Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

C'eshte Gnosticizmi..?

Shko poshtë

C'eshte Gnosticizmi..? Empty C'eshte Gnosticizmi..?

Mesazh nga Rifat Sat Jun 09, 2012 2:55 pm


C'eshte Gnosticizmi..?

C'eshte Gnosticizmi..? 288px-Flammarion

Gnosticizmi ishte një levizje filozofiko - fetare që pati një përhapje të madhe në qindvjeçarin e II dhe III të erës së krishterë.

Kjo lëvizje bazohej në emërtimin "gnosis", «dituri» dhe lidhet me idenë e nje lloji mësimi sekret (të fshehtë) që Jezusi ua kishte dhënë disave prej dishepujve të tij në kohën mes Ringjalljes dhe Ngjitjes, kohë që mendohet nga gnostikët më e shtrirë në kohë sesa dyzet ditët e librave kanonikë.

Një mësim i tillë, krahas doktrinës së Kishës, që bazohet në mësimin e hapur (publik) të Krishtit, përçohet nëpërmjet okultizmit nga bamirësia e të zgjedhurve të pakët.

Origjina e Gnosticizmit ka qenë prej kohësh e debatuar dhe janë ende disa tema interesante hulumtimi. Sa më shumë këto origjina janë studiuar, aq më shume duket se rrënjët e saj zhyten në epokën para-kristiane.

Okultizmi

Kurse Okultizmi përgjithësisht është emërtimi i mësimit, të ekzistencës së fuqisë së fshehtë dhe dijes së mbinatyrshme brenda njeriut dhe gjithësisë, i arritshëm vetëm nga «të përkushtuarit», që kalojnë një ushtrim të posaçëm shpitëror. Okultizmi është pjesë e ezoterikës.

Ezoterika është mësimi ose dija e së fshehtës. Këto mësime mbaheshin nga mjeshtrat, të cilëve u mundësohej zbulimi (çvelimi) i së vërtetës okultike ( së fshehtë).

Në filozofi, emërtimi ezoterikë karakterizon mësimin e lënë nga filozofët e lashtë grekë, veçanërisht nga Pitagora dhe Aristoteli nxënësve të tyre; në kundërshtim me eksoteriken, "e jashtmja" emërtim që përdorej për njerzit që nuk bënin pjesë në grupet ezoterike, pra njerzit e thjeshtë, të cilët nuk kishin njohuri mbi gjuhën dhe kuptimin e mjeshtrave.

Sot me ezoterizëm tregohet zakonisht ndërthurja e sistemeve të mendimit filozofik dhe fetar që shfaqen në dukuritë kultore si: magjia, alkimia, kabalah dhe besimet misterike dhe gnostike. Megjithëse dituria ezoterike mbahej në të kaluarën e fshehtë, tani mësohet kudo haptazi.

Ezoterika dallohet përgjithsisht nga fetë e organizuara, të cilat mësojnë më haptazi. Ndërsa ezoterizmi anon në përqëndrimin e (mendje) ndriçimit vetjak dhe ushtrimin e brendshëm shpirtëror, feja e organizuar përqëndrohet në ushtrimin e ritualitetit të jashtëm shpirtëror dhe mbi ligjet që qeverisin shoqërinë.

Magjia është dukuri e cila e tejkalon horizontin e dijenisë së shoqërisë në të cilën shumica e njerëzve jeton.

Magjistari i përdor aftësitë e tij për qëllime të mira ose të këqija, për këtë arsye ka dy magji, e bardhë dhe e zezë. Shkenca e magjisë vepron përmes simboleve, qofshin këto fjalë, mendime, figura, gjeste, kërcime apo tinguj. Teknikat e magjisë mund të ndahen në 4 kategori :

Magjia omeopatike, e cila kryhet nëpërmjet përdorimit të imazheve ose objekteve të ndryshme si personifikim i personit, mbi të cilin do të bjer magjia (afërsisht siç ndodh në ritet Voodoo).
Magjia me kontakt, që kryhet nëpërmjet përdorimit të substancave të ndryshme të përgatitura me përbërës natyror.
Hipnotizimi me anë të formulave magjike.
Parashikimet si astrologjia, leximi i letrave, leximi i fatit në dorë etj.

Gjatë riteve magjike këto ndarje edhe mund të kombinohen me njëra tjetrën. Në rastet kur magjistari kërkon ndihmën e shpirtrave dhe forcave të errëta atëherë kemi të bëjmë me spirtitualizëm dhe demonologji.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi