Ke perfaqeson z.Arvziu,politiken e krimit apo politiken e SH.B.A-se.?
Faqja 1 e 1
Ke perfaqeson z.Arvziu,politiken e krimit apo politiken e SH.B.A-se.?
Kë përfaqëson z.Arvziu,politikën e krimit apo politikën e SH.B.A-së.?
Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu eshte perpjekur te jete nje peshore qe prej mberritjes ne Tirane, po per fat te keq duket se peshores i eshte prishuar nje mekanizem i rendesishem. Dy muaj pas zbarkimit ne seline diplomatike do te leshonte perlen e pare qe la me goje hapur te gjithe shqiptaret, madje edhe ata qe simpatizonin pushtetin, kurse keto ditet e fundit duket se ka leshuar nje tjeter “mrekulli”prej albanistani ne takimin me presidentin.
Deri tani Arvizu mbahet mend per tre batuta lapidar; “Burre shteti”, “Yll ne ngjitje” dhe “Person me integritet e personalitet”. Per ironi te fatit i ka thene per 3 persona qe akuzohen direkt per vrasje dhe kjo shkakton me shume habi tek te gjithe qytetaret se si nje perfaqesues i larte i SHBA-ve mund te beje deklarata te tilla tejet ekstreme me realitetin.
Burri i Shtetit
Fill pas 21 janarit, ku u vrane 4 protestues te pafajshem ne Bulevard nga Garda e kryeministrit Sali Berisha (sigurisht qe me urdher te ketij te fundit qe eshte eprori ne piramide), u paralajmeruan protesta te reja nga opozita dhe nje kunderproteste “paqeje” nga Berisha.
Arvizu nxitoi dhe takoi kryeministrin, gjoja e bindi per t’u terhequr nga ky mision i rrezikshem, megjithese ende nuk na ka shpjeguar se cfare i tha ne dreken e Dajtit Berishes me 21 janar, para masakres. Dhe teksa na komunikoi se Berisha u terhoq nga protesta e paqes, e quajti per habi te te gjitheve “Burre shteti”. Nje vrases burre shteti…!!!
Ylli ne Ngjitje
Lulzim Basha, aktualisht kryebashkiak me njolle ne Tirane, i certifikuar si hajdut mandati edhe nga SHBA, endee mban kete detyre. Por ne periudhen e 21 janrit ishte minister i Brendshem. Ne piramiden shteterore nga ai varej Garda e Republikes dhe me pas nga kryeministri.
Cka nenkupton se ka qene ne dijeni te urdhrit per ekzekutimet e protestuesve. Por nuk i mjaftoi shitja e detit, vjedhja 220 milione euro ne Durres-Kukes, vjedhja e mandatit ne Tirane, por tashme ka dhe njollen e 21 janarit, per te cilen duhet te deshmoje. Por pavaresisht ketyre, perseri Arvizu la nje tjeter perle personifikimi per te. “Lulzim Basha eshte ylli ne ngjitje”, tha ai ne fillim tevitit kur kryebashkiaku beri nje vizite ne Uashington. Nje vrases yll ne ngjitje…!!!
Njeriu me integritet
Dhe perla e fundit diplomatike vjen diten e sotme. Ne viziten e pare te Presidenti Bujar Nishani pas skandalit te emerimit te Visho Ajazi Likes te SHISH e shkarkimit te Shaqirit pa motivacion dhe i nxituar, Arvizu dukej si nje vartes tek eprori. Ne vend t’i kerkonte llogari publike sic dhe kishte paralajmeruar, e pergezoi per dekretimin.
Pikerisht Bujar Nishanin, presidentin pa takat, antikushtetues dhe njeriun qe qendron pas te gjitha vrasjeve politike. Ju kujtojme se ka qene minister i Brendshem kur jane vrare Kosta Trebicka (partneri i tij ne biznes), Fatmir Xhindi, gjyqtari Skerdilajd Konomi, oficeri i SHISH Isa Copa, kryekomunari i komunes Terthore ne Kukes, kreu demokristian ne Shkoder, Aleks Keka, e shume krime te tjera…..
Ende nuk ka shpjeguar lidhjet e tij ne keto ngjarje, duke u fshehur pas mustaqeve dhe mbiemrit te ndryshuar. Por mbi te gjitha sot Arvizu, sipas njoftimit te Presidences, e ka quajtur Nishanin “njeri me integritet dhe personalitet”!. Pikerisht kur mori KLD-ne politike, ndryshoi kreun e SHISH fshehurazi dhe te tjera akteve te dyshimta….
Ky,(Alexander Arvziu) eshte politika e Amerikes ne Shqiperi..?''Zoti'' te na fale,por ky eshte zeri i nje te luajturi qe bashkohet me krimin dhe merr nen mbrojtje ate.Valle kjo eshte demokracia amerikane..?Nje zhgenjim total per femijen qe beson tek ''babai i fuqishem'',sepse babai indirekt qenka vrasesi i tij.
Per kë kërkove drejtesi z.Ambasador,pas 21 janarit..? Për mua,per vellezerit e mi shqiptarë...?Jo more zotni,ti je bashkuar me tufen e deleve te ''zeza''.Ty askush nuk te beson më z.ambasador,biles po humbasim edhe besimin tek SH.B.A.ja .Zgjidhja me e mire per ty deri ne fund te mandatit,per te mos e lenduar me kete popull te zghenjyrer,do te ishte heshtja,nje heshtje per te mos e vrare me kete popull,mbasi 'xhevahiret'tuaja jane dashakeqese dhe vellavrasese.
Estilen
Re: Ke perfaqeson z.Arvziu,politiken e krimit apo politiken e SH.B.A-se.?
Me kë janë amerikanët në Shqipëri?!
nga Arben Manaj
gazetar
Shqiptarët e thjeshtë në një masë në rritje, kanë filluar këto vitet e fundit të “anti-amerikanizohen” ose “amerikano-skeptizohen”, paska. Dhe kjo për mua është një tendencë shqetësuese, qofte ky edhe keq-konceptim.
Kjo mund të vijë nga padija, nga të qënit jo të sofistikuar sa duhet, por mundet të vijë edhe për shkak të një farë ambiguiteti ose diplomacie e mirëfilltë faktikisht, në qëndrimet e përfaqësimit zyrtarë ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri.
Të gjitha këto, kërkojnë një përpjekje më të madhe për të qenë “jo më shumë, por më pak diplomatik”, (nëse është e bëshme), me shqiptarët në funksion të asaj që të mos zërë rrënjë zhgënjimi dhe pikëpyetjet, pas çdo qëndrimi zyrtar për çdo veprim, që shkon drejt totalitarizmit dhe ngushtimit real të hapësirave dhe mosfunksionimit demokratik të jetës së brendshme në vend, qoftë ky edhe i perceptuar.
Jam i bindur se amerikanët e akredituar në Tiranë duhet të monitorojnë dhe te jenë në dijeni të shpërthimeve apo reagimeve mjaft të ashpra të një pjese jo të vogël shqiptarësh, përgjithësisht anonim, nëpër faqet e internetit dhe blogje, të cilët mund të jenë këto vitet e fundit, mbështetës të opozitës, por jo domosdoshmërisht, që s’para i kuptojnë lëvizjet dhe prononcimet zyrtare amerikane.
Kjo, në fund të fundit, në vetvete është shprehje e demokracisë ne veprim, pasi as në Amerikë nuk e duan Amerikën sa e duan atë shqiptarët!
Realisht shumë shqiptarë, janë ende të pasqaruar, pavarësisht nga nënkuptimet, se përse kryeministri cilësohet “burrë shteti” pas 21 janarit, pse nuk pranohen ekspertiza amerikane për ngjarje të rënda të prishjes së rendit apo krime të padënuara, apo pse marrin miratim zyrtar të zgjedhur të kontestuar në zgjedhje problematike, apo pse nuk shkohet në parlament kur zgjidhet Presidenti i ri dhe më pas mirëpritet dhe kërkohet bashkëpunimi për reformat me të sapozgjedhurin “e injoruar në parlament”.
Apo pse nuk reagohet edhe kur zgjidhet së fundmi një shef i ri i Shërbimit Sekret, që dikur thuhej se amerikanët edhe për shkak të sensitivitetit të të qenit në NATO, do ishin shumë më kërkues ndaj pasardhësit, etj, etj.
Legjendat, jo vetëm urbane, në kërkim të përgjigjes shkojnë deri në glorifikime të faktit se I Pari real i vendit nuk pyet për amerikanët, dhe madje i ka tejkaluar ata, me zgjuarsinë e tij dhe finokllëkun politik, duke i bërë që amerikanët të duken të papërgatitur dhe të zënë gafil, për çdo lëvizje shahu alla-Kasparov, që ai bën në politikën e vendit.
Ka të tjerë që thonë se I Pari i Dheut, mbahet nga amerikanët, pasi ai ka ndikim në Kosovë dhe nëse do Ai, mbretëron paqja mbi atë pjesë të dheut të Kombit, e nëse s’do Ai, bëhet hataja, madje mbyllet edhe baza ushtarake e Bondstill-it në Kosovë !!
Ca të tjerë thonë se atë e mbron lobi i Bektelit, e ca të tjerë thonë që Amerika as e ka në refene fare Shqipërinë, për aq kohe sa s’ka trazira, por thjesht ka disa udhëzime të përgjithshme nga DASH-i, Departamenti Amerikan i Shtetit për politikën ndaj Shqipërisë, me të drejtë interpretimi me diapazon të gjerë nga kryediplomati i radhës në Tiranë dhe kaq.
Madje, një takëm syresh thonë se po u paguan disa para për lobim, mundet të takosh edhe Sekretaren e Shtetit, pavarësisht sesa i krahasueshëm mund të dukesh me Llukashenkon.
Personalisht, nuk besoj as njërën, as tjetrën. Por nuk ka rëndësi se ç’besoj unë.
E rëndësishme është që shqiptarëve tu thuhen ca gjëra paska më troç, më shqip, dhe amerikanët e Tiranës të jenë më të prerë me të gjithë faktorët e brendshëm, sipas kokës secilit, që shqiptarët e “anti-amerikanizuar” të mos humbasin besimin dhe të bëhen skeptik ndaj Amerikës së madhe, garantit të vërtetë të vlerave të demokracisë në botë.
Kjo më shqetëson më së shumti, pasi nuk do doja që shqiptarët të bëheshin si grekët, se si serbët s’ka shanse, në këtë drejtim, të cilët edhe pse i ka mbajtur me bukë Amerika gjatë Luftës së Ftohtë, por dhe sot e kësaj dite, e sërish molotovët i hedhin Ambasadës amerikane në Athinë!!!
Mos e dhëntë Zoti kurrë të ndodh kjo në Tiranë dhe kurrë nuk besoj se do të ndodh, dhe ka arsye, ndaj edhe s’ka ndodhur.
Por për t’ju kthyer pyetjes në titull, përgjigja ime është, dhe mund ta kem edhe gabim , (shpresoj që jo), që; amerikanët janë në parim me ata që i voton ndershmërisht shumica e popujve, dhe janë tejet të ndjeshëm veçanërisht ndaj mosshkeljes së vijës së kuqe në standardet demokratike.
Shqiptarët, padyshim, janë më proamerikanët në Evropë, aq sa e kam pas shumë të vështirë t’ju shpjegoj atyre anglezëve me të cilët bisedoja, të cilët madje ngrinin edhe vetullat, kur shikonin sesi e pritëm ne Bushin në Tiranë, kur të tjerët në Britani ose Evropë, përgjithësisht nuk e shikonin dot me sy, pas Irakut.
Të njëjtën gjë bëjnë edhe me pritjet për Toni Blerin në Kosovë apo Shqipëri. Argumentet e mija kanë qenë dy: Ne, si komb jemi mirënjohës dhe e dyta, nuk jemi Taleban.
Është imperativë që tek të dy këto paradigma unikale shqiptare nuk duhet të ketë hapësirë dhe s’duhet të lihet hapësirë për keqkuptim, aq më tepër moskuptim.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi