Anteu i biri i Poseidonit, zotit të detit.
Faqja 1 e 1
Anteu i biri i Poseidonit, zotit të detit.
Anteu
Anteu i biri i Poseidonit, zotit të detit dhe hyjneshës së tokës Gea, gjigant i fuqisë së papërballueshme.
Jetonte në Lihi dhe secili që vinte në tokën e tij e detyronte që të luftojë me të. Në dyluftim rëndom e mundte kundërshtarin dhe vriste pa mëshirë. Kundërshtari i tij i fundit ishte Herakliu, kur u gjend në Lihi në rrugë për mollat e arta të Hesperidës, të cilat sipas urdherit të mbretit Euriste, ishte i detyruar që t'i sjellë në Mikenë.
Në dyluftim Herakliu e zbuloi fshehtësinë e fuqisë së Anteut: në të vërtetë, kur Anteu e ndiente se po dobësohet, ngjitej ngurtësisht për tokë dhe fuqia sërish i kthehej. Prandaj Herakliu e çon lart në ajër, andaj gjiganti ishte i ndarë prej nënës tokë, e humb fuqinë dhe Herakliu ia zë frymën.
Legejnda mbi Anteun hyn në mesin e më të njohurave të mitoiogjisë greke. Në vetëdiejn e njeriut modern nuk ruhet aq për nga ndikimi i krijimeve të shumta Betejat e Herakliut me Anteun (në vazat antike prej të cilave në muzetë e ndryshme janë afër tridhjetë; në pikturat murale, p.sh. të atyre të vëllazërve Carracci (Karakçi) në pallatin e Bolonjës Sanpieri.
Gjithashtu gjendet edhe në skulpturat e Giovani da Bologna (Gjovani da Bolonja), përafërsisht të vitit 1570, në Muzeun Artistiko historik në Vdenë etj.), por më tepër për shkak se fati i Anteut është njëri prej ilustrimeve më të bukura të fatit të secilit vend, në emër të të cilit poeti V. Dyku thotë: "Poqese heq dorë prej meje nuk do të dështoj. Poqese heq dorë, do të dështosh".
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi