Magjia dhe misteri i biomases.
2 posters
Faqja 2 e 2
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Magjia dhe misteri i biomases.
First topic message reminder :
Magjia dhe misteri i biomases
Limoni i gjithanshem
Imagjino nje produkt qe mund te perdoret si ilac,si pastrues,si dezinfektues dhe si artikull kozmetik.Mund ta hash,te pish lengun e tij ose te nxjerresh esence vajore.Eshte i paketuar bukur,e gjen kudo ne bote dhe nuk kushton shtrenjte.Madje tani mund te kesh nje ne kuzhinen tende.Limoni.
Mendohet se limoni e ka origjinen nga Azia Juglindore.Prej atje u cua dalengadale ne perendim,drejt Mesdheut.
Pemet e limonit e kane qejf klimen e bute,ja pse rriten per bukuri ne vende,si Argjentina,Italia,Meksika,Spanja,Shqiperia,e madje edhe ne disa pjese te Afrikes.Ne varesi te vendit ku eshte mbjelle dhe te varietetit,pema e rritur mund te jape nga 200 deri ne 1.500 limone ne vit.Varietetet e kultivuara lulezojne ne periudha te ndryshme,prandaj limonet mund te vilen gjat gjithe vitit.
Limonet zene rrenje ne Itali
A rritnin limone romaket e lashte?Kjo eshte nje teme e rrahur qe ngjall polemika.Ka deshmi te shkruara se romaket njihnin qitron,nje pjesetare tjeter e familjes se agrumeve,qe ngjason si limn i madh.Ne vepren e tij Historia e Natyres,historiani romak Plini Plaku permend drurin e qitros dhe frutin e tij.Por,disa specialiste me emer mendojne se romaket njihnin edhe limonin.
Pse?Sepse ka afreske dhe mozaike te panumert ku paraqitet ky frut,jo qitroja.Nje shembull eshte nje vile e zbuluar ne Pompei,e quajtur me te drejte Vila e Pemishtes,pasi eshte stolisur me afreske ku jane vizatuar lloj-lloj bimesh,mes te cilave edhe nje peme limoni.Doemos,asokohe ka te ngjare qe limoni te konsiderohej peme ekzotike dhe mund te jete perdorur vetem si bime mjekesore.
Ishulli i Sicilise,me veren e gjate e te ngrohte dhe dimrin e bute,eshte bere prodhuesi numer nje i agrumeve,perfshire limonet.Por,edhe ne zonat te tjera,kryesisht pergjat bregut,kultivohen limone cilesore.
Qyteti i bukur i Sorentos ndodhet pak me ne jug te Napolit,e me tej vjen bregdeti i Amalfit,nje vije bregdetare spektakolare qe shtrihet me shume se 40 km.Te strukura ne gjiret pergjat bregdetit ndodhen qytetet piktoreske Amalfi,Pozitano dhe Vietri sul Mare,per te permendur vetem disa.Limonet e rritur brigjeve te Sorentos dhe te Amalfit marrin nje certifikate te vecante,nje garanci qe deshmon se jane kultivuar vertete atje.Vendesit jo me kot i mbrojne me xhelozi pemet e limonit,pasi ato jane mbjelle me zgjuarsi neper brezaret ne shpatin e malit,ku thithin rrezet e diellit dhe japin limone tere leng e me arome te mrekullueshme.
Per te rritur nje peme limoni,nuk duhet ndonje hapesire kushedi.Mjafton edhe nje ballkon me diell,pasi ka peme te vogla limoni qe rriten ne saksi dhe jane bime dekorative qe te kenaqin syrin.Atyre u pelqejne vendet gjithe diell qe s'i rreh era,mundesisht pas nje muri,ku mund te thithin ngrohtesine.Megjithate,nese ne dimer temperatura bie ndjeshem,duhen mbuluar.
Jo vec per shije
Sa shpesh i perdor limonet?Disa hedhin nje fete limoni ne filxhanin e cajit,te tjere perdorin lekuren ose ca pika limoni per recetat e embelsirave.Mbase ty te pelqen ti shtrydhesh per te bere limonate.Shefat e kuzhines perqark botes mbajne gjithmone limone ne kuzhinen e tyre per perdorimet e pafundme ne gatim.Por,a e ke perdorur ndonjehere lengun e limonit si dezinfektues ose per te hequr njollat?
Disa e pastrojne dhe e dezinfektojne derrasen ku presin ushqimet,zgaren ku piqet mishi,peshku etj,duke e ferkuar me gjysmen e limonit.Ne vend te nje solucioni me klor per te hequr njollat a per te pastruar lavamanin,disa perdorin nje perzierje limoni me sode buke.Gjithashtu,vendosni nje gjysme limoni ne frigorifer a ne makinen pjatalarese,heq eren e keqe dhe perhap arom te fresket.
Limoni eshte burim acidi citrik,qe sherben si konservues natyror dhe u jep shije te athet ushqimeve a pijeve.Nga lekura e limonit nxirret pektine,qe perdoret ne industrine ushqimore si lende trashese,si emulgator dhe si mpikses.Vec kesaj,nga lekura nxirret nje vaj qe perdoret ne industrine ushqimore,farmaceutike dhe kozmetike.Lista e perdorimeve te limonit mund te vazhdoje pa fund.Limoni eshte vertet nje frut plot shije e arome,me ngjyra te gjalla dhe i gjithanshem.
Vitamina C
Vitamina C eshte jetike per rritjen dhe mireqenien e trupit.E mira eshte qe gjendet ne shume ushqime si;perimet gjethegjelbra,domatet,specat,ribesa e zee dhe luleshtrydhet.Agrumet jane nje nga burimet kryesore te vitamines C,e ketu patjeter perfshihen edhe limonet.Se sa vitamina C ka nje limon,varet nga shume faktore,si kushtet klimatike ku eshte rritur fruti,sa i pjekur eshte,e madje edhe nga vendi ku ndodhej ne peme.
Ne disa vende,sasia e rekomanduar ditore e vitamines C per nje te rritur te shendetshem eshte afro 100 miligrame.Nje limon me madhesi mesatare i siguron nje te rrituri thuajse gjysmen e sasise se rekomanduar ditore te vitamines C.

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Re: Magjia dhe misteri i biomases.
Hulumtuesit e Harvardit zbuluan efektet e 'eliksirit te jetës' në një zone të Tibetit
Një ekip ndërdisiplinor i studiuesve,i cili perbehej nga një pjesë prestigjioze e "Shkollës se Harvardit per Mjekësinë Dentare ' dhe 'Massachusetts General Hospital" kanë identifikuar mekanizmat funksionuese te chang shan-it, një ilac tradicional kinez i perdorur ne mjekësi.Ai eshte nje ekstrakt nga rrënjët e ortensis,një nga luleboret e shumëllojshme që rriten në Tibet dhe Nepal, dhe qe jane përdorur për mijëra vjet për të trajtuar malarien.
Studiuesit gjetën se halofuginone, dmth komponenti aktive e bimëve, është jo vetëm një anti-inflamator, por gjithashtu eshtë i efektshem për të trajtuar edhe sëmundjet auto-imune, sepse ai ndalon zhvillimin e një klase të qelizave në sistemin imunitar.
Qelizat jane linfocitet T,ndihmëtaret 17, të cilat rregullojnë përgjigjen inflamatore në sëmundjet e ndryshme auto-imune. "Halofuginone parandalojne përgjigjet auto-imune pa kompromentuar funksionimin e duhur të sistemit imunitar," shpjegon Dr Malcolm Uitman, një nga specialistët përgjegjës për studimet amerikane.
Kerkime të tjera konfirmojne se kjo substancë ka efekt në moszhvillimin e sclerodermes, dhe sklerozës së shumëfishtë, dhe mund të ngadalësojë përparimin e disa kancereve.
Re: Magjia dhe misteri i biomases.
Bima Selino lufton leuceminë
Me konsumimin e ushqimit, si selino dhe majdanoz, të cilët posedojnë flavonoidin natyrorë apigeninë, sipas shkencëtarëve holandezë nga Universiteti i Groningenit mund të parandalohet leucemia.
Sipas fjalëve të Majkël Pepelenbosh, njërit nga shkencëtarët që kishte marrë pjesë në studim, testet kanë treguar se apigenina – një përbërës i përbashkët ky i pemëve dhe perimeve – është në gjendje të parandalojë zhvillimin e dy llojeve të qelizave të leucemisë, si dhe ta zvogëlojë mundësinë e tyre për ekzistencë.
Në anën tjetër, shkencëtarët holandezë kanë vërtetuar se apigenina mund ta zvogëlojë efektin pozitiv të kimioterapisë te personat, tek të cilët tashmë leucemia është vërtetuar. Flavolnoidet janë bashkim me përbërësit antioksidues, të cilët mbrojnë qelizat e dëmtuara.
Disa studime paraprake kanë treguar se apigenina, të cilën mund ta hasim në selino, majdanoz, verë të zezë, domate, po ashtu mund të jetë mjaft i dobishëm dhe i efektshëm në parandalimin e kancerit të vezoreve.
Re: Magjia dhe misteri i biomases.
Lëngu nga bima e grurit,nje super-pije për rini dhe bukuri
Lëngu i fituar nga bima e grurit, më saktë nga farat e grurit është shpallur si super-pije për rini dhe bukuri. Yjet e Hollywoodit e pinë për mëngjes, para jogës dhe në vend të pijeve energjike.
Lëngu nga bima e grurit ndihmon në luftë kundër kancerit
Mund të thuhet që trendi i tanishëm nuk është krejt i ri. Në botë kanë filluar të flasin për efektet shëruese të bimës së grurit që nga viti 1940. Ann Wigmore kishte deklaruar që ishte shëruar nga kanceri me ndihmën e kësaj pije. Pas shërimit, i është dedikuar studimit të kësaj bime shëruese dhe ka shkruar më shumë se 30 libra, duke përfshirë “Eliksiri i jetës” i cili merret me veçoritë çudibërëse të bimës së grurit.
Shkencëtarët janë interesuar për këtë ide dhe kanë kryer studimin i cili vërteton që lëngu i bimës së grurit ka veçori të cilat ndihmojnë në luftë kundër kancerit. Onkologët, po ashtu kanë zbuluar që farat e grurit ngadalësojnë rritjen e tumorit dhe reduktojnë numrin e metastazave.
Shkencëtarët janë marrë vetëm me veçoritë e bimës së grurit kundër kancerit dhe jo sa efekt të dobishëm mund të kenë në trupin e shëndetshëm. Mirëpo, përbërja e lëngut flet vetë: bima e grurit përmban më shumë se 90 lloje të mineraleve dhe vitaminave që i kërkon trupi i njeriut.
“Lëngu i gjelbër” është po ashtu i dobishëm për shkak të aminoacideve, duke përfshirë dhe lysinën, që është përgjegjëse për lëkurën dhe flokët. Përbërja e 70 për qind të bimës së grurit është klorofil, ndërsa struktura e molekulave të klorofilit përkujton hemoglobinën, ashtu që në mënyrë aktive mbron nga radikalet e lira dhe sëmundjet kardiovaskulare. Farat e grurit përmbajnë më shumë se 400 enzime.
Si ta bëni lëngun nga bima e grurit në shtëpi?
Ajo që është e domosdoshme për ju është të rrisni farat e grurit në parvazin e dritares, për çka nuk ju nevojitet ndonjë aftësi e veçantë. Farat e grurit (një filxhan apo gotë) i vendosni në enë me ujë ashtu që t’i mbulojë uji për rreth 3-5 centimetra dhe lërini të qëndrojnë gjatë natës për rreth 12 orë, i mbuloni ose i lini në vend të errët.
Mund të bëhen me flluska, shkumë dhe madje edhe t’u vijë era. Nëse ndodh kjo, mund t’i hidhni dhe të filloni përsëri nga e para apo t’i mbillni edhe ashtu, sepse ndodh që mund të mbijnë. Pas mbjelljes prisni derisa të rriten 10-2 centimetra dhe e preni bimën. Pastaj përzieni bimën me pak ujë në blender.
Pse duheni të pini vetëm lëng të freskët nga bima e grurit?
Është e padobishme që ta përgatisni lëngun më herët: 15 minuta pas përgatitjes, aktiviteti i enzimave zvogëlohet, ndërsa një orë më vonë u humbet çdo gjurmë. Ekspertët për lëngje këshillojnë që të pihet në stomak të zbrazët, fillohet me sasi të vogël e cila rritet gradualisht. Filizat e gjelbra mund të shtohen edhe në kokteje të gjelbra.
Për shembull, nëse kombinoni avokadon, lëngun e mollës ose hani një apo më shumë lloje të produkteve të gjelbra (fara luledielli), do të fitoni alternativën vegjetariane për jogurt.
Re: Magjia dhe misteri i biomases.
Nje rikthim per te promovuar vlerat e vajit te ullirit
Vaji i ullirit, ‘ari i lëngshëm’, ngadalëson plakjen qelizore
Vaji i ullirit, ‘ari i lëngshëm’, ngadalëson plakjen qelizoreKundër dhimbjeve: “Efekt i vetëm anësor” i vajit të ullirit është rreziku më i vogël nga infarkti, Alzheimeri, karcinoma, ndërsa 50 ml vaj ulliri kanë efekt sa 200 mg ibuprofren. Nëse vuani nga dhimbjet kronike, në vend të ilaçeve, të cilat gjatë përdorimit më afatgjatë mund të kenë shumë efekte anësore, dhimbjen mund ta mposhtni me vaj ulliri.
Duke iu falënderuar antioksidanteve polifenoleve, ky “ar i lëngshëm” ka veçori të forta kundërimflamatore dhe është efikas edhe tek artriti. Vetëm 50 ml vaj ulliri, rreth tri lugë e gjysmë, ka efektin e njëjtë kundër dhimbjeve në nyja si tableta e ibuprofenit prej 200 mg dhe nëse e pini çdo ditë, për dallim nga ilaçet nuk i dëmton nyejt.
Pas përdorimit më të gjatë ilaçet kundërtin flamatore josteroide si ibuprofeni dëmtojnë indin e nyjeve, ndërsa më së shumti dëmtime përjetojnë nyjet e ijëve. Acetaminofeni nuk dëmton nyjat, por helmimi me acetaminofen është shkaktari më i madh i dështimit akut të mëlçisë. Që vaji i ullirit të jetë sa më i mirë, zgjidheni sa më të freskët, i cili është më së paku i përpunuar, vaj ulliri ekstra i virgjër, me shtypje të ftohët në shishe të vogla dhe të errëta.
Përveç që do të lehtësojë dhimbjen si tableta, vaji i ullirit është i shkëlqyeshëm edhe si kompresë. Ngroheni pak dhe të vakët përdoreni për masazh në vendin që ju dhemb. Acidet e pangopura yndyrore nga vaji ekstra i virgjër ruajnë nga plakja edhe neuronet dhe forcojnë punën e trurit. Por edhe qelizat tjera plaken më ngadalë sepse vaji është i pasur me vitaminat A, D, K dhe E, të cilat ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira.
Përdoreni sa më shumë vajin e ullirit. Në vend të errët dhe të ftohët shishja e pahapur e vajit të ullirit mund të qëndrojë deri në dy vjet. Kur ta hapni shishen shpenzojeni vajin për disa muaj.
Shija më e fortë nënkupton më shumë polifenole të dobishme. Secili vaj ulliri ka sasinë e njëjtë të yndyrave dhe kolesterinës dhe rreth 120 kalori për lugë. Ushqimi mesdhetar i bazuar në vaj ulliri lidhet me shkallën më të ulët të kancerit dhe rrezikut nga sëmundjet e zemrës, si dhe sëmundjet e Parkinsonit dhe Alzheimerit.
Për fërgim megjithatë ka fituar “vetëm” medaljen e argjendtë. - Kur nxehet sipër pikës së tymosjes, vajrat fillojnë të prodhojnë avuj helmues dhe radikale të lira të dëmshme. Pika e tymosjes së vajit të rrepës është 95 gradë, e vajit të misrit dhe vajit të virgjër të ullirit është 160 gradë, ndërsa vaji ekstra i virgjër i ullirit mund të durojë deri në 200 gradë celsius. Prandaj, për fërgim më i mirë është vaji i palmës.
Me truk edhe ëmbëlsirat bëhen luftëtare kundër plakjes. - Në receta tre të katërtat e gjalpit ose vajin e rrepës zëvendësojeni me vaj ulliri ekstra të virgjër. Me këtë truk të vogël, i cili vlen për të gjitha ushqimet, ëmbëlsirat dhe bukën, do të reduktoni sasinë e kalorive, yndyrave të ngopura dhe kolesterinës së keqe. Edhe për sallata përdorni vaj ulliri.
Re: Magjia dhe misteri i biomases.
Trendafilat,sirtari me thesare mjeksore..
Festohen me bukurine e tyre dhe gjithashtu kërkohen per aromen qe kane.
Festohen me bukurine e tyre dhe gjithashtu kërkohen per aromen qe kane. Trendafilat fshehin gjithashtu thesare mjekesore. Mesoni ti përdorni ato.
Trendafili stimulon lekuren dhe sistemin nervoz
Vaji vegjetal i trëndafilit te Kilit eshte shume i pasur ne planin ushqimore sepse fara e saj permban nje nivele te forte omega 3 dhe 6. Keto te fundit e lejojne lekuren te rigjenerohet dhe keshtu te luftoj kunder rrudhave. Ky vaj eshte shume efikas ne kunder shtrirjes se shtatzanise. Acidi polyinsature qe ai permban mbron sistemin nervoz , duke e lejuar ate te duroj sa me mire stresin.
Trendafili vepron kunder ankthi dhe lodhjes
Vaji esencial i trëndafilit vepron ne sistemin nervoz , duke stimuar nervin e nuhatjes, pa u aplikuar ne lekure. Ajo rizgjon shqisat dhe favorizon përqendrimin . Ajo eshte shpesh perdorur ne meditim, por gjithashtu kur keni moralin e ulur , kunder shqetësimeve emocionale te menopauzes. Aplikojeni me masazhe kete vaj esencial eshte gjithashtu konsideruar si afrodiziak. ( ky lloj trëndafili eshte ai i Damas)
Trendafili lehtëson inflamacionet dhe djegiet
Petalet e ekuqe te trëndafilit te Provins jane te pasura me tanin, te cilat favorizojne shtrëngimin e indeve. Keto vlera antiseptike bejne nje perberje te mire kunder dhimbjeve te barkut dhe fryrjes se tij.
Ndersa trëndafilat e bardhe te Damas jane te pasur me musilazh, qe per perdoret per te reduktuar mukozën ne stomak. Ne kontakt me ujin, ato transformohen ne xhel dhe mbulojne mukozat te acaruara. Keto lloj perberjsh kane gjithashtu nje efekt laksativ, te nevojshme ne rast kapsllëku.
Re: Magjia dhe misteri i biomases.
Nje kokerr hudher ne dite,6 vjet me shume jetegjatesi
Hudhra është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58 përqind insulinë. Një kilogram hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur me kripëra të kalciumit, jodit dhe sulfurit
Hudhra ka vlera të pakrahasueshme në uljen e kolesterinës në gjak. Nga studimet e bëra në SHBA, ku u eksperimentuan 45 burra, që kishin vlerë të lartë të kolesterinës, dhe që përdorën çdo ditë 6 thelbinj hudhre, u arrit se vlera e yndyrës në gjak u ul me 58 përqind. Lëngu i hudhrës jep një ndihmesë të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur.
Pasi bëhet shtypja e mirë e hudhrës, me lëngun e përftuar bëhet masazh rreth 3 minuta në vendin ku ka rënë floku. Mbahet ashtu për 30 minuta dhe më pas koka lahet mirë, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës. Ky veprim bëhet një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive.
Një tjetër studim ka treguar se njerëzit, që hanë hudhër çdo ditë, mund të jetojnë më gjatë. Studimi është bërë nga dietologë holandezë dhe tregon se këta njerëz mund të jetojnë 6 vjet më shumë se të tjerët, që s’e konsumojnë këtë produkt.
Vlerat e hudhrës gjenden si në përdorimin e saj të njomë ashtu edhe të thatë. Efektet e saj janë të mrekullueshme, veçse duhet patur një kujdes të jashtëzakonshëm. Përdorimi i saj në mënyrë të gabuar dëmton rëndë shëndetin e personit të sëmurë. Vetitë e saj kuruese janë edhe më praktike, duke pasur parasysh se kjo bimë rritet gjerësisht dhe gjendet lehtë.
Vaji i hudhres
Vaji i hudhres eshte i domosdoshem te kombinohet me vajin e peshkut sepse ben pershtatjen e natyrshme te vajit te peshkut ne shendetin e cdo personi. Vaji i hudhres ndihmon ne mbajtjen larg te arteriosklerozes dhe semundjeve te tjera kardiovaskulare.
Ai mbron enet e gjakut dhe zemren, kontribuon ne tensionin normal te gjakut, duke e mbajtur ate ne kufirin e normales, normalizon kufirin e kolesterolit ne gjak, mbron muret e eneve te gjakut, pengon formimin e topthave te gjakut dhe gelqerimin e eneve te gjakut, nxit dhe e rrit qarkullimin e gjakut ne organizem.
Vaji i hudhres eshte antibaktierologjik, ai perdoret kunder herpesve ne zorre, kunder paraziteve, zhduk parazitet ne zorre si tenia, oksiuret dhe askaridet. Ai forcon tretjen dhe perterin floren e zorreve. Ndihmon ngercet e stomakut, nxit oksigjen ne organizem, ndihmon punen e melcise dhe organeve endokrine, rrit imunitetin e organizmit dhe eshte shume i preferueshem qe te merret gjate stines se dimrit.
Vaji i hudhres keshillohet te merret ne mase mbi moshen 50 vjec, sepse kontribuon ne mbajtjen e vitalitetit dhe shendetit ne pergjithesi te organizmit. Personat diabetike duhet ta perdorin patjeter kete vaj, sepse ndihmon shume deri te diabeti i tipit 2.
Hudhra ne formen e vajit ose pluhurit ka nje lloj mbeshtjellese te vecante qe i reziston lengut te stomakut. Kjo mbeshtjellese shkrihet vetem ne zorren e holle, e cila me vone e absorbon dhe ndikon ne pengimin e eres jo te kendshme gjate frymemarrjes dhe djersitjes.
Limoni dhe hudhra kurojnë kallot e këmbëve
I zbusni këmbët në një legen me ujë të ngrohtë, aq sa të durojë këmba. Pastaj i fshini dhe e pastroni dhe vendin ku ka kallo vendosni 1 fetë limoni, mbi të vendosni 2-3 thelpinj hudhre të shtypur dhe pak kripë të hollë gjelle nga darka deri në mëngjes, për 10 netë rresht.
Paketë këshillash
Të sëmurët, që vuajnë nga tensioni i ulët, nuk duhet të hanë hudhër.
Këshillohet përdorimi i 3 deri në 10 thelbinj hudhre në ditë kundër sëmundjeve.
Gjatë pirjes së lëngut të hudhrës ose ngrënies së saj, lani mirë gojën.
Këshillohet ngrënia e hudhrës për të fituar imunitetin e organizmit.
Gjatë gatimit hudhra të jetë e butë për të mos humbur vitaminat, që ajo përmban.
Hudhra shërben edhe për të ulur tensionin, për personat që vuajnë nga tensioni i lartë.
Kjo bimë përdoret bashkë me erëzat e tjera për gatim, pasi shumë njerëz e pëlqejnë shijen e saj.
Veprimi baktericid i hudhrave përdoret në industrinë e konservave për të zhdukur mikroorganizmat, që kalbin lëndën organike.
Re: Magjia dhe misteri i biomases.
Lajthia dhe vaji i saj. Mrekullitë për organizmin
Vlerat ushqyese te Vajit dhe fryteve te Lajthise. Lajthia eshte nje ushqyes shume I rendesishem per organizmin dhe e mbron ate nga semundjet. Permban; Vit. A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, E, Biotine, Acid folik, Acid oleic, Acid linoleik, Zink, Kalcium, Magnez, Hekur, Kalium, Potassium, Proteina, Karbohidrate, beta-sitosterol, vitamina e minerale esenciale, Sidomos Vit E e cila dihet per vetite e saj Rinuese, e te gjitha keto i japin lajthise nje vend shume te rendesishem ne mbrojtjen e organizmit. Te konsumosh vetem 25-30 gr ne dite eshte e mjaftueshme per te marre VITAMINEN E dhe nje menyre shume e mire ne mbrojtjen e semundjeve te zemres dhe kancerit. Vaji i prodhuar nga lajthia, eshte i shkelqyer nese eshte i Prodhuar me Sistemin e Ftohte .
Ky vaj i cili ka ngjyre te verdhe nese perzihet me ndonje vaj esencial jep nje arome te mrekullueshme. Luan nje rol shume te rendesishem ne zhivillimin e organizmit, zhivllimin mendor, muskular dhe kockor (sidomos per femijet qe jane ne rritje e siper). I pajisur me kaq shume vlera ushqyese, mund te perdoret per sallatera, embelsira, sallate frutash, si aromatizues etj.
Perdorimi ne estetike: Vaji i lajthise perdoret per masazhe te fytyres dhe trupit, aromaterapi dhe relaksues perfekt. Ushqen ne thellesi Lekuren, e rinon, i jep freski dhe shkelqim lekurave te lodhura dhe te keqtrajtuara Fale te gjithave vitaminave qe permban e rigjeneron dhe e meblson pamjen e saj. Cfaredo lloj lekure qe te keni, ajo mund te perdoret per kujdesin ndaj saj ne cdo kohe.
Vaji i lajthise vepron si emolient dhe zbutes, yndyrnat e pangopura dhe acidi linoleik e ndihmojne ate te zbusi lekuren ne thellesi. Pra, ky eshte shume i perdorur sidomos ne hidratimin e lekurave te thata, ndersa lekurat me yndyre iI ndihmon ne stabilizmin e saj. Ky perthiteh shume kollaj dhe lehte nga lekura. Nuk ka efekte anesore dhe perdoret ne shume produkte kozmetike. Ka veti antibakteriale (fale se ciles ndihmon ne pakesimin dhe parandalimin e akneve) dhe ka veti shtrenguese (tonifikuese) per lekuren dhe ndihmon ne mbylljen e poreve. Vetite e shendetshme rinuese qe ka, e bejne perfekte per masazhe fytyre dhe trupi.
Shume i pedorur ne Aromaterapi, te jep nje experience fantastike, qetesuese, rigjneruese , cliruese stresit mendor dhe fizik te dhuron nje dite clodhese dhe te kendshme. Pervecse cliron nervat e acaruara, masazhi i rregullt me kete vaj ndihmon edhe ne forcmin e kapilareve te lekures.E pra, nese po keroni dicka perfekte per veten ja ku e keni, nje vaj fantastic 100% Natyral dhe te fresket i cili nuk le ndjesine e yndyres.
Vaji i lajthise perdoret edhe si mbrojtes diellor, bllokon rrezet e demshme te tij. Per nje efekt sa me te mire ai mund te perzihet me vaj Suzami i cili kemi thene qe permban SPF Nayrale, ose me vaj avokadoje dhe arre. Sic trhame edhe me siepr, Vit E e ben kete nje antioksidant te persosur, vit E zgjidh shume problem te moshes, si rudhat, poret e hapura apo kapilaret. Radikalet e lira japin maksimumin e tyre ne shakterrimin e lekures dhe qelizave te saj por aplikimi i rregullt i vajit te ljathise do ten a ndihmoje per te eliminuar veprimet negative te radikaleve e lira.
Perdorimi per floket. Shume e shume njerez sot po i lyejne floket qofte per mode qofte per te mbuluar thinjat. Por larja e shpeshte I ben ato te duken te zbehta dhe pa jete. Per ta mbajtur bojen sa me gjate dhe intensive, aplikoni vaj Lajthie para larjes normale me shampoo. Kjo gjithashtu e forcon flokun, dhe i jep shkelqim, butesi e gjalleri fale vitamines E.
Re: Magjia dhe misteri i biomases.
Qepa, kultura qe na shoqeron nga lindja deri ne vdekje
Qepa, kultura qe na shoqeron nga lindja deri ne vdekje
Qepa është një bimë barishtore qe mbillej e kultivohej qe ne lashtesi.Daton 5000 p.e.s. Janë gjetur fosilet te qepëve, por ende nuk është e qartë nëse ato ishin kultivuar në të vërtetë në atë kohë,a po edhe me pare. Dëshmite letrare dhe arkeologjike sugjerojne se kultivimi i saj mund të ketë filluar rreth dy mijë vjet më vonë, në Egjipt,se bashku me hudhurën dhe preshin. Duket se qepët ishin pjesë e dietës së punëtorëve që ndërtuan piramidat.
Egjiptianët e lashtë e bënë atë një objekt adhurimi, duke i kombinuar format saj sferike dhe unaza e saj koncentrike me jetën e përjetshme. Përdorimi i qepëve në varrime është vertetuar nga mbetjet që u gjetën në varrin e Ramesses II. Egjiptasit besonin se me aromën e fortë të qepëve,do të dorëzohej 'fryma e vdekjes'.
Në Greqinë e lashtë, atletët hanin sasi të mëdha të qepës sepse besohej se ata pastronin gjakun. Gladiatorët romak mbështillnin trupin e tyre me qepë për të zhvilluar muskujt. Në Mesjetë qepa ishte si ushqim i rëndësishëm, kështu që ata u përdorën për të paguar qiratë dhe si dhurata.
Mjekët e përshkruajnë qepën si bimë për lehtësimin dhimbjeve të kokës, për të trajtuar kundër kafshimit dhe helmit të gjarpërpërijve dhe humbjen e flokëve. Qepa u dërgua në Amerike nga Christopher Columbus në udhetimin e tij më 1493 në Haiti. Në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, qepët janë përdorur edhe në trajtim për infertilitetin, jo vetëm tek gratë, por edhe në kafshët shtëpiake.
Dobitë e qepës janë të shumta:
- Qepa ndikon në rritjen e rezistencës së trupit.
- Qepa ul dhe normalizon tensionin e gjakut. Specialistët pohojnë se qepa forcon zemrën, hap oreksin dhe lëngu i saj ngordh bakteret, që ndodhen në trup.
- Qepa është e dobishme edhe ndaj anemisë. Ajo gjithashtu ngordh parazitët, që ndodhen në zorrë dhe ndihmon jashtëqitjen.
- Nxjerr jashtë trupit substancat e dëmshme, pakëson lodhjen e trurit, normalizon të rrahurat e zemrës.
- Parandalon sëmundjen e prostatit, ndalon kollën dhe pastron bronket. Është shumë e dobishme në krizat e astmës. Ul sasinë e sheqerit në gjak.
- Qepa ndikon gjithashtu dhe per efikasitetin e mire te sistemit urinar, te prostatës, etj. Studiues te shumte kane vene re se qepa eshte shume e nevojshme per njerëzit qe vuajnë nga diabeti, pasi ul përqindjen e glukozës ne gjak. Ajo qe është me interesante është roli i saj ne parandalimin i sëmundjeve kardiovaskulare, ku bije ne sy roli i substancës se saj qe quhet “quercetine”, nje lloj mbrojtësi kardiovaskular, veçanërisht kunder arterosklerozës. Qepa përmban ne vetvete substanca squfuri, çka bën që kur e presim atë me thike per ta gatuar, avujt e squfurit, ne kontakt me sytë, bëjnë qe ata te përloten.
- Vitet e fundit është vene ne dukje dhe nje cilësi mjaft e rëndësishme e qepës: ajo e luftes kunder kancerit dhe parandalimit te tij. Madje kur shoqërohet me hudhren, kjo “duo ekspolzive” eshte nje ilaç i mrekullueshëm. Por perse ? Sepse substancat e tyre perberese, disi te ngjashme dhe me shume përmbajtje squfuri pengojnë “modifikimin e qelizave” gjate përtëritjes se tyre, duke penguar kështu qe diferencimi i tyre te behet ne mënyrë te çrregullt, siç ndodh me qelizën kanceroze. Pra, qepa dhe hudhra ndihmojnë qe ky mekanizëm qelizor te jete gjithnjë ne ekuilibër, duke mos e lene qelizën te shndërrohet ne nje qelize kanceroze.
Re: Magjia dhe misteri i biomases.
Sherebela
Sherbela (Salvia officinalis) është bima kryesore aromatiko-mjekesore që zë peshën më të madhe si në eksportet kombëtare ashtu edhe rajonale. Kushtet klimatiko-tokesore kanë përcaktuar që Shqipëria të ketë privilegjin të jetë furnitori kryesor i sherbelës në tregjet ndërkombëtare, duke eksportuar çdo vit rreth 2/3 e sasisë së përgjithshme të këtij produkti.
Vetite kuruese
Shkenca moderne ka dëshmuar që sherebela ka veprim antibakterial dhe antikërpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën të dobishme tek diabeti.
Në kohët e fundi është dëshmuar që sherebela përmirëson kujtesën dhe ndikon kundër sëmundjes së Alzheimerit.
Praktika ka treguar që në mënyrë të shkëlqyeshme pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon mirë tek nxjerrja e sekrecionit nga organizmi. Në mënyrë pozitive ndikon në qarkullim, kundër gjakderdhjes dhe inflamacioneve.
Për shkak të veprimit të vet antiseptik, përdoret në shërimin e aftit, erës së pakëndshme, problemeve me fyt dhe bajame, kariesit dhe qelbëzimit të mishit të dhëmbëve. Nëse keni probleme të tilla, pini çaj nga sherebela.
Sherebela ndikon kundër të vjellave dhe diarresë së shpeshtuar, ndërsa më mirë se çdo bimë tjetër ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut.
Në mënyrë të favorshme ndikon në problemet femërore. Përmirëson tonusin e mitrës, ka efekt antikërpudhor, ndihmon tek rregullimi i menstruacioneve, vendos ekuilibrin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzës.
Sherbela ndihmon edhe në punën e veshkave dhe parandalon formimin e edemave në to.
Re: Magjia dhe misteri i biomases.
Duhani,bima qe duhet crrenjosur njehere e pergjithmone.
Duhanin, njohur në gjuhën shkencore tabaco, e kemi “peshqesh” nga fiset Maja, të njohura si të parat që janë marrë me këtë bimë
Dëmet qe na shkakton kjo murtaje.....
Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si përgjegjës kryesor për vrasësin nga duhani dhe dëmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, ato që influencohen apo rëndohen prej tij, ajo do të jetë tepër e gjatë, por le të përqendrohemi mbi dëmet kryesore.
Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën “epidemi” të kancerit të mushkrive, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë së kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkërive nuk ka rol parësor në vdekshmërinë, por rreziku prej tij, është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e përdorimit të tij prej femrave.
Është vërtetuar se për çdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te pirësit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptomat e kancerit është rreth 50-60 vjeçe dhe prej saj njeriu mund të përfundojë edhe në një ndërhyrje të mundshme kirurgjike. Por, siç e thamë edhe më sipër duhani shkakton një listë të gjatë dëmesh. I ashtuquajturi bronkit astmatik shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani.
Personat, që kur gdhihen në mëngjes, puna e parë që bëjnë fillojnë të kolliten dhe nxjerrin nga goja gëlbazë në sasia mesatare. Te personat që nuk pijnë duhan mushkëritë me anë të sistemit ciliar (qelizat me “qime”), vetë pastrohet gjatë gjithë ditës, gjë që duhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë funksionit dhe mushkëritë nuk janë në gjendje ta nxjerrin gëlbazën. Janë këta persona që sëmuren më shpesh nga infeksionet pulmonare.
Por, dëmet më të mëdha shkaktohen në sistemin kardiovaskular të gjakut. Duhani mbahet si një nga faktorët kryesorë në dëmet Arterioskleroze të vazove (ngushtimi i enëve të gjakut) që në vetvete shkakton sëmundje iskemike të zemrës, infraktin e zemrës dëmtimin e sistemit nervor, si dhe të shumë organeve të tjera.
majtas zemer e rregullt,djathtas zemer e semurur nga nikotina
Është vërtetuar se sëmundjet ishemike janë të pranishme 3.4 për mijë, tek ata që nuk pinë duhan dhe 7.4 mijë tek ata që pinë duhan. Tek ata që pinë 20 cigare ky rrezik trefishohet.
Konsumimi i tepërt i duhanit shton rrezikun për vdekje të papritur. Monooksidi i duhanit, një nga përbërësit e tymit, pakëson oksigjenin në gjak, ndërkohë që nikotina një nga përbërësit e duhanit shton punën e zemrës dhe të dyja shpëtojnë formimin e trombit (mpiksje gjaku) që ngushton dhe bllokon anët e gjoksit. Ata që janë konsumatorë të duhanit, referojnë që e kanë të pamundur për ta lënë atë. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Nikotina një nga përbërësit e duhanit zëvendëson Acetin-Klinën, një përbërës që ka rolin përcjellës të impulsit nervor në sinops (pjesë e sistemit nervor qendror dhe atij periferik)
Organizmit, pas lënies së duhanit i duhet një periudhë prej 40 ditësh që të prodhojë sasinë e duhur të Acetil-Kolinës. Gjatë kësaj kohe ish-duhanpirësve i është stresuar, nevrikosen edhe nga zhurma më e vogël, kanë përgjumësi etj. Por, të gjitha këto vështirësi kalohen me pak vullnet dhe këmbëngulje. Pirja e duhanit i shkakton dëme edhe aparatit tretës. Kështu duhani jep rrezik të lartë për karcinomën e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1në raport me popullsinë jo-duhanpirëse.
Duhani, duke kontribuar në vazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakut rrit përqindjen për ulcerin e stomakut, ndërkohë që rritet 2,7 herë rreziku për kancer-stomakun. Duhani shkakton shumë sëmundje dhe është dëmshëm për shëndetin e njeriut. Njerëzit mundohen ta lënë duhanin, por nuk munden, pasi ata janë mësuar të konsumojnë shumë duhan. Disa njerëz mendojnë se duhani të largon dhimbjen e kokës, por duhani e shton akoma më shumë, por ne, nuk e ndjejmë. Duhani është i ndaluar rreptësisht në ambjentet publike.
Karota, aleat i organizmit te pamundur
Karota, aleat i organizmit te pamundur
E shtrydhur ose në sallatë, karota përmban shumë sheqer, karoten, minerale dhe fibra, që rregullojnë tretjen dhe luftojne qelizat e para kanceroze ne organizmin e njeriut...
Karotat janë perime me prejardhje mesdhetare, me tul dhe e fortë, e pasur me provitamina A dhe vitamina C, B1, B2, PP, D, E, natrium, kalium, kalcium, fosfor, sheqerna, shumë fibra të tretshme (kryesisht pektinë) dhe 95% ujë. Përveçse u bën mirë dhëmbëve dhe ndihmon në zbardhjen e tyre, karota i jep energji trupit tonë, duke stabilizuar nivelin e kolesterolit në gjak.
Gjithashtu, mund të përmendim edhe vetitë e betakarotenit tejet të këshillueshme nga mjekësia moderne si një element bazë për jetëgjatësinë dhe funksionimin e mirë të të gjitha organeve të njeriut. Kjo mori vlerash e bën karotën një produkt të shkëlqyer të tokës me veti antioksiduese, pastruese, që ndihmon në tretjen e ushqimit, kundër diarresë dhe kundër anemisë. Në praktikë, është fuqidhënësi më i mirë për rimëkëmbjen gjatë stinës së vjeshtës.
Shumë efikase kundër kolitit dhe refluksit
Karota është shumë e këshillueshme për të luftuar sëmundjet e stomakut dhe zorrëve; sasia e lartë e provitaminës A që gjendet te karota përmirëson funksionin dhe strukturën e mukozës, duke reduktuar shqetësimet që lidhen me sindromën e zorrëve nervoze dhe duke i mbrojtur nga sulmet muret e stomakut dhe zorrëve. Veprimi mbi mukozat shtrihet edhe në gojë, hundë, fyt dhe mushkëri, që kështu të “karotizuara” janë më pak të ndjeshme ndaj sulmeve të mikrobeve patogjene dhe infeksioneve. Përveç kësaj, të hash karota lehtëson punën e mëlçisë, me përmirësime të rëndësishme për sa u përket përgjigjeve imune.
Pas pushimeve, tretja vështirësohet
Në shtator, diçka thellë në psikikën tonë, por edhe në trup e ndien si të panatyrshme stilin e jetesës që bëjmë. Ndonjëherë koliti mund të jetë treguesi i vetëm i një gjendjeje të madhe ankthi, sidomos kur daljet kryhen që në mëngjes, në fillim të ditës së punës: kjo tregon se kemi një shqetësim në lidhje me gjërat që duhet të përballemi, dhe se pushimet na kishin ç’mësuar me idenë. Është shumë e rëndësishme që të njohim natyrën e këtyre çrregullimeve psikosomatike për të shmangur marrjen e ilaçeve, që në këto raste nuk janë ndonjë ndihmë e madhe.
Në mëngjes pini lëng karote të shtrydhur
Gjatë gjithë muajit shtator në mëngjes përgatisni një gotë me lëng karote të shtrydhur dhe e pini atë me stomakun bosh. Në qoftë se dëshironi mund ta përzieni me pak me lëng molle pa sheqer organizmi do t’ju funksionojë më mirë, po ashtu mëlçia zorra e trashë dhe veshkat. Kjo përzierje lëngjesh është një burim antioksidantësh natyrorë që parandalojnë formimin e rrudhave dhe favorizojnë daljen jashtë rregullisht.
Përdorini të gjalla në formë mezeje të lehtë
Një ose dy karota mund të zëvendësojë një mesvakt, paradite ose pasdite, ndoshta duke i ngrënë të gjalla, sepse një nga cilësitë e tyre është përtypja dhe kërcitja në gojë. Nëse karotat konsumohen të ziera në vakt, mund t’u shtoni pak vaj ulliri, gjë që bën të mundur asimilimin më mirë të betakarotenit, provitaminën e tretshme që në mungesë të yndyrës, në pjesën më të madhe të rasteve humbet.
Karota të ndihmon gjithashtu në rritje. Përveç kësaj, ajo lufton kundër kacerëve të ndryshme si mushkërive, lëkurës dhe gojës
Re: Magjia dhe misteri i biomases.
Qumeshti i Bletes,qumeshti i jetes tuaj
Të gjitha sëmundjet që shëron qumështi i bletës!
Qumështi i bletës është tonik, energjik, antiseptik (kundër mikrobeve), etj. Ai jep efekte pozitive për shëndetin dhe preferohet shumë nga meshkujt. Gjithashtu, përdoret edhe për maska bukurie. Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore shërben për të ushqyer larvat gjatë tri ditëve të para si dhe për të ushqyer mbretëreshën. Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, shumë interesant ky fakt, duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën, jeton vetëm 21 ditë. Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë.
Përmbajtja
Qumështi i bletës përmban të gjithë aminoacidet esenciale për njeriun. Enzima dhe derivatet e tyre. Sheqer: fruktozë dhe glukozë. Yndyra 80-90 për qind, por ato janë neutrale dhe nuk i bëjnë dëm organizmit. Minerale: kalium, kalcium, natrium, zink, hekur, bakër dhe mangan. Vitamina: B1, B2, B5, B6, acid folik, vitaminë H. Hormoni: progesteron, estrogjen, testosteron.
Efektet kuruese
Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides. Ndihmon zhvillimin dhe rritjen. Stimulon gjëndrat seksuale, ndihmon prodhimin e vezoreve, gjatë shtatzënisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak. Rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore. Ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike. Ul zmadhimin e prostatës, ka të njëjtin efekt si hormonet femërore. Normalizon punën e testikujve. Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite, rigjeneron strukturën e mëlçisë. Ka efekt antiinflamator (si paracetamoli, advili). Pastron organizmin nga toksina. Ndihmon funksionimin e veshkave. Rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut.
Zgjeron enët e gjakut. Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Rrit imunitetin. Ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi. Ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës. Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.
Kur nuk duhet të përdoret
Në kriza astme, sepse qumështi i bletës mund të ngushtojë bronket, gjë që do ta rëndonte sëmundjen. Në alergji ndaj përbërësve të qumështit të bletës. Nuk duhet ta përdorin ata që vuajnë nga sëmundja Addison, si dhe ata që kanë kancer në fazë akute.
Efektet anësore
Dhembje stomaku, të vjella, diarre dhe pagjumësi (kjo e fundit ndodh më shpesh te femrat). Në të tilla raste, në fillim ulni dozën dhe nëse efektet anësore nuk përmirësohen, ndërprisni konsumimin. Kujdes: nëse nuk respektoni dozat, mund të jetë helmues. Duhet pasur kujdes në përdorim kur organizmi është tepër i dobësuar, është e pamundur tretja e qumështit. Kur vuani nga sëmundje me spazma të tubit tretës, kancer shumë të përhapur në lëkurë.
Kura
Kura duhet të zgjasë një muaj, maksimumi tre muaj, për dozat lexoni me kujdes letrat që e shoqërojnë dhe respektoni indikacionet e shkruara. Rezultatet e kurës mund të shfaqen menjëherë ose me pak vonesë, sepse ndryshe nga poleni, qumështi i bletës vepron më ngadalë.
Sëmundjet në të cilat duhet të përdoret
-Hipertiroidisem
-Diabet
-Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta)
-Sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut
-Sëmundje kronike të mushkërive
-Sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit
-Sëmundje të veshkave
-Artrite reumatoide
-Probleme seksuale, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës
-Kancer
-Në pediatri ndihmon sidomos fëmijët e lindur para kohe ose distrofikë
Re: Magjia dhe misteri i biomases.
Fruti i mollës,fruti i 'bekuar' nga perendia
Ekspertët nutricionistë sjellin një listë të mrekullive të vogla që molla bën kur e konsumojmë përditë Një mollë në ditë e mban mjekun larg nesh. Kjo është shprehja që e bën mollën të shihet si një frut i shëndetshëm. Por ky nuk është thjesht një proverb antik. Ekspertët nutricionistë sjellin një listë të mrekullive të vogla që molla bën kur e konsumojmë përditë.
Përbërja
Molla ka vlera ushqyese dhe është një aleat i fortë i shëndetit. Në përbërje të saj janë: ujë, proteina, shumë pak yndyrna, sheqer i disa llojeve si fruktozë, glukozë dhe sakarozë, fibra e kripëra minerale si potasi, fosfori, kalciumi, magnezi dhe vitaminat C, PP, B1; B2, A.
Efektet pozitive në shëndet
Lufton astmën
Një studim amerikan ka treguar se sasia e madhe e vitaminave dhe elementëve ushqyes te molla ndihmojnë në reduktimin e simptomave të astmës. Substancat e pranishme te molla pastrojnë rrugët e frymëmarrjes.
Mban nën kontroll kolesterolin dhe gliceminë.
Ndihmon në dieta
Molla ka pak kalori dhe si e tillë është e përshtatshme të përdoret nga personat që duan të bien në peshë. Ajo krijon ndjesinë ngopjes dhe rregullon florën intestinale, falë sasisë së madhe të fibrave.
Fibrat si pektina arrijnë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak, duke zvogëluar rrezikun e iktusit apo sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, ajo ndihmon pacientët me diabet, pasi ul nivelin e glicemisë në gjak.
Ndihmon në rastet e diaresë
Pektina, e cila gjendet tek molla, ka aftësinë të transformohet në një shtresëz mbrojtëse për muret e stomakut, të cilat në rastet e diarresë janë të irrituara.
Ka efekt laksativ
Molla njihet për vetitë e saj laksative në rast kapsllëku. Ekspertët sugjerojnë të konsumohet një mollë e pjekur në ditë, për të zgjidhur problemet e kapsllëkut.
Redukton risqet e tumorit
Sipas studimeve, molla ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e rrugëve të tretjes, venave, variçeve dhe disa tipe të tumorit. E gjithë kjo falë polifenoleve, të cilat te molla janë me shumicë. Një studim italian i kohëve të fundit thotë se molla parandalon tumoret e gojës, ezofagut, qafës së mitrës, gjirit dhe prostatës.
Aleat i bukurisë
Lëngu i një molle të freskët, i bashkuar me atë të limonit, tonifikon lëkurën.
Një maskë e përgatitur me mollë të pjekur në qumësht ndihmon në shtrirjen e lëkurës, duke minimizuar rrudhat. Ndërsa lëkurat e thata bëhen më të buta me një maskë me mollë të grirë dhe kos.

Konsumoni 10 ushqimet kundër kancerit
Shkaku i zhvillimit të tumoreve te njerëzit qëndron te kequshqyerja e tyre! Kjo është zbuluar nga një shoqatë italiane e cila merret me kërkimet mbi tumoret! Ndërkaq, ajo sugjeron edhe dhjetë ushqimet kundër kancerit
Tre në dhjetë tumore shkaktohen nga kequshqyerja! Këtë e ka deklaruar Shoqata Italiane e Kërkimeve mbi tumoret (AIRC) gjatë kërkimeve të saj. Pra ajo që ne hamë kontribuon në mënyrë mjaft të drejtpërdrejtë në gjendjen tonë shëndetësore.
Kështu që kërkimet më të fundit shkencore parashtrojnë se si kanceri i aparatit gastrointestinal, i ezofagut, stomakut dhe i zorrës së trashë shkaktohen nga cilësia dhe sasia e ushqimeve që vëmë në tavolinë. Por nëse do të ushqehemi më mirë, tre të katërtat e këtyre tumoreve do të mund të parandalohen, duke ndjekur thjesht një ushqyerje korrekte. Më poshtë do të njiheni me dhjetë ushqimet që mund të na ndihmojnë në parandalimin e tumoreve:
1 – Pjeshka
Sipas një studimi të fundit amerikan, ngrënia e tri pjeshkave në ditë do të kontribuonte në luftimin e kancerit të gjirit; pjeshkat përmbajnë disa substanca të cilat janë në gjende që të vrasin qelizat kancerogjene.
2 – Portokalli
Portokajtë e kuq janë ata që përmbajnë më shumë antocianinë, antioksidantë shumë të fuqishëm. Kanë një funksion shumë të rëndësishëm parandalues, përderisa favorizojnë detoksifikimin e organizmit. Ata janë veçanërisht të dobishëm për parandalimin e kancerit të ezofagut dhe të mëlçisë.
3 – Boronica
Në radhë të parë boronica, por edhe manaferrat dhe luleshtrydhet kanë veti të forta antioksiduese, sepse janë të pasura me polifenol. Ato mbrojnë ADN-në nga mutacionet qelizore dhe ngadalësojnë rritjen e qelizave kancerogjene.
4 – Qumështi
Konsumimi i rregullt i qumështit dhe i kosit na mbron nga infeksionet intestinale, ndërsa forcon edhe sistemin imunitar. Studime paraprake demonstrojnë efektivitetin e probiotikëve (bakteret që tejkalojnë pengesën e stomakut) në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.
5 – Vera e kuqe
Me një gotë verë të kuqe, por jo më shumë, mund të përfitohen shumë rezultate në drejtim të progresionit dhe të parandalimit të kancerit, parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare dhe degjenerimit të qelizave të trurit.
6 – Algat
Fucoxantina dhe fucoidani janë përbërësit aktivë që i bëjnë algat veçanërisht të vlefshme, pasi stimulojnë reagimin imun kundër tumoreve dhe ngadalësojnë rritjen e qelizave kancerogjene.
7 – Erëzat
Përpiquni të preferoni sa më shumë shafranin e Indisë dhe xhenxhefilin për të mirat e tyre antiinflamatore, por edhe aromat e ngjashme të borzilokut, rigonit dhe të rozmarinës, pasi kanë veti kundër kancerit.
8 – Hudhra
Janë tri molekulat, të cilat hyjnë në lojë dhe na “ndihmojnë” kur hudhra shtypet në funksion të ADN-së. E rëndësishme është që t’i konsumoni të freskëta.
9 – Qepa
Ashtu si hudhra edhe qepa, përmban squfur që neutralizon rritjen e qelizave të kancerit. Mos harroni se përbërësi aktiv lëshohet vetëm kur produkti (qepa) pritet në feta.
10 – Soja
Studime të shumta kanë treguar se konsumimi i 50 gramëve soje në ditë përgjysmon rrezikun e kancerit të gjirit! Por do të ishte shumë mirë që për vlerën e saj të informoheshin më së shumti të rinjtë. Ata duhet ta konsumojnë sa më shumë sojën, sepse përbërësi i saj, isoflavoni, i mbron nga rreziku i tumoreve të shkaktuara nga hormonet.

Manaferrat frenojnë plakjen e mendjes
Konsumimi i rregullt i luleshtrydheve dhe manaferrave mund te frenoj plakjen mentale per me shume se dy vite.
Ngrenia e manaferrave dhe luleshtrydheve mund te ndihmoje ne frenimin e plakjes se mendjes ne moshe te thyer, thone disa studiues.
Ata kane zbuluar se plakja e trurit mund te shtyhet deri ne dy vite e gjysme tek grate e moshuara nese hane sasi te medha te manaferrave.
Keto zbulime vijne nga nje studim i gjate i motrave medicionale, i cili perfshine vetem grate, por mund te aplikohet edhe nga meshkujt.
Ekspertet besojne se perfitimet vijne nga permbajtja e larte e flavonoideve tek manaferrat, si dhe antioksidantet qe gjenden tek bimet qe mund te te mbrojne nga nje mori semundjesh.
Ekipi amerikan i studimit ka perdorur te dhena nga Studimi Mjekesor i Motrave Medicionale, ku perfshihen 121 700 femra, te gjitha te moshes 35-55 vjece te regjistruara qe kane perfunduar pyetesoret per shendetin dhe jetesen qe nga viti 1976.
Zbulimet sugjerojne se rritja e konsumimit te manaferrave ngadaleson plakjen e receptoreve njohes tek femrat e moshuara.

Geshtenja.
Disa nga vetite dhe vlerat e saj:
Gështenja është një bimë mjaft e përhapur jo vetëm në Evropë por edhe në vendin tonë. Falë përbërësve të saj përdorimi i gështenjës në mjekësinë popullore është i njohur dhe mjaft i përhapur. Kokrrat e gështenjës kanë vlerë të lartë ushqyese e dietike. Ato përmbajnë rreth 40 për qind niseshte, kur janë të freskëta.
Gështenjat përdoren të freskëta, të ziera, të pjekura ose të përpunuara. Kokrrat e gështenjës, të ziera a të pjekura, kanë veti të mira rrudhëse dhe rregullojnë funksionimin e stomakut dhe të zorrëve, treten lehtë dhe ndihmojnë në tretjen dhe të ushqimeve të tjera, duke aktivizuar organet dhe gjëndrat e tretjes.
Përdoren me efekt të mire në rastet e heqjes së barkut ose diarresë. Veçanërisht këshillohen për fëmijët e vegjël disavjeçarë, për të normalizuar procesin e tretjes, kur karakterizohet nga mjaft çrregullime.
Gjethet e gështenjës kanë gjetur një përdorim të mire si zbutës të rrugëve të frymëmarrjes dhe qetësues të kollës.
Çaji me gjethet e gështenjës ka veti tonike dhe jep rezultate të mira në stomak, si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Bën mire posaçërisht kundër heqjes (shkuarjes) së barkut. Ndikon edhe për uljen e temperaturës.

Majdanozi për pastrimin natyral të veshkave
Pastrimi i veshkave është i domosdoshëm për mirëmbajtjen e shëndetit.
Pastrimi i veshkave është i domosdoshëm për mirëmbajtjen e shëndetit. Kjo për shkak se për një kohë të gjate veshkat mbledhin toksina, kristale, gurë të vegjël. Që të mos kemi probleme duhet të bëhet pastrimi i veshkave, në të kundërtën do të kemi probleme.
Si bëhet pastrimi i veshkave
Marrim një grusht me majdanoz të larë e presim në copëza më të mëdha, vendosim në enë dhe hidhmi ujë (aq sa te mbulojmë fletët). Pastaj Vendoseni në shporet të zihen për 10 minuta. Largojeni nga shporeti, lëreni të ftohet (me kapak). Pasi të ftohet kullojeni dhe vendoseni në frigorifer.
Pije të ftohtë, një herë në ditë nga një gote. Mund të bëni edhe çaj më të fortë në mënyrë që ta leni për 30 minuta të rrijë i mbyllur. Menjëherë pas disa ditësh do të vëreni se si urina iu është ndërruar, sepse trupi heq të gjitha helmet e mbledhura në veshka.
Gjithashtu, duhet të jeni të kujdesshëm në pirje, nëse dyshoni që në veshka keni gurë. Ky çaj prej majdanozit do t’i ‘shtyj’ dhe për këtë ndoshta do të keni nevojë të vizitoni mjekun. Karshi çajit të majdanozit, mos harroni që të pini më shumë ujë gjatë ditës në mënyrë që veshkat të punojnë më mirë.
Përveç majdanozit, pastrues të mirë të veshkave janë edhe mollët, limoni, shalqiri, ndërsa për vaj te ullirit thuhet që ndihmon në qitje të gurëve.
Edhe pse ky lëng është krejtësisht natyral, gjithsesi duhet ti shmangeni në shtatzëni dhe konsultohuni me mjekun para se të vendosni ta përdorni. Ky çaj rekomandohet të pihet dy herë në muaj si detoks i rregullt i trupit. Gjithashtu, është i shkëlqyeshëm për lehtësim të dhimbjeve menstruale.

Pjepri (Bostani )
Për të gjithë ata persona të cilët vuajnë nga pagjumësia, por që nuk kanë gjetur ende zgjidhje me medikamentet apo rekomandimet e mjekëve specialistë, kurat popullore japin siguri maksimale.
Sipas tyre, konsumimi i pjeprit largon pagjumësinë, si dhe bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Për këtë arsye pjepri rekomandohet të konsumohet në temperaturën normale, pa e futur në frigorifer, pasi i humbasin vlerat.
Kuron
1-Pagjumësinë
2-Kancerin e lëkurës
3-Kancerin e zorrëve
4-Rekomandohet të konsumohet në temperaturë normale.
Si përgatitet çaji:
Merret lëvorja e pjeprit zihet përreth 60 minuta në 3 litra ujë dhe më pas vihet në frigorifer. Ky çaj u rekomandohet të gjithë atyre personave që kanë probleme me pagjumësinë.
Ndërkohë që ata mund ta konsumojnë pjeprin edhe në mënyrën e tij natyrale, por kjo vetëm në rastet kur pagjumësia nuk është kthyer ende në një sëmundje kronike. Ndërkohë që për kancerin e lëkurës dhe atë të zorrëve rekomandohet që të merret tul nga fruti, të përzihet më mjaltë dhe të konsumohet për 20 ditë me radhë në mëngjes.

Ftoi,fruti qe i largon bastunin njeriut
Ftoi është i ushqyeshëm; ai përmban vitamina A dhe C, sheqerna, pektinë, acide, kripëra minerale, si kalium etj. Frutat e ftoit janë të pasura me lëndë aromatike, të cilat ia shtojnë vlerën. Ftonjtë kanë veti rrudhëse dhe janë përdorur qysh në lashtësi për këtë qëllim. Për qëllime mjekësore përdoren farat e thara, gjethet dhe tuli i ftonjve. Farat kanë shije të lehtë të bajameve të hidhura dhe janë pa erë. Farat thahen në hije me kujdes, ndryshe myken.
Kuron
1-Forcon organizmin duke e bere organizmin me te qendrueshem,dhe shpesh shume te moshuar e konsumojne per te mos mbajtur bastunin.
2-Çrregullimet e stomakut
3-Rrahjet e shpeshta të zemrës
4-Pastron zorrët
Si përgatitet çaji:
Merren 1-2 kokrra ftonj, priten në copa dhe vihen në një enë me 1 litër verë të bardhë, ku lihen për 7-10 ditë. Pija e formuar merret 2-3 herë në ditë, nga një gotë pas buke. (Ky çaj përdoret për pastrimin e organizmit).
Ndërkohë që për çrregullimet e stomakut merren 1-2 kokrra ftonj, pastrohen dhe priten në copa të vogla, të cilat i ziejmë për një orë në tre çerek litra ujë.
Nga lëngu i fituar pihen 1-2 gota në ditë, për 2-3 ditë. Kurse për rrahjet e shpeshta të zemra merren 5 gramë gjethe dhe vihen të zihen në 100 ml. ujë për 10 minuta. Çaji pihet menjëherë. Lëngu i përfituar nga zierja e fletëve të ftoit përdoret për larjen e syve në rast dhimbjesh.
Për pastrimin e zorrëve duhen marrë 20 gramë fara nga ky fryt dhe pasi shtypen, zhyten në 100 ml. ujë. Lëngu i fituar pas kullimit pihet njëherësh. Ky lëng përdoret edhe për larjen e plagëve, si dhe për gargara (shpëlarje) në acarimet e grykës.

Boronica shkrin yndyren e tepert
Boronicat mund të ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit të grumbulluar në bel, tregojnë studimet e studiuesve nga Universiteti i Michiganit.
Sipas studimeve të tyre, ushqimi i pasur me boronicë ndihmon në zvogëlimin e shtresave yndyrore në abdomen, yndyrë e cila është e lidhur edhe me sëmundjet e zemrës dhe diabetin.
Rezultati i studimit i vesh boronicës edhe një efekt tjetër pozitiv, krahas dobive të tjera si ulja e kolesterolit dhe kontrollimi më i mirë i niveleve të glukozës, edhe nëse ushqimi nuk ka qenë i duhuri për shëndetin e zemrës.
Hulumtuesit thonë se rezultatet kanë treguar se boronicat e pasura me antioksidues mund të ndryshojnë mënyrën se si trupi krijon dhe i procedon glukozën ose sheqerin në energji, duke ulur kështu rrezikun edhe të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Bimët më të çuditshme që keni parë ndonjëherë
Bimët më të çuditshme që keni parë ndonjëherë
Bota e bimësisë është një fushë e gjerë ku përshihen një shumëllojshmëri bimësh. Bimët e paraqitura më poshtë janë llojet më të veçanta të bimësisë në botë.
1. Bëhet fjalë për llojin e bimës “Welwitschia mirabilis” të familjes Namibia e cila është në rrugën e zhdukjes. Ajo rritet në vendet më të largëta dhe të paarritshme të planetit tonë e cila është e kërcënuar nga zhdukja e habitatit të tyre, nga korrja e tregtisë ilegale dhe nga konkurrenca me speciet e tjera pushtuese.
2. “Nepenthes attenboroughii” – Bima e dytë është një lloj bime mishngrënëse e cila u zbulua 7 vite më parë dhe është ndër bimët e rralla mishngrënëse për shkak të nektarit që sekreton rreth gojës nëprmjet të cilave tërheq buburrecat dhe insektet fluturuese. Rritet në xhunglat e thella të Azisë Juglindore.
3. “Raflessia Arnoldi” – Bima kufomë e cila prodhon lulet më të mëdha në botë me erë tepër të fortë e të tmerrshme si simbolikë e ngjashmërisë së saj me kufomën. Përhapet në pyllin Borneo dhe Sumatra dhe zhduket shumë shpejt.4. “Rhizantella gardneri”- Orkidea që kalon jetën e saj e zhytur pjesërisht nëntokë. Ushqehet nga një parazit tokësor dhe jeton vetëm në Australi me një shkallë të lartë rrezikshmërie për zhdukje.
5. “Mammillaria herrerare” – I përket familjes së kaktuseve dhe ka pamjen e një topi golfi.Vlerësohet shumë nga Hortikulturistët, rritet në Meksikë dhe është asgjësuar 95% e saj.
6. “Medusagyne oppositifolia” – Pema kandil deti mendohej se ishte zhdukur por u rizbulua në vitet 70’. Sot jetojnë vetëm 80 rrënjë në ishullin Seychelles.
7. Bima blu mesdhetare e cila jeton vetëm në ishullin Korsik dhe Sardenjë, gjendet mbi rërë, plazhe dhe tokën e papunuar përgjatë lumenjve dhe është ndër 50 bimët më të rrezikuara për t’u zhdukur.
8. Lulja e kripës – Është quajtur kështu nga grekët jeton vetëm në Siçilinë Perëndimore dhe gjendet në tokat ranore, ka ngjyrë të verdhë të shndritshme.

Similar topics
» Magjia e bardhë dhe magjia e zezë
» Magjia tek shqiptarët
» Magjia me nje gote uji
» Magjia e Apokalipsit
» MIsteri i "Fatimas"
» Magjia tek shqiptarët
» Magjia me nje gote uji
» Magjia e Apokalipsit
» MIsteri i "Fatimas"
Faqja 2 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi