Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mesazh nga i vdekuri

Shko poshtë

Mesazh nga i vdekuri Empty Mesazh nga i vdekuri

Mesazh nga Rifat Sat Mar 17, 2012 5:26 pm



''Mesazhe'' nga i vdekuri



Mesazh nga i vdekuri 238

Jack Froz u largua papritur nga jeta, në qershor të vitit 2011, kur ishte vetëm 32 vjeç, për shkak të problemeve që kishte me zemrën, duke shkaktuar dhimbje tek miqtë dhe familjarët e tij.

Por 5 muaj pas vdekjes së tij, disa prej miqve të tij më të afërt filluan të merrnin e-maile misterioze nga adresa elektronike e Jack, në të cila shkruheshin çështje që 32-vjeçari kishte diskutuar me miqtë e tij pak kohë para se të vdiste.

Familja e tij thotë se askush nuk e dinte kodin për të hyrë në adresën e tij elektronike dhe nuk beson se ndonjë hacker e vodhi atë.

Një nga miqtë e Jack që mori e-mail ishte dhe shoku i tij i fëmijërisë, Tim Hart, me të cilin kishin plot 17 vjet që bënin shoqëri.

Mesazh nga i vdekuri 168-300x187

Hart u shokua kur mori mesazh nga shoku i tij i ngushtë disa muaj pas vdekjes së tij. “Një mbrëmje isha ulur në kanape dhe po shikoja e-mailet e mia në celular, kur papritur më vjen një njoftim se kishte ardhur një e-mail dhe dërguesi ishte Jack!”, – thotë ai.

“Ndryshova ngjyrë në fytyrë kur lexova se përmbajtjen, pasi shkruhej për diçka që vetëm unë dhe Jack e dinim”. Në subjektin e e-mailit shkruhej: “Po të ndjek!”, ndërsa në tekst shkruhej: “Më dëgjon? Jam në shtëpinë tënde, pastroje pra papafingon”.

Hart shpjegoi se pak para se Jack të vdiste, ata kishin diskutuar së bashku në papafingo dhe Jack tallej me të për parregullsinë dhe pluhurin në papafingo. “Vetëm me të dy ishim aty, askush tjetër”, tha ai.

Por e-mail mori edhe kushëriri i 32-vjeçarit, Jimmy McGro, ku shkruhej për një aksident të vogël që kishte pësuar Jimmy. “Jimmy, çfarë bën? E dija që do të vriteshe në bërryl, u përpoqa të të paralajmëroja. Duhet të bësh kujdes”, shkruhej në mesazh.

Burimi nga vijnë e-mailet mbetet mister pë familjen e 32-vjeçarit dhe për miqtë e tij të cilët besojnë se i morën këto mesazhe si dhuratë.

“Nëse dikush do të na bëjë shaka, nuk më intereson, pasi unë e marr si të dua”, tha Jart, i cili nuk ngurroi t’i përgjigjej e-mailit, por nuk kishte vazhdim të këtij “dialogu”.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi