Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjelle te nxehta nga shtepia ne zyre ''Stili i Mumbait

Shko poshtë

Gjelle te nxehta nga shtepia ne zyre ''Stili i Mumbait Empty Gjelle te nxehta nga shtepia ne zyre ''Stili i Mumbait

Mesazh nga SHKELBA Mon Apr 02, 2012 8:54 pm


Gjelle te nxehta nga shtepia ne zyre ''Stili i Mumbait




Gjelle te nxehta nga shtepia ne zyre ''Stili i Mumbait Dabbawala-tiffin-walla

Nisesh nga shtepia per ne pune qe ne pese te mengjezit.Kur vjen dreka do te ta donte mideja nje gjelle shtepie me ereza,sic te pelqen ty.Per mijera punonjes ne Mumbai te Indise,kjo nuk eshte nje enderr,fale ''dabaualasve'',te cilet shperndajne gjellet nga shtepite.
(Daba do te thote ''ene'',kurse uala i referohet personit qe ben transportin.Shqiptimi mund te ndryshoje.)

Nuhatin mundesine

Aty nga fundi i shekulli te 19-te,Mumbai,qe atehere quhej Bombei,ishte nje qender tregtare ne zhvillim ku biznesmenet britanike dhe indiane benin goxha rruge per ne zure.Transporti ishte i ngadalte dhe restorantet ishin te rralla.Nje dreke e gatuar ne shtepi ishte gjeja me e deshiruar,prandaj paguanin nje sherbetor qe tua sillte dreken nga shtepia e tyre ne zyre.Duke nuhatur mundesine e zhvillimit te nje biznesi,nje sipermarres largpames mblodhi te rinj te papune nga fshatrat dhe mori persiper te transportonte rregullisht porosite nga shtepia ne zyre.Nga ky fillim i vogel,lulezoi nje biznes i madh.

Deshira per te ngrene dicka te gatuar ne shtepi,ka mbetur po ajo.Kuptohet,tani ka me shume restorante,por te hash nga shtepia jote eshte akoma me ekonomike dhe me e parapelqyer.Per me teper,shume njerez kane probleme shendetesore dhe kane nevoje qe te mbajne nje diete te vecante.Te tjeret kane kufizime fetare.Per shembull disa nuk i hane fare qepet ose hudhrat.Shume nga keta perberes nuk mund ti shmangesh ne restorante,keshtu qe transportimi nga shtepia ne zyre zgjidh problemin e dites.

Sherbim mese i besueshem

Sistemi relativisht i thjeshte i shperndarjes nuk ka ndryshuar shume gjate viteve,pervecse ka marre permasa me te medha.Sot,me shume se 5.000 burra,si dhe disa gra,transportojne dreken e me shume se 200.000 vetave ne dite,nga shtepia e zones se tyre ne zyrat e shperndara ne kete dyndje urbane prej mbi 20.000.000 banoresh.Duke mbuluar nje zone me nje rreze prej 60 km,disa dabauala ecin me kembe,duke transportuar 30 ose 40 daba ne karroca dore,kurse te tjeret udhetojne me bicikleta ose me trenat e periferise.Sidoqofte,porosine e duhur e cojne te personi i duhur dhe ne kohen e duhur.Ne fakt,thuhet se mesatarisht ata gabojne 1 ne 6 milione porosi.Si e arrijne nje perpikeri kaq te jashtezakonshme?

Ne vitin 1956,dabaualat u regjistruan si shoqate bamiresie,me nje komitet ekzekutiv dhe nepunes te tjere.Grupe punetoresh,bashke me nje drejtues,funksionojne si ente me vete.Megjithate,te gjithe jane partnere dhe aksionere ne organizate,dhe sipas tyre ketu qendron celesi i suksesit te kesaj pune.Ne fakt nuk kane pasur greva qe kur e kane filluar kete sherbim me shume se 100 vjet me pare.
Dabaualat mbajne nje karte identiteti dhe dallohen kollaj nga kemishet e bardha,pantallonat e gjera dhe kesulat e bardha.Nese nuk kane vene kesule,jane vone,mungojne pa arsye te forte ose kapen duke pire alkol ne orar te punes,rrezikojne te gjobiten.
Gjelle te nxehta nga shtepia ne zyre ''Stili i Mumbait Dabbawala

Rutina e perditshme

Ne 8.30 te mengjesit,dikush ne shtepine e klientit,ndoshta gruaja e tij,e ka gatuar dhe e ka futur dreken e tij ne nje ene qe e quajne daba.Dabat kane disa ndarje qe vendosen njera mbi tjetren dhe puthiten me kapse metalike.Dabauala mbledh disa daba nga nje zone,i ve mbi biciklete ose karroce dhe shpejton per tek stacioni i trenir,ku takohet me grupin e tij.Atje i grupojne enet sipas vendberritjes,njelloj si postieret qe grupojne letrat.

Mbi cdo daba ka nje kod me ngjyra,shkronja e numra,qe tregon adresen nga vjen ushqimi,stacionin me te afert,stacionin e vendmberritjes,emrin e nderteses dhe katin.Ato qe duhen cuar ne te njejten zone i vendosin dhe i bashkojne ne struktura te gjata druri qe mbajne deri ne 48 daba.Kurr treni mberrin,i ngarkojne ne nje vagon te vecante pas lokomotives.Pastaj,kur treni mberrin ne nje stacion kryesor,enet i ndajne perseri dhe i cojne ne stacionin ku duhet te shkojne.Aty seleksionohen perseri per ti cuar se fundi me biciklete ose karroce tek klienti.

Keto menyra transportimi jane jo vetem te efektshme,por edhe pa shume shpenzime.Per me teper nje dabauala nuk bllokohet ne trafik,sepse kalon me biciklete ne rrugica ose midis makinave.Si rezultat,ushqimi shkon ne zyren e duhur rreth ores 12.30 te drekes.Pastaj,midis ores 1.15 dhe 2.00,pasi dabauala i palodhur ka ngrene dreke edhe vete,ben edhe nje xhiro tjeter per te mbledhur enet bosh e per ti kthyer ne shtepine e klientit,ku familjaret i marrin dhe i bejne gati per te nesermen.Nga fillimi ne fund,e gjithe puna eshte mjaft e shpejte dhe e efektshme,si nje gare me stafete.

Sherbim i perulur qe merr mjaft lavderime

Reputacioni i shkelqyer i dabaualave nuk ka mbetur pa u vene re.Organizata te ndryshme kane analizuar sistemin e tyre te shperndarjes,qe ato qe mesojne prej tyre,ti zbatojne ne fusha te tjera te biznesit.Jane bere filma dokumentare per dabaualat.Revista FORBES GLOBAL MAGAZINE u ka dhene cmimin SIX SIGMA per reputacionin e tyre gati te persosur.Jane permendur ne Librin e Rekordeve GINES dhe jane bere objekt studimi ne Fakultetin e Biznesit te Harvardit ne Shtetet e Bashkuara..

Madje i kan vizituar edhe njerez te shquar,si per shembull nje princ britanik,te cilit i beri kaq shume pershtypje puna e tyre,sa i ftoi disa ne dasmen e tij ne Angli.Sot dabaualat perdorin kompjutere dhe celulare per te marre porosi dhe per te mbajtur llogarite.Por menyra e shperndarjes mbetet e njejta.Kur afrohet orari i drekes,shume punonjes te uritur te zyrave ne Mumbai jane te sigurt se do ta kene mbi tavoline nje gjelle te ngrohte te gatuar ne shtepi,dhe asnje minute me vonese!
Per me teper klikoni India Dabbawala.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi