Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Admet,mbret i Feres

Shko poshtë

Admet,mbret i Feres Empty Admet,mbret i Feres

Mesazh nga Rifat Tue Jun 26, 2012 4:07 pm


Admeti

Admet,mbret i Feres 2Q==

Admeti- i biri i Feretit, mbretit të Feres dhe gruas së tij, Klimenes ose e Periklimenes, mbret i Feres në Traki. I ka pasur të gjitha vetitë që e stolisnin burrin dhe mbretin. Prandaj zoti suprem, Zeusi, ka vendosur që te ky të shërbejë Apolloni, zoti i ri i dritës dhe i Diellit, i cili me punë në tokë ka qenë i detyruar që të shelbohet nga faji që e ka vrarë kulqedrën Piton.

Apolloni ka qenë i kënaqur me Admetin dhe me largimin prej shërbimit të tij ka dalë borxhit sepse i ka ndihmuar që ta marrë gruan që e dashuronte. Ishte kjo Alkestida e bukur, e bija e mbretit Peli nga Jolki. Babai donte ta martonte për atë njeri, që do t'i shkojë për dore që t'i mbrejë së bashku ariun dhe luanin. Apolloni në ditën e garave e pajisë Admetin me aso fuqie dhe shkathtësie sa që i shkon për dore që ta kryejë këtë detyrë, prandaj edhe e sjell Alkestiden në Fer.

Veç kësaj Apolloni i lut Gjykatëset që Admeti nuk duhet të vdesë po qe se në vend të tij vullnetarisht do të shkojë në botën nëntokësore dikush tjetër. Nuk është kurrfarë mrekullie që Admeti ka jetuar më i lumtur se çfarëdo njeriu tjetër i përmortshëm - aq i lumtur :sa që nuk ka dashur ta braktisë këtë botë. Dhe kur e ndjeu se po i afrohej vdekjes i ftoi disa lypsa të Ferit dhe i luti që në vend të tij të vdesë njëri prej tyre. Kuptohet se të gjthë këta refuzuan.

Me të njëjtën lutje u drejtonet edhe miqve të vet. Por edhe këta, ndonëse ishin të moshuar dhe të sëmurë, refuzuan. Mirëpo, kur për këte mori vesh bashkëshortja e tij, Alkestida, e mori prej tij premtimin se kurrë nuk do të lejojë që fëmijët e saj të kenë njerkë, dhe pastaj i tha se vetë do ta thërrasë zotin e vdekjes, Tanatin, që në vend të tij ta çojë në botën e hijeve.

Admeti nuk deshti të pranojë flijimin dhe e përbente që të heqë dorë nga ky qëllim. Alkestida mbet këmbëngulëse. Gruas së dashuruar burri i është më i shtrenjtë se sa i biri për prindërit. Pikërisht në çastin kur Alkestida i mbylli sytë, shërbëtorët e lajmëruan mysafirin - ishte ky trimi Herakliu, miku i vjetër i Admetit. Admeti e priti Herakliun me nderime çfarë i takojnë birit të zotit suprem dhe që mos ta pikëllojë e fshehu para tij pikëllimin e vet.

Pastaj shërbëtorëve u urdhëroi që mysafirin ta përcjellin në sallën e ngrënies dhe ta përgatisin gostinë e begatshme. Herakliut nuk iu duk gjë e rëndomte, që Admeti, ndonëse gazmor, nuk erdhi të gostiten bashku. Por, meqë mendoj se në shoqërinë e mirë është edhe ai i cili është i vetëm, filloi që me oreks të hajë dhe me ëndje t'i shijojë pijet. I disponuar u lëshua në bisedë me shërbëtorët dhe i ftoi që t'i bashkohen në pije. Ata e refuzuan këtë vendosmërisht.

Atëherë Herakliu filloi të pyesë dhe mësoi se ka vdekur gruaja e dashur e mbretit. Herakliu e dinte mirë se sa e ka dashur Admeti gruan e vet dhe dyfish i erdhi keq pse në shtëpinë e pikëllimit u argëtua aq shumë, u gostit dhe këndoi. Kujdesi i Admetit me të cilin e fshehu dhëmbjen para mikut të vet i pëlqeu tepër. Vendosi që këtë t'ia kthejë me vepër të cilën deri më atëherë askush nuk ka pasur guxim ta bëjë një punë të tillë: ta rrëmbejë Alkestiden e vdekur prej kthetrave të vdekjes.

Kur trupi i Alkestidës u çua te varri ku është dashur të bëhet varrimi solemn, Herakliu priti të largohen të gjithë dhe u fsheh në hijen e thellë. Pas pak kohe u ndie jehona e krihëve të zez të zotit Tanat, i cili erdhi për ta marrë shpirtin e Alkestidës. Posa u afrua zoti i vdekjes, Herakliu kërceu nga strehimi i tij, u vërsul në të dhe aq fort e shtërngoi sa që i kërsitën eshtrat. Më kot mbrohej Tanati. Më kot mbrohej me krih nga buronte ftotësia e vdekjes. Herakliu e mundi dhe e lidhi me pranga. Pastaj për një kohë të gjatë dhe me ngulm priti derisa Tanati nuk filloi të kërkojë mëshirë.

Mirëpo, Herakliu e liroi pasi që i premtoi ta kthejë Alkestiden në jetë. Për ringjalljen e Alkestides Herakliu nuk deshti të marrë nga Admeti kurrfarë shpërblimi. Vlera e jetës së njeriut të dashur nuk mund të paguhet me asgjë. Të dy bashkëshortët jetuan të lumtur dhe gjatë. Kur zoti i vdekjes erdhi për herë të dytë te këta të dy, e ndoqën në botën e hijeve. Miti mbi Admetin dhe Alkestiden, një kohë të gjatë, nuk ka qenë një tërësi më vete.

Nga koha e vjetër për të dimë si pjesë të mitit mbi Apollonin, Herakliun dhe Argonautët (me të cilët Admeti shkon në Kolhidë për ta marrë postajën e artë). Andaj edhe është ruajtur në disa versione në mes të të cilave ka edhe kundërthënie të ndryshme, e sidomos aso kohore. I pari i cili tërësisht e ka përpunuar ka qenë Euripidi në tragjedinë e tij Alkestida (438. para e.s.). Disa pamje nga ky mit janë ruajtur të pikturuara në vaza.

Në dy prej tyre janë paraqitur Admeti me Alkestiden (sot gjenden në Muzeun e Arteve në Boston dhe në Kabinetin e Medaleve në Paris). Prej freskave janë të njohura sidomos dy: Admeti dhe Alkestida nga bazilika në Herkulanum (rreth vitit 70. para e.s. - sot gjenden në Muzeun Kombëtar në Napoli) dhe Herakliu ia sjell Alekstiden Admetit nga gjysma e shek. IV. të e.s. në katakombet e krishtera që gjenden në Via Latina ne Romë. Me Admetin ndeshemi edhe në operën Alcesta të Christoph Wilibald Gluckut (1767).
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi