Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Samitet per klimen,thjesht fjale ne ere?

Shko poshtë

Samitet per klimen,thjesht fjale ne ere? Empty Samitet per klimen,thjesht fjale ne ere?

Mesazh nga SHKELBA Fri May 18, 2012 10:38 pm


Samitet per klimen,thjesht fjale ne ere?



Samitet per klimen,thjesht fjale ne ere? Obama_cop15_20091218-163555-6_web

''Bota duhet te bashkohet per te zgjidhur problemin e ndryshimit te klimes.Shkencetaret pajtohen me mendimin se,nese nuk bekme asgje,do te kemi me shume thatesire,zi buke dhe zhvendosje te popullsise ne mase,qe do te ngjallin edhe me shume konflikte per dekada te tera.''-Presidenti i SHBA-se Barak Obama.

Sipas disa shkencetareve,Toa eshte semure.Ajo eshte me temperature.Per mendimin e tyre,temperatura globale po i afrohet pikes kritike,pragut te brishte ku nje rritje e lehte e saj mund te ''shkaktoje nje ndryshim dramatik per mjedisin.Kjo do te ndizte shkendijen per nje rritje edhe me te madhe te temperaturave globale''-thote gazeta britanike THE GUARDIAN.
Si arritem deri ne kete pike?A ka kthim pas?Madje,a eshte ne gjendje njeriu ta zgjidhe problemin e ngrohjes globale,pervec shume sfidave te tjera madhore me te cilat perballet njerezimi?
Shkencetaret mendojne se nje nga faktoret kryesore te kesaj gjendjeje eshte aktiviteti i njeriut,duke filluar me revolucionin industrial dhe me vone me shtimin e perdorimit te lendeve djegese natyrore,si qymyri dhe nafta.Nje faktor tjeter eshte shpyllezimi i pafre.Pyjet jane mushkerite e planetit tone.Pemet thithin disa nga gazet e efektit serre qe shkaktojne ngrohjen globale.Mirepo,shpyllezimi i siperfaqeve te medha ka bere qe sas te shumta te ketyre gazeve te mbeten ne atmosfere.Per tu dhene zgjidhje ketyre problemeve,kreret boterore kane mbledhur samite per klimen.

Samitet per klimen,thjesht fjale ne ere? COVER%20KYOTO%20PROTOCOL

Protokolli i Kiotos

Protokolli i Kiotos i vitit 1997,ishte nje marreveshje qe vendosi synime te reja ne lidhje me leshimin e dyoksidit te karbonit.Me nenshkrimin e ketij protokolli,vendet e Bashkimit Europian dhe 37 vende te tjera te industrializuara u zotua qe brenda 5 vjetesh,2008-2012,te leshonin mesatarisht 5% me pak gaze ne krahasim me vitin 1990.
Megjithate,Protokolli i Kiotos pati disa te meta serioze.Per shembull,Shtetet e Bashkuara nuk e firmosen marreveshjen.Gjithashtu,vendet me te medha ne zhvillim,si Kina dhe India,nuk u zotuan te respektonin kufijte e percaktuar ne lidhje me clirimin e gazeve.Nderkohe,vetem Shtetet e Bashkuara dhe Kina leshojne ne atmosfere rreth 40% te gjithe dyoksidit te karbonit ne bote.

Samitet per klimen,thjesht fjale ne ere? COP15_Copenhagen

Samiti i Kopenhages

Objektivi i samitit te Kopenhages,i quajtur COP 15,ishte te zevendesonte Protokollin e Kiotos dhe te vendoste detyrime te reja per vitin 2012 e me pas.Ne dhjetor te vitit 2009,ne Kopenhage te Danimarkes,u mblodhen per te diskutuar per ndryshimin e klimes perfaqesues nga 192 vende,ku benin pjese edhe 119 krere shtetesh.COP 15 u perball me keto tri sfida kryesore.
(Konferenca e Paleve ''Conference of the Parties,COP'' organizohet rregullisht nga Konferenca per Ndryshimet Klimatike e Kombeve te Bashkuara.)
1:Arritja e marreveshjeve detyruese ligjore.
Vendet e zhvilluara mund te mos duan te pranojne kufizimet e nevojshme per leshimin e gazeve dhe vendet me te medha ne zhvillim mund te mos duan ta kufizojne shtimin e leshimit te tyre.
2:Financimi i nje zgjidhjeje te perhershme.
Vendeve ne zhvillim do tu duhej te shpenzonin miliarda dollare per vite te tera,qe te perballonin pasojat e pershpejtuara te ngrohjes globale dhe te zhvillonin nje teknologji qe nuk ndot mjedisin.
3:Pranimi i nje sistemi per mbajtjen nen kontroll te clirimit te gazeve.
Ky sistem do te ndihmonte cdo vend te mos i tejkalonte kufijte e leshimit te tyre.Gjithashtu,do te bente qe vendet ne zhvillim ti perdornin sic duhej fondet per kete qellim.

A u kapercyen keto sfida?Gjate bisedimeve pati probleme aq serioze,sa dukej e pamundur qe palet te merreshin vesh edhe per ceshtje fare te thjeshta.Oret e fundit te konferences,udheheqesit e 28 shteteve mezi finalizuan nje dokument te quajtur Marreveshja e Kopenhags.Ajo u pranua formalisht me keto fjale qe ishin as peshk,as mish.''Konferenca.........merr ne konsiderate Marreveshjen e Kopenhages'',sic raportoi agjencia e lajmeve ROJTERS.Me fjale te tjera,u ishte lene ne dore shteteve ta rspektonin marreveshjen ose jo.

Po tani?

Jane mbajtur ose planifikuar konferenca te tjera per kete problem,por ka shume dyshime nese do te marre zgjidhje.''Planeti do te vazhdoje te piqet''-tha Pol Krugmani,gazetar i NEW YORK TIMES.Shpeshhere,leverdia afatshkurter qe nxjerr politika dhe ekonomia,ua ze frymen masave afatgjata per mbrojtjen e mjedisit e nxit nje qendrim menefregist.''Nese do te doje te dije se kush eshte kunder mbrojtjes se klimes,gjej ne xhepin e kujte shkojne parate''-thote Krugmani.Vec kesaj,ai shkroi se mbrojtja e klimes ne vendin e tij ishte sabotuar nga ''te dyshuarit e zakonshem,lakmia dhe burracakeria [politike]''.

Diskutimi i Marreveshjes se Kopenhagenit

Samitet per klimen,thjesht fjale ne ere? Cop15leaders
Samitet per klimen,thjesht fjale ne ere? COP15group

Dhe a pritet zgjidhje prej ketyre?

Samitet per klimen,thjesht fjale ne ere? Sleeping_COP15_CopenhagenSamitet per klimen,thjesht fjale ne ere? Cop15_1

Dhe perfundimi,te gjithe keta sben gje tjeter vec nje vrime ne uje

Samitet per klimen,thjesht fjale ne ere? Official-white-house-photo-at-cop15-copenhagen-usa-india-brazil-south-africa-china
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi