Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tinguj misterioz ne oqeane

Shko poshtë

Tinguj misterioz ne oqeane Empty Tinguj misterioz ne oqeane

Mesazh nga Rifat Thu Mar 15, 2012 5:32 pm



Koflikt midis oqeanografeve dhe US. Navy.




Tinguj misterioz ne oqeane Images

Projekti eshte titulluar “Poseidoni” dhe ka ngjallur reagime te forta ne SHBA, duke arritur deri ne nivelet me te larta te Forcave Detare te Marines Amerikane.Nje kabell i cili ndodhet 2,5 kilometra nen siperfaqen e oqeanit, ne Vancouver te Kanadase, i lejon shkencetareve te Universitetit te Viktorias te studiojne tingujt misterioz qe burojne nga thellesia e oqeanit.

Projekti eshte titulluar “Poseidoni” dhe ka ngjallur reagime te forta ne SHBA, duke arritur deri ne nivelet me te larta te Forcave Detare te Marines Amerikane.

Nepermjet ketij projekti, shkencetaret arrijne te mbledhin shume informacion te bollshem, rreth trysnise se ujit e me gjere, gje qe u mundeson atyre te konceptojne me mire levizjet e nje cunami te mundshem ne oqean si dhe te mund te pervetesojne sisteme me te kompletuara paralajmerimi.Por, gjithashtu kane dhe mundesine te degjojne… gjithçka!

Mikrofon te teknologjise se perparuar, jane te afte te thithin çdo lloj tingulli, si te balenave apo çdo lloj kafshe tjeter ujore deri dhe tek lekundjet e pllakave tektonike si dhe çdo levizje te mjeteve lundruese. Tashme keto tinguj, jane te disponueshem dhe mund t’i degjoni dhe ne sajtin listentothedeep.com.

“Jane si vesh te medhenj qe ndodhen ne thellesi te oqeanit”, pohon Michelle Antrem, nje ekspert nga Universiteti Teknik i Katalonjes ne Barcelone, qe mere pjese ne program e Vankuver-it.Ketu e shume dekada rresht, tingujt e oqeaneve, konsideroheshin si informacion sekret ushtarak.

Tashme Marina Ushtarake Amerikane, shqetesohet se mos qasja e lehte, nga ana e shkencetareve ne keto tinguj misterioz, eshte i rrezikshem per misionet e tyre ushtarake. Specialist te marines ushtarake amerikane, pohojne se çdo kush i cili disponon nje sistem te tille pergjues, mund te zbuloje ne çdo moment vendndodhjen e anijeve ose te flotes luftarake detare.

Veç te tjerash, shkencetaret konsiderojne se marina ushtarake amerikane nuk mund te sillet sikur çdo oqean, eshte ne “pronesine” e saj. Sigurisht qe njeri nga faktoret te cilet kane shqetesuar gjeneralet e marines ushtarake te SHBA-ve eshte dhe studimi i tingujve misterioz te ardhur nga thellesia e oqeanit, nga ana e shkencetareve, pasi deri pak kohe me pare, teknologjia qe tashme eshte ne dispozicion te studiuesve, konsiderohej ushtarake dhe e ndaluar, por qe tashme ajo ndodhet ne duart e shkencetareve.

Mos valle fshihet diçka tjeter pas ketyre tingujve?
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi