Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Europa i detyron vetveten krishterimit

Shko poshtë

Europa i detyron vetveten krishterimit Empty Europa i detyron vetveten krishterimit

Mesazh nga Nikolaos Mon Aug 20, 2012 9:49 am

Ç'do ishte Europa pa Krishterimin pervecse nje vend barbaresh?

Hiq vendet e Perandorise Romake, ku Roma coi civilizimin, si psh France apo Angli, gjithe pjesa tjeter e Europes ishte barbarike ne kuptimin me te plote te fjales, njerez te eger qe vrisnin e prisnin ctu dilte para, gra,femije e pleq, me zakone egersirash qe vinin edhe si pasoje e perdorimit te tepruar te alkolit ashtu si e perdorin edhe sot.

Termi vandalizem vjen prej vandaleve nje prej ketyre fiseve gjermanike, nderkaq sllavet kane qene me afer me mongolet e me tribute e stepave qe kishin fqinje deri ne shek 17.

Cndodhi ne Europe? Ndodhi qe anglia u barbarizua nga anglo-saksonet, qe shkaterruan cdo gje te mire qe Roma kish mbjelle ne ate vend. Atehere misionaret irlandeze me durim e kthyen perseri ate vend te barbarizuar ne gjirin e vendeve me njefare civilizimi.

Franket u kristianizuan e keshtu shpetoi dicka nga civilizimi i meparshem. Jo vetem kaq, po fale Karlit te madh , tribute ende barbare te Gjermanise si saksonet apo turinget ne fillim te shek 9 filluan te dalin nga barbaria, me prerjen e Irminsulit dhe ngritjen e Kishes se Krishtit.

Fiset sllave ne stadin e barbarise(pervec ballkanit ku ndikimi bizantin ishte i qarte si tek bullgaret ashtu edhe tek serbet apo ai katolik tek kroatet) shtriheshin nga Elba e Hollshtejni danez deri ne Vollge.

Aty ne shek 10 u punua gjeresisht nga kisha qe keto vende te dilnin nga stadi i barbarise e keshtu polake , ceke e sllovake u futen nen kujdesin e Vatikanit ndersa ata te Rusise ne kujdesin e Bizantit.

Si Vatikani ashtu edhe Kostandinopoja , ndertuan kisha, i hoqen nga poligamia, nga mentaliteti barbarik i ’shiko e shkaterro’ etj e i hoqen perfundimisht nga barbaria.

Te fundit ishin Vikinget, keta barbare te tmerrshem qe terrorizuan per 2 shekuj gjithe europen perendimore e u futen edhe ne mesdhe e kudo kalonin, linin prapa vetem zjarr e shkaterrim. Nuk po flas per vikinget e televizorit por per ata te realitetit. Arabet e Spanjes sado te fuqishem nen Kalifatin e Kordobes (Kordoba kishte 500 mije banore) perseri u terrorizuan nga keta ‘njerez’.

Ne shek 11 u kristianizuan edhe keta e me ne fund dolen nga barbaria per tu futur ne kopene e krishtere.
Po ashtu me hungarezet, ky fis i tmerrshem i stepave, qe shkaterroi gjysmen e ballkanit dhe Europes qendrore, pas 150 vjet shkaterrimesh pa fund u fut ne udhen e Zotit e me ne fund ne shek 11 pas 8 shekujsh shkaterrimesh barbarike Europa e vjeter ndihej e sigurte pasi Europa e re gjermano-sllave me ne fund hoqi dore nga barbarizmat.

Europa si ide e si realitet ka lindur nga Roma e Kostandinopoja, revolucioni francez eshte nje ngaterrese apo pengese pergjate rruges.

Pax cristiana i dha europes 5 shekuj qetesi, gjate te ciles u civilizuan ish-barbaret si nga ana materiale ashtu edhe moralo-spirituale,
Ne shek 16 Europa kishte mbledhur aq fuqi fale kristianizmit saqe tani mund te ecte me kembet e veta, krimbi u be flutur, luani i ri u rrit e duhet te deboje luanin e vjeter e te marre ne dore fatet e kopese. Krishterimi asfiksues u be pengese, duhej nje krishterim me i hapur me tolerant.

Zhdukja e fese eshte nje ide moderne dhe e majte , e hedhur nga jakobinet franceze, marksi e bolsheviket.

Europa e sotme po kerkon rrenjet e saj te verteta, po kerkon te vetmet rrenje qe mund te ushqejne nje identitet mbareeuropian, po kerkojne nje ‘Pax cristiana’ te koheve moderne.
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi