Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feja kunder arsyes

2 posters

Shko poshtë

Feja kunder arsyes Empty Feja kunder arsyes

Mesazh nga Nikolaos Wed Jul 11, 2012 4:42 pm

Kurani,Bibla dhe Tora kunder arsyes

"Universi 6000-vjeçar"...
Sado e pabesueshme që duket, fetarët e treshes abrahamike besojnë se gjithësia u krijua prej "zotit" rreth 6000 vjet më parë. Kjo llogaritet duke marrë për bazë brezat njerëzore të mitologjisë semite që nga "krijimi". Prej aty del se çdo gjë në gjithësi, si: planetët, yjet, hënat, kometat dhe vetë drita etj., duhet të jenë krijuar gjatë (ose pas) çastit të "krijimit fillestar".

Duke marrë parasysh se energjia dhe lënda në univers nuk mund të udhëtojnë më shpejt se shpejtësia e dritës, nëse ecim mbrapa në kohë 6000 vite deri në pikën e "krijimit" të fetarëve, përftojmë një rreze rreth 6000 vite-dritë në hapësirë. Pra një sferë me diametër 12 000 vite-dritë është gjithçka mund të përfshijë brenda universi fetar!

Në figurën më poshtë ilustrohet se çfarë përmase ka ky "univers" i fetarëve përbri një galaktike të vetme çfarëdo të universit aktual.
[You must be registered and logged in to see this link.]
Galaktika e Andromedës ka diametër rreth 200 000 vite-dritë.

Astronomët vlerësojnë se në gjithësi ka qindra miliarda galaktika, ndërkaq secila prej tyre përmban qindra "universe" sa ky i fetarëve. Madje dhe diametri i mësipërm i "universit" fetar është disi i zmadhuar, pasi të paktën deri në mesjetë po të njëjtat fe pohonin se ekzistonte vetëm Toka dhe se yjet rrotulloheshin rreth Tokës, ose që janë raketa për të vrarë djajtë...

Më poshtë kemi një video që tregon shtrirjen dhe përmasat derimëtash të njohura të gjithësisë. (Diku pas mesit të videos çdo pikë e ndriçuar përfaqëson vetëm një galaktikë...)

Poshtë është dhe pamja e kombinuar HDF nga teleskopi "Hubble ", që tregon vetëm një pjesë të hapësirës në yjësinë e Arushës së Madhe. Këtu mund të shikohet se si shtrihen galaktikat në gjithësi dhe se sa jashtë realitetit është koncepti fetar i "universit 6000-vjeçar".

Krijimi i njeriut sipas Kuranit
Besimtarët myslimanë pohojnë se mësimi kuranor për krijimin e njeriut nga dheu është fakt i mrekullueshëm shkencor. Ata argumentojnë se në trup të njeriut ka përbërës kimikë që gjenden edhe në dhe, po ashtu edhe se njeriu kur varroset shëndrohet në dhe.

Por nëse e përdor pak logjikën mbi faktet shkencore, atëhere pa dyshim se e kupton se ky është gabim i marrëzishëm. Fillimisht pesha e njeriut 70% përbëhet prej ujit. Dhe jo, njeriu nuk shëndrohet në dhe kurr varroset. Mund të duket ashtu meqë dheu e mbulon kufomën, por në mjedise pa dhe kjo dukuri nuk do të shfaqet.

Nëse Kurani kish pohu se njeriu ish kriju prej ujit, ndoshta nuk ishin qenë kaq injorantë ndaj këtij fakti besimtarët. Por nëse kish pohu se njeriu është kriju prej dritës, sikurse edhe melekët, atëhere ata e kishin interpretu si "fakt shkencor" tu argumentu se drita ka paraqit metaforikisht "energjinë" e cila është e pranishme në çdo atom. E nëse Kurani na kish mësu se njeriu përbëhet prej zjarrit atëhere ata e kishin interpretu si të vërtetë shkencore tu argumentu në lidhje me nxehtësinë e trupit të gjallë dhe përbërjen e saj me 7kg hidrogjen në trup, 70kg lëndë tjera kimike djegëse e po ashtu edhe kishin mujt me lidh me praninë e 43kg oksigjeni (në trup 70kg) i cili ndihmon ndezjen e zjarrit.

Nuk është e vështirë ti interpretosh disa fjalë të thjeshta e me plot boshllëk për kuptime të ndryshme nëpër trubullësinë e tyne vetëm për ta përshtat me vetrespektin. Interpretime të tilla të ashtuquajtura "fakte" mund të zbulojmë në çdo përallë fëminore.

Le ta paraqesim një tabel dhe ti rishqyrtojmë përmbajtjet kimike në trupit të njeriut.

Citim:
Element - Mass of element in a 70-kg person - Volume of
purified element - Element would comprise a cube this long on a side:
oxygen 43 kg 37 L 33.5 cm
carbon 16 kg 7.08 L 19.2 cm
hydrogen 7 kg 98.6 L 46.2 cm
nitrogen 1.8 kg 2.05 L 12.7 cm
calcium 1.0 kg 645 mL 8.64 cm
phosphorus 780 g 429 mL 7.54 cm
potassium 140 g 162 mL 5.46 cm
sulfur 140 g 67.6 mL 4.07 cm
sodium 100 g 103 mL 4.69 cm
chlorine 95 g 63 m 3.98 cm
magnesium 19 g 10.9 mL 2.22 cm
iron 4.2 g 0.53 mL 8.1 mm
fluorine 2.6 g 1.72 mL 1.20 cm
zinc 2.3 g 0.32 mL 6.9 mm
silicon 1.0 g 0.43 mL 7.5 mm
rubidium 0.68 g 0.44 mL 7.6 mm
strontium 0.32 g 0.13 mL 5.0 mm
bromine 0.26 g 64.2 µL 4.0 mm
lead 0.12 g 10.6 µL 2.2 mm
copper 72 mg 8.04 µL 2.0 mm
aluminum 60 mg 22 µL 2.8 mm
cadmium 50 mg 5.78 µL 1.8 mm
cerium 40 mg 4.85 µL 1.7 mm
barium 22 mg 6.12 µL 1.8 mm
iodine 20 mg 4.06 µL 1.6 mm
tin 20 mg 3.48 µL 1.5 mm
titanium 20 mg 4.41 µL 1.6 mm
boron 18 mg 7.69 µ 2.0 mm
nickel 15 mg 1.69 µL 1.2 mm
selenium 15 mg 3.13 µL 1.5 mm
chromium 14 mg 1.95 µL 1.3 mm
manganese 12 mg 1.61 µL 1.2 mm
arsenic 7 mg 1.21 µL 1.1 mm
lithium 7 mg 13.1 µL 2.4 mm
cesium 6 mg 3.2 µL 1.5 mm
mercury 6 mg 0.44 µL 0.8 mm
germanium 5 mg 0.94 µL 1.0 mm
molybdenum 5 mg 0.49 µL 0.8 mm
cobalt 3 mg 0.34 µL 0.7 mm
antimony 2 mg 0.30 µL 0.7 mm
silver 2 mg 0.19 µL 0.6 mm
niobium 1.5 mg 0.18 µL 0.6 mm
zirconium 1 mg 0.15 µL 0.54 mm
lanthanium 0.8 mg 0.13 µL 0.51 mm
gallium 0.7 mg 0.12 µL 0.49 mm
tellurium 0.7 mg 0.11 µL 0.48 mm
yttrium 0.6 mg 0.13 µL 0.51 mm
bismuth 0.5 mg 51 nL 0.37 mm
thallium 0.5 mg 42 nL 0.35 mm
indium 0.4 mg 55 nL 0.38 mm
gold 0.2 mg 10 nL 0.22 mm
scandium 0.2 mg 67 nL 0.41 mm
tantalum 0.2 mg 12 nL 0.23 mm
vanadium 0.11 mg 18 nL 0.26 mm
thorium 0.1 mg 8.5 nL 0.20 mm
uranium 0.1 mg 5.3 nL 0.17 mm
samarium 50 µg 6.7 nL 0.19 mm
beryllium 36 µg 20 nL 0.27 mm
tungsten 20 µg 1.0 nL 0.10 mm

Por dheu i planetit Tokë çka përmban kryesisht?

Hekur (32.1%), Oksigjen (30.1%), silicon (15.1%), magnez (13.9%), sulfur (2.9%), nikel (1.8%), kalcium (1.5%), dhe aluminin (1.4%); dhe pjesa e mbetun e 1,2% ka përbërje tjera.

Pra paskemi mjaft oskigjen edhe në dhe. Por a do të thotë kjo se jemi prej dheut?

Përderisa oksigjeni pasuron biosferën tonë tu qenë i pranishëm edhe në ujë e ajër (79% nitrogjen dhe 20% oksigjen) nuk mund ta pranojm si argument për me dëshmu se prania e këtij elementi në trup (në formë uji) si dhe në korrën e tokës ka lidhje me mësimin kuranor mbi krijimin e njeriut.

Në këto të dhëna mundet me u zbulu se oksigjeni në biosferën tonë është më i pranishëm në dhe sesa në ajër apo ujë. Mund të përdoret si argument për me na kundërshtu pikpamjen por prapë do rrëzohet sapo e merr parasysh se sipërfaqja e Tokës është 71% e përbëme prej ujit. Prej nga edhe vjen njëri prej ndikimeve të rritjes të oksigjenit para fotosintezës, nga fotoliza prej avullimit të ujit duke ikur hidrogjeni në hapësirë.


Kurani kunder Astronomise

Nga një debat mes një islamiku dhe një fizikani irakian në Al Fayhaa TV (Irak), 31 tetor 2007. Islamiku pohon se Toka është e sheshtë (po ashtu dhe Hëna me Diellin) se ashtu thotë Kurani.

Dielli rrotullohet rreth Tokës sepse është më i vogël se Toka, siç e thonë dhe vargjet e Kuranit. Ke parë ndonjëherë se si lëviz Dielli? Unë pra e kam parë Diellin të lëvizë. Dielli bën një lëvizje çdo 24 orë.

Ajo që them mbështetet në shkencën kuranore. Kurse ky [fizikani] i mbështet argumentet e tij në një lloj shkence të cilën unë e hedh poshtë kategorikisht, në shkencën moderne, që iu mësojnë fëmijëve nëpër shkolla.

Kjo lloj shkence është një risi heretike që nuk pohohet askund në Kuran. Asnjë varg i Kuranit nuk tregon se Toka është e rrumbullakët apo që rrotullohet. Çfarë nuk tregohet në Kuran, është e rreme.

Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja kunder arsyes Empty Re: Feja kunder arsyes

Mesazh nga ufo Wed Jul 11, 2012 5:14 pm

Nikolaos, të jemi realistë, ti i njeh bindjet e mija ateiste, por librat fetarë si Bibla dhe Kurani paraqesin astronominë habitshëm edhe për shkencën e sotme, gjithmonë kam menduar se planetin tonë e kanë vizituar kohë pas kohe alienët, madje kam bindje për këtë, fakte ka plot dhe ti i di sh mirë, të përshëndes !
ufo
ufo
Global Moderator
Global Moderator

Numri i postimeve : 10
Points : 13
Reputation : 1
Join date : 11/07/2012
Location Location : Tirana

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja kunder arsyes Empty Re: Feja kunder arsyes

Mesazh nga Nikolaos Wed Jul 11, 2012 6:03 pm

ufo shkruajti: Nikolaos, të jemi realistë, ti i njeh bindjet e mija ateiste, por librat fetarë si Bibla dhe Kurani paraqesin astronominë habitshëm edhe për shkencën e sotme, gjithmonë kam menduar se planetin tonë e kanë vizituar kohë pas kohe alienët, madje kam bindje për këtë, fakte ka plot dhe ti i di sh mirë, të përshëndes !
Ufo, keto dije astronomike qe gjenden ne kuran e bibel mendoj se kane qene shkruar me perpara nga libra shkencore te dijeve antike, por qe me vone jane futur ne librat e shenjte. Une qe studjoj astrologjine e di shume mire kete fakt. Shume gjera jane ditur ose hedhur si hipoteze edhe me perpara nga Aristoteli dhe dijetaret e tjere te astronomise dhe sot kurani i perdor ato si mrekulli. Sigurisht qe alienet (ufot) kane ndikuar shume ne jeten e njerezve te lashte, e sidomos ne piramidat e Egjiptit apo dhe ne ndertesa te tjera si Stonehange. Edhe figura e djallit, xhindeve, fantazmave, engjejve etj kane ardhur si pasoje e shfaqjes se ufove ne toke, ku njerezit kane krijuar keto figura mitologjike, bashke me perendite e lashta.
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja kunder arsyes Empty Re: Feja kunder arsyes

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi