Vlera e astrologjisë
Faqja 1 e 1
Vlera e astrologjisë
Disa mendojnë se astrologjia është vetëm bestytni (supersticion) dhe që astrologët e lashtë kanë jetuar në një epokë primitive dhe injorance. Ata harrojnë se paraardhësit e tyre ishin mjaft kompetentë për të ndërtuar piramidat e Egjiptit, të cilat që prej 4000 vitesh akoma janë në vendin e tyre, dhe Stonehenge, që arkeologët sot besojnë se ka qenë një orë shumë e saktë e bazuar në lëvizjet e Diellit, Hënës dhe yjeve.
Isaac Newton, një nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, nuk e përbuzte astrologjinë. E praktikonte edhe vetë atë, dhe kur një nga miqtë e tij e pyet se pse ai besonte në gjëra të tilla, ai u përgjigj: "zotëri, unë e kam studiuar këtë lëndë, ndërsa ju jo!" Kohët e fundit, psikiatri i famshëm Karl Jung u interesua shumë në astrologji dhe shkroi për të në librat e tij. Dhe disa shkencëtarë modernë nuk qeshin me astrologjinë. Ata janë duke përdorur disa metoda kërkimi për të zbuluar se pse bindjet (besimet) në astrologji duket se janë të vërteta. Janë duke zbuluar gjëra interesante në lidhje me energjitë e ndryshme që secili planet lëshon dhe kanë vëretetuar për shembull, se Hëna në fakt ushtron një efekt të fuqishëm mbi qeniet e gjalla. Hulumtimet të tyre një ditë do të mund të shpjegojnë se pse astrologjia funksionon.
Ndërkohë, gjithmonë e më shumë njerëz kanë filluar të kuptojnë se njohuritë në astrologji mund të ndihmojnë për të kuptuar veten dhe të tjerët. Në vende si India Astrologjia është përdorur për mijëra vjet për të ndihmuar njerëzit të zgjedhin partnerin e tyre apo kohën më të mirë të vitit, për t’u martuar. Sot, psikologët mund të studiojnë horoskopin e pacientëve të tyre që të kuptojnë më mirë karakterin e personit dhe disa kompani kanë filluar ta përdorin astrologjinë si një ndihmë në zgjedhjen e personelit meqënëse horoskopi mund të na tregojë se për çfarë është i prirur më shumë një person.
Një gjë e rëndësishme për të kujtuar është se në studimin e astrologjisë asnjë shenjë nuk është më e mirë ose më keqe se një tjetër. Është mirë të jesh Luan njësoj si të jesh Akrep dhe Virgjëresha ka cilësi të rëndësishme po aq sa Bricjapi dhe Binjakët. Çdo shenjë ka talentet dhe aftësitë e veta, dhe dy njerëz kurrë nuk mund të kenë të njëjtat cilësi dhe personalitet sepse në çdo rast, përveç Diellit, duhet të merren në konsideratë edhe pozicioni e Hënës dhe i planetëve të tjerë.
Ku mund të mësoni më shumë për astologjinë perëndimore? Disa universitete kryesisht amerikane tashmë e japin atë mësim në një mënyrë shumë serioze dhe në të gjithë botën mund të merren mësime me korrespondencë në qoftë se ju nuk mund të merrni pjesë në seminare apo kurse. Ka edhe shumë libra që ju mund t’i lexoni. Disa janë shkruar nga një francez, Michel Gauquelin, i cili ka bërë disa statistika interesante për të provuar se sa e saktë mund të jetë astrologjia në formimin e personalitetit dhe aftësive të njerëzve. Librat e tij, si shumë të tjerë, kanë bërë që astrologjia të shikohet në mënyrë të re dhe serioze për shumë njerëz dhe janë të disponueshëm nëpër librari dhe biblioteka. Mundohuni t’u hidhni një sy! Dhe mos u shqetësoni nëse dikush ju thotë se astrologjia është pa kuptim. Ndoshta ata nuk e kanë idenë si funksionon ajo. Në botën e sotme ne e dimë shumë mirë se si bëhen disa gjëra, siç janë motoçikletat, frigoriferët dhe televizorët, por jemi të prirur të injorojmë misteret e mëdha të jetës dhe të vdekjes. Shumë njerëz janë të vetëdijshëm për këtë dhe janë vërtetë të interesuar për të studiuar lëndët antike, duke përfshirë edhe astrologjinë.
Ka një tjetër mënyrë për ta marrë në konsideratë astrologjinë. Astrologët e lashtë besonin se i gjithë universi ishte në të vërtetë një qenie e gjallë gjigande, që e quanin Zot. Besonin se pjesët e këtij universi ishin të lidhura së bashku kështu që nëse njerëzit mendonin se ishin ndonjëherë të vetmuar, në realitet nuk ishte e vërtetë. Ata ishin pjesë e kësaj qënieje të gjallë të madhe që, në çfarëdo mënyre u quajt, Zot, Jezus, Allah, Krishna, Buda, Mitra ose në ndonjë mënyrë tjetër. Astrologët e lashtë gjithashtu besonin se kjo qenie e madhe rritej dhe bëhej gjithnjë dhe më e përkryer. Ata besonin se ishte një shkëndijë e jetës së përjetshme e secilit prej nesh që nuk vdes kur vdes trupi ynë. Vazhdon të jetojë dhe të kthehet në organe të ndryshme, jetë pas jete, dhe në çdo jetë bëhet më e ditur, më e bukur dhe e përsosur.
Mundet që sot astrologjia ka diçka për të na ofruar sepse ajo lidhet me vlerat e njeriut më shumë se çdo shkencë tjetër. Ndoshta ka diçka të vërtetë në besimet e lashta dhe që ne dhe planetet jemi pjesë e një kozmosi të bashkuar. Njohuritë në astrologji mund të na ndihmojnë për të hapur sytë në shumë gjëra dhe gjëja më e rëndësishme është të kuptojmë se çfarë ne jemi thellë, brenda nesh. Dhe ndoshta kjo është kuptimi i jetës.
Liz Greene (astrologe dhe psikologe e famshme amerikano-britanike)
www.astro-al.page.tl
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi