Numerologjia
Faqja 1 e 1
Numerologjia
Numerologjia
Studimi i Numerologjise vjen prej gjykimit te faktit se numrat kane nje kuptim me te gjere sesa thjesht sasia qe tregojne, dhe se ata kane dhe nje ton cilesor. Dija dhe depertimi mund te fitohen nepermjet interpretimit te numrave te dates se lindjes ose emrit. Numri nga data e lindjes mund te nxirret duke mbledhur numrat e datelindjes derisa at ate reduktohen ne nje numer njeshifror nga 1 deri ne 9, dhe pastaj interpretohet ky numer. Per shembull 28 mars 1979 = 2 +8+3+1+9+7+9 = 39, 3+9 = 12, 1+2 = 3.
Ne kete rast besohet se numri i lindjes eshte 3 dhe besohet se ky permban njefare informacioni mbi karakterin dhe fatin bazuar tek treshi: ne fakt 3 eshte nje numer krijues dhe i volitshem ne loje, lidhur me babain-nenen-femijen. Interpretime me te gjera mund te zene fill prej ketu. Ne rastet e emrave secila shkronje konvertohet ne nje numer., A= 1, B=2 dhe ne vazhdim deri tek I = 9 dhe ne kthim deri tek J=9. Kjo mund te jete shume komplekse pasi emra te ndryshem nenkuptojne fusha te ndryshme te personalitetit.
Per shembull emir i nje kafshe shtepiake tregon se si personi vepron ne nje situate intime, nderkohe qe shkronjat e nenshkrimit tregojne nje kornize me formale, zanoret tregojne zemren, bashketingelloret ceshtjet e jashtme etj. Ne sistemet antike, si per shembull sistemi hebre ku numrat jane ne te njejten kohe edhe shkronja, ndoshta sistemi ishte me i lehte por metodat tona moderne mekanike kane shume pak ngjashmeri me misticizmin. Megjithate, numerologjia ka nje prejardhje te respektueshme qe rrjedh nga Pitagora (dhe padyshim edhe para tij) dhe, dhe numrat dhe raportet jane thelbesore per ndertimin e universit ne nje menyre qe nuk tregohet ne matematiken e shkolles. Numrat mbeshtesin jeten tone, per shembull datelindja jone eshte nje numer qe e mbajme me vete gjate gjithe jetes.
Numerologu John Burford autori i Numerologjia dhe marredheniet – nje doracak per fillestar ka thene qe bebet qe kane lindur ne mijevjecarin e ri do te sjellin me vete nje vibracion me te thjeshte e te paster. Per shembull data e lindjes 1.1.2000 reduktohet ne 1+1+2+0+0+0 = 4. Nje model i tille gjendet ne shume datelindje. Me tej, ne shekullin e ri, kjo dukuri do te vazhdoje te ndodhe me ditelindje si 3.2. 2001, shuma e se ciles eshte 8 e keshtu me radhe. Me rritjen e ketyre femijeve dhe marrjen e vendit te tyre ne shoqeri ne mund te shohi pasojat e nje vizioni qe do te sillet prej tyre, i cili do te kete me pak nderlikim ose do teje me i qarte dhe do te kete pasojat e tij mbi sistemin e vjeter e te lodhur.
Numerologjia do te jete terheqese per ju nese ndjeni se ka bukuri dhe nje model tek numrat dhe nese kuptoni qe numrat permbajne sekrete mistike. Nje sasi e mjaftueshme informacioni mund te merret thjeshte sic eshte treguar ketu, por subjekti ne vetvete eshte me kompleks, nese deshironi te avanconi perpara. Konsulentet numerologe nuk jane te shumte. Parashikimet mund te behen mbi bazen e numrave te vitit aktual qe sintonizohen me numrat tuaj dhe faktore te tjere. Si me te gjithe konsulentet, mjeti me i mire per te evituar mashtrimet, alarmet apo humbjet e kohes eshte rekomandimi.
Fjalët kyçe që përcaktojnë numrat bazë:
1 – Fillim veprimi, nismë, udhëheqje, iniciativë, pavarësi, arritje, individualitet.
2 – Bashkëpunim, përshtatje, marrje e të tjerëve në konsideratë, partneritet, negocim, ndjeshmëri.
3 – Shprehje, fjalë, shoqërizim, art, gëzim për jetën, frymëzim, imagjinatë, krijimtari.
4 – Themel, rregull, shërbim, rritje, përqëndrim, përkushtim.
5 – Ekspansion, aventurë, përdorim konstruktiv i lirisë, fleksibilitet.
6 – Përgjegjësi, mbrojtje, përkrahje, bashkësi, balancim, simpati.
7 – Analizë, kuptueshmëri, dituri, vetëdije, studim, meditim, intuitë, kërkim, arsye.
8 – Veprimtari praktike, orientim, kërkim pushteti, qëllime të larta materiale, autoritet, shkathtësi.
9 – Humanizëm, natyrë e dhënë, detyrime, shprehje krijuese, mirëdashje, bujari, përkushtim.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi