Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ah..,lumturia, sa e larget eshte..!?

Shko poshtë

Ah..,lumturia, sa e larget eshte..!? Empty Ah..,lumturia, sa e larget eshte..!?

Mesazh nga Rifat Fri May 18, 2012 3:56 pm


Ah..,lumturia, sa e larget eshte..!?





Ah..,lumturia, sa e larget eshte..!? 221775_213471935345310_139937596032078_815646_3487647_n

Njeriu, që nga krijimi i tij e ka kërkuar me ngulm këtë tërësi ndjenjash apo emocionesh që krijon gëzim dhe e bën jetën më të bukur. Lumturia si nocion ka tejet rëndësi, aq sa me dhjetra disiplina i kanë kushtuar vëmendje të posaçme- Psikologjia, filozofia e biologjia, feja apo fusha të tjera studimore nuk kanë rreshtur së foluri mbi lumturinë njerëzore.

Të gjitha e kanë parë në kendvështrime të ndryshme por thuajse gjithë disiplinat bien dakord në një fakt të vetëm: Lumturia është një ndjenjë e madhe kënaqësie që përjetohet prej njeriut. Studime të ndryshme nuk rreshtin së trajtuari lumturinë. Cilët njerëz janë të lumtur? Studimi më i fundit i kthen përgjigje pikërisht kësaj pyetjeje.

Andreë Steptoe, profesor në Universitetin e Londrës ka kryer një studim shumëvjeçar me afro 4 mijë njerëz në Britani. Të dhënat tregojnë se njerëzit e lumtur mund të jetojnë më gjatë. “Nga studimi mësuam se njerëzit me një qëndrim më pozitiv për jetën, pra njerëzit më të lumtur, kishin më pak rrezik të vdisnin gjatë asaj periudhe.”

Profesor Steptoe, që udhëhoqi studimin tha se lumturia shënon shumë aspekte jetësore dhe është veçanërisht e domosdoshme për shëndetin. Anë e mbanë botës, sociologë të shumtë janë përfshirë në studime të ndryshme duke analizuar jo vetëm funksionet e lumturisë por duke u marrë edhe me fakte interesante. Vlen të theksohet se shumë përfundime kanë treguar që lumturia jo domosdoshmërisht lidhet me pasurinë.

Mund të jesh i pasur por jo i lumtur aq sa mund të jesh i varfër dhe më tepër i lumtur. Biseda të tilla e debate të tilla nuk mungojnë në asnjë vend te botes . Ndonëse studimet mungojnë, një barometër i mirë në këtë rast për të mësuar mendimin e popujve mbi lumturinë janë forumet e shumta në internet.

Në faqet e webit shqiptare, shumë diskutante kanë shkruar: Dhe për të gjithë ata që nuk ndihen shumë të lumtur, sigurisht një këshillë mund të vlejë shumë: Askush nuk është i lumtur gjatë gjithë kohës! Në jetë është krejt normale të ketë mërzitje…!
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ah..,lumturia, sa e larget eshte..!? Empty Re: Ah..,lumturia, sa e larget eshte..!?

Mesazh nga Rifat Wed Nov 21, 2012 7:19 pm


Paraja nuk blen lumturi, por lumturia sjell para


Ah..,lumturia, sa e larget eshte..!? 298x232_HL_secret_of_happy_people_ST

Paraja nuk mund të blejë lumturi, por lumturia mund të përmirësojë gjendjen financiare. Një studim i kryer nga shkencëtarë nga University College në Londër tregon se të rinjtë të cilët raportojnë një nivel më të lartë të lumturisë dhe kënaqësisë me jetën e tyre fitojnë nivelet më të larta të të ardhurave më vonë në jetë.

Ndërsa studimi nuk gjen një shkak dhe efekt të drejtpërdrejtë, ai tregon se adoleshentët e lumtur kishin më shumë gjasa për të marrë një diplomë kolegji, apo të gjejnë një punë dhe të bëjnë karrierë më shpejt se bashkëmoshatarët e tyre më pak të lumtur.

Të dhënat vijnë nga një studim afatgjatë mes më shumë se 10.000 adoleshentëve amerikane në moshat 16, 18 dhe 22 vjeç si dhe nga krahasimi me të ardhurat e tyre vjetore në moshën 29 vjeç.

Autorët e studimit thonë se gjetjet e tyre, botuar në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave, tregojnë se krijimi i mjediseve emocionalisht të shëndetshëm në shtëpi është i rëndësishëm jo vetëm për shkak se lumturia është një objektiv universal, por edhe sepse ajo sjell përfitime ekonomike për individët dhe shoqërinë si një e tërë.

VOA
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ah..,lumturia, sa e larget eshte..!? Empty Re: Ah..,lumturia, sa e larget eshte..!?

Mesazh nga Rifat Fri Dec 07, 2012 12:14 pm


Mund ta gjeni qe dikush ju genjen..?


Ah..,lumturia, sa e larget eshte..!? Lie_detection_0713


Po....E dëgjoni bashkëbiseduesin tuaj ngadalë, ia përcillni mikroshprehjet në fytyrë, mund të zbuloni nëse gënjen apo flet të vërtetën.

Hulumtimi i profesorit Paul Ekman (të cilin në serialin “Lie to me” e luan Tim Roth) është përpjekur të dekodojë emocionet përmes leximit të mikroshprehjeve të shpejta universale në fytyrat e njerëzve.

Huffington Post ka numëruar shtatë zona kyç në të cilat duheni të fokusoheni nëse dëshironi të lexoni emocionet e dikujt dhe në fund ta zbuloni gënjeshtrën.

1. Studioni mikroshprehjet e njerëzve. Mikroshprehjet lexohen lehtë, ndërsa uebfaqja e Ekman është e mbushur me interpretime që mund t’i përvetësoni për vetëm disa orë.

2. Gjuha e trupit është e rëndësishme. Kujdes të veçantë kushtojuni këmbëve. Joe Navaro, ish-detektiv i FBI-së, në librin e vet “What Every Body Knows” thotë se si gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarve më së shpeshti kanë shikuar këmbët. Shputat e hapura nga jashtë mund të nënkuptojnë që personi dëshiron të shkojë, derisa këmbët që janë të lëshuara qetë sugjerojnë që personi dëshiron të qëndrojë.

3. Dëgjoni me kujdes. Ajo çka dhe si e thonë njerëzit shpesh nuk përputhet.

4. Hulumtoni, por besoni instinktin tuaj. Përshtypja juaj e parë para konkludimeve logjike është e çmueshme. Gjithmonë kini parasysh se si jeni ndier kur për herë të parë keni vëzhguar ndonjë situatë. Madje edhe nëse nuk pajtoheni me atë ndjenjë, kjo mund të jetë informatë e vlefshme.

Ah..,lumturia, sa e larget eshte..!? Images?q=tbn:ANd9GcSpMdeqCku1iNkZNdb5iKWq-maqOfSG07oN4cevV3FToxIzdDlY

5. Kërkoni mendim të dytë. Logjika është miku juaj. Shpeshherë, të zhytur në ndonjë situatë, nuk shohim faktet e dukshme, Kërkoni mendimin nga një person që nuk është i përfshirë në rast.

6. Caktoni kufijtë tuaj. Lojtarët e pokerit e dinë që kurrë nuk guxojnë të luajnë me energji të shpenzuar ose kur janë të lodhur. Njëlloj kështu, më së dobëti vëzhgoni kur jeni të lodhur. Dallojeni veten kur nuk keni më koncentrim dhe vendosni për të vazhduar në ndonjë kohë tjetër.

7. Jini të kthjellët dhe të koncentruar. Ushtroni rregullisht, ushqehuni si duhet dhe ruajeni memorien, fokusin dhe koncentrimin tuaj.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ah..,lumturia, sa e larget eshte..!? Empty Re: Ah..,lumturia, sa e larget eshte..!?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi