Kutia e Pandorës
Faqja 1 e 1
Kutia e Pandorës
Kutia e Pandorës
Kutia e Pandorës është një mit nga mitologjia Greke. Sipas mitologjisë Greke thuhet se kur u bë hapja e kutisë së Pandorës të gjithë të keqijat dolën nga kutia në këtë botë.
Kjo kuti ishte një dhuratë e Zeusit për Pandorën e cila ishte e martuar me Titanin Epimete. Kutia nuk duhej të hapej, por Pandora nga kureshtja e saj e tepërt e hapi atë.
Dhe që nga ajo kohë shumë te këqija erdhën mbi botën. Para se te hapej kutia,njerëzimi nuk njihte të keqen, lodhjen dhe sëmundjet, dhe njerëzit si edhe zotërat mbi të gjitha ishin të pavdekshëm.
Por para se Elpisi(greqisht: Shpresë) të dalë nga kutia, ajo u mbyll përsëri. Kështu për një kohë bota u bë një vend i pamëshirshëm, derisa Pandora hapi përsëri kutinë dhe në botë doli edhe Elpisi/Shpresa.
Në ditëte e sotme hapja e "kutisë së Pandorës" është sinonim për një gjë shumë të ndërlikuar dhe një gjë që sjell fatkeqësi/kob.
wikipedia
Re: Kutia e Pandorës
Kutia e Pandores në kulturën popullore
[You must be registered and logged in to see this link.]
Ne ditet e sotme termi kutia e Pandorës përdoret ne menyre metaforike,për t'iu referuar zbulimit te papritur te një problemi ose të një sërë problemesh që kishin mbetur te fshehur për një kohë të gjatë,por që manifestohen menjëherë,dhe qe nuk eshte më e mundur për t'i fshehur. Një tjetër kuptim i termit është me ngjashmerine e shprehjes " doli xhindi nga shishja".
Kutia e Pandorës, si shume elemente të tjera të mitologjisë greke,ka ardhur në mënyrë ciklike e të përsëritur deri në kulturën moderne, edhe pse ndonjëherë legjenda është ndryshuar dhe perpunuar për herë me kontekstin në të cilën është futur.Ripunime te mitit janë edhe videoloja seriale ''God of War'', ku ndër të tjera është përdorur për të mposhtur Ares-in, në Finalen e Fantasise se VI,ku Profesor Layton per Kutine Pandorës, simbolizon ''Kutia vret të gjithë ata të cilët të tentojne ta hapin atë.''
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi