Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush i ndërtoi piramidat e Egjiptit ? Versione krejt interesante

2 posters

Shko poshtë

Kush i ndërtoi piramidat e Egjiptit ? Versione krejt interesante Empty Kush i ndërtoi piramidat e Egjiptit ? Versione krejt interesante

Mesazh nga Rifat Mon Mar 19, 2012 3:20 pm


Kush i ndërtoi piramidat e Egjiptit ?


Kush i ndërtoi piramidat e Egjiptit ? Versione krejt interesante Piramide_giza

Disa mendime shkencore serioze:
Shumë arkeologë në SH.B.A, Angli dhe Gjermani të cilët kërkojnë për të vërtetën dhe larg qëndrimeve fetare, politike dhe interesave materiale, janë të mendimit se ekziston një civilizim që ka depërtuar në të shkuarën e lashtë dhe të largët, i cili ka qenë i zhvilluar për shkaqe të panjohura.

Hamendja shkon drejt kontinentit të zhdukur, Atlantis, i cili gjatë përmbytjes, shumë njerëz që arritën të shpëtonin u larguan drejt Egjiptit dhe ishin pikërisht ata që kanë ndërtuar piramidat marramendëse.
Pas zhdukjes së tyre përgjatë kohërave të gjata, ishin faraonët ata që trashëguan ndërtesat dhe gdhendën në to ç’ka dëshironin.

Shumë shkencëtarë të gjeologjisë kanë konfirmuar se analizat e bëra mbi shtresat e Sfeniksit tregojnë se ujërat e shumta kanë shkrirë shumëçka nga trupi i tij, kjo tregon se trupi i tij i ka kaluar periudhat e shirave, të cilat mbaruan afërsisht 11000 vjet përpara. Kjo tregon se koha e tij (Sfeniksit) nuk ka asnjë lidhje me periudhën e Faraonëve.

Paqartësi të mëdha rreth pamjes së monumenteve antike egjiptiane:
Shumë nga këta shkencëtarë asnjanës kanë kërkuar që të kryejnë shpime në disa vende antike, sidomos poshtë dorës së djathtë të Sfinksit, por gjithmonë kërkesat e tyre janë përballur me refuzimin e Këshillit të Monumenteve Antike egjiptiane. Kjo tregon se shumë sekrete të pazbuluara lidhen me këto monumente.

Lidhja fetare:
Versioni që konfirmojnë shkencëtarët asnjanës perëndimore se ka ekzistuar një civilizim tepër i përparuar që i ka paraprirë Faraonëve shumë shekuj më parë, dhe që ka mbërritur në Egjipt pas përmbytjes së madhe.

Sipas tyre, ata janë ndërtuesit e vërtetë të piramidave të Egjiptit për një shkak ende të paqartë, që më pas i trashëguan Faraonët pas shumë shekujsh për të banuar në banesat e tyre dhe për t’ia dedikuar ato vetvetes –ashtu siç ia dedikuan vetvetes të qënurit zot përngjason plotësisht me historinë e popullit të Adit, e cila përcillet në Kuranin Famëlartë.

Ata janë pasuesit e Nuhut pas ngjarjes së tufanit: “Përkujtoni kur Ai ju bëri mëkëmbës pas popullit të Nuhut dhe ua shtoi fuqinë fizike.” (A’raf; 69). Aty përmendet se ata përfaqësonin civilizimin më të fortë në historinë njerëzore pa përjashtim: “Sa i përket Adit, ata pa pasur kurrfarë të drejte, u treguan mendjemëdhenj ndaj banorëve në tokë dhe thanë: “Kush ka fuqi më të madhe se ne?” A nuk e ditën ata se Allahu, i Cili i krijoi, ka fuqi më të madhe se ata?! Por ata i mohuan argumentet tona.” (Fus-silet 15).


1-Disa prova fetare:
Allahu thotë: “A nuk e di ti se ç’bëri Zoti yt me Adin? Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta? Që si ato nuk janë krijuar askund në tokë!” (Fexhr 6-8) Kjo do të thotë: se Adët, janë ndërtuesit e piramidave dhe zotëruesit e shtyllave (obelisqeve) ,ndërtime këto, që nuk janë ndërtuar askund në botë nga popuj të tjerë.

Allahu thotë: “A në çdo bregore ngrini ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë? Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikuara që të jeni në to përgjithmonë?” (Shuara 128, 129). Kjo do të thotë: A po ndërtoni mbi çdo lartësi në tokë disa ndërtesa si male pa asnjë dobi? (Të tria këto veçori janë evidente tek piramidat) A po banoni në disa ndërtesa të forta sikur do të jetoni përgjithmonë? (Banesat e Said-it, të cilat Faraonët i kthyen më pas në faltore).

2- Disa prova inxhinierike:

Madhësia e gurëve të përdorur në ndërtimin e këtyre ndërtesave fillon nga 1m kub deri në disa metra kub në disa raste dhe pesha e tij mund të mbërrij deri në 1000 ton. Largësia mes vendit ku janë prerë gurët deri në vendin që janë vendosur mbërrin deri 650 km. Lartësia e ndërtesës në disa raste mbërrin deri në 160 metra.

Të gjitha këto janë bërë pa asnjë mjet. Përsa i përket pretendimeve të disa shkencëtarëve të antikës egjiptiane se janë përdorur litarë, apo punëtorë dore nga Faraonët, kanë bërë botën të qeshë. Ndërkohë gjatësia e popullit të Adit mbërrinte deri në 15 metra, siç na përcillet në disa transmetime islame dhe kjo gjatësi përputhet plotësisht me madhësinë e gurëve, të cilët nuk ishin veçse disa blloqe balte për ta.

3- Disa prova artistike:

Para nesh paraqiten dy lloje artesh të ndërtimit, të cilët dallojnë nga njëri tjetri në mënyrë të plotë; ndërtime prej guri gjigant dhe marramendës nga të gjitha dimensionet dhe ndërtime të shëmtuara, të vogla dhe të thjeshta të ndërtuara me blloqe balte. Të gjitha këto ndërtime i referohen kohërave të ndryshme nga njëra tjetra.

Ndërtimet gjigante me gurë janë ndërtesat e popullit të Adit, të cilat i kanë trashëguar pas tyre Faraonët, ndërsa ato prej balte janë ndërtesat e Faraonëve. Kur një mur prej guri prishej, Faraonët bënin restaurimin e tij me blloqe balte. Atëherë përse nuk e meremetonin me të njëjtat materiale ndërtimi siç ishin gurët e stërmëdhenj?

Thjesht, ata nuk kishin mundësi për t’i lëvizur ata. Përkundrazi, gjejmë se Faraonët kanë kryer me dhjetëra shtesa brenda banesave, të cilat i kanë përdorur si faltore. Këtë e kanë bërë duke përdorur blloqe të vogla balte, të cilat ia kanë prishur pamjen arkitekturore ndërtesave gjigante prej guri. Pyetja është: përse ata u shtonin mureve blloqe prej balte brenda ndërtesave prej guri gjigand? Arsyeja është se ata nuk arrinin t’i lëviznin dot ata gurë.

4- Prova arkitektonike:

Kur shohim të ashtuquajturat faltore të Faraonëve do të gjejmë se dritaret e tyre janë shumë të larta. Po të mendohemi pak, mund të themi se ato përputheshin me gjatësinë e popullit të Adit dhe jo me atë të Faraonëve. Po kështu mund krahasosh madhësinë e statujave në formë dashi, zogu etj..

5- Disa prova arkeologjike

a- Ku janë pallatet e mbretërve faraonë? Përse askush nuk flet për to? Ose përse kanë frikë prej tyre? Shkaku është se ato janë ndërtuar me baltë. A është e logjikshme që këta jobesimtarë, të cilët kanë pretenduar se janë zota të ndërtonin varre përrallore siç ishin piramidat –siç pretendojnë- dhe të banonin njëkohësisht në disa shtëpi të shpifura prej balte?

b- Përse janë ndërtuar pesë kalatë e Faraonëve në Sina, me baltë?
A nuk do të kishe qenë më përshtatshme që kalatë të ngriheshin prej guri?

c- A nuk është që të gjitha civilizimet fillojnë ndërtimet e tyre me ndërtesa të thjeshta dhe pastaj zhvillohen, përveç piramidave, të cilat filluan si ndërtesa gjigante dhe marramendëse dhe pastaj denigruan në piramida të dështuara prej balte?.

d- Përse gjenden varre në formë piramide në Xhize dhe disa të tjera si shpella në luginën perëndimore në Aksar? Kjo thjesht tregon se piramidat nuk janë varre nga të gjitha dimensionet.

6- Disa prova gjuhësore:

Fjala Irem që është përmendur në Kuran dhe për të cilën komentuesit janë mbajtur qëndrime të ndryshme në komentimin e saj, mund të thuhet se ajo vjen nga fjala Hirem, që në arabisht do të thotë diçka me përmasa gjigante dhe gjithashtu përdoret për njeriun e kaluar në moshë.

Në të vërtetë ajo vjen nga fjala Hirem, e cila është lehtësuar nga përdorimi dialektik i saj në gjuhën e popullit. Kështu, kuptimi i fjalës së Allahut a.xh.: “Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta?” është: Me banorët e ndërtesave gjigante me maja të larta.

7- Disa prova antike:

a- Mungesa e gdhendjeve nga Faraonët e mënyrës së ndërtimit të piramidave, kur dihet fare mirë se ata gdhendnin gjithçka kishte të bënte me jetën e tyre tregon qartë se ata nuk ishin ndërtuesit e piramidave.

b- Ajo që është më marramendëse është pranimi i vetë Faraonëve se ata nuk ishin ndërtuesit e piramidave, por ishte një popull tjetër, të cilët posedonin një forcë të veçantë. Argument për të këtë është një tekst i Brishtës të gdhendur mbi statujën e zotit majmun, që përmbajnë mbishkrime ku thuhet: “Forca e krahut e njërit prej ndërtuesve të piramidave është sa e njëmijë burrave.”

c- Faraonët ishin të shquar për vjedhjet ndaj njëri-tjetrit, ku secili mbret fshinte shenjat e tjetrit për të treguar që ai ishte sunduesi dhe ndërtuesi apo pronari i piramidave.

d- Pretendimi i të qënurit prej tyre deri edhe zot tregon qartë se ata gënjenin për gjithçka.

f- Mospërmendja e profetit Jusuf dhe Musa a.s.tregon mungesën e amanetit në bërjen e gdhendjeve.

e- Nga 31 familje faraoniste, vetëm tre prej tyre i kanë ndërtuar piramidat? Çfarë tregon kjo?

Kjo tregon se asnje nga provat e mesiperme(te na falin fetaret)nuk perben argument per te vertetuar perfundimisht se ato Piramida jane ndertuar nga dikush,pra per to per nje kohe te gjate do ngelet erresire....
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush i ndërtoi piramidat e Egjiptit ? Versione krejt interesante Empty Re: Kush i ndërtoi piramidat e Egjiptit ? Versione krejt interesante

Mesazh nga Dimitrov Xhunga Sun Mar 25, 2012 4:35 pm

PIRAMIDAT JANE AQ UNIKE DHE AQ PA LIDHJE ME REALITETIN E SOTEM SA DO TE ISHTE ABSURDE TE FLISJE ME EKZAKTESI PERFEKTE PER KOHEN E NDERTIMIT MJETET E PERDORURA NJEREZIT QE I BENE ATO,DIJET DHE ENERGJITE QE ATA ZOTERONIN.
PRA PER MENDIMIN TIM ATO DALIN JASHTE REALITETIT TE SOTEM ME TE CILAT NE I GJYKOJME E I KENDVESHTROJME GJERAT DHE SENDET.EDHE VETE EGJYPTOLOGET JANE TE TURBULLT E NUK JAPIN NDONJE INFORMACION TE SAKTE PER NDERTIMIN E TYRE.ATA APO E DHE NE THJESHT ALUDOJME.
NJE NGA ALUDIMET ME TE FORTA SA QE ME TUNDON FORT ESHTE VEPRIMTARIA DHE ROLI I THOTIT PER KETE PROBLEM.

Dimitrov Xhunga
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 27
Points : 52
Reputation : 4
Join date : 24/03/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi