Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si u be Arabishtja gjuha e dijetareve?

Shko poshtë

Si u be Arabishtja gjuha e dijetareve? Empty Si u be Arabishtja gjuha e dijetareve?

Mesazh nga SHKELBA Mon May 28, 2012 10:58 pm

Si u be Arabishtja gjuha e dijetareve? P57_ar1

Per shekuj me radhe,arabishtja ishte gjuha kryesore e dijetareve.Duke filluar ne shekullin e 8-te te e.s.,disa studiues arabishtfoles ne qytete te ndryshme te Lindjes se Mesme,perkthyen e korigjuan tekste shkencore dhe filozofike te shkruara ne kohen e Ptolemeut dhe te Aristotelit.Ne kete menyre,keta studiues ruajten dhe pasuruan vepren e mendimtareve te lashte.

Si u be Arabishtja gjuha e dijetareve? 250px-PtolemaeusPtolemeu

Nje mozaik dijesh

Ne shekullin e 7-8 te eres sone,u ngriten dy fuqi te reja ne Lindjen e Mesme,ne fillim dinastia e umajadeve dhe pastaj ajo e abasideve.Meqe nenshtetasit e tyre ne Arabi,Azine e Vogel,Egjipt,Palestine,Persi dhe Irak ishin ndikuar nga Greqia dhe India,sundimtaret e rinj kishin ne dispozicion nje thesar njohurish.Abasidet ndertuan nje kryeqytet te ri,Bagdadin,ku mund te soditje nje mozaik dijesh.Atje arabet u perzien me armenet,berberet,koptet,greket,indianet,judenjte,perset,turqit,kinezet dhe sogdianet nga pertej lumit Oksus,qe tani njihet si lumi Amu-Darja qe ndodhet ne Azine Qendrore.Se bashku,studionin e debatonin per shkencen duke shkembyer pasurite e tyre intelektuale.
Sundimtaret abaside te Bagdadit i nxitnin mendimtaret e afte,te cfaredo prejardhjeje,te kontribuanin per zhvillimin intelektual te perandorise.Beheshin perpjekje sistematike per te mbledhur e pekthyer ne arabisht dhjetera mije libra te fushave te ndryshme,perfshire alkimine,aritmetiken,gjeometrine,mjekesine,muziken,filozofine dhe fiziken.
Si u be Arabishtja gjuha e dijetareve? Al_ma43884
Kalifi Al Mansur,i cili sundoi nga viti 754 deri ne vitin 775 te eres sone,dergoi ambasadore ne oborrin mbreterore te Bizantit per te marre tekste matematikore greke.
Si u be Arabishtja gjuha e dijetareve? Abd-ar-Rahman-III
Kalifi Al Mamun (813-833) eci ne gjurmet e tij dhe i dha shtys nje levizjeje te perkthimit greko-arab qe zgjati per me shume se dy shekuj.Keshtu,ne fund te shekullit te dhjete,pothuajse te gjitha tekstet greke te filozofise e te shkences te disponueshme ne ate kohe,ishin perkthyer ne arabisht.Megjithate,perkthyesit arabe jo vetem perkthyen,por dhane edhe kontributin e tyre ne keto fusha.

Kontributi qe dhane arabet

Si u be Arabishtja gjuha e dijetareve? Alkemija_islam

Shume perkthyes arabe punuan me saktesi te madhe e me shpejtesi marramendese.Prandaj disa historiane jane te mendimit se perkthyesit duhet te kene pasur mjaft njohuri per fushat ku perkthenin.Per me teper,nje sere dijetaresh perdoren tekste tashme te perkthyera si baze per kerkimet e tyre.
Per shembull,mjeku dhe perkthyesi Hunejn-ibn-Ishak (808-873 te e.s.),nje i krishtere siriane,kontribuoi ndjeshem per te kuptuar se si funksionon syri.Vepra e tij,e cila perfshinte diagrame te sakta anatomike te syrit,u be nje veper referimi ne oftalmologji si ne boten arabe,ashtu edhe ne Europe.
Si u be Arabishtja gjuha e dijetareve? Avicenne_980-1037_
Filozofi dhe mjeku Ibn-Sina,i njohur ne perendim si Avicena (908-1037 te e.s.),shkroi dhjetera libra mbi nje sere temash,duke filluar nga etika e logjika e deri tek mjekesia e metafizika.Permbledhja e tij madheshtore,Traktakti i mjekesise,bazohej te njohurite mjekesore te disponueshme ne ate kohe,perfshire idete e mendimtareve te shquar greke,Galenit dhe Aristotelit.Traktati mbeti teksti mjekesor baze per rreth 400 vjet.
Si u be Arabishtja gjuha e dijetareve? Hamadan_Avic_traite
Si u be Arabishtja gjuha e dijetareve? Thumbnail
Studiuesit arabe pervetesuan metoden eksperimentale qe perdoret ne shkence,e cila qendron ne thelb te perparimit shkencor.Kjo beri qe te llogaritnin perseri perimetrin e tokes dhe te korigjonin te dhenat gjeografike qe kishte nxjerre Ptolemeu.''Ata guxuan te vinin ne dyshim edhe mesimet e Aristotelit''-thote historiani POL LUNDI.
Perparimi ne dije po pasqyrohej edhe ne aspektet praktike te jetes,si ne ndertimin e rezervuareve,ujesjellesve dhe mullinjve,disa prej te cileve ekzistojne edhe sot e kesaj dite.Tekste te reja per bujqesine,botaniken dhe agronomine i ndihmuan fermeret te percaktonin se cilat ishin bimet me te pershtatshme per nje zone te caktuar,duke ritur keshtu prodhimtarine.
Si u be Arabishtja gjuha e dijetareve? Harun_al-rashid
Ne vitin 805 te e.s.,kalifi Harun ar Rashid ngriti nje spital,te parin ne perandorine e tij te madhe.Pa kaluar shume,ne cdo qytet te madh ne territorin e tij u hap nje spital.

Qendra te reja arsimimi

Si u be Arabishtja gjuha e dijetareve? Nb_pinacoteca_unknown_hippocrates_galen_and_avicenna
Mjaft qytete ne boten arabe kishin librari dhe qendra te specializuara arsimimi.Ne Bagdad,kalifi Al Mamun themeloi institutin e perkthimeve dhe te kerkimeve Bejt al Hikma,qe do te thote ''Shtepia e Urtesise''.Si u be Arabishtja gjuha e dijetareve? SophoclesTurk
Stafi i saj perbehej nga studiues me pagese.Thuhet se biblioteka kryesore ne Kajro kishte me teper se nje milion vellime.Nderkohe,Kordova,kryeqyteti i spanjes nen dinastine umajade,kishte 70 biblioteka te cilat mirepritnin dijetare e studente nga e gjithe bota arabe.Per me shume se dy shekuj,Kordova ishte nje nga qendrat kryesore akademike.
Ne Persi,njohurite e pasura matematikore te grekeve u nderthuren me ato te Indise,ku matematikanet kishin zhvilluar ne sistem numerimi per perdorimin e numrit zero dhe te sistemit pozicional.Ne kete sistem numerimi,numrat njeshifrore marrin vlera te ndryshme ne varesi te pozicionit dhe te vendosjes se zeros.Numri nje pershembull,behet 10,100,1000 e me radhe.Ky sistem ''jo vetem qe thjeshtoi llogaritjet te cdo lloji,por ndihmoi edhe per zhvillimin e algjebres'',-thote Lundi.Studiuesit arabe bene hapa vigane edhe ne gjeometri,trigonometri dhe lundrim.
Epoka e arte e shkences dhe e matematikes arabe binte ne kontrast me prapambetjen intelektuale te pjese tjeter te botes.Perpjekje te ngjashme po beheshin edhe ne Europen e mesjetes,kryesisht ne manastire,per te ruajtur veprat e studiueseve te lashte.Megjithate,arritjet e tyre linin per te deshiruar kur krahasoheshin me perparimin e botes arabe.Por ne shekullin e dhjete,gjerat filluan te ndryshonin kur tekstet e perkthyera te studiuesve arabe depertuan dale nga dale ne Perendim.Me kalimin e kohes ky proces u intesifikua dhe kjo coi ne rilindjen e shkences ne Europe.
Vertet,tabloja e madhe historike na tregon se asnje shtet ose individ ne vecanti nuk mund te marre meriten per dijet e sotme ne shkence e ne fusha te tjera qe lidhen me te.Kulturat me te zhvilluara te koheve tona i detyrohen shume kulturave me te hershme qe u dhane shtyse kerkimeve,vune ne dyshim teorite dogmatike dhe u dhane zemer mendjeve pjellore.
Si u be Arabishtja gjuha e dijetareve? Casa+de+la+Sabidur%C3%83%C2%ADaSi u be Arabishtja gjuha e dijetareve? SCI_AJ71N8Si u be Arabishtja gjuha e dijetareve? 330987926_ea7cd279a7
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi