Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit?

Shko poshtë

Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit? Empty Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit?

Mesazh nga SHKELBA Fri Oct 05, 2012 11:31 pm

Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit? Tumorri-i-Kancerit-ne-gjiCfare duhet te dini per kancerin e gjirit? Kanceri

Cfar duhet te dini per kancerin e gjirit?

Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit? Foto-ilustruese-18 Kanceri i gjirit eshte nje nga llojet me te shpeshta te kancereve tek grate,sidomos tek ato mbi 35 vjec.Cdo vit rreth 185.000 gra ne Europe preken nga kanceri i gjirit dhe rreth 44.000 vdesin per shkak te kesaj semundjeje.Sipas Organizates Boterore te Shendetesise,ne cdo 9 gra,njera do te semuret prej kancerit te gjirit.
Ne Shqiperi kanceri i gjirit eshte kanceri qe haset me shpesh dhe ze vendin e pare ne shkaqet e vdekjeve te femrat.Ne Shqiperi prej kancerit te gjirit preken rreth 350-400 gra cdo vit.

Po une a mund te prekem nga kanceri i gjirit?

Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit? Image-9 Nga kanceri i gjirit mund te preket cdo grua.Por rreziku rritet nese.
1:Nena,motra apo gjyshja juaj kane patur kancer te gjirit.
2:Jeni mbi 40 vjec,sepse rreziku rritet bashke me moshen.
3:Periodat ju kane filluar para moshes 12 vjec.
4:Periodat ju kane ndaluar pas moshes 50 vjec.
5:Nuk keni lindur kurre femije.
6:Keni lindur femijen e pare mbi 30 vjec.
7:Jeni mbi peshe.
8:Pini teper duhan dhe alkol.
9:Kryeni aktivitet te paket fizik.

Por ne ditet tona,kanceri i gjirit mund te kurohet ne pjesen me te madhe te rasteve,mjafton te diagnostikohet ne kohe.Kanceri i gjirit mund te mjekohet me sukses nese ju e zbuloni sa me shpejt ate.
Nese ndryshimet qe ndodhin ne gjinjte tuaj kapen qysh ne fillim,ky eshte nje shans shume i mire per ju,per nje mjekim te suksesshem.

Si mund te zbulohet shpejt kanceri i gjirit?

Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit? Kanceri_gjirit

Jane disa menyra per te zbuluar kancerin e gjirit.
1:Vetekontrolli mujor i gjirit.
2:Kontrolli i gjirit tek mjeku.
3:Mamografia.
4:Ekografia e gjirit.
Cfare eshte vetekontrolli i gjirit?

Vetekontrolli i gjirit eshte te njohesh gjinjte e tu,duke i kontrolluar nepermjet prekjes me duar.Duke kontrolluar gjinjte tuaj rregullisht ju do te mesoni se si eshte pamja normale e tyre.Kjo gje do t'ju ndihmoje te vini re menjehere ndonje ndryshim qe mund te ndodhe ne gji dhe te shkoni sa me shpejt tek mjeku.Vetekontrolli i gjirit duhet te behet duke filluar qysh nga mosha 20 vjec pavaresisht se gjinjte mund te jene normal.

Kur behet vetekontrolli i gjirit?

Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit? Kanceriengji Kontrolli i gjirit rekomandohet te behet cdo muaj,mbas kalimit te periodave,ose 3-4 dite mbas tyre.Kjo sepse gjat periodave gjinjte jane te dhimbshem,te tendosur,dhe mund t'ju ngaterrojne.Ne periudhen e menopauzes (lenies se periodave),vetekontrolli i gjirit behet diten e pare te cdo muaji.Kjo behet me qellim qe ju ta keni me te lehte per tu kujtuar.

Si behet vetekontrolli i gjirit?

Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit? Gjiri_572412109
Vetekontrollin e gjinjve ju mund ta beni kur jeni duke bere dush,kur jeni duke ndejnur shtrire apo duke qendruar para pasqyres.
Filloni qe tani,ndiqni hapat e meposhtme.
Hapi i pare:
Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit? Kanceri-i-gjiritVendosni duart ne ije.Vini re.Mos ka nje ndryshim te pazakonshem ne ngjyren,formen apo madhesine e gjinjve?
Hapi i dyte:
Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit? KANC-210x170Vendosini duart pas kokes.Vini re.Mos ka ndonje ndryshim te pazakonshem ne ngjyren,formen apo madhesine e gjinve?
Hapi i trete
Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit? KANC-210x170Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit? Vaksine_kunder_kancerit_te_gjiVendosini duart pas kokes.Kthejeni trupin majtas dhe pastaj djathtas.Vini re.Mos ka ndonje ndryshim te pazakonshem ne ngjyren,formen ose ne madhesin e gjinjve?
Hapi i katert
Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit? Kanceri_i_gjirit_simptometKontrolloni me majat e gishtave te dores se djathe gjirin e majte dhe me majat e gishtave te dores se majte gjirin e djathte,duke shkuar deri tek sqetullat.Vini re.Mos ka ndonje kokerr tek gjinjte?
Hapi i peste
Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit? 1273070340-kanceri_ne_gjiKontrolloni me te prekur sqetullen e djathte,pastaj dhe sqetullen e djathte.Vini re.Mos ka ndonje kokerr tek gjinjte?
Perpiquni ta beni zakon berjen e vetkontrollit te gjirit 1 here ne muaj!

Cfare ndryshimesh ne gji duhet t'ju terheqin vemendjen?

Ju duhet te shkoni menjehere tek mjeku nese vini re shenja jo normale si.
1:Zmadhim apo forcim te gjirit qe nuk eshte normale per ju/
2:Zakonisht,shume gra para periodave kane gjoks tye forte dhe te dhimbshem,por kjo eshte nje gje normale.
3:Gjendra apoi mahisje ne gji.
4:Njeri gji eshte me i ulet se tjeyri ne menyre te pazakonte.
5:Terheqje nga brenda e thithkave te gjirit ose rrjedhje lengu apo gjaku prej tyre.
6:Dhe cdo gje tjeter qe nuk ju duket normale.
Jo te gjitha gjendrat qe mund te dalin ne gji jane kancer,por megjithate pa frike apo ankth,drejtohuni sa me shpejt te jet e mundur tek mjeku nese vini re ndonje ndryshim jo normal tek gjinjte tuaj.Vetem mjeku mund te beje dallimin.
Vetekontrolli i gjirit zgjat vetem pak minuta,nuk kushton fare por ju mbron jeten!
Vetkontrolli i gjirit eshte vetem nje pjese e kujdesit per gjirin.Ka edhe menyra te tjera te cilat kapin ne faza shume te hereshme kancerin e gjirit sic eshte mamografia.

C'fare eshte Mamografia?

Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit? A-importancia-da-mamografia

Mamografia eshte radiografia egzaminuese e gjirit.Mamografia e kap kancerin e gjirit shume heret,atehere kur ndryshimet nuk mund te shihen me sy apo te preken me dore.Mamografia mund ta dalloje kancerin e gjirit rreth 2 vjet para shfaqjes se shenjave.
Te gjitha grate duhet ta bejne mamografine?
Te gjitha grate nga mosha 35-40 vjec e lart,duhet te bejne mamografine cdo 1-2 vjet.Rreziqet per kancer te gjirit rriten me rritjen e moshes.M egjithate,pavarsisht nga mosha juaj,nese keni ndonje shqetesim ne gji,paraqituni menjehere tek mjeku.Ai do tju sqaroje ju se cfare duhet te beni dhe sa here duhet te beni mamografine.
Mamografia mund te behet ne cdo kohe,por eshte mire qe femrat ne moshen riprodhuese ta kryejne mamografine ne fund te periodave.Mamaografia nuk duhet te kryhet sidomos ne tre muajt e pare te barres.Ne periudhen e menopauzes kryhet ne cdo moment.
A duhet te bej ndonje pergatitje perpara mamografise?
JO.Vetem nuk duhet te perdorni deodorant,puder,ose te lyheni me ndonje solucion tjeter trupor,diten qe ju do te shkoni per te bere mamografine sepse kjo ndikon ne rezultatin e saj.
A eshte e dhimbshme mamografia?
Disa gra ndjenje nje shtypje dhe dhimbje te lehte te gjinjve gjate mamografise.Per pjesen me te madhe kjo eshte e durueshme.Disa prej tyre pijne kokrra qe perdoren per dhimbje koke,1 ore perpara mamografise,e cila lehteson dhimbjen.
Nje menyre tjeter per ta zgjidhur kete,eshte te mos shkoni per te bere mamografine 1 jave para ose gjat periodave mbasi ne kete periudhe gjinjte jane te tendosur dhe te dhimbshem.Planifikoni nje periudhe tjeter per te bere mamografine.
Cilat jane te mirat e mamografise?
1:Shume lloje kanceri gjiri jane kapur ne faza te hershme kur ka akoma shanse per tu trajtuar me sukse.
2:Gati gjysma e kancereve te gjirit qe arijne te kapen nga mamografia jane akoma te vegjel dhe mund te hiqen lehte,pa hequr gjithe gjirin dhe pa lene shenje.
3:Mamografia shpeton gati mjaft jete grashe te cilat vdesin cdo vit nga kanceri i gjirit.
4:Megjithese jo te gjitha kanceret qe kapen nga mamografia jane te kurueshme,shumica e grave jane gjalle dhe mire edhe per shume vjet mbas kapjes ne kohe dhe mjekimit te kancerit.

Sa shpesh duhet bere mamografia?

Kjo varet nga mosha qe ju keni.Megjithate,mamografia rekomandohet te behet nje here ne 1-2 vjet sidomos per moshat 40 vjec e lart.Kanceri i gjirit mund te shfaqet ne cdo kohe madje edhe nga nje mamografi tek tjetra.Keshtu qe mamografia duhet bere rregullisht.Bazuar ne rezultatet e mamografise se pare ju mund ta perserisni ate,nese mjeku jua kerkon kete.
Mamografia nuk duhet bere vetem 1 here ne jete,por ne menyre te vazhdueshme cdo 1-2 vjet dhe per gjat gjithe jetes!
Ku duhet te shkoj per te bere mamografi?
Kudo ku ka aparat mamografie.Prane polklinikave te qyteteve Tirane,Durres,Shkoder dhe Vlore jane vendosur aparate mamografie ku ju mund te shkoni per te bere mamografi.Por ka edhe mjaft klinika private qe ofrojne kete sherbim.

Po ekografia e gjirit c'fare eshte?


Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit? Kanceri-gjirit1

Ekografia e gjirit eshte nje tjeter lloj kontrolli i gjirit qe kryhet nga mjeku radiolog/onkolog.Ekografia e gjirit kryhet njelloj si ekografite e organeve te tjera.
Cfare duhet te mbaje mend nje femer?

Nese je 20-39 vjec
Bej vetkontroll te gjinjve cdo muaj
Bej kontroll te gjinjve tek mjeku cdo tre vjet
Bej ekografi te gjinjve
Nese je 40-49 vjec
Bej vetkontroll te gjinjve cdo muaj
Bej kontroll te mjeku cdo tre vjet
Bej mamografi cdo 1-2 vjet
Nese je mbi 50 vjec
Bej vetkontroll te gjinjve cdo muaj
Bej kontroll tek mjeku cdo tre vjet
Bej mamografi cdo 1 vit

Kanceri i gjirit mund te kurohet...
Mjafton te diagnostikohet ne kohe
Ju mund ta shpetoni jeten tuaj!
Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit? 56903Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit? Topalli07_10_11_1_8174_0
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi