Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ganimedi (ne mitologji dhe astronomi)

Shko poshtë

Ganimedi  (ne mitologji dhe astronomi) Empty Ganimedi (ne mitologji dhe astronomi)

Mesazh nga Nikolaos Thu May 31, 2012 4:40 pm

Ganimedi ne astronomi
Ganimedi  (ne mitologji dhe astronomi) Ganime10
Ganimedi është një hënë e planetit Jupiter dhe njihet si hëna më e madhe në sistemin diellor. Me një diametër prej 5268 km është hëna më e madhe prej katër hënave të mëdha të Jupiterit dhe më i madh se planeti Merkur. Astronomi i njohur italian Galileo Galilei ishte i pari që e vrojtoi më 7 janar të vitit 1610, për këtë arsye njihet edhe si hënë galileliane. Së shpejti astronomi Simon Marius propozoi të emërohet sipas Ganimedit, një figure nga mitologjia greke që kishte shërbyer perënditë greke me pije dhe që kishte qenë i dashuri i Zeusit (Jupiterit). Ganimedi ka një atmosferë të hollë prej oksigjeni, e cila përfshin O, O2, dhe ndoshta O3 (ozon).

Ganimedi ne mitologji
Ganimedi (greq. Ganymedes, lat. Ganymedes) - i biri i Trosit, mbretit dardan dhe gruas së tij Kaliroes, shërbyes i verës te zotërat në Olimp.
Ganimedi  (ne mitologji dhe astronomi) The-ab10
Në mitologjinë e lashtë greke: Ganimedi, ishte një princ i Trojës dhe mashkulli më i bukur në botë . Aq i bukur ishte ai saqë vetë Zeusi ra në dashuri me të, por ishte i pashpresë dhe për këtë ai vendosi që Ganimedi të mos i përkiste askujt tjetër. Zeusi (Jupiteri) e mbajti këtë djalë të hijshëm dhe aq tërheqës, lart në qiell mes yllësive të pavdekshme. Zeusi e shndërronte veten në shqiponjë dhe takonte Ganimedin. Më vonë, Ganimedi u mbush kupat me verë Perëndive dhe kryesisht Zeusit dhe paraqitet me një qyp në dorë duke derdhur verë apo ujë, ku thuhet se shkaktonte rënien e shiut. Ne astrologji eshte Ujori ai qe barazvleresohet me kete figure mitologjike.
Ganimedi  (ne mitologji dhe astronomi) Dand_g10
Prej paraqitjeve të vjetra të figurave të Ganimedit më e shquara është shtatorja e Leoharit Shqiponja duke e bartur Ganimedin që është nga mesi i shek. IV para e.s. Kopja romake e kësaj shtatorje gjendet në Muzeun e Vatikanit. Përveç kësaj është edhe kopja e trupores më të lashtë greke që paraqet Ganimedin duke mbushur gotën me nektar. Një kopje romake Ganimedi me shqiponjën gjendet në pallatin e Dukës në Veneci, ndërsa njëra në Ermitazhin e Leningradit. Përveç truporeve, nga antika janë ruajtur plastika e imtë dhe terakota, por edhe disa piktura të Ganimedit në vaza dhe relieve. Prej terakotave vlen të përmendet Zeusi e merr Ganimedin, përafërsisht e vitit 470 para e.s. dhe gjendet në Muzeun e Olimpit. Prej veprave të artistëve të rinj dallohen: Rrëmbimi i Ganimedit i Rembrandtit i vitit 1635 dhe sot gjendet në Galerinë e Drezdenit, Shqiponja e bart Ganimedin e Leli Orsiut dhe gjendet në Pallatin Muzeal në Modena; pastaj shtatorja e Thorvaldsenit Ganimedi me shqiponjën e vitit 1805, që sot gjendet në Muzeun e Thorvaldsenit në Kopenhagë; piktura e Koreigjit që e paraqet Rrëmbimin e Ganimedit, dikur stoli e Galerisë Kombëtare të qytetit të Pragës e tani gjendet në Muzeun Artistiko-historik të Vjenës.
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi