Cerma,shkaqet dhe faktoret e rrezikut
Faqja 1 e 1
Cerma,shkaqet dhe faktoret e rrezikut
Cerma,ose ndryshe podagra,eshte nje nga llojet me te zakonshme te artritit dhe mund te shkaktoje dhembje te tmerrshme.''Cerma shkaktohet kur trupi nuk shperben sic duhet acidin urik''-thuhet ne librin ARTHRITIS.Per me teper,''eshte nje crregullim,shkaku i te cililit dihet mire,prania e kristaleve te acidit urik ne lengun sinovial te kyceve... sidomos ne gishtin e madh te kembes.''
Acidi urik eshte nje lende e mbetur nga shperberja e disa substancave te quajtura purina dhe qarkullon ne gjak.Kur acidi urik grumbullohet,zakonisht ngaqe nuk eliminohet plotesisht me urinen,kristale te mprehta si gjilpera formohen ne kycin rreze gishtit te madh te kembes.Por mund te formohet edhe ne kyce te tjera.
Kyci mund te skuqet e te enjtet,eshte i nxehte kur e prek dhe shkakton dhimbje torturuese.''Edhe nje prekje e lehte te sjell dhimbje therese e te padurueshme''-thote Alfredi qe vuan nga cerma.(Simptoma te ngjashme mund te shfaqen edhe kur kristalet e pirofosfatit te kalciumit formohen ne kyce,sidomos ne kercin e bute qe mbeshtjell fundet e kockave.Megjithate kjo ''pseudocerme'' eshte nje semundje tjeter qe kurohet me ilace te tjera.)
''Pa u kuruar,nje krize cerme zakonisht zgjat rreth nje jave-thuhet ne nje buletin te botuar nga organizata ARTHRITIS AUSTRALIA-Kriza mund te mos perseritet per muaj,madje per vite te tera.Nese cerma nuk kurohet si duhet,Koha mes krizave mund te shkurtohet,mund te rikthehet me me shume dhimbje dhe kycet mund te demtohen pergjithmone.Ndonjehere,semundja mund te perparoje deri aty sa te behet kronike (e vazhdueshme).''
Cerma eshte nje nga format me te kurueshme te artritit.Shpesh kurohet me ilace josteroide antiinflamatore ose ne rastet kur semundja perseritet dhe eshte shume e dhimbshme perdoret alopurinoli,i cili pengon formimin e acidit urik.A mund te parandalohet perseritja e cermes?Po,nese ai qe vuan nga kjo semundje eshte ne dijeni te faktoreve te rrezikut.
Faktoret e rrezikut qe ndikojne ne perseritje
Nder faktoret kryesore te rrezikut jane mosha,gjinia dhe prejardhja gjenetike.Sipas disa specialisteve,mbi 50% e te prekurve e kane te trasheguar kete semundje.''Edhe babai,edhe gjyshi im kane vuajtur nga cerma''-thote Alfredi i permendur me larte.Vec kesaj,cerma prek kryesisht burrat,sidomos ata ye moshes 40 deri 50 vjecare.Ne fakt,burrat jane tri ose kater here me te prirur se grate te preken nga kjo semundje.Ato rralle vuajne nga cerma para menopauzes.
Dhjamosja dhe dieta: Sipas nje enciklopedie,''kurimi i cermes me ane te dietes duket se nuk perqendrohet me tek eliminimi i ushqimeve me perqindje te larte purinash,por te trajtimi i crregullimeve te metabolizmit qe zakonisht shkaktojne cermen;dhjamosja,sindroma e rezistences ndaj insulines dhe dislipidemia'',qe eshte niveli jonormal i lipideve ne gjak,si kolesteroli.-ENCYCLOPEDIA of HUMAN NUTRITION.
Gjithsesi,disa specialiste rekomandojne edhe shmangien e ushqimeve me sasi te larte purinash,te tilla si majaja,disa lloje peshqish dhe disa lloje mishi te kuq.(Sipas nje artikulli te botuar ne revisten AUSTRALIAN DOCTOR,konsumimi i kerpudhave dhe perimeve te pasura me purina,sic jane fasulet,thjerrezat,bizelet,spinaqi dhe lulelakra,''nuk eshte vertetuar se shton drejtperdrejt rrezikun e prekjes nga cerma akute'')
Pijet: Konsumimi me tepri i alkolit mund te pengoje sekretimin e acidit urik,dhe keshtu ai grumbullohet.
Semundjet: Sipas klinikes ''MEJO'' ne SHBA,cerma mund te shkaktohet nga disa semundje.Ketu futen ''tensioni i larte kur nuk kurohet [hipertensioni] dhe semundje kronike si diabeti,niveli i larte i yndyrnave e i kolesterolit ne gjek [hiperlipidemia] dhe ngushtimi i arterieve [arterioskleroza].'' Cerma lidhet edhe me ''semundje ose demtime te papritura a te renda,me qendrimin pa levizur ne shtrat dhe me semundjen e veshkave''.Me sa duket,gishti i madh i kembes eshte shenjestra kryesore,sepse aty gjaku nuk qarkullon shume dhe temperatura eshte me e ulet-dy gjendje qe nxitin grumbullimin e acidit urik.
Mjekimet: Nder produktet qe rritin rrezikun e cermes jane;diuretiket tiazidike [ilace qe ndihmojne per shkarkimin e ujit nga trupi,qe zakonisht perdoren per te trajtuar hipertensionin],disa aspirina me doza te vogla qe merren vazhdimisht,ilacet qe u jepen pacienteve pas nje transplatimi qe trupi te mos e flake transplantin,si edhe ilacet e kimioterapise.
Pese sugjeime per te pakesuar rrezikun e perseritjes
Ngaqe cerma shpesh lidhet me menyren e jeteses,sugjerimet e meposhteme mund ti ndihmojne ata qe vuajne nga kjo semundje te pakesojne rrezikun e perseritjes se krizave.
1: Meqe cerma eshte crregullim i metabolizmit,te prekurit me kete semundje duhet te perpiqen fort te mbajne peshen e duhur duke kufizuar kalorite.Vec kesaj,mbipesha u shton trysni kyceve qe mbajne gjith peshen.
2: Kujdes nga dietat drastike me te cilat humbet shume kile ne pak kohe,sepse perkohesisht ato rritin nivelin e acidit urik ne gjak.
3: Mos e teproni me proteina shtazore.Sipas disa studiuesve,ne nje dite nuk duhet marre me teper se 170 gr mish pa dhjame,si mish shpendesh dhe peshk.
4: Perdorini me mase pijet alkolike.Nese keni nje krize cerme,mos pini fare alkol.
5: Pini shume lengje joalkolike,sepse ndihmojne ne hollimin e acidit urik dhe ne sekretimin e tij nga trupi.
P.s.(Ky artikull nuk ka per qellim te jet nje udhezues mjekesor.Cdo person qe vuan,mund te kerkoje ndihme mjekesore per rastin e tij.Gjithashtu,nuk duhet te lere ilacet e rekomanduara ose te beje ndryshime te medha ne zakonet e te ngrenit pa u konsultuar me pare me mjekun...
Ky informacion bazohet ne rekomandimet e Fondacionit ''Mejo'' per Arsimim dhe Kerkime ne Mjekesi.)
Me posht po jap disa raste te cermes ose podagra...per me shume imazhe klikoni ne gogle ''podagra''..
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi