Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si te vrasin amerikanet dhe te pa fete...

Shko poshtë

Si te vrasin amerikanet dhe te pa fete... Empty Si te vrasin amerikanet dhe te pa fete...

Mesazh nga Rifat Sat Sep 15, 2012 2:24 pm


Si te vrasin amerikanet dhe te pa fete...


Si te vrasin amerikanet dhe te pa fete... 7270111

Imagjinoni një shkollë fetare ku studentëve u mësohet të urrejnë e të vrasin amerikanët dhe te pa fete.!

Është fjala për një nga shkollat më të mëdha në veriperëndim të Pakistanit, me një kontingjent prej 2800 studentësh. Shkolla quhet “Haqania medressa” Nxënësit e shkollës vijnë nga shtresat më të varfra të popullsisë. Studimi, fjetja dhe ushqimi janë falas dhe siguruar nga fondet e pasanikëve myslimanë ekstremistë pakistanezë.

Mosha e nxënësve shkon nga 8 deri në 35 vjeç. Nxënësit më të rinj në moshë shpenzojnë 4 deri në 8 orë në ditë këmbëkryq në dysheme duke mësuar përmendesh kuranin. Më të rriturit studiojnë interpretimin e Kuranit dhe jetës së Muhamedit. Shkolla nuk ka kurse të tjera, si matematikë, histori, gjuhë, apo shkenca. Nga bankat e saj kanë dalë udhëheqësit e talibanë që qeverisën Afganistanin për gjysëm dekade.

Talibanët shpërthyen në Kandahar në 1994 dhe në marshimin e tyre të shpejtë drejt Kabulit ata vendosën rregullat e tyre, ndaluan arsimimin e vajzave, pushuan nga puna gratë doktoresha, bënë masakra publike dhe i dhanë kështu një emër të keq profetit në emër të të cilit vepronin.

Shumica e tyre janë pakistanezë. Islamistët pakistanezë janë bërë pjesa me radikale, më e talibanizuar falë medreseve e veçanërisht asaj në fjalë. Pakistani, siç dihet ka armë nukleare dhe shumë radikalë myslimanë besojnë që këto armë duhen bërë pjesë e arsenalit të xhihadit. Me këto pikëpamje brumosen edhe studentët e kësaj shkolle. Kjo shkollë, është kthyer në fakt në fabrikë xhihadi.

Autori i shkrimit në Nju York Times “The making of a terrorist” Xhefri Gollberg tregon se ai qëndroi një muaj në këtë shkollë dhe pa me sytë e tij se si ndihmonte kjo shkollë në ushqimin shpirtëror të terroristëve të ardhshëm. Drejtuesi i shkollës mullah Samuil Haq, ishte mik i Bin Ladenit, dhe i njohur për ndjenjat e tij antiamerikane. “Drejtori i shkollës, shkruan Goldbërg, më ofroi të vizitoja çdo pjesë të shkollës si edhe të flisja me kë të doja. Osama Bin Laden ishte idhulli i studentëve. Kur fëmijët luanin kukafshehthi, ata thërrisnin me zë të lartë “Osamaaa!”, dhe duke bërë sikur qëllonin në emër tij.

“Osama është një mysliman i fortë, tha një nga studentët, perëndimi ka frikë nga myslimanët e fortë, prandaj e quajnë Osamën armik. Osma Bin Ladeni do ta mbajë të pastër Islamin nga të pafetë, ai do ta bëjë të gjithë botën myslimane. Ky qe mendimi i të gjithë studentëve

- Por sipas Kuranit, vërejta unë, besimi nuk është me detyrim. Në thelbin e vet Kurani është tolerant ndaj të tjerëve.

-Nuk është me detyrim, por Perëndimi i detyron myslimanët të jetojnë nën kontrollin e tij, erdhi përgjigja.

Kur unë pyeta nëse është e lejueshme sipas ligjeve të Allahut që të përdorej bomba nukleare në xhihad, një student mu përgjigj: -Gjithçka vjen nga Allahu. Edhe bomba nukleare, kështu që është e lejueshme të përdoret.

Kur unë pyeta: Kush do që Osama të ketë armë nukleare? Të gjithë studentët ngritën dorën. Disa qeshën, të tjerë duartrokitën, por, – vazhdova unë, nëse përdoret bomba nukleare, shumë njerëz të pafajshëm do të vriten.

- Osama nuk ka vrarë kurrë njerëz të pafajshëm, mu përgjigjën.

-Po sikur ju të shikoni një video ku tregohet se si Osama vret gratë, çdo të thoshit?

Për një moment ra heshtja, pastaj një student që quhej Faslur Razaq u përgjigj: Media amerikane i bën të gjitha marifetet. Ata mund të vënë kokën e Osamas mbi trupin e një tjetri që të duket sikur është Osama, por në të vërtetë nuk është ai.

Unë nxora shënimet e mia dhe lexova një fata që është lëshuar nga Osama bin Ladeni në të cilën thuhej: “Vrasja e amerikanëve dhe e aleatëve të Amerikës është detyrë për çdo mysliman ”

Një student tha me zë të lartë Osama nuk e ka shkruar atë! Kjo është e falsifikuar nga amerikanët! Studentët e tjerë e aprovuan.

Pyetja ime e fundit ishte: “Çdo të thoshit ju, sikur CIA amerikane ta kapte Osama Bin Ladenin dhe ta nxirrte në gjyq për ato që ka bërë?

Një student i quajtur Muhammed u ngrit në këmbë e tha: ne do të sakrifikonim jetën tonë për Osamën. Ne do t’i vrisnim amerikanët

-Cilët amerikanë?

-Të gjithë amerikanët!

Studentëve në këtë shkolle u mësohet bardh e zi. Sipas tyre Amerika kontrollohet nga izraelitët të cilët i drejton Satani.

Studentëve u mësohet se bota është e ndare në dysh në dar -al -salam and dar -al- harb. Kjo e fundit, që nuk ka të bëjë me paqen, përfaqësohet nga Amerika.

Si ndodhi që amerikanët u bënë armiku numër një për islamikët?

Sipas shkollës së mendimit Maulana Haq, fajtor për këtë është imperializmi amerikan dhe eksportimi i vlerave shoqërore amerikane, morale dhe seksuale në botë. Sipas një tjetre, Islami nga natyra e tij është një konkurrent i përhershëm i të gjithë civilizimeve të tjera. Si shumë pakistanezë, studentët besojnë se perëndimi është armik i pazëvendësueshëm i Islamit ndaj edhe përgatitja për xhihad është një detyrë e përhershme e absolute.

Edhe vrasja e 3 personave se bashku me ambasadorin gjate ketyre 3 diteve te fundit ne ambasaden amerikane ne Libi,si dhe protestat e vazhdueshme para ambasadave perendimore,nga islamiket tregon se sa thelle ka hyre urrejtja e besimtarve musliman ndaj amerikaneve dhe krejt te pafeve ne mbare boten.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi