Karta bankare në numerologji
Faqja 1 e 1
Karta bankare në numerologji
Karta juaj bankare në numerologji
Shifrat, numrat na ndjekin kudo në jetën tonë, për shembull, çdo kartë bankare ka një numër të veçantë që është unik.
Duke marrë shembullin e mëposhtëm kemi numrin e kartës bankare që vijon:
5131 7512 3456 7890
në numerologji :
5+1+3+1 + 7+5+1+2 + 3+4+5+6+ 7+8+9+0
= 10 + 15 + 18 + 24
= 67
në numerologji : 67 reduktohet në 6+7 = 13.
13 reduktohet në 1+3 = 4.
Pra, 5131 7512 3456 7890 reduktohet në 67 e cila reduktohet në 4.
Interpretimi :
Karta bankare që mban numrin 5131 7512 3456 7890 i korrespondon numrit 4 në numerologji pra, duke lexuar interpretimin më poshtë, kemi: «4» : shpenzime të kontrolluara, nganjëherë tepër.
Vibrimi me numër «4», lidhet pra me këtë kartë bankare, pra pronari (ose pronarja) e kësaj karte preket nga ky vibrim sa herë që e përdor atë. Kjo përforcohet nëse numri 4 është i rëndësishëm në temën numerologjike të personit në fjalë…
Edhe ju mund të llogarisni numrin që lidhet me kartën tuaj bankare!
Interpretimi i numrave që lidhen me kartat bankare:
1 : shumë veprime financiare
2 : prirje për të shpenzuar për të tjerët
3 : shpenzime sipërfaqësore (të cekëta)
4 : shpenzime të kontrolluara, nganjëherë tepër
5 : I favorshëm ndaj fitimeve
6 : shpenzime shpesh të arsyeshme
7 : lëvizje financiare nganjëherë të papritura, shpesh të parregullta
8 : pozicioni më i mirë, shumë shpenzime, por shpesh edhe shumë fitime
9 : duhet të kontrolloni llogarinë tuaj, prirje për neglizhencë.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi