Ndjenjat e fajit shkaktojnë depresion
Faqja 1 e 1
Ndjenjat e fajit shkaktojnë depresion
Ndjenjat e fajit shkaktojnë depresion
Skanimet e trurit tregojnë se teoria e ngritur nga Zigmund Frojdi, i cili beson se ndjenjat e fajit luajnë një rol të madh në formimin e depresionit, janë të vërteta.
Në një prej shkrimeve të tij të famshme, Frojdi pretendoi se depresioni karakterizohet nga ndjenja e fajit ndaj të tjerëve ose vetëfajësimi për gjendje të caktuara dhe se kjo është pika që e ndryshon më shumë depresionin nga gjendja e zakonshme e trishtimit.
Një studim i Universitetit të Mançesterit, në Britaninë e Madhe, u përqendrua në skanimin e trurit të personave që kishin vuajtur më parë ose vuanin nga depresioni.
Në mënyrë të habitshme, u verifikua se skanimi i njerëzve në depresion nga ata që nuk kishin përjetuar asnjëherë probleme të tilla tregonte se ndryshimi më i madh ndodhte pikërisht në sferat e trurit të lidhura me ndjenjën e fajit dhe me pranimin shoqëror nga të tjerët.
Studimi, i publikuar në gazetën e përmuajshme të “Psikiatrisë së Përgjithshme” përbën provën e parë se mekanizmat e përshkruar nga Frojdi gjatë vëzhgimeve të tij klasike janë të sakta.
Një prej udhëheqësve kryesorë të studimit, doktori Roland Zahn, u shpreh: “Kërkimi ynë përkon me ato mekanizma të trurit të përshkruara nga Frojdi pas vëzhgimeve të tij. Sipas Frojdit, depresioni ishte një ekzagjerim i ndienjave të vetfajësisë dhe për herë të parë, skanimi i trurit tregon se është pikërisht zona e lidhur me ndjenjat e fajit ajo që ndryshon nga truri i një njeriu të prekur nga depresioni, prej një tjetri.
Personat që kanë një ndjenjë përkatësie më të dobët ndaj shoqërisë dhe që në lobin e tyre të përparmë, ku ndodhet sfera në fjalë, nuk e kanë të fuqishëm ndienjën e përshtatjes më shoqërinë, bien shumë më rrallë pre e depresionit”.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi