Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ushtria e shpetimit..

Shko poshtë

 Ushtria e shpetimit.. Empty Ushtria e shpetimit..

Mesazh nga Rifat Tue Jul 10, 2012 8:30 am


Ushtria e shpetimit..



[You must be registered and logged in to see this image.]

Jane protestant te kishes Kristiane.Pjestaret e ketij formacioni fetar, vetveten e llogaritin si një lëvizje mbifraksionale. Themelimi i saj i dedikohet William Boothit (1829-1912), me origjinë angleze. Kurse emri “ushtria e shpëtimit” i është dhënë më 1878.

Pas kësaj ata më tepër i përvetësonin cilësitë ushtarake. Shërbim më të madh ata llogarisin predikimin dhe përhapjen e Biblës nëpër rrugë. Nuk i respektojnë misteret e kishës. Në vend të pagëzimit të fëmijës, theks i veçantë, “për përgjegjësinë e përgatitjes së fëmijëve, për trinitetin dhe për faljen e mëkateve”, vihet mbi prindërit e tyre.

Nuk kanë ndonjë tekst stabil adhurimi. Në tubimet për adhurim bëjnë lutje dhe recitojnë këngë fetare. Për t’ua tërhequr vëmendjen njerëzve, organizojnë tubime të lira nëpër rrugë dhe në vende ku ka pjesëmarrës.

Brenda në komunitet respektojnë barazinë mes burrit dhe gruas. Pijet alkoolike, duhanin dhe futjen nëpër punët shtetërore i llogaritin të ndaluara. Thonë se, me këto janë në luftë. Në vitin 1978 kishte përafërsisht 2.5 milionë anëtarë.

Qendra e tyre është në Londër. Janë anëtarë të unionit të kishave protestante. Themeluesi W. Booth predikimet e tij i mbante në vendet e varfëra të qytetit, duke i shoqëruar me daulle dhe me trumbetë.

Anëtarët e parë janë laviret dhe të dehurit. Krahas ligjërimit ndikues organizonin edhe ndonjë ushqim për të mjerët. Më vonë, për t’i shpëtuar laviret dhe të dehurit formojne konvikte. Hapën dhe hapin shtëpi për jetimët, për vajzat e reja dhe shtëpi për kujdesjen e të moshuarve.

Me susksesin që e arriti nga përvoja e tij, kjo parapriu edhe në hapjen e shumë spitaleve, poliklinikave, shkollave dhe për themelimin e qendrave për ndihmë sociale
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi