Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E ardhmja,koncept kohor parathënës

Shko poshtë

E ardhmja,koncept kohor parathënës Empty E ardhmja,koncept kohor parathënës

Mesazh nga Rifat Tue Jun 19, 2012 7:03 am


E ardhmja,koncept kohor parathënës

E ardhmja,koncept kohor parathënës F07stage
E ardhmja është pjesa e vijës së drejtë kohore që nuk ka ardhur ose ndodhur ende në përmasën hapësirë-kohën. Ana e kundërt e së ardhmes është e kaluara apo e shkuara (pjesa e kohës, çastet dhe ngjarjet, që tashmë kanë ndodhur) dhe e tashmja (pjesa e ngjarjeve që po ndodhin pikërisht tani).

Në filozofinë e kohës, tashmëria (prezentizmi) është besimi se vetëm e tashmja ekziston dhe se e ardhmja dhe e kaluara janë joreale, jo të vërteta.

Kur trajtohen tema të tilla si karma, jeta e përtejme, dhe eskatologjia fetë e konsiderojnë të ardhmen si çështje se cili do të jetë fundi i kohërave dhe i botës. Disa figura fetare kanë pandehur të kenë parë të ardhmen, si p.sh. profetët dhe njerëzit e shenjtë apo hyjnorë.

Përpjekjet e organizuara për të parathënë apo parashikuar të ardhmen mund të rrjedhin nga vëzhgimet e njerëzimit të lashtë të trupave qiellorë, të cilët ndryshonin vendndodhjen e tyre në modele të parathënshme. Ushtrimi i astrologjisë, sot konsiderohet shkencë e rreme, zhvilluar nga dëshira e njeriut për të parashikuar të ardhmen.

Shumë nga shkencat natyrore mund të shihen si një përpjekje për të bërë parathënie e parashikime sasiore dhe të drejta për ngjarjet e së ardhmes.

Parashikimi i së ardhmes është një proces i vlerësimit të gjendjeve (situatave) të panjohura. Për shkak të elementëve të panjohur, në qendër të parathënshmërisë dhe parashikimit janë gjithmonë rreziku dhe pasiguria. Parashikimi statistikor është procesi i vlerësimit të situatave të panjohura. Mund të lidhet me vlerësimin të dhënave të kohë vijimsisë, kohëthurjes ose kohëgjatësisë.

Studimet rreth së ardhmes apo futurologjia është shkenca, mënyra dhe ushtrimet për të hamendësuar të ardhmen e mundëshme. Ushtruesit e saj modernë theksojnë rëndësinë e të ardhmeve të ndryshme dhe të shumëllojshme, sesa një të ardhme të qëndrueshme, dhe kufizimet e parashikimeve dhe mundshmërive, kundër krijimit të të ardhmeve të mundshme të parapëlqyera.

Kurse Eskatologjia është një degë e teologjisë dhe filozofisë që merret me studimin e ngjarjeve të fundme (të mbrame) në historinë e botës apo fatin e fundmë të njerëzimit, zakonisht ajo nënkuptohet si fundi i botës. Pra, eskatologjia është një besim apo mësim që merret me shpresat për përsosmëri të individit dhe mbarë njerëzimit, që rrjedh nga besimi fetar; me fundin ose gjërat e fundme, si: vdekja, ardhja e dytë, ose gjykimi i fundit (ditën e gjyqit).

Në shumë fe, fundi i botës është një ngjarje e profetizuar në shkrimet e shenjta ose në folklor. Eskatologjia mund të lidhet me koncepte të tilla si Mesia ose Koha mesianike, jeta pas vdekjes dhe shpirti.

Shumë prej feve monoteiste besojnë se anëtarë "të përzgjedhur" ose "të denjë" të besimit të vërtetë do të shpëtojnë nga gjykimi i fundit dhe zemërimi i Perëndisë. Ata do të merren në parajsë ose përpara, gjatë, ose pas fundit të botës.

Ndersa Kozmologjia merret me prejardhjen dhe zhvillimin e gjithësisë në tërësi dhe vendin e njeriut në të në veçanti. Ajo është degë e fizikës dhe filozofisë.

Persa i perket Kozmogonise ajo është çdo teori që merret me lindjen dhe prejardhjen e botës apo gjithësisë, ose me krijimin e realitetit. Në kontekstin e specializuar të shkencës hapësinore dhe astronomisë, termi lidhet me teoritë e krijimit (dhe studimit) të sistemit diellor.

Kozmogonia mund të dallohet nga kozmologjia, e cila studion në rrafsh të gjerë gjithësinë dhe krejt ekzistencën e saj, dhe që teknikisht nuk kërkon direkt në burimin e prejardhjes së saj. Ka disa paqartësi midis dy termave; p.sh. argumenti kozmologjik i teologjisë në lidhje me ekzistencën e Perëndisë teknikisht është më tepër një thirrje për idetë kozmogonike sesa për ato kozmologjike. Në praktikë, ka një dallimësi shkencore mes ideve kozmologjike dhe kozmogonike.

Kozmologjia fizike është shkenca që orvatet të shpjegojë të gjitha vrojtimet lidhur me zhvillimin dhe vetitë e gjithësisë në tërësi. Çështjet që kanë të bëjnë me pyetjet pse gjithësia sillet në mënyrë të këtillë janë përshkruar nga fizikanët dhe kozmologët si pyetje përtej shkencore, megjithëse janë bërë hamendësime nga një mori perspektivash që përfshijnë vlerësimin e teorive shkencore me regjime të paprovuara idesh filozofike apo fetare.

Përpjekje për të krijuar një kozmogoni natyrale janë lëndë për dy kufizime të veçanta. Njëri bazohet në filozofinë shkencore dhe rreptësitë epistimologjikore të vetë shkencës, veçanërisht lidhur me pyetjen e mundëshme shkencore "pse" ekziston gjithësia. Një problem tjetër më pragmatik është se nuk ka model fizikor që mund të shpjegojë çastet e herëshme të ekzistencës së gjithësisë (Plank Time) sepse mungon teoria përbërëse gravitetit (e rëndesës) kuantik.

Rrënjët e kozmologjisë shtrihen në tregimet historike fetare që lidhen me zanafillën e lindjes së gjithçkasë (shikoni kozmogonia), dhe në sistemet filozofike (p.sh. sistemi ptolemeik. Në ditët e sotme kozmologjia është një shkencë që bën pjesë kryesisht në astronomi, duke përmbledhur në vetvete disiplina dhe teori edhe jashtë astronomisë, si p.sh fizikën e pjesëzave, relativitetin e përgjithshëm, e të tjera.

Megjithëse kozmologjia është fjalë e kohëve të fundit (përdorur për herë të parë në vitin 1730 në librin e Kristian Volfit Cosmologia Generalis), studimi i gjithësisë dhe prejardhjes së saj ka një histori të gjatë që përfshin shkencën, filozofinë, ezoterikën, dhe fenë.

Krijimi në filozofi dhe në fe të ndryshme është krijimi i botës dhe i gjithësisë, i gjërave dhe lindja e njeriut, përgjithësisht nëpërmjet një fuqie të mbinatyrshme, hyji apo hyjnish, perëndie apo perëndish. Teoritë teologjike të krijimit mund të marrin forma të ndryshme, dhe dogma më e padëmshme e saj është krejtësisht e pajtueshme me pikëpamjen shkencore të krijimit.

Iluminizmi evropian, duke përvetësuar metaforën e "kurdisjes" mekanistike materialiste mbi organizimin dhe ndërtimtarinë e gjithësisë, ka pranuar si parim të përgjithshëm idealizmin transcendental të Emanuel Kantit se hyjnorja është "shkaku parësor" i krijimit. Besimi se gjithësia vetë ishte e organizuar në mënyrë të arsyeshme dhe e aftë për t´u hetuar duke përdorur mendjen dhe arsyen u zhvillua në pikëpamjen mesjetare se bota vetë ishte zbulesa parësore e hyjnores së Krijuesit, dhe kjo është ideologjia shtytëse e zhvillimit të shkencës moderne në tre qindvjeçarët e fundit.

Utopia është një emërtim i sajuar nga Tomas More në vitin 1516 në një libër të tij për të përshkruar shoqerinë ideale. Utopia në kuptimin e përgjithshëm lidhet me përpjekjet njerzore për të krijuar një shoqëri më të mirë ose mbase të përsosur, ku kushdo dhe çdogjë punon në harmoni të përkryer. Si utopi përshkruhet një përfytyrim, që shënohet madje e mendueshme dhe e mundëshme nga shoqëria njerzore, por (ende) jo e arritshme nga ajo.

Mesia ( i mirosuri) është një emërtim hebraik në Tanak dhe Bibël me të cilin tregohet njeriu fuqiplotë e i përzgjedhur nga JHVH të cilit i ngarkohet detyra e posaçme për popullin e tij, Izraelin. Ky emër dhe detyrë i ngarkohej më së shumti mbretit, më vonë edhe kohenit (priftit të lartë) dhe një profeti të vërtetë të frymëzuar nga Perëndia.

Të krishterët besojnë se profecitë e Biblës hebraike lidhen me një shpëtimta shpirtëror, dëshmuar pjesërisht në librin e Isaisë: "Prandaj Zoti vetë do ju japë një shenjë: Virgjëresha do lindë një djalë, e do ta quajë Imanuel," dhe "Ai u shporua për mëkatet tona, ai u dërrmua për padrejtësitë tona; ndëshkim që na solli paqe ishte mbi të, e prej plagëve të tij jemi shëruar,"dhe besojnë se Jezusi është mesia (Krishti). Në gjuhën greke mashiah u përkthye Χριστός (Hristos - i mirosuri, i vajisuri), nga i cili rrjedh emri i Jezusit (יהושע - Jeshua, Jehoshua) nëpërmjet ungjijve grekë "Ιησους" (Isus) dhe në gjuhën latine Iesus.

Në Islam, Isa (Jezusi) poashtu quhet mesia (Masih), por si edhe judaizmi ai nuk konsiderohet se është fjalë për fjalë Biri i Perëndisë apo Perëndia Bir.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi