Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Planetet dhe shenjat

Shko poshtë

Planetet dhe shenjat Empty Planetet dhe shenjat

Mesazh nga Nikolaos Tue Mar 27, 2012 2:44 pm

Ç’PËRFAQËSOJNË PLANETET ?

Dielli – Një yll i madh i zjarrtë përfaqëson influencën e fuqishme për vitalitet dhe autoritet, ai sundon Luanin duke e bërë atë njeri me autoritet dhe udhëheqës, planet i jetës.

Hëna – Konsiderohet si nëna e madhe e qiejve, drejton Gaforren dhe e bën atë shumë të ndjeshme, familjare dhe e dashur për të afërmit.

Mërkuri – Planeti i inteligjencës dhe i arsyes sundon dhe drejton Binjakët dhe Virgjëreshën duke i bërë ata inteligjentë dhe të arsyeshëm.

Venusi (Afërdita) – Planeti apo Perëndesha e bukurisë, e dashurisë, artit dhe kënaqësisë, sundon Demin dhe Peshoren duke i bërë ata njerëz të dashur, artistë dhe me ndjenja estetike.

Marsi – Planeti i energjisë fizike, i seksit, i agresionit, luftës dhe forcës. Ai sundon Dashin dhe Akrepin duke i bërë ato njerëz të fortë, hakmarrës, luftarak dhe ekstremist në dashuri.

Jupiteri – Planeti i fatit të mirë, i optimizmit, i suksesit dhe bujarisë, sundues i Parajsës ai drejton Shigjetarin dhe Peshqit duke i bërë ata njerëz me fat, bujarë, optimistë dhe të drejtë.

Saturni – Planeti i përgjegjësisë, i maturisë, i disiplinës ai sundon Bricjapin dhe e bën atë të matur, serioz, ambicioz dhe të përgjegjshëm.

Urani – Planeti i zbulimit, shkencës, origjinalitetit dhe ndryshimeve, simbolizon surprizat në jetën tuaj, ai sundon Ujorin duke i dhënë atij prirje shkencore dhe unike.

Neptuni – Planeti i misterit, fantazisë, iluzionit (së bashku me Jupiterin) ai sundon Peshqit duke i bërë ata misteriozë dhe me plot fantazi.

Plutoni – Planeti i botës së nëndheshme, i djallit dhe vdekjes, i fuqisë së frikës, ai sundon Akrepin (bashkë me Marsin) dhe e bën atë dinak dhe hakmarrës.


Ç'PERFAQESOJNE SHENJAT?

DASHI – Shenja e forcës fizike, e luftës, agresionit e pavarësisë.
DEMI – Shenja e pronës, e parasë, e bukurisë dhe vlerave.
BINJAKËT – Shenja e mendimit, e rinisë dhe e komunikimit.
GAFORRJA – Shenja e familjes dhe e atdhedashurisë.
LUANI – Shenja e udhëheqjes, e dashurisë dhe krijimtarisë.
VIRGJERESHA – Shenja e punës, e përmirësimit dhe e shëndetit.
PESHORJA – Shenja e drejtësisë, e martesave dhe bashkëpunimit.
AKREPI – Shenja e trashëgimisë, e seksualitetit dhe ekstremeve.
SHIGJETARI – Shenja e udhëtimeve të largëta dhe e zbulimeve .
BRICJAPI – Shenja e karrierës, e reputacionit dhe disiplinës.
UJORI – Shenja e shpresës, miqësisë, urimeve dhe humanizmit.
PESHQIT – Shenja e sekreteve, e altruizmit, iluzionit dhe mistiçizmit.
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi