Euro dhe fundi i saj si rezultat i percarjes fetare..!?
2 posters
Faqja 1 e 1
Euro dhe fundi i saj si rezultat i percarjes fetare..!?
Euro dhe fundi i saj si rezultat i percarjes fetare..!?
Diskutimet mes udhëheqësit europiane mbi të ardhmen e monedhës së tyre të përbashkët është bërë një çështje gjithnjë e më përçarëse. Në pamje të parë, feja nuk ka asnjë lidhje me këtë përçarje, por a është e mundur që udhëheqësit protestantë e katolikë të kenë instinkte të brendshme që i shtyjnë ato të çojnë eurozonën në drejtime të ndryshme deri sa ajo të shkatërrohet?
Pas samitit të fundit Europian në Bruksel pati shumë diskutime mbi disfatën që pësoi kancelarja Merkel nga grupi i vendeve të njohura si “Aleanca e re Latine” e përbërë nga Italia e Spanja me mbështetjen e Francës.
Shumë gjermanë protestuan pasi besuan se qeveria e tyre pati lëshuar me tepri dhe ka gjasa që nuk është thjeshtë një spekulim të thuhet se kjo qe kritika e rradhës e protestantëve mbi mënyrën se si i mendojnë Latinët problemet monetare, gjë që ka rrënjë të thella te kultura gjermane e formuar nga besimi fetar.
Numri i njerëzve që shkojnë në kishë ka qenë në rënie në Gjermani dhe gjithkund tjetër si pasojë e përhapjes së sekularizmit, por idetë fetare vijojnë të domonojnë debatin dhe të menduarit të gjermanëve mbi paranë. Fjala gjermane për borxhin – schuld – është e njëjtë me fjalët “faj” apo “mëkat”.
Në shekullin e 19, Bashkimi i Monedhës Latine luftoi për mbijetesë pasi një numër vendesh prodhuan monedha dhe kartëmonedha më shumë nga sa qe e nevojshme.
Të folurit për buxhetim të përgjegjshëm vjen natyrale për Angela Merkel, e cila është vajza e një pastori protestant. Deklarata e saj e përsëritur se “nuk ka alternativë tjetër” përveç masave të kursimit është shumë e ngjashme me deklaratën e famshme të udhëheqësit gjerman të reformës Martin Luther: “Këtu unë qëndroj. Nuk mund të bëj gjë tjetër”.
Presidenti i ri i Gjermanisë, Joachim Gauck, i cili mund të luajë një rol të rëndëisshëm në debatin kushtetues mbi monedhën e përbashkët, ka gjithashtu bazë protestante, ai ka qenë më herët pastor Luteran. Popullata e këtij vendi është pothuajse në mënyrë të barabartë e ndarë në Protestantë e Katolikë. Merkel dhe Gauck simbolizojnë ndryshimet që kanë ndodhur në Gjermani që nga ribashkimi më 1990.
Ish-kancelari i Gjermanisë Perëndimore – katolik – Konrad Adenauer nënshkroi Traktatin e Romës për themelimin e BE-së më 1957.
Norma e rrezikut të borxhit sovran sipas përkatësisë fetare të shteteve
Udhëheqësit aktualë të Gjermanisë kanë jetuar në Gjermaninë Lindore, një territor historikisht protestant, ndërsa Gjermania Perëndimore ka shumë udhëheqës katolik me ndikim politik. Këto të fundit u bashkuan me entuziazmin më të gjerë katolik të integrimit Europian.
Adenauer, një katolik nga rajoni i Rinit dhe shumë mosbesues ndaj traditave Prusiane dhe Protestante të Gjermanisë lindore, e udhëhoqi Gjermaninë Perëndimore në krijimin e Bashkimit Europian. Fillimisht u krijua Bashkësia Ekonomike Europiane, pararendësja e BE-së së sotme. Kishte gjithashtu një ngjashmëri të dukshme gjeografike të gjashtë vendeve që nënshkruan traktatin e Romës dhe territorit që dikur sundohej nga Karli i Madh, Perandori i Shenjtë Romak.
Karli i Madh, i cili konsiderohet si një farë shenjti mbrojtës për BE-në, krijoi gjithashtu një monedhë të përbashkët për territoret e veta, livre karoliene.
Helmut Kohl, i cili udhëhoqi Gjermaninë në bashkimin ekonomik dhe monetar në vitet ’90 qe gjithashtu një katolik nga Rini i cili vazhdimisht vizitonte katedrale dhe fliste për rrënjët e përbashkëta shpirtërore të Europës së bashkuar. Pati shumë diskutime në atë kohëmbi gjermanët që po sakrifikonin paranë e tyre të dashur Markën “në altarin e unitetit Europian”.
Por ribashkimi i Gjermanisë në këtë kohë bëri që kryeqyteti të lëvizte në Berlin, pra larg lidhjeve katolike të Perëndimit dhe Jugut.
Ndërkohë, kriza në Eurozonë ka intensifikuar një debat të vjetër, pra pyetja është shtruar sërish mbi faktin nëse Gjermania protestante është apo jo thelbësisht e ndryshme nga aleatët e vet Katolikë.
Bankingu gjerman që nga mesjeta ka qenë shumë më i kujdesshëm se sa ai i Italisë dhe Spanjës. Gjermanët spektikë japin pikërisht defektet e bashkimit të monedhave në shekullin e 19 për të treguar se pse euro nuk mund të funksionojë. Në atë kohë, udhëheqësia prusiane nuk iu bashkua vendeve latine. Bashkimi i Monedhës Latine luftoi për mbijetesë pasi disa vende, veçanërisht shtetet e Papës, prodhuan më shumë para se sa duhej.
Te Fausti i Gëtes, një nga veprat më të rëndësishme të kulturës gjermane, Mefistofeli e nxit perandorin të lëshojë një monedhë të re prej letre – pavarësisht se këshilltarët e tij e paralajmërojnë se një këshillë e tillë vjen në të vërtetë nga djalli. Kur hiperinflacioni shkatërroi Republikën e Veimarit në vitet ’20, kjo u pa në termat moral si një profeci djallëzore e kthyer në realitet.
Disa gjermanë sugjerojnë që kriza aktuale e eurozonës zgjidhet më mirë duke u ndarë, me një lloj Bashkimi Latin në njërën anë dhe me një grup të udhëhequr nga Gjermanët, duke shtuar (Kalvinistët) Hollandezë dhe (luteranët) Finlandezë. Ish kreu i shoqatës së industrialistëve gjermanë Hans-Olaf Henkel, ka deklaruar se “euro po e ndan Europën”.
Ai kërkon që Gjermania, Hollanda dhe Finlanda të “kapin rastin dhe të dalin nga euro” për të krijuar një euro të veçantë për veriun.
A është kjo një ndarje e re në një linjë të vjetër? Qeveria në Berlin ka filluar të punojë për të festuar 500 vjetorin e fillimit të Reformës nga Luther. Ky 500 vjetor bie në vitin 2017. Luther protestoi kundër Papës, i cili po përpiqej të zgjidhte problemet e veta fiskale duke shtyrë pjesën tjetër të Europës të blinin letra me vlerë, në këmbim të së cilave, premtohej falje e të gjitha mëkateve.
Një nga komentatorët e Gjermanisë, Stephan Richter, ka argumentuar së fundmi se problemet e eurozonës do të ishin më të vogla në rast se Lutheri do të qe negociator në Traktatin e Mastrihtit.
Sipas tij, Luther do të kishte deklaruar: “Në Euro nuk pranohen vende katolike të pareformuara”. Rrjedhimisht Euro do të qe më e qëndrueshme.
Richter është një katolik, por deklaron se është admirues i ekonomisë në lulëzim. “Katolicizmi i tepërt është negativ për mirëqënien fiskale të një vendi edhe në shekullin e 21,” – thotë ai.
Megjithatë, beson se disa vende historikisht katolike si Austria dhe Polonia, ndoshta kanë hyrë nën ndikimin e mirë gjerman për shkak të afrimësisë gjeografike. “Ata janë katolikë por kanë një dozë tyë shëndetshme protestantizmi fiskal,” arsyeton ai.
Përkujtimoret më 2017 pa dyshim do të vënë në dukje se ndarja që solli Reforma mes Protestantëve dhe Katolikëve, nuk ka qenë aq e madhe sa duket. Por qeveria e Kancelares Merkel, e cila përgjithësisht tregohet dorështrënguar, këtë rast e ka hapur thesin dhe ka vënë 35 milionë euro në dispozicion të festimeve për lindjen e protestantizmit.
Po ku do të jetë Eurozona më 2017?
A do të jetë ajo e paprekur apo do të ketë ardhur koha që kjo ndarje historike mes priftërinjve latinë e protestantë të kthehet në katastrofë?
Marrë nga BBC. 19 korrik 2012
Re: Euro dhe fundi i saj si rezultat i percarjes fetare..!?
Por kjo do të ndodhë më vonë. Kurse në fillim, kur vendi i parë, për shembull Greqia, do të deklarojë megjithatë mbi daljen e vet, qoftë dhe të përkohshme nga zona e euros, do të ndodhë gjëja më e tmerrshme. Paniku do të përfshijë tregun e borxheve, investitorët do të përpiqen të heqin qafe obligacionet e vendeve të dobëta dhe të blejnë letra të forta me vlerë. Kurse vendosja në treg e obligacioneve të reja, bile dhe e huamarrësve të tillë të besueshëm si Gjermania, do të pezullohet. Ndërsa kjo do të thotë krizë likuiditeti.
filozofi- Numri i postimeve : 5
Points : 8
Reputation : 1
Join date : 24/07/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi