Viktor Bout, 'tregëtari qe mbolli vdekjen'
Faqja 1 e 1
Viktor Bout, 'tregëtari qe mbolli vdekjen'
Viktor Bout, 'tregëtari qe mbolli vdekjen
[You must be registered and logged in to see this link.]
Viktor Bout, Një gjykatë federale e New York ka dënuar me 25 vjet burg “Tregtarin e Vdekjes” sic njihet ndryshe nga mediat Viktor Bout.
Viktor Bout ish oficer i ushtrisë sovjetike, 45 vjec i lindur në Taxhikistan konsiderohet si trafikanti më i madh i armëve në botë.
Bout ishte arrestuar në 2008 në Bangkok, pas një operacioni të fshehtë të DEA amerikane në bashkëpunim me autoritetet tajlandeze. Pasi janë prezantuar si kolumbianë pjestarë të Fark agjentët amerikanë më pas kanë ndihmuar në arrestimin e tij nga policia tajlandeze.
Më vonë Viktor Bout është ekstraduar në SHBA pasi këtu do të gjykohej për akuza të rënda të cilat ai vetë nuk i ka pranuar kurrë.
Viktor Bout dje është shpallur fajtor nga gjykata amerikane për akuzat e tregtimit të armëve, të bashkëpunimit dhe konspirimit në vrasjen e amerikanëve sidhe ndihmën e një organizate terroriste.
Bout sipas akuzës është përgjegjës dhe për një sërë krimesh të tjera si dhe për furnizimin me armë të shumë vendeve e diktatorëve nëpër botë.
Bout akuzohet se ka furnizuar me armë vende në konflikt në Afrikë, Azi e Amerikë të Jugut, sidhe organizata terroriste apo armiq të SHBA si Talebanët, Fark, etj.
Viktor Bout deklaron se gjyqi ndaj tij është i motivuar politikisht dhe nuk pranon akuzat e ngritura ndaj tij, Bout ka thënë se ai në të vërtëtë ka vetëm një shoqëri transporti me avionë të vjetër rusë.
Re: Viktor Bout, 'tregëtari qe mbolli vdekjen'
Kush eshte Viktor Anatolevic Bout, lidhjet me trafikun e armeve shqiptare
Një kapitull i errët që mpleks me fije të padukshme shtetin shqiptar të viteve 1992-2003, kompaninë e tij të tregtisë së armatimeve MEICO,me terrorizmin ndërkombëtar dhe shfarosjen e popullsive të pafajshme në Ruanda, apo vende të tjera të pazhvilluara të Afrikës.
Faktet janë të publikuara në kete liber i titulluar”Merchant of Death” ose ne shqip Tregatari i vdekjes,të autorëve Duoglas Farah dhe Stephen Braun, i pari ish-shef i zyrës së “Washington Post” në Afrikën Perëndimore dhe tjetri korrespondent i “Los Angeles Times” e fitues i çmimit “Pulitzer”.
Ish-oficeri i Shërbimit Inteligjent të ushtrisë ruse i lindur ne Dushanbe te Taxhikistanit me 13 janar 1967, 43-vjeçari Viktor Bout, që u arrestua në Tajlandë vetëm dhjetë ditë para se në Gërdec të shpërthente baruti me forcën e një bombe atomike, ishte i shpallur në kërkim nga një numër vendesh të ndryshme të botës nën akuzën e trafikut të armëve.
Natyrshëm që pas arrestimit më 6 mars 2008, ishin të parët amerikanët ata që kërkuan ta ekstradonin. Njeriu i luftës duhet të përballet tashmë me tri akuza kryesore:
-Ka ndihmuar me tregtinë e tij terrorizmin ndërkombëtar, kryesisht Al Kaedën, se ka furnizuar me armë të FARC (Revolutionary Armed Forces of Colombia - Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë) si dhe për furnizimin e disa luftërave civile në Afrikë, një proces që e ka kryer me anë të avionëve të tij privatë.
Ndërsa akuzat për lidhjen e tij me trafikun e armatimeve nga Shqipëria përmblidhen kryesisht në aferën Afrikane gjatë viteve 1992-1995 dhe 2002-2003.
Viktor Bout dhe perandoria ajrore
Duke qenë një ish-oficer i Shërbimit Inteligjent të ushtrisë ruse, Viktor Bout arrin të privatizojë një shoqëri që tregtonte armë. Në rrethana që nuk njihen ai arrin të ketë fatin të blejë disa avionë të fortë sovjetikë, të përshtatur për të mbajtur mallra apo edhe armë të lehta.
Gjithsesi në vitet e para pas 1990, operacionet ndërkombëtare të trafikut të armëve të Viktor Bout qëndronin pas disa shoqërive apo kompanive në vende si Afrika e Jugut, Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Akomodimi” pranë shteteve të tilla kishte vetëm një shpjegim: Përmes tyre ishte e lehtë të siguroje dokumentacionin e vështirë të tregtisë së armëve.
Natyrshëm që lidhjet shqiptare të Viktor Bout ishin krerët e kompanisë MEICO të tregtisë së armatimeve, e themeluar që në vitin 1991. Në vitet në vazhdim banorët e Beratit kanë vëzhguar pikërisht një avion “Antonov” të prodhimit rus të mbushej sistematikisht me armë e municione në pistën e aeroportit ushtarak të Kuçovës dhe të largohej gjithë zhurmë.
Por në Kongo apo Ruanda, të nisur nga Tirana apo Kuçova, nuk mbërrinin vetëm “Antonovët” e Viktor Bout. Rreh 10 vite më pas gishtin me mjaltë në këtë aferë do ta ngjyenin edhe izraelitët e anglezët, pasi në lojë, në tetor 2002 ishin rreth 320 milionë dollarë të destinuar për blerje armatimesh “për kontribut në Ruandë”.
Sipas gazetarëve Jon Swain dhe Brian Johnson-Thomas të “The Sunday Times” (3 korrik 2005) në periudhën 2002-2003 AIA, një shoqëri transporti avionësh me qendër në Sussex (Angli) kreu gjashtë fluturime nga Tirana në kryeqytetin e Ruandës, Kigali, duke transportuar më shumë se 250 tonë armatime.
Sipas kësaj gazete me këto armatime, përfshirë fishekë e granatahedhës, u pajisën rebelët ruandezë që luftonin në kufi me Kongon,një zonë ku pati spastrime të popullsisë civile.
Chris Patten, ish-komisionere evropiane për marrëdhëniet me jashtë, e quajti këtë luftë në Kongo si “konfliktin më vdekjeprurës në botë pas Luftës së Dytë Botërore”.
Sipas së njëjtës gazetë, municioni shqiptar u shit nga një kompani private e quajtur MEICO, që punon e autorizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.
Incidenti me Talebanet
Por ka edhe një histori tjetër të lidhjeve të Viktor Bout me armatimet shqiptare. Kontaktet e Bout me talebanët u vendosën në gusht 1995, kur ata ishin në opozitë me Presidentin Burhanuddin Rabbani që qeveriste në Kabul.
Gjithçka falë një incidenti të pa llogaritur. Një nga avionët e Bout, nisur nga Shqipëria, që transportonte armë të kalibrit të vogël dhe pajisje të tjera luftarake, u diktua nga një gjuajtës MIG-21 dhe u detyrua të ulej në një zonë të kontrolluar nga talebanët.
Avioni Iljushin-76 me ngarkese armesh shqiptare
i kapur nga Talebanet
Avioni “Iljushin-76” i shoqërisë “Aerostan” një kompani e Tatarstanit, ishte marrë me qira nga një prej kompanive të Bout që operonte në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Bout, i ndihmuar nga disa diplomatë rusë, u përpoq të negocionte për të rimarrë avionin dhe ekuipazhin e bllokuar në Kandahar, por nuk mundi. Një vit më pas, më 16 gusht 1996, shtatë rusët e ekuipazhit, pasi çarmatosën rojet, rrëmbyen sërish avionin e tyre Il-76.
Një burim ka raportuar më pas në një gazetë të njohur amerikane, se pikërisht ky incident i shërbeu Bout të vendoste kontaktet e ardhme me talebanët.
Kontakte që më pas do të forcoheshin duke dërguar në adresë të “tregtarit të vdekjes” akuzën e rëndë, atë të lidhjes me terrorizmin ndërkombëtar, saktësisht Al Kaedën.
Gjithsesi ky informacion ka ardhur vetëm për shkak të një incidenti. Pasi nuk njihen të gjitha operacionet që Viktor Bout dhe kompania shqiptare MEICO kanë realizuar. Ato nuk figurojnë madje as në librin me titull “Kontratat e MEICO-s” që Ministria e Mbrojtjes ka publikuar në vitin 2004 dhe që duket i është nënshtruar një censure të fortë.
Viktor Bout dhe Miti i trafikut
Viktor Bout, trafikanti ndërkombëtar i armëve që u arrestua dy vjet me pare më parë ne Tailande, drejtonte një rrjet kompanish të kargove ajrore që u specializuan në transportimin e armëve në zonat e konfliktit.
Ai kontrollonte flotën më të madhe ajrore private të avionëve të kargove “Antonov” më kapacitet të madh mbajtës, të aftë për të transportuar tanke dhe armë të tjera të rënda në terrene të vështira.
Bout ka furnizuar armë në dhjetëra konflikte luftarake nga më vdekjeprurëset në botë, duke i këmbyer qoftë me të holla, qoftë me diamante apo lëndë drusore.
Fusha e veprimit të tij ka përfshirë Afganistanin, Angolën, Kongon, Liberinë, Pakistanin, Filipinet, Ruandën, Sierra Leonen dhe Sudanin. Thuhet se ai jetonte në Moskë dhe drejtonte flotën e tij ajrore kryesisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
SHBA dhe britanikët thuhet se e kanë përdorur flotën e Bout për të dërguar armatimet e tyre në zona të vështira në Irak. Ngarkesat e Bout nuk kanë qenë gjithmonë të paligjshme:
Kompanitë e tij kanë bërë udhëtime të panumërta për Kombet e Bashkuara në të njëjtat zona ku ai ka furnizuar armë që ndezën konfliktet dhe krizat humanitare.
Ai ka qenë urë ajrore për paqeruajtësit në Somali, ka sjellë trupat franceze në Ruanda dhe ka shpërndarë ushqim për “World Food Programme”.
Viktor Bout ka qenë i aftë të operojë pa u dënuar falë shumë pasaportave të tij, identiteteve të ndryshme si dhe mbështetjes nga njerëz të fuqishëm.
Një sërë raportesh të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e kanë përmendur Bout dhe kanë detajuar operacionet e tij vdekjeprurëse. Në mars 2008, Bout u arrestua në Bangkok, ndërsa tentonte t’u shiste armë hetuesve amerikanë që hiqeshin si rebelë kolumbianë të FARC.
Kontrata që i shpëtoi censurës
Në librin “Kontratat e MEICO-s”, publikuar në vitin 2004 nga Ministria e Mbrojtjes ka gjithsesi një kontratë që nuk është censuruar. Ajo mban datën 27.07.1995 dhe bën fjalë për një marrëveshje të MEICO me një person të quajtur Abdelbasit Hamza El Hasan Muhamed.
MEICO i ka shitur këtij municione, përfshirë ato të “kallashnikovit” në shumë 845 mijë dollarëve amerikanë. Destinacioni i ngarkesës është Afganistani. Veç faktit se personazhi me emrin Abdelbasit Hamza figuron si një nga furnizuesit me armë të Al Kaedës, kjo kontratë mund të shërbejë për të bërë edhe një tjetër lidhje.
Ajo daton vetëm një muaj nga incidenti i avionit të Viktor Bout, që i nisur me armatim nga Shqipëria, u detyrua të ulej forcërisht në Afganistan. E njëjta kontratë edhe pse në krye të saj ka Abdelbasit Hamza El Hasan Muhamed, të përmendur si autoritet përfaqësimi, përfund ka një blerës anglez, saktësisht kompaninë “CONJAY FIREARMES & AMMUNITION LTD”, Londër, nënshkruar nga Gideon Saring.
burimet
[You must be registered and logged in to see this link.]
si dhe shtypi shqiptar
Similar topics
» Njeriu qe parashikoi vdekjen e tij, nga endrra...
» Shpiket aparati që parashikon vdekjen
» Historia e trishtuar e njeriut demon,njeriu qe sfidonte vdekjen
» Shpiket aparati që parashikon vdekjen
» Historia e trishtuar e njeriut demon,njeriu qe sfidonte vdekjen
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi