Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Religjionet dhe numri i besimtarëve

Shko poshtë

 Religjionet  dhe numri i besimtarëve Empty Religjionet dhe numri i besimtarëve

Mesazh nga Rifat Mon Jul 16, 2012 7:32 pm



Religjionet sipas numrit të besimtarëve


[You must be registered and logged in to see this image.]

Në këtë listë janë përfshirë religjionet ose gupet e religjioneve në botë të renditura sipas numrit të praktikantëve ose thjesht ndjekësve respektivisht simpatizantëve. Në fund kemi edhe numrin e njerëzve jofetar.

Krishterimi : 2,1 miliardë
Islami : 1,5 miliardë
Hinduizmi : 900 milion
Religjioni tradicional kinez : 394 milion
Budizmi : 376 milion
primal-indigjen: 300 milion
Afrikan Tradicional & Diasporik: 100 milion
Sikhizmi: 23 milion
Juche: 19 milion
Spiritizmi: 15 milion
Judaizmi: 14 milion
Baha'i: 7 milion
Jainismi: 4.2 milion
Shinto: 4 milion
Cao Dai: 4 milion
Zoroastrianizmi: 2,6 milion
Tenrikyo : 2 milion
Neo-Paganizmi : 1 milion
Universalizmi : 800 mijë
Rastafarianizmi : 600 mijë
Scientologjia : 500 mijë
Sekularizmi/Agnosticizmi/Ateistë : 1.1 miliardë
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Religjionet  dhe numri i besimtarëve Empty Re: Religjionet dhe numri i besimtarëve

Mesazh nga Rifat Thu Aug 16, 2012 3:41 pm


Sondazhi: 2 % e shqiptarëve shkojnë në xhami, 54 % besojnë te… syri i keq (!)

[You must be registered and logged in to see this image.]

“Myslimanët në botë janë të bashkuar në besimin në Zot dhe profetin Muhamed, por ekzistojnë dallime të mëdha lidhur me shumë aspekte të tjera të besimit – përfshirë rëndësinë e fesë në jetë, praktikat e pranueshme për Islamin dhe përkushtimin e besimtarëve në zbatimin e rregullave fetare”, – vë në pah raporti i fundit i Forumit mbi Religjionin dhe Jetën publike të organizatës The Pew Research Center.

Organizata ka kryer më shumë se 38 mijë intervistave në mbi 80 gjuhë në ndryshme të zhvilluara në 39 shtete, ku hyjnë edhe Shqipëroa e Kosova. Raporti vë në pah qëndrimet e të intervistuarve ndaj parimeve fetare, formave të tjera të besimit, interpretimit të Kur’anit, kritereve që e përcaktojnë të qenit mysliman, sekteve të ndryshme myslimane dhe ndaj përkushtimit fetar.

Raportin e plotë mund ta lexoni në [You must be registered and logged in to see this link.]

Në total në Shqipëri janë pyetur 1032 persona, nga këta 788 janë besimtarë myslimanë. Të bien në sy përfundimet e këtij sondazhi. Kështu, pyetjes se sa rëndësi ka feja në jetën tuaj, vetëm 15 përqind e shqiptarëve thonë se ka shumë rëndësi. (Në Kosovë 44 përqind thonë se feja ka shumë rëndësi në jetën e tyre)

Në Shqipëri është edhe numri më i ulët i atyre që falen, vetëm katër përqind. Po ashtu vetëm dy përqind thonë se shkojnë në xhami, duke shënuar sërish përqindjen më të ulët në vendet myslimane. Shqiptarët mbajnë rekordin edhe për numrin më të pakët të atyre që lexojnë kuranin. Por nderkohë shifrat rriten goxha te rezultatet që na informojnë rreth disa formave të religjiozitetit si përhapja e hajmalive, besimi në shtriga dhe syri i keq, etj.

42 përqind e shqiptarëve besojnë se engjëjt ekzistojnë, 53 përqind e shqiptarëve besojnë në përjetësi, 23 përqind e shqiptarëve thonë se besojnë tek xhindet. Dhe vini re: plot 43 përqind e shqiptarëve besojnë tek shtrigat, duke shënuar shifrën më të lartë ndër myslimanët e Europës. Edhe për syrin e keq jemi shumë lart. 54 përqind e shqiptarëve besojnë tek syri i keq. Po ashtu jemi vendi me më shumë banorë që besojnë te hajmalitë (39 përqind) dhe shëruesit fetarë (38 përqind).

[You must be registered and logged in to see this link.]
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Religjionet  dhe numri i besimtarëve Empty Re: Religjionet dhe numri i besimtarëve

Mesazh nga Rifat Wed Apr 03, 2013 6:30 am


Religjioni: Një fenomen në zhdukje në nëntë vende

[You must be registered and logged in to see this image.]

Shkencëtarët zbulojnë se numri i jofetarëve është në rritje dhe se shoqëria ka tendencën të bashkohet me grupimet e mëdha për përfitime në status social

Një studim që përdor të dhënat e Censusit në nëntë vende tregon se religjioni është në rrugën drejt zhdukjes, thonë shkencëtarët. Studimi zbuloi një rritje të pandërprerë të njerëzve që deklarohen të pafe.

Modelet matematikore të skuadrës së kërkuesve synuan të identifikojnë lidhjet mes numrit të njerëzve që vijojnë të deklarohen fetarë dhe motivet shoqërore që gjenden në themel të të qenët fetarë.

Rezultatet u raportuan në një takim të Shoqërisë Amerikane të Fizikës në Dallas, SHBA dhe tregojnë se religjioni do të vdesë shumë shpejt në të gjitha vendet e studiuara.

Skuadra mori të dhënat e censuseve që shkojnë prapa disa shekuj në disa vende ku censuset e popullsisë përfshijnë pyetje mbi përkatësinë fetare. Këto vende qenë: Australia, Austria, Kanadaja, Republika e Çekisë, Finlanda, Irlanda, Holanda, Zelanda e Re dhe Zvicra.

Mjetet e tyre të analizimit të të dhënave përfshinin atë që njihet si dinamika jolineare – një përqasje matematike që është përdorur për të shpjeguar shumë fenomene fizike që shkaktohen nga një numër i madh faktorësh.

Një nga anëtarët e skuadrës, Daniel Abrams, nga Universiteti Veriperëndimor, përdori një model të ngjashëm në vitin 2003 për t’i dhënë një bazë numerike rënies së përdorimit të gjuhëve më pak të folura të botës.

Në thelb të interpretimit është konkurrenca mes folësve të gjuhëve të ndryshme dhe “utiliteti” i të folurit të një gjuhe në vend të një tjetre.

“Ideja është shumë e thjeshtë”, tha Richard Wiener nga Korporata e Kërkimit për Zhvillimin e Shkencës në Universitetin e Arizonës. “Ajo tregon se grupimet shoqërore që janë më të mëdha joshin më shumë të tjerët për anëtarësim sesa grupimet e vogla. Kjo gjë bën që përkatësia në një grup shoqëror të sjellë një status shoqëror ose utilitet. Për shembull, te gjuhët, ka më shumë përfitime nëse flet spanjisht në vend të gjuhës kueçuan (gjuhë në zhdukje) në Peru dhe në mënyrë të ngjashme ka disa përfitime në formën e statusit apo utilitetit pas të qenët anëtar i një grupi fetar apo jo”.

Dr. Wiener vijoi: “Në një numër të madh demokracish moderne laike, ka një tendencë mes popullatës që të vetidentifikohet si e palidhur me ndonjë grup fetar; në Holandë, 40 për qind thanë se nuk i përkisnin asnjë grupi, por shifra më e lartë që pamë qe në Çeki, ku 60 për qind qenë vetëdeklaruar jofetarë”.

Skuadra aplikoi pas kësaj modelin e dinamikës jolineare, duke i korrektuar parametrat në raport me vlerat shoqërore apo materiale të përkatësisë në kategorinë e jofetarëve.

Ata zbuluan se vlerat apo përfitimet e të qenët jofetarë, qenë të ngjashme në të gjitha vendet e marra nën studim, duke sugjeruar se janë të njëjtët faktorë që shtyjnë njerëzit drejt të qenët jofetarë në vende që në thelb janë shumë të ndryshme.

Dhe në të gjitha vendet e studiuara, të dhënat tregojnë se religjioni po ecën aktualisht drejt zhdukjes.

Gjithsesi, Dr. Wiener tha në konferencë se skuadra e tij po punonte për të përmirësuar modelin me një “strukturë rrjeti” për të krijuar një formulë që të jetë e aplikueshme edhe në vende të tjera të botës.

“Natyrisht, ne nuk besojmë se kemi identifikuar faktorët që ndikojnë popujt të bëhen jofetarë. Njerëz të ndryshëm ndihmohen në mënyrë të ndryshme”, tha ai duke argumentuar se kanë hedhur vetëm një sugjerim dhe jo një konkluzion final.

“Është interesante se një model mesatarisht i thjeshtë përmbledh të gjitha të dhënat dhe nëse këto ide të thjeshta janë korrekte, atëherë ne krijojmë një ide se çfarë po ndodh. Natyrisht që bota është shumë më komplekse sesa kaq dhe se çdo individ reagon ndryshe, por ndoshta e përgjithshmja është kështu”.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Religjionet  dhe numri i besimtarëve Empty Re: Religjionet dhe numri i besimtarëve

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi