Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Politika shfarosese serbe ndaj shqiptarve,ose Doktrina e shenjte serbe

Shko poshtë

Politika shfarosese serbe ndaj shqiptarve,ose Doktrina e shenjte serbe Empty Politika shfarosese serbe ndaj shqiptarve,ose Doktrina e shenjte serbe

Mesazh nga Rifat Fri Sep 07, 2012 3:10 pm



Politika shfarosese serbe ndaj shqiptareve,ose Doktrina e shenjte..



Politika shfarosese serbe ndaj shqiptarve,ose Doktrina e shenjte serbe 576px-Marrja_e_tok%C3%ABs_s%C3%AB_Shaban_halitit

Doktrina e shenjt serbe për asgjësimin dhe dëbimin e elementit shqiptar nga trojet etnike të tyre daton që nga lashtësia, që nga momenti i infiltrimit të popullit sllav në këto anë, në shek. XII.

Politika shfarosese serbe ndaj shqiptarve,ose Doktrina e shenjte serbe 220px-Srpska_osvajanja_1912

Përzënia e shqiptarëve nga trojet e veta, si nga Qupria, Aleksinci … u inspirua nga Milosh Obrenoviqi, i cili përdori të njëjtat forma si pasardhësit e tij, duke masakruar popullatën shqiptare dhe duke e detyruar atë që të largohet nga trojet e veta, për t’u mos u kthyer më kurrë atje. Kjo ide më vonë filloi të institucionalizohet në qarqet shovene serbe dhe të bëhet preokupim qenësor i tyre.

Personalitete dhe institucione më të njohura serbe në janë përpjekur për institucionalizimin dhe aplikimin e kësaj Doktrine gjatë historisë kanë qenë:

1- Milosh Obrenoviqi
2- Ilija Garashanin - platforma Naçertanje. Në vitin 1936 përpiloi materialin sekret "Mbi zhdukjen e Arnautëve".

3- Vasa Qubrilloviq
4- Ivo Andriq

Plane-Programet serbe për shfarosjen e shqiptarëve

"Naçertanje" është platforma e Ilija Garashanit krijuar në bazë të Doktrinës së shenjtë serbe. “ Naçertanje ” konkretisht bazohej në programin e shfarosjës dhe dëbimit të shqiptarve me dhunë në përputhje me reagimet e opinionit të jashtëm ndërkombëtar. Kjo platorme e luftës speciale ka shërbyer si plan program i Pashiqit, krajl Nikolla, Qubrilloviqi, Andriqi, Rankoviqi, Mugosha, Tempo, Joviqi, Trajkoviqi, Milosheviqi

Programet dhe Planet serbe për shfarosjen e shqiptarëve dhe çdo gjë shqiptare

(Përmbledhje nga disa historianë dhe politikanë shqiptarë dhe të huaj)

Synimi i serbëve, që nga Naçertania (1844) e deri te Patkoi (1999) ka qenë dhe është gjithnjë i njejtë: - jo si të jetohet me shqiptarët në Kosovë por si të shfarosen shqiptarët e Kosovës.

Zatën e tërë politika shtetërore serbe, që nga viti 1884, ishte një politikë kriminele ndaj të gjithë kombeve të tjera, veçmas atij shqiptar, ishte etnocid, dhe nuk mund behet pastrimi i ndërgjegjës shtetërore e as intelektuale pa i publikuar të gjitha ato projekte kriminale dhe pa i kërkuar sidomos popullit shqiptar falje publiksht, për të gjitha ato të zeza që i sollën në trojet e veta stërgjyshore që me shkeljen e këmbës në Dardanin antike e Kosovën historike.

Vetëm kështu, siç thotë Noel Malkolm, serbet e thjeshtë do të jenë të lirë nga e kaluara e vendit të tyre, kur të mësohen të ballafaqohen me të vërtetën. Nuk ishte Milloshevici ai që ngriti lart ndjenjat nacionale për një Serbi të Madhe të cilat shërbejnë si një ushqim.

Shkaku i të këqiave në Ballkan ka qenë nasionalizmi serb. Nacionalizmi në Serbi ka ekzistuar para Milosheviqit dhe do të ekzistojë edhe pas Millosheviqit... Nuk ka dallim ndërmjet politikanëve e intelektualëve si dhe kishës nga Millosheviqi. Të mendosh ndryshe është një gabim i madh. Politika pansllaviste serbe, për shfarosjen e shqiptarëve… ekziton që nga përpilimi i Naçertanies më 1844.

"Idetë dhe planet për Serbi të Madhe etnikisht homogjene, i kanë rrënjët thellë në politikën e Serbisë, të kodifikuara me memorandumin intern “Naçertanije”, të ish ministrit serb Ilija Garashanit, më 1844” (“Serbia’s Secret War”, Philip J. Cohen). Këto ide tanimë njihen botërisht.

Fillet e “Naçertanjes” janë pjesë e programeve sllavomëdha të Rusisë, të cilat kanë marrë rrugë e gjetur zbatim në periudhat e mëpastajme të regjimeve serbe, gjer në ditët e sotme, me një synim kryesor: dalja në detra të ngrohta nëpërmes zhdukjes dhe shpërnguljes së shqiptarëve." - Andi Ballshi Nga VËSHTRIM MBI LIBRIN: «SEKRETI I SUNDIMIT TË BOTËS» të Fatos Aliut,Tiranë, 2002,

Pos Naçertanies, nga e kanë burimin edhe planet dhe programet tjera për shfarosjen e shqiptarëve, me të cilat udhëhiqet edhe sot, dhe derisa të mos i nxjerr nga sirtarët dhe t’i publikojë, këto plane, Serbia kurrë nuk do të demokratizohet. Sipas historianit Dr. Hakif Bajrami, por edhe të tjerëve që janë marrë me këtë çeshtje, edhe sot ekzistojnë këto plane:

Më 1912, Milan Obradoviq, përpiloi prog. për shfarosjen e hebrenjve, duke i therur, duke i lënë të ngordhë urie dhe duke i tembur që të ikin nga sytë dhe këmbët! Më 1913, programi i Vladan Gjorgjeviqit, për shfarosjen e shqiptarëve. &. “Krejt tokën ose asgjësim të populli kundërshtar”.

Programi i likuidimit të shqiptarëv,1921 (Pushteti serb krijoi kampe të përqëndrimit për shqiptarë Programi i Çubroloviqit,1937 (për shfarosje totale…1938, lidhja e Konventes me Turqinë dhe Greqinë për depërtiminin e shqiptarëve në Anadoll Programi i Ivo Andriqit,1939 Programi i Moleviqit,1941 Programi i Drazha Mihailovicit, 1942 Programi i Çubrolovicit, 1944 e 45; më 1945 Programi i një mësuesi serb nga Vushtria, për shfarosjen e “arnautëve”, të cilin e zbatoi me përpikëri A. Rankovici Programi për likuidimin e shqiptarëve,1950 Memoradumi i Akademisë serbe, 1986, si dhe shumë ligje të tjera për kolonizim, popullizimin e Kosovës me serb që nga vitit 1865 deri më 1995. (Më 1995, Miloshevici dhe Arkani marrin vendim që të shfarosen 51 për qind e shqiptarëve të Kosovës dhe kjo trevë të serbizohet.

Këto plane nuk ishin vetëm të intelektualeve e politkanëve serbë, por edhe plane të Kishës ortodokse… Vlladan Gjorgjevic, kryeministër serb, (1913), në librin “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha”, shkruan se shqiptarët ishin indian të evropës, të cilët të kujtojnë “njerëzit e lashtë, që flinin nëpër drunj, ku mbaheshin me bishtat e tyre”. Libri i Vlladanit nuk ishte satirë, por një shkrim luftarak për pengimin e themelimit të shtetit shqiptar… (Për Miloshevicin shqiptarët, (1999), ishin “minj” !!! dhe ankohej pse evropianët, “nuk po na len t’i vrasim…”. Pra shqiptarët, gjithnjë, sipas politikanëve, “akademikëve” serbë, por edhe Kishës -- "" 15 Maj 2010 09:25 (CEST)

Rastet dhe metodat e zbatimit


Raste të luftës speciale të udhëheura nga Doktrina e shenjt serbe jane...

Rasti Kuku lele majko - 1999-2007
Rasti Entklavat , 1999-2007
Rasti Graqanica , 1999-2007
Rasti Martinoviq , 1984
Rasti dhunimi i plakave 1985-1992, 1999-2007
Rasti shkatrrimi i varrezave 1985-1992, 1999-2007
Rasti shkatrrimi i kishave 1985-1992, 1999-2007
Rasti Jogurt revulucionit 1985-1992
Rasti kthimi i 200 000 serbëve të shpërngulur 2007
Rasti Nxënsit nga Tirana 2005
Rasti 17 Marsi 2004
Rasti Fotografia e Titos 1981-1983
Rasti Letërnjoftimi 1981-1999
Rasti Deviza 1981-1999
Rasti Kuq e Zi 1985-1999
Rasti Flamuri 1968-1999
Rasti Shqiptar i ndershëm 1985-1992
Rasti Helmimi 1990-1995
Rasti Spektakli Beteja e Kosovës 1992
Rasti Ora policore 1981-1983, 1985-1987,
Rasti Trupat Federale 1989-1992
Rasti APJ Shtetrrethimi 1981-1983, 1985-1987,
Rasti Sindikata 1985-1990
Rasti Minatorët 1985-1990
Rasti Pasuli i Mences - 3-4 Mars 1981
Rasti 12 nëntor 1912 [7]
Rasti Libri i kaltërt - 1974
Rasti Diferencimi - 1992-1999
Rasti Amandamenti - 1992
Rasti Parlamenti - Puçi televizi i parlamentit të Kosovës 1992
Rasti Revulucion-Kundërevulucion - 1981
Rasti informbyroisti - presekutie nën perden e politikes komuniste


Rasti Kuku lele majko - 1999-2007


Rasti Kuku lele majko është pjesë vazhduese e Doktrinës së shenjt serbe pas humbjes së forcave diplomatike në arenën ndërkombëtare. Në fakt rasti është teori e saj me të cilën sipas logjikës jashtëtokësore bëhen krahasime të thjeshta : personeli i armatosur serbë i vrarë apo i plagosur krahasohet me cvilët e vrarë të palës kundërshtare dhe ngrihet si viktimë e pafajshme e luftës. P.sh. rasti i policit nga Krushevci, Serbi Predrag Gjorgjevci i cili patrullonte në Kosovë para popullit serb ky polic, ndjes pastë, popullit serb dhe opinionit botërorë i paraqitet si viktim e pafajshme.

Teoria furnizohet nga raste e vdekjeve të personave të ndryshme të ndodhura gjatë operacioneve teknike të armatosura, raste të cilat përpunohen në makinerin e doktrinës dhe i paraqiten popullit serbë të cilët fillojnë të thonë "Kuku lele majko", pa e menduar se çka kërkonë një serb në vend të huaj. Raste të tilla të ashtëquajtura Kuku lele majko të njohura deri më tani janë:


Blagoje Okulic
Goran Mitrovic
Predrag Djordjevic
Sredoje Radojevic - polic i plagosur më 11 qershor 1996 në qender të Podujevës
Milos Nikolic - polic i vrarë më 25 tetor 1996 afër fshatit Surkis, Podujevë
Dragan Rakic - paramilitar i vrarë më 25 tetor 1996 afër fshatit Surkis, Podujevë
Milos Nikolic - polic i vrarë 25 tetor 1996

Rasti Entklavat


Rasti Entklavat është pjesë vazhduese e Doktrinës së shenjt serbe pas humbjes së forcave të armatosura serbe në luftën e viteve të fund shekunllit XX dhe renies së interesit botërorë për mbështetjen e kësaj doktrine.

Pas marrëveshjes teknike në mes të gjeneralëve të armatës së ish-Jugosllavisë dhe gjeneralit Majkël Xhekson, serbia duhej që të gjitha forcat e armatosura të i tërhiqte nga teritori i Kosovës. Kjo duhej të bëhej brenda tri ditëve. Kjo ishte edhe humbja e armës së zjarrët nga dora e doktrinës. Në rrethana të reja të krijuara doktrina vendosi që të krijojë enklavat serbe në Kosovë që siç do të shihet më vonë ato do të zhvilloheshin në armë të luftës speciale të doktrinës.

Suksesi i parë i dukshëm operativ deri më tani është asimilimi i malazezëve në Kosovës dhe Sanxhak. Ky sukses, më i madhi i dukshëm i doktrinës u arrit nën moton "Enklavat serbe" duke përjashtuar malazezët të cilët janë të pa aftë të ngrejn zërin e tyre. Qëllimet tjera të asimilimit të Goranëve si duket kanë dështuar, sikur që ka dështuar përvetësimi i romëve, egjiptasve dhe pakicave tjera brenda Kosovës. Disa pjestarë të këtyre pakicave në diasporë janë caku dhe objek i doktrinës, mirëpo ndikimi i tyre nuk çonë peshë.

Krijimi i enklavave dhe përdorimi i tyre në akcione taktike të koordinuara me Kishen Serbe, në krahasim me të kalurën nuk ka pasur suksesë. Kjo vije falë njohjes së doktrinës serbe e cila më parë në botë maskohej nën shërbimin sekret Jugosllav apo politikat e saja ( shih:Atentati Gërvalla, Atentati Zenelaj, Atentati Ibrahimi). Si do që të jetë prezenca e madhe e spiunëve të ndryshëm në Kosovë dhe përvojat (Rasti Martinoviq) e kanë bërë të tejdukshme veprimin e doktrinës.

Përpos përdorimit të enklavave për qëllime operative ato përdoren edhe për qëllime taktike siç është Rasti Graqanica e rate të tjera për të cilat ende mundojnë të dhënat.

Këto rrebelime ndodhin sa herë Beogradi ka interesë që në Kosovë të shkaktohen trazira.

Vrasjet, plagosjet dhe problemet tjera që ndodhin në enklavat sërbe (të inskenuara apo jo), gjithnjë janë shkas që të prejudikohet fajtori. Pa pritur asnjë prononcim të organeve zyrtare të sigurimit për rastet e ndodhura, si në kohën e Millosheviqit, në këto raste fajtorët kujdestarë janë shqiptarët !

Shumë nga vrasjet e sërbëve në Kosovën e pas luftës janë kryer për arsye të pa njohura, nga vetë vrasësit sërbë!. Edhe krimet ordinere mes tyre, shfrytëzohen për qëllime dhe interesa të politikës sërbe.

E vërteta për këto raste, zakonisht vonohet për aq kohë sa mendohet se është konsumuar mjaft nga pala sërbe për arritjen e qëllimeve politike.

Në këtë interval kohor zhvillohet propagandë shumë agresive ndaj shqiptarëve dhe bëhen denoncime tek faktori ndërkombëtar, duke u munduar të paraqitet jeta e pamundshme me shqiptarët e Kosovës.

Aktivitet i tillë propagandistik zhvillohet edhe në mediat sërbe brenda Sërbisë duke manipuluar me të pa vërtetat, duke nxitur opinionin sërb në frymën nacionaliste antishqiptare. Edhe pse, pas një kohe zbulohën kryesit e veprave, demantët dhe prezantimi i së vërtetës gjithnjë mungojnë. Kjo është politika sërbe për shqiptarët në Kosovë, e cila është e bazuar gjithnjë në shpifje dhe gënjeshtra.

Populli sërb, e ka pranuar shumë afër zemrës porosinë e babait të tyre të kombit, Dobrica Qosiq, i cili preferon me mburrje gënjeshtrën si metodë të punës në interes të çështjës kombëtare sërbe.

Në periudhën kur Millosheviqi synonte okupimin e Kosovës, çdo ditë lansohej nga një gënjeshtër për kinse presione të shqiptarëve ndaj sërbëve, dhunime të plakave sërbe, dëmtime të varrezave sërbe…, metodë kjo shumë e njohur që nga lufta e dytë botërore kur nazistët akuzonin hebrenjtë për të gjitha te këqijat .

Populli shqiptarë në Kosovë, në këto çaste vendimtare për fatin e vetë, është shumë i ndërgjegjëshëm për veprimet e veta. Janë të kota trumpetimët e serbëve për kinse trysnin që bëjnë shqiptarët ndaj tyre. E vërteta është shumë e njohur për ndodhitë në Kosovë, jo vetëm nga populli i sajë, por edhe nga shumë agjensi informative dhe kundër informative që veprojnë nga pas lufta në Kosovë.

Cdo trillim propagandistik i plasuar për interesa politike paguhët shtrejtë për palën që e lanson. Tendencat dhe gënjeshtrat sërbe që plasohën për anatemimin e popullit shqiptarë në Kosovë , do të kthehën si një bumerang për vetë ata.

Nëse dikush është i rrezikuar në Kosovë, atëherë ata janë shqiptarët, gjë që u dëshmua këto ditë në Graqanicë, kur u bllokua rruga dhe u sulmuan veturat dhe u plagosën shqiptarët e pa fajshëm.

Në emër të “ pakicës së rrezikuar” sërbe manipulohet që moti, sidomos nga periudha e paraluftës, kjo dukuri përsëritet gjithnjë kur vie momenti të vendoset fati i Kosovës. Ajo “ pakicë e rrezikuar “ është e gatshme të terorizojë mbarë Kosovën në çdo kohë.

Beogradi zyrtar, nuk ka interes të pres raportet zyrtare të organeve të zbulimit për “ krimet “ ndaj pakicës sërbe në Kosovë, por me nguti plason gënjeshtrat me ndihmën e përfaqësive diplomatike në tërë botën. Për fat të keq në këtë lojë të ndyer antishqiptare marrin pjesë edhe disa shtete tradicionalisht aleate të Serbisë.

E gjithë kjo bëhet më të vetmin qëllim që të anatemohët populli shqiptar në arenën nderkombëtare si fajtori kryesor për destabilizimin e këtij rajoni.

Sipas informacioneve që arrijnë nga kanale të ndryshme informative dhe kundërinformative ( ndërkombëtare dhe të vendit), pas trazirave të 17 marsit të vitit të kaluar në Kosovë, në enklavat sërbe , në emër të ndihmave humanitare ka arritur sasi e madhe e paisjeve të sofistikuara ushtarake, së bashku me ta dhe ekspertë luftarak nga Serbia. Pra aty, perveq popullatës civile ka dhe “ popullatë ” tjetër sërbe. E gjithë kjo bëhët në prag të definimit të statusit përfundimtar të Kosovës dhe minimit te përpjekjeve për stabilizimin e këtij rajoni.

Kjo sqaron enigmën e thënjës “ opsione sekrete rezervë “ që shpesh e përmendin zyrtarët sërbë , në rast të zgjidhjës së disfavorshme të statusit të Kosovës për sërbet !!!

Kush e parapëlqen destabilizimin e situatës në Kosovë në këtë periudhë historike, është shumë e qartë. Disa qarqe supervisore ndërkombëtare pro sërbe, këtë fakt e dijnë shumë mirë dhe për arsye që ata e dijnë heshtin !

Sërbët dhe disa shqipfolës të kolonës së pestë në Kosovë , gjithnjë kan pasur instruksione dhe misione të caktuara nga “ nëna Sërbi ”. Jo rastësisht , Millosheviqi pat zgjedhur Fushë Kosovën dhe popullin sërbë aty që të bëjë promovimin e ideve të tijë, pikërisht aty filloj Jogurt Revolucioni , i cili më vonë përfshiu tërë Jugosllavinë deri në shkatërrim të plotë të saj.

Garnitura e re e udhëheqësve sërbë, vazhdon të njejtën rrugë ( pa krye), me qëllim të ngritjës së “ pazarit “ për grabitjen e tokave në Kosovë. Ata dhe gjithë të tjerët duhet ditur faktin se toka e Kosovës nuk është në licitim nga AKM-ja, kufijt e saj janë të pa prekshëm.

Tash së fundi u plasua edhe një “ margaritar “ diplomatik i zgjidhjës së çështjës së Kosovës nga ana e Kryeministrit çek Paroubek. Ai dëshiron që pjesën veriore të Kosovës të ja dhuroj Sërbisë. Ky zyrtar çek, si duket ka harruar faktin se luftën në Kosovë e humbi Sërbia agresore në formë shumë të turpshme në vitin 1999. Sërbia si humbëse nuk ka të drejtë të uzurpoj asnjë pëllëmbë tokë në Kosovë. Kosova do të fitoj pavarësinë e plotë me teritorin e sajë të pa cunguar.

Rasti Gracanica

Rasti Gracanica është një aksion taktik i Doktrinës së shenjt serbe që ndodhi më 1999-2007

Rasti i fundit në Gracanicë, ku u plagos një i ri sërb nga persona të pa njohur, ishte shkaku që të rrebelohet popullata sërbe në këtë enklavë dhe të bllokohet rruga Gjilan – Prishtinë për orë dhe ditë të tëra. U sulmuan vandalisht veturat në rrugë dhe u plagosën 6 shqiptarë. Kjo ngjarje më së miri ilustron rrolin e enklavave sërbe të mbjellura në tërë teritorin e Kosovës dhe karakterin destruktiv për ardhmërinë e saj.

Rasti Martinovic

Rasti Martinovic (1984) është një segment i Doktrinës së shenjtë serbe gjatë luftes speciale në Kosovë të zhvilluar në periudhen 1981-1990.

Ky rast ka ndodhur më 1984, në periudhën kur Milloshevici synonte okupimin e Kosovës, çdo ditë lancohej nga një gënjeshtër për kinse presione të shqiptarëve ndaj sërbëve, dhunime të plakave sërbe, dëmtime të varrezave sërbe…, metodë kjo shumë e njohur që nga lufta e dytë botërore kur nazistët akuzonin hebrenjtë për të gjitha te këqijat.

Rasti më flagrant i një gënjeshtre të tillë antologjike, është vetëplagosja e homoseksualit sërb Martinovic , në vitin 1984, i cili gjatë seansave të vetëknaqësisë, u lëndua rëndë duke shqyer zorrën e trashë me shishe xhami. Edhe pse ai fillimisht në Emergjencën e Klinikës Kirurgjike në Prishtinë , kishte deklaruar se lëndimi ishte vepër e tij, ai nën presionin e sigurimit shtetëror sërb të asaj kohe, ndrroi deklaratën e dhënë më parë, për qëllime politike “ patriotike ”, dhe akuzoj shqiptarët për këtë vepër !!!

Pas publikimit të deklaratës së Martinovivcit në mediat Jugosllave reagojnë gjitha subkjektet jugosllave nën ndikimin serb dhe këto reagime i vulos edhe Akademia e Arteve dhe Shkencave në Beograd duke e gjykuar me rreptësin më të madhe dhunën shqiptare ndaj serbëve e cila sipas tyre kishte arritur një kulminacion të ri.

Propaganda e sistemuar antishqiptare nga entet dhe instucionet serbe si Radio Televizioni, Akademia dhe Qeveria të koordinuara nga Akademia në Beograd, në atë kohë me muaj të tërë nuk kishte të ndalur lidhur me rastin Martinoviq. Ky rast arriti edhe në faqet e shtypit ndërkombëtar.

Si pasojë e këtij rasti ishtin edhe paraburgimet e shqiptarëve.

etj....
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Politika shfarosese serbe ndaj shqiptarve,ose Doktrina e shenjte serbe Empty Re: Politika shfarosese serbe ndaj shqiptarve,ose Doktrina e shenjte serbe

Mesazh nga Rifat Thu Nov 15, 2012 8:18 am


Tirana fton Akademinë Serbe, Kosova bojkoton konferencën

Politika shfarosese serbe ndaj shqiptarve,ose Doktrina e shenjte serbe 60416_1

Shqiperine dhe Kosovën, për të disatën i ndan Serbia. Sivjet, ato janë 'përçarë' në disa ngjarje, ndryshe nga ç'duhej të ndodhte në 100-vjetorin e Pavarësisë, kur dy shtetet me etni të njëjta do të duhej të ishin më të bashkuara se kurrë. Shkak i dasisë mes dy vendeve janë bërë institucionet shkencore, e përkatësisht akademitë e shkencave.

Të hënën, Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka organizuar një konferencë shkencore me rastin e 40-vjetorit të themelimit të saj. Me këtë rast, ka ftuar për të marrë pjesë akademitë e shumë shteteve të Ballkanit e më gjerë, ndër të cilat edhe Akademinë e Serbisë.

Kjo ftesë i ka kushtuar Tiranës, mungesën e Akademisë së Kosovës, e cila, me të mësuar për të, ka anuluar ardhjen në konferencë. Kjo, për arsye se sipas tyre, Akademia Serbe në vitin 1986 ka hartuar projektin famëkeq, me emrin "Memorandum SANU", si platformë kryesore në të cilën u mbështet Millosheviçi në ndërmarrjen e masave represive dhe zhvillimin e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, veçanërisht ndaj shqiptarëve që nga viti 1987.

Lajmin e kanë konfirmuar burimet e "Gazetës Shqiptare" në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Ndonëse të rezervuara dhe duke refuzuar të sqarojnë publikisht, ata na thanë dje, se kjo çështje qëndron pikërisht kështu, por janë ftuar të gjitha akademitë, kësisoj nuk mund të lihej pa ftuar ajo serbe.

"Ç'të bëjë akademia, kur politikanët shqiptarë e serbë, kosovarë e serbë, takohen në rangjet më të larta? Në rang ministrash e kryeministrash?", shtuan burimet tona, pranë anëtarëve të kryesisë së Akademisë së Shkencave. Ata thonë se, kur kryeministri Berisha e ai Thaçi, takohen me ministra e kryeministra serbë, nuk i takon akademisë të bëjë politikë, as të refuzojë praninë e akademikëve serbe.

LETRA E AKADEMISË SË KOSOVËS

Gazeta "Koha ditore" në Prishtinë, shkruante dje se "ftesa që i është bërë Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve për të marrë pjesë në kremtimin e 40-vjetorit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ka bërë që Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës të mos marrë pjesë në këtë kremtim". Sipas saj, në këtë festim, të hënën ishte i pranishëm nënkryetari i Akademisë Serbe, Lubisha Rakiq.

Por, Akademia e Kosovës e kishte paralajmëruar mungesën e saj, përmes një letre që i ka dërguar Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në datën 29 tetor të këtij viti. Në letër shkruhet se "këto ditë mësuam se në kremtimin e 40-vjetorit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ishte ftuArteve. Është punë e juaja se kë ftoni, por duke marrë parasysh rolin e Akademisë Serbe në përpilimin e suazave 'shkencore' dhe ideologjike në nxitjen e dhunës dhe të gjakderdhjes masive deri te gjenocidi i hapur ndaj shqiptarëve, kroatëve, boshnjakëve etj., Akademia jonë nuk e ka pritur mirë këtë ftesë".

Citojmë, prej së njëjtës letër se, "Akademia Serbe në vitin 1986 ka hartuar projektin famëkeq, me emrin 'Memorandum SANU', si platformë kryesore në të cilën u mbështet Millosheviçi në ndërmarrjen e masave represive dhe zhvillimin e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, veçanërisht ndaj shqiptarëve që nga viti 1987". E për të theksuar edhe një herë idenë e tyre, akademikët e Prishtinës vërejnë se, anëtar i ekipit të këtij "Memorandumi" ishte edhe nënkryetari i sotëm i Akademisë Serbe, akademik Lubisha Rakiq.

Ky i fundit, siç ASHAK paralajmëronte, në fakt ishte i pranishëm në Tiranë, në konferencën shkencore të së hënës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. E duke e pasur të sigurt ardhjen e tij, akademikët e Kosovës, në letrën e tyre shkruajnë: "Siç morëm vesh, ai e ka paralajmëruar ardhjen në përvjetorin e Akademisë suaj. Për shkak të këtij projekti, nga i cili kjo Akademi ende nuk është distancuar, ajo mbeti e izoluar deri vonë nga asociacionet e akademive evropiane, por dhe nga disa akademi të ish-Jugosllavisë, të cilat edhe sot nuk e ftojnë në asnjë takim".

Por, për kërkesën dhe ankesën e parashtruar, ata citojnë edhe një precedent. "Vitin e kaluar, Akademia Kroate e Shkencave dhe e Arteve,për shkak të këtij 'Memorandumi' nuk e ftoi Akademinë Serbe, madje as atë Malazeze, në 150-vjetorin e themelimit të saj. Dhe këtë fakt e keni ditur edhe ju z. Kryetar". Të pakënaqur me këtë hap, udhëheqja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës vendosi të mos marrë pjesë në këtë përvjetor të Akademisë suaj", - thuhet mes të tjerash, në letrën e nënshkruar nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademik Hivzi Islami.

AKADEMIKËT SERBË

Shqiptarët, si komb, kanë qenë herët objekt i studimeve të akademikëve serbë, aq herët, sa asokohe nuk kishte Shqipëri e Kosovë, si ne i dimë e i njohim sot, pra të ndara. Projektet antishqiptare (pra jo vetëm për kosovarët siç rëndom thuhet, por edhe për shqiptarët këtej kufirit), njihen përmes dy emrave: Ilia Garashanini dhe Vasa Çubrilloviç. Sigurisht që nuk ka vetëm kaq, por ne po përmendim vetëm këta.


"Naçertanje" është platforma e Ilija Garashaninit krijuar në bazë të Doktrinës së shenjtë serbe. "Naçertanje" konkretisht bazohej në programin e shfarosjes dhe dëbimit të shqiptarëve me dhunë në përputhje me reagimet e opinionit të jashtëm ndërkombëtar. Plani i Garashaninit, shkruar diku rreth 1840-ës, synonte shfarosjen e shqiptarëve dhe aneksimin e shumë territoreve të Ballkanit, si Bosnja, Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria veriore (që përfshinte Kosovën), etj.

Garashanini shkruante se kjo e drejtë "e shenjtë e historisë" u takonte serbëve dhe bazohej në perandorinë e Dushanit të shekullit 14.

I dyti, por jo për nga rëndësia, është Vasa Çubrilloviç, që njihet për projektin "Dëbimi i shqiptarëve". Ky i fundit njihet si: akademiku serb i memorandumit famëzi të vitit 1937. Çubrilloviç kërkonte pak a shumë që të realizohej spastrimi etnik i territoreve iliro-shqiptare, të pikës shqiptare që ndan tokat e vjetra të Rashkës nga Maqedonia dhe Lugina e Vardarit, siç e përcakton ai pjesën lindore të territoreve shqiptare. Dhe ndërkohë, për të përmbyllur skemën, Çubrilloviç parashihte edhe mjetet e mekanizmat e kolonizimit të atyre trevave me sllave.

(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Politika shfarosese serbe ndaj shqiptarve,ose Doktrina e shenjte serbe Empty Re: Politika shfarosese serbe ndaj shqiptarve,ose Doktrina e shenjte serbe

Mesazh nga Rifat Thu Nov 15, 2012 8:48 am


Doktrina e shenjte serbe ka perkrahjen e Sali Berishes,por jo te popullit shqiptare..


Politika shfarosese serbe ndaj shqiptarve,ose Doktrina e shenjte serbe 220px-Srpska_osvajanja_1912
Kjo eshte harta ku shtetet fqinje ne bashkepunim me qeveritare tradhtare shqiptare duan te coptojne trualli tone

Perseri, te ashtuquajturit politikane Shqiptare, heqin breket perpara fqinjeve qe edhe sot e kesaj dite ne vitin 2012, kerkojne zhdukjen, assimilimin, perdhunimin, injorimin, shfarrosjen e Kombit Shqiptar. Keta te ashtuquajtur politikane (klasa politike shqiptare) dalin shume hapur, dhe tregojne qe jane organikisht te lidhur me Doktrinen shfarose serbe dhe qarqet Vorioepiriote greke,ku keta te fundit po i arrijne qellimet e shtrirjjes se territoreve jo nepermjet pushtimit me trupa te gjalla,por me varreza,duke ngulur kryqe per kufizimin e territorit te pushtuar.

Kjo eshte Shqiperia e cila ne 100 vjetorin e saj,vjen me nje qeveri krejtesisht anti-shqiptare,krejtesisht te shitur per llogari te interesave te te huajve.Per kete historia do shkruaj me zi se c'fare ka shkruar per Ahmet Zogun.

Ndoshta sot goja dhe zeri i historianeve eshte tulatur,por mbas shporrjes se kesaj palo qeverie hajdute,vrasese,tradhetare dhe percarese,atehere ngjyrat e flamurit tone qindra vjecar,i cili sot eshte njollosur me keq se cdo here tjeter,do te valevitet i paster nga duart e shqiptarve.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Politika shfarosese serbe ndaj shqiptarve,ose Doktrina e shenjte serbe Empty Re: Politika shfarosese serbe ndaj shqiptarve,ose Doktrina e shenjte serbe

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi