Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrefimet satanike....

Shko poshtë

Rrefimet satanike.... Empty Rrefimet satanike....

Mesazh nga Rifat Thu Jun 28, 2012 7:51 am


Rrefimet satanike....


Rrefimet satanike.... Tema,_10_prill_12_885803

Rrefimet satanike....ose vargjet satanike,është një shprehje e krijuar nga historiani Sir William Muir në lidhje me disa vargje,menduar të sjella nga Muhamedi si pjesë e Kuranit dhe më vonë të hequra prej tij. Muslimanët e lidhin këtë përçim dhe heqjen e dy vargjeve si ndodhia Gharanik.

Rrëfimet lidhur me këto vargje mund të lexohen në disa vende të tjera, në jetëshkrimet e Muhamedit nga Al-Vakidi (745-822, Ibn Sadi, Muhamad Ibn Xharir al-Tabari (839-923), dhe Ibn Ishaku (704-761). Në suren 53 "Ylli" (al-Naxhm) përshkruhet adhurimi i perëndeshave në Qabenë e Mekës. Në tekstin e përçuar të historianit dhe mësuesit islamik Tabarit , Muhamedi e lejon adhurimin e tyre, ndërkohë që në tekstet kanonike ai e ndalon këtë.

Sipas përçimeve Muhamedi dëshironte ta kthente popullsinë mekane në Islam. Sura iu zbulua Muhamedit në Mekë, ku perëndesha Al-Lat adhurohej si një statujë në trajtën e një gruaje, Al-Uzza si pemë, dhe perëndesha e fatit Manati adhurohej si një gur. Që të tre hyjneshat adhuroheshin në Mekë së bashku me Allahun (Hubalin, perëndia e hënës) në Qabe.

Muhamedit iu desh të merrte qëndrim rreth këtyre tre hyjneshave para mekanëve të cilët i adhuronin ato, dhe ai ia filloi:

(19) A i keni parë Lat dhe Uzza ,
(20) edhe Manat-in, këtë tjetrën, të tretën?

Këtu fut variantin:

Këto janë kojrrilat madhështore.
Në përkrahjen e tyre mund të shpresohet

Mëngjesin tjetër, Muhamedi i mori mbrapsht fjalët që kishte thënë ditën e kaluar, duke sqaruar se fjalët i ishin pëshpëritur në veshin e majtë nga dreqi, e jo në të djathtin, siç bënte kryengjëlli Gabriel.

Vargjet satanike u mohuan dhe në vend të tyre u shtua nga profeti zbulesa e vërtetë që tani thoshte:

(19) A i keni parë Lat dhe Uzza ,
(20) edhe Manat-in, këtë tjetrën, të tretën?
(21) Për ju meshkujt, e për Atë, femrat?
(22) Kjo do të ishte atëherë një shpërndarje e padrejtë.
(...) Ato janë vetëm emra bosh, të cilët ju e etërit tuaj i keni sajuar, për të cilët Allahu nuk ka dhënë asnjë leje; ata ndjekin vetëm mendimet e tyre dhe trillimet e shpirtërave të tyre

Zhgënjimi për keqkuptimin e Muhamedit bëri që Amr ibn Hisham (i njohur nga muslimanët si Abu Jahl) ti kërkonte xhaxhait të profetit, Abu Talibit, të mos e mbronte më nipin e tij, që ta detyronte të ndërpriste veprimtarinë e tij, që sipas pikëpamjes së tij e të shumicës së paganëve mekanë, ishte kundër vlerave trashëgimore, dhe duhej luftuar.

Kjo ndodhi e njohur si "Gharaniq" është një fjalë e thënë vetëm në këtë vend. Komentatorët thonë se nënkuptohen gharaniq-et (shqipëruar: gjeraqinat) numidiane të cilat fluturojnë shumë lart. Nënteksti me këtë thënie nënkupton se Muhamedi po tërhiqet nga monoteizmi i tij i pakompromistë duke thënë se këto perëndesha ishin të vërteta dhe ndërmjetësia e tyre efektive.

Mekanët u ngazëllyen kur dëgjuan këto fjalë dhe u bashkuan me Muhamedin në ritin gjunjëzues (sujud) në fund të sures. Muslimanët e arratisur në Abisini dëgjuan mbi fundin e përndjekjes dhe nisën të riktheheshin në shtëpitë e tyre.

Tradita islamike pohon se Muhamedi u qortua nga Gabrieli (Xhibrili) për falsifikimin e zbulesës, në pikën (Kurani 22:52) ku i zbulohet për ta qetësuar atë, "Ne kurrë nuk dërguam një lajmëtar apo profet përpara teje, por, kur ai sajoi një dëshirë, Satani hodhi diçka sipas dëshirës së tij: por Allahu do të fshijë çdo gjë që Satani nxjerr, dhe Allahu do të përforcojë Shenjat e Tij: sepse Allahu është plot dituri e njohuri." Muhamedi mori mbrapsh fjalët e tij dhe përndjekja nga mekanët mori fund.

Ky përçim është renditur si një histori tunduese, në të cilën në vend të kryengjëllit Gabriel, që sipas traditës islamike ka diktuar Kuranin e mësipërm, Satani i ka diktuar vargjet e përbuzura Muhamedit, të cilat janë ndrequr në një zbulesë të mëvonëshme nga engjëlli.

Romani Vargjet satanike që u botua në vitin 1988, i shkrimtarit Salman Rushdi paraqet zbehtazi këtë ndodhi dhe ishte shkak kryesor i një grindjeje të dhunshme mes autorit dhe regjimit islamik iranian të Ajatollahut Khomenei, i cili nxorri një fatva (urdhër) dënimi me vdekje kundër shkrimtarit indo-britanez, që paditej për apostasi(femohues).
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi