Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

C'eshte Hinduizmi dhe mitologjia hinduiste..?

Shko poshtë

C'eshte Hinduizmi dhe mitologjia hinduiste..? Empty C'eshte Hinduizmi dhe mitologjia hinduiste..?

Mesazh nga Rifat Wed May 16, 2012 9:57 am


C'eshte Hinduizmi dhe mitologjia hinduiste..?


C'eshte Hinduizmi dhe mitologjia hinduiste..? 40352-hinduizm-korhan-kaya

Hinduizmi është term i formuluar në shek XIX nga anglezët. India ka qenë koloni angleze. Në gjuhën persishte hindu d.m.th. banorë i brigjeve të Indisë. Hinduizmi është i bazuar mbi parimin e Samsarës. Samsaja është qark i pafund që nënkupton: lindjen, vdekjen dhe prapë lindjen në botën tjetër. Përmes kësaj arrihet Moksha, që është arsimimi apo ngadhënjimi mbi tolerancën.

Mitologjia hinduiste karakterizohet nga lufta e vazhdueshme mes hyjnive dhe demonëve. Mirëpo, një karakteristikë e përbashkët e tyre është se të atin e kanë të njëjtë, pra Prajapatin, ndërsa nënat i kanë të ndryshme: hyjnitë kanë nënë Aditën, ndërsa demonët Ditën.

Hinduizmi perbehet nga kater kasta.Brahmanët janë kasta më e njohur, pastaj janë luftëtarët, tregtarët e shërbëtorët, ndërsa thuhet qe ekzistojnë përmbi 100 kasta, që janë të papastër dhe janë të destinuar të bëjnë punë të nën çmueshme të shoqërisë si: xhelati, djegësit e kufomave, etj.

Asuret janë demone titane, të cilët janë armiq të përbetuar të hyjnive. Si kundër peshë e tyre kanë qenë devet.

Simboli e hinduizmit

Simboli e hinduizmit është Omi i shenjtë (30) – ku 3 është simbol i treshes hyjnore, është trimulti i cili qeveris botën dhe 0 është simbol i qetësisë shpirtërore, pas gjetjes së hyjnive nga besimtarët.


Nga treshi hyjnor më i popullarizuari është hyu Vishni, sepse paraqitet në 10 avatarë. Avatarët janë trajta apo zbritje nga qielli në forma të ndryshme. Avataret e Vishnusë janë 10 e ato janë:

1. Matsya – avatari i parë i Vishnus, ku Vishnu paraqitet në formë të peshkut, i cili e ka shpëtuar njerëzimin nga përmbytja.

2. Kurma – Vishnu paraqitet në formë të breshkës, e cila e mban tokën mbi shpinën e saj. Në hinduizëm breshka paraqet: diellin, pra Kurma është hy i Diellit.

3. Varaha - Vishnu në formë të derrit të egër, i cili e ka ngritur tokën nga uji dhe e ka shpëtuar nga përmbytja.

4. Narasimba – këtu Vishnu paraqitet në trajtë gjysmë njeri dhe gjysmë luan, i cili e vret mbretin e demonëve dhe e shpëton njerëzimin.

5. Vamana – Vishnu paraqitet si shkurtabiq ku e mposhtë demonin Bali. Këta të pestë: Matsya, Kurma, Varaha, Narasimba dhe Vamana paraqiten në forma zoomorfe, kurse pesë të tjerat paraqiten në formë antropomorfe e këto janë:

6. Parashurama – Vishnu paraqitet si prift, i cili e mposhtë kastën e luftëtarëve dhe prej asaj kohe e deri në Mesjetë, kasta e Brahmanëve ishte kasta më e fortë.

7. Rama – personazh kryesor i Ramajanës. Rama ishte princ i cili e vret demonin Ravan, i cili ia kishte rrëmbyer gruan.

8. Krishna – është krye personazh i Mabharatës. Krishna e ndihmon njerëzimin dhe e vrasin demonët me një shigjetë në thembër.

9. Buddha – ishte avatari më i rëndësishëm. Njeri i arsimuar, i ngritur, i cili e ka kuptuar të vërtetën. Ky ka qenë mbret i cili është shndërruar në mit. Emri i tij ishte Siddharta Gauthama. Është avatari i 9-të i Vishnus.

10. Ndërsa avatari i 10-të është Kalki, por që nuk ka ndodhur ende por pritet të ndodh. Kalki është kalorësi me kali të bardhë apo edhe vetëm kali i bardhë. Pas shkatërrimit të botës nga Shiva, ky e ka për detyrë ta ringjallë apo ta krijojë atë.

Thuhet se hinduizmi ka më shumë hyjni se sa besimtarë e ato janë

Lakshmi – hyjneshë e fatit.
Indra – hy i stuhive, mbret i hyjnive. Më vonë në vend të tij vjen Krishna.
Rudra – hy i lashtë, i cili bën pjesë në çiftin e parë hyjnor me Indrën.
Agni – hy i zjarrit.

Yama – i biri i diellit, hy i nëntokës, është njeriu i parë që ka vdekur dhe është shndërruar në sundues të të vdekurve – nëntokës.
Varyna - hy i ujërave.
Surya - hy i diellit, më vonë identifikohet me Vishnun.
Hanuma – hy në formë të majmunit.

Ganeshi – hy me kokë elefanti, ishte një nga bijtë e Shivës. Në një luftë me Lakshmin, Lakshmi ia pret kokën. Shiva i premton se do t’ia vë kokën e krijesës së parë që e shohin dhe krijesa e parë që e shohin ishte elefanti. Ky është hyjni gjysmë zoomorf.
Skandi – hy i luftës me 6 koka e 12 duar.
Kali – një nga gratë e Shivës, është hyjneshë negative dhe shkatërruese.
Radha – princeshë e hyjnizuar, dashnore e Krishnës.

Prajapati – është krijuesi i kozmosit, baba i hyjnive demonëve, njerëzve dhe të gjitha krijesave, më vonë i njohur si Brahma.
Us’has – bija e Brahmës, më të cilën Brahma bëri incest dhe krijoi gjallesat.
Kama – hy i epsheve (kënaqësive të lejuara).
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi