jepte nje mesim Serbise,citon historiani Xhon M.Roberts.

Ne perpjekje per te shtendosur tensionet,Nikolas Hartvigu,ambasadori rus ne kryeqytetin serb,punoi per te arritur nje kompromois te mundshem.Mirepo,ai pesoi infarkt ne zemer dhe vdiq gjat mbledhjes me delegacionin austriak [infarkt i dyshimte].Me ne fund, me 23 korrik,Austria i dergoi Serbise nje liste me kerkesa qe pak a shume perbenin nje ultimatum.Meqe serbia nuk i pranoi te gjitha kerkesat,Austria menjehere nderpreu marredheniet diplomatike.Ne kete cast kritik,diplomacia deshtoi.

Gjithsesi,u bene disa perpjekje per ta parandaluar luften.Per shembull,Mbreteria e Bashkuar rekomandoi te mblidhej nje konference nderkombetare dhe kajzeri i Gjermanise i beri thirje carit te Rusise te mos mobilizonte ushtrine.Por,ngjarjet dolen jasht kontrollit.''Burra shteti,gjenerale dhe kombe te tera u shtangen nga permasat kolosale te ngjarjeve qe do te shpaloseshin pas-pak,''-thuhet ne librin Aventura e luftes [anglisht].

Perandori austriak,i siguruar se gjermanet do ta ndihmonin,i shpalli lufte Serbise me 28 korrik.Rusia mbeshteti Serbine dhe u orvat tia ndalte hovin Austrise duke shpallur mobilizimin e rreth 1 milion ushtareve rus pergjat kufirit austriak.Por kjo do ta linte te pambrojtur kufirin rus me Gjermanine,prandaj pa shume deshire cari i Rusise urdheroi mobilizimin e pergjithshem.

Cari u perpoq ta siguronte kajzerin se nuk kishte asnje plan te sulmonte Gjermanine.Por mobilizimi i trupave ruse i pershpejtoi planet gjermane te luftes dhe,me 31 korrik,Gjermania nisi te zbatonte planin Shlifen,duke i shpallur lufte Rusise me 1 gusht dhe Frances dy dite me vone.Planet gjermane te luftes perfshinin marshimin permes Belgjikes,por Britania e paralajmeroi Gjermanine se do ti shpallte lufte po te cenonte asnjanesine e Belgjikes.Trupat gjermane kaluan kufirin e Belgjikes me 4 gusht.Skishte me kthim prapa.
Gafa qe cuan ne Lufte Boterore ?q=lufta%20e%20pare%20boterore&ctid=CT2790392&searchsource=49&start=0&pos=5

Katastrofa me e madhe diplomatike e koheve tona

''Shpallja e luftes nga ana e Britanise i vuri vulen katastrofes me te madhe diplomatike te koheve tona,''-shkroi historiani Normen Dejvis.Nje historian tjeter,Edmond Tejlori,shkroi se pasi Austria shpalli lufte me 28 korrik,''rol gjithnje e me te madh per nxitjen e luftes luajti rremuja e madhe qe u krijua.Po ndodhnin shume gjera,shume shpejt dhe ne shume vende....Edhe mendjet me te ndritura e me te organizuara nuk i kaperdinin e nuk i asimilonin dot me informacionet e paperpunuara qe u vinin.''

Mbi 13 milion ushtare dhe civile e paguan shtrenjte kete rremuje shkaterrimtare.Edhe optimizmi per te ardhmen dhe per natyren njerezore mori nje goditje vdekjeprurese,ndersa popuj te ashtuquajtur te civilizuar,te armatosur me arme te fuqishme qe sapo ishin shpikur e prodhuar ne seri,masakruan njeri-tjetrin ne nje shkalle te paprecedente.Bota sdo te ishte me kurre njesoj.Nje tjeter lufte do te vinte me vone.Lufta e II Boterore.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi